Gazeta Nacional Albania

INTERVISTA. SHKRIMTARJA  SABIJE DERVISHI VESELI:  ÇDO GJË KALON POR ARTI I SHËNDOSHË GJITHNJË MBETET…

 

 

 

 

 

– Librat që i  kam  botuar në shtëpinë botuese “New Age World Publishing “në Kaliforni:

 

1-Why Did You Fall in Love With Me?

2- Mysterious Secret (After Death)

3- Interpretation of Dreams

4- Dangerous Roud

5-Dreams Our Divine Messages”

6-I Live in Hell

7-The Cheater and Prostitute in my Bed

8-Wrong Marriage

9-The Divine Body

 

 

 

 

   -Nga dëshira për fizkulturën hendbollin, në shkrimtare tashmë e njohur në Amerikë jo vetëm për artistët, shkrimtarët e poetët shqiptar që jetojnë dhe punojnë në SHBA,por tashmë renditeni me botimet tuaja krahas shkrimtarëve të njohur amerikanë për trajtimin e temave horror në gjininë e prozës.Na thoni ju lutem diçka për këtë rrugëtim?

 

-Lindur në Livadhi të Strugës në 1967, kryeva mësimet në fshatin e lindjes dhe gjimnazin në Prishtinë.Më pëqente shumë fizkultura dhe ëndërroja të bëhesha mësuese e edukimit fizik.Genocidi Sërb në Kosovë ma ndërpreu ëndrrën në mes dhe u largova për tu sistemur në Nju Xhersi, në SHBA sëbashku me familjen time.

Me vullnet e këmbëngulje mësova në një kohë relativisht të shkurtër gjuhën angleze.Në “Tokën e premtuar” më  lind mendimi dhe ndjej të jem e frymëzuar dhe se mund të shkruaj prozë. Më tërhiqnin më shumë botimet me temën horror dhe aty mendova se do gjeja veten.Fillova e shkruaj me një temë të tillë neoromanin “Pse u dashurove tek une ?”. Kjo temë po bëhej pjesë e ëndrrave të mia, e frymëzimit tim të përditshëm.

– Si u prit nga lexuese neoromani juaj i  parë “Pse u dashurove tek unë?”

– Siç ju thash është hapi i parë që hodha në krijimtarinë time. U shkrua dhe u botua në shqip, pra një temë me subject horror.Nuk kam si të mos falenderoj ju z. Enrieta për kurajon dhe nxitjen që më dhatë duke e redaktuar e ndjekur deri në botim këtë libër, i pari i këtij lloji në Shqipëri.Subjekti i librit është original.Propagandistët kryesor janë Besa një vajzë 17 vjeçare që u bë viktimë e një oficeri kroat, e një shpirti të ringjallur, i dashuruar plotësisht me Besën.Kemi dy botë të ndryshme, një shqiptare dhe një kroat.Këtë neoroman e përktheva dhe e botova dhe në gjuhën angleze duke e bërë pjesë të lexuseve të apasionuar pas kësaj teme, këtu në Amerikë.

 

-Një tjetër roman është ai që e kini titulluar “Sekreti misterioz”.Kush është tema që trajtoni  në këtë libër?

 

-Sërishmi  tema horror, e pëlqyer tashmë dhe pasi është hedhur hapi i parë duke se rruga do të vazhdojë më gjatë .”Sekreti misterioz do të shtojë kureshjten e lexuesit në  disa shtete e për më tepër në Amazonë.Trajtoj temën e përjetësisë (Mysterious Secret (Aften Death).Tashmë e ardhmja ime mori tjetër drejtim.Trajtim në prozë tëtemës horror të pëlqyer nga vet misteri që ajo përmban dhe përballja midis dy jetëve.

– Dhe pas tyre me se vazhdoni krijimtarinë tuaj të mirëfilltë?

-Botoj romanin “Dangerous Road”, “Rrugë të rrezishme”, ku shpirti i një vajze fantazmë  shfaqet tek kalimtarët duke vështirësuar ecjen e tyre në ato rrugë ku ajo shfaqet.Kam marrë shumë përgëzime dhe urime për trajtimin e këtyre temave.


– Më pas ka ndonjë botim tjetër interesant?

-Po. Vazhdoj me të njëjtin passion dhe dëshirë të shkruaj dhe të botoj librin  “I LIVE in HELL”, “Unë jetoj në ferr”. Dua t’ju them që të gjithë këta libra kanë gjetur mbështetjen e shtëpisë botuese “New Age World Publishing”, në Kaliforni.

 

– Si arrini të bëni sa më të cilësishme krijimtarinë tuaj ?Dua të them si arrini të realizoni në kushtet që jini të përcillni kaq bukur gjuhën letrare të shkruar?

-Tani kjo temë është e pëlqyeshme dhe në trevat shqiptare.I shkruaj dhe i botoj në shqip e më pas botimi i tyre bëhet në gjuhën angleze.Sigurisht që kërkoj redaktim dhe korektim professional si dhe  një përkthim dinjitoz.Këto arrijnë të plotësojnë gjithçka në idetë dhe mesazhet e mia, në kërkesat artistike në tërësinë e librit .Në këtë mënyrë tema dhe trajtimi  i tyre, kompozicioni  që mbërthen linjat deri në fund të librit të jetë i dëshirueshëm brenda një ankthi dhe pritjeje dhe të ndiqet plot kureshtje.

