Gazeta Nacional Albania

 Intervistë ekskluzive me poeten dhe shkrimtaren, Flora Brovina. Nga ZYBA HYSEN HYSA

 

  1. Zonja Flora, opinioni publik ju njeh më shumë si humaniste dhe politikane, unë

dua të përqëndroj bisenën mbi aktivitetin tuaj krijues, ndaj dëshiroj të di, ku e merrnit ju inspirimin për të shkruar dhe në fillesat tua të para, mendonit që do të bëheshit kjo që jeni sot? 

 

– Në dashurinë ndaj letërsisë kam pasur 2 inspirime; kanë qënë prindërit e mi, të cilët lexonin dhe domozdo në shtëpnë tonë kishte shumë libra. Kjo është inspirim për secilin fëmijë që jeton me librin dhe me fjalën e shkruar, ndërsa fat pata që në shkollë fillore kam pas jovetëm arsimtare të gjuhës shqipe, por dhe mësuese nga kuadrot që erdhën nga Shqipëria të arësimojnë popullin shqiptar të Kosovës, mësuesja, Vebije Gjinari (mbiemri nga burri).

Ajo ishte nga Shkodra dhe nga ajo e desha letërsinë dhe nga ajo mësova të shkruaj dhe të lexioj, ndërsa nga Lirita Lefi që ishte nxënëse e shkollës së Elbasanit dhe nga Elbasani vetë, e cila vdiq mbas luftës në Kosovë, pra gjithë jetën e kaloi ne Kosovë. Ajo ishte një inspirim, sepse na fliste për arsimtarët e vet, për Konstandin Kristoforidhin, për Ali Asllanin… për krijuesit që kishim nëpër durë dhe kalonte plan – programin shumë të vobektë, i cili na servirej,

N’atë kohë, unë u zgjodha kryetare e grupit letrar në shkollën fillore, grup shumë aktiv dhe t’i shkruaj dhe jovetëm t’i shkuaj, por edhe t’i botoj shkrimet e para në gazetën për fëmijë, ku redaktor ishte Vebi Kikaj…

Më vonë, në gjimnaz isha udhëheqëse e grupit letrar, ku fillova të shkruaja dhe prozë (tegime) dhe u dallova në disa poezi, të cilat morën edhe çmimet e qytetit; dy herë ka ndodhë që kam marrë çmimin e dytë, para meje ishte Beqir Mysliu, i pari që fitoi dhe të dytin e mora unë.

Ky ishte një inspirim, por ishte i mbyllur brenda meje, nuk kisha ambicje që të bëhem një poete, shkruaja për vetveten dhe lexoja shumë, lexoja, më kujtohet libri “Spartaku” libër shumë voluminoz në gjuhën serbe, e kam lexuar në klasën e gjashtë, të cilin edhe sot e kujtoj, por edhe libra tjerë.

Le ta përmend një shembull: ne ishim shumë fëmijë dhe baba s’kishte mundësi të plotësonte gjithë dëshirat tona dhe një herë na mblodhi dhe na pyeti: “Keni dy mundësi për të zgjedhur; të shkoni me pushime me fëmijët e tjerë në Beshiç, ose në vend që të shkoni në pushime të blej një bibliotekë të autorëve të ndryshëm botërorë dhe jugosllavë, zgjidhni, cilën doni?” Mund ta marrësh me mend, se cilën zgjodhëm? Unë zgjodha bibliotekën! Edhe sot një pjesë nga biblioteka e babës e kam në bibliotekën time dhe e ruaj si kujtim të një fillese!

Qysh e vogël kam hyrë të lexoj libra që nuk më përkisnin për nga mosha, jo për tu bërë poete, jo për tu bërë shkrmtare, por për të pasuruar shpirtin tim, se kisha një nevojë të brendëshme.

Problemi tjetër me mua dhe letërsinë ishte sepse isha person shumë i mbyllur, jo fort komunikative me shoqërinë, me shoqet, kjo për arësye shumë konkrete të familjes, e cila ishte e persekutuar dhe e leçitur politikisht dhe letërsia u bë shoqe, shoqe e pa ndarë, libri u bë shoku më i ngushtë i jetës dhe kjo do të vazhdojë deri sot.

 

  1. Mendoni, se delli poetik është i lindur e nëse po, mjafton vetëm të keshë talent

për të shkruar krijimtari cilësorë?

 

– Pasioni ndaj letërsisë, ose delli poetik, s’mund të jetë vetëm diçka e lindur, por domozdo duhet të ushqehet me shumë mundim dhe laramani, me mësim gati të përditshëm dhe kjo, të mos i vijë askujt zor, sepse dhe dallohet, nëse ti ke lexuar, ose jo, tek secili krijues. Kështu psh një poet menjëherë e dallon, a ka lexuar, a e ka përcjellë letërsinë dhe sa ka thithur në ketë për të krijuar.

 

  1. Dikur kam shkruar, se letërsia nuk është thjesht pasion, as profesion, por është mision dhe përgjegjësi e madhe…

 

letërsisë kombëtare e kam marrë shumë me përgjegjësi, sikur nana kur e lind fëmijën, dmth, nëse nuk je e përgatit psiqikisht dhe fizikisht me e lind një fënijë ke frikë, a do të di unë me e rritë këtë fëmijë që po e lind ashtu siç duhet. Kjo ka qenë, kështu që derisa shoqja ime, Edi Shukriu, po e përgatiste përmbledhjen e saj të parë dhe po i shifja poezitë që ajo rendiste në përmbledhje, mua më kapi frika dhe i thashë: “A ke frikë?”

Është pak qesharake ta them, por motra ime më kishte përgatit një befasi, kur unë nuk ndodhesha në Kosovë, për një moment i kishte marrë nga fletorja ime, ku kisha poezitë e mia, tregimet dhe i kishte dërguar diku në redaksi dhe ishin botuar disa, më vonë, si studente i kam parë dhe jam çuditur, pak e kam kritikuar motrën, sepse deshta të jem më e pjekur.

Ndërkohë unë e njoha burrin tim dhe kur u njohëm, ai nuk e dinte emrin tim, sado që kujtoj se në atë kohë, Prishtinasit e dinin, sepse kisha fituar në konkurse në gjimnaz që dallohesha pak, a shumë, por ai nuk më dha dorë kur folëm për letërsinë, se ai shkruante prozë dhe unë e ksha lexuar, kjo më pëlqeu, sepse ne mund të bisedonim për letërsinë.

Unë realisht mjekësinë e mora me e studiuar, por edhe nga mjekësia kisha frikë, por më shtyri ideja se do të kem kontakt me njerëzit e njerëzit para meje do të rrëfehen dhe unë do të kem për çka me shkru, do të kem një motiv më shumë, pra më shumë përvojë jetësore.

 

E thashë edhe më lart, njohja me burrin tim, ne folëm vetëm për ato që ai shkrunte e kur i thshë se