– Janë dy romanet tuaja “Pse u dashurove tek unë” dhe  “Martesë e gabuar” botuar në shqip. Të dy i kam lexuar dhe analizuar me vëmëndje.Mjaft interesante të dy temat, por ndërsa e para është përfshirë në trajtimin e temave horror, e dyta është aq e prekshme dhe aktuale.Çfarë mund t’i thoni lexuesve për këto dy libra?

-Siç dhe e kam përmëndur disi në këtë intervistë, libri i parë evidenton forcën e një dashurie përtej jetës, që vijnë nëpërmjet ëndrrës dhe përfshin emocionet e thella të një dashurie të madhe.Ndërsa aktuale por shumë e vërtetë është tema e trajtuar në librin “Martesë e gabuar”.Sa e sa martesa të gabuara jetojnë sot në të gjithë botën dhe kjo thjesht për një gabim të një çasti në rini, për një kapriç, ose kalimin heshtas të dashurisë së vërtetë, e cila do të jetojë tek personazhet e librit deri në faqet e fundit të tij.Është një apel, që pavarësisht vështirësive në jetë, varfërisë, emigrimit dashuria e vërtetë nuk vdes, prandaj duhet mbajtur dhe vlerësuar si një gjë e shenjtë.Vetëm me atë çifti do të mund të gëzojë jetë të lumtur.Ngaqë kam qënë shumë e angazhuar me punë, nuk kam patur mundësinë ta shpërndajë në shumë shqiptarë që jetojnë sot në Nju Xhersi por dhe shtete të tjera të Amerikës.Dëshira ime mbetet që libri “Martesë e gabuar” të shërbejë si skenar për një kohë të afërm në një film artistic, që sigurisht kërkon angazhim të gjithëpërfshirës.

– A i vendosni ngjarjet dhe personazhet në një hark kohor?

-Sigurisht sepse ndryshe nuk do të kuptohen problemet shoqërore, sociale që lënë gjurmë tek personazhet dhe kompozicioni do ta hallakaste lexuesin.Ndodh që përdor muajin, vitin, pse jo dhe data fikse duke e sjellë ngjarjen më afër zhvillimeve bashkëkohore dhe personazhin si një person të asaj periudhe që përshkon nga fillimin në fund romanin.Në këtë mënyrë evidentohen luhatjen psikologjike dhe shpitërore ku dualizmi brenda vetes lufton me dy anë të të kundërtave për të patur një frymëmarrje të tijën, një liri ndjenje dhe veprimi.

– Personazhet në krijimtarinë tuaj janë real apo imagjinar?

-Sigurisht unë jetoj me këmbë në tokë por imagjinata bën që të përjetoj dy botë të jetës dhe vdekjes. Përballja midis tyre më përcjell personazhe real që kanë jetuar dhe kanë patur dramat e tyre në jetë.Këto drama të jetuara kanë kërkuar një zgjidhje dhe personazhi plotësohet duke u trajtuar në temën horror.Kështu ai bëhet edhe më i plotësuar dhe bindës, pse jo dhe i dëshiruar.

– Kush është shkrimtari apo psikoanalisti juaj i preferuar?

–   Jam adhuruese e Stephen King shkrimtarit amerikan i cili trajton këto tema.Megjithatë në krijimtarinë time jam vetvetja.Zoti ma ka bërë dhuratë këtë mundësi, këtë dhunti dhe e falenderoj Zotin në çdo kohë.

– Cilat janë titujt e librave të  botuar derimë  tani?

 

– Librat që i  kam  botuar në shtëpinë botuese “New Age World Publishing “në Kaliforni

1-Why Did You Fall in Love With Me?

2- Mysterious Secret (After Death)

3- Interpretation of Dreams

4- Dangerous Roud

5-Dreams Our Divine Messages”

6-I Live in Hell

7-The Cheater and Prostitute in my Bed

8-Wrong Marriage

9-The Divine Body

Kam ndjekur dhe ndjek me interes leximin e librave të psikoanalistëve dhe rreth interpretimit të ëndrrave. Këtu arrita gjithashtu të botoj një libër të suksesshëm.

“Dreams Our Divine Messages”, që përfshinë 286 ëndrra origjinale me mesazhe hyjnore.Është libër që gjithashtu ka patur shumë interes nga lexuesit.

 

-Përveç krijimtarisë këtu në Nju Xhersi ju kini krijuar dhe një shoqatë ku përfshihen në veprimtari të ndryshme gratë shqiptare që banojnë ndër vite në Amerikë.Mund të na thoni diçka rreth këtij angazhimi?

 

– Po.Jam themeluese e Shoqatës shqiptaro-amerikane Marigona.Këtu evientohen vlera dhe tradita të trevave tona, trajtohen tema social-psikologjike, zhvillohen aktivitete të shumta në ditë të shënuara festash, apo përcillen urime për sukseset e shoqeve tona ku ata punojnë dhe jetojnë, vlerat edukuese dhe tradicionale.Kështu festojmë sëbashku 7 e 8 marsin, festën e 28 nëntorit, e data të tjera të shënuara nga zhvillimet historike të jetës të të dy shteteve Shqipërisë dhe Amerikës.
Por, jo pak me interes janë panairet e thjeshtë të gatimeve tradicionale të zonave të ndryshme.Vet gratë sjellim gatimet e tyre duke shkëmbyer eksperienca.Evidentohen dhe vlerat në fushën e sportit të grave por për më tepër të fëmijëve tanë, në këtë mënyrë njohja bëhet më evidente dhe dimë ta shohim paqshëm e plot kënaqësi njëra-tjetrën.

-Jini bashkëshorte dhe nënë e përkushtuar.Si kanë ndikuar këto raporte tek gjithë jeta juaj e ngarkuar sigurisht si grua, si nënë, si shkrimtare dhe veprimtare shoqërore?

-Dua të them qysh në fillim që nuk do të isha e suksesshme pa një harmonizim të plotë të raporteve brenda familjes. Im shoq më ka mbështetur dhe më mbështet duke qënë ai që më ka nxitur dhe hapur mundësitë për krijimtari dhe botime.Dhe kjo është shumë e rëndësishme për secilën grua.Jam nëna e dy djemve e përkushtuar tërësisht për ta në mënyrë të drejtëpërdrejtë.Djali i vogël merret me sport, luan futboll dhe unë e kam ndjekur atë me dëshirë sepse e di çdo të thotë kur ke hobi për sport apo art, shkencë a veprimtari shoqërore.Duhet të çlirosh energji e të gjesh përkrahje për të ecur përpara.Djali i vogël për momentin luan futboll me ekipin e Spanjës që është në Nju Xhersi.Tani për tani ky është pasioni i tij në të ardhëm ku i dihet.Unë jam kujdestarja e fëmijëve përveç nëna e tyre.Djali i madh është në vitin e tretë të fakultetit.

-Planet tuaja për të ardhmen.Si e shikoni veten tuaj pas pese vitesh?Po fëmijët tuaj?

– Për të ardhmen kam synime të tjera.Dëshiroj që një nga librat e mi të shërbej si skenar për një filëm artistik me temë horror.Po gjej mundësinë e arritjes së kësaj dëshirë. Djemve u uroj suksese duke i ndjekur hap pas hapi për realizimin e qëllimeve dhe hobeve të tyre profesionale, për ecurin në jetë.
Me interes mendoj se do të mbetet të jetë libri im i botuar së fundmi “The Divine Body” nga shtëpia botuese “Christian Faith Publishing.com”.Është ky rezultat i një hulumtimi dhe studimi 32 vjeçar dhe libri i parë shkruar nga një femër shqiptare e këtij lloji.Pra, flitet hollësisht dhe duke u argumentuar nëpërmjet personazheve , jeta pas vdekjes dhe çfarë trupi jemi në botën tjetër. Kam tashmë në dorë librin – album me foto origjinale të Engjëjve “Drita Hyjnore dhe Ghost”. Libri i ri do të thuhet më shqip: Jeta pas vdekjes.

 

-Do provoni të shkruani në tjetër gjini?

-Përgjigja juaj?
Në Festivalin The Film Club of Canada, duke u mbështetur në librin tim SARA’S BOOK, u shfaq filmi me të njëjtin titull me drejtor filmi Ibrahim Deari ku u fitua çmimi Best.Ky mendoj se është hapi i parë dhe më jep shpresë që romani “Martesë e gabuar”, në të ardhem  të  shërbej si skenar për një film të plotë artistik.

 

 

 

Nga Arjan Zoto
E nderuar Sabije!
Vërtet një takim i bukur pas 22 vitesh.Ishte kënaqësia ime dhe e familjes time në këtë takim..Pas 22 vitesh u takuam përsëri por me një ndryshim të   madh. Kësaj radhe Sabija vjen e një arsenal të plotë  të  veprave të saj, plot 11 vepra të shkruajtura bukur në fushën e krijimtarisë, atë të horrorit dhe aq më tepër që është një fushë krijimtarie  që  shumë pak është prekur nga shkrimtarët shqiptarë. Zoti të ka falur një dhunti që shikon dhe ndjen, ato që besoj shumë pak vete e kanë  atë mundwsi, por Zoti të ka dhënë një fat akoma dhe më të madh, mënyrën se si t’i përcjellwsh këto ndjenja, nëpërmjet librave tuaj. Eshtë fakt që mënyra se si shkruani  është  aq e bukur sa çdokush  merr mesazhin  nëpërmjet  faqeve tw librit e personazheve.

Urimi më i mirë për ju është po i njëjti si para 22 vitesh më parw. Vazhdo dhe shkruaj, mos u dekurajo dhe mos e humb asnjëherë stilin tend  të  të shkruajturit. Jam i sigurt që një ditë do të jesh në rradhën e nderit të krijuesve shqiptarë. Të uroj shëndet e lumturi ju dhe familjes tuaj.
Me respekt Arjani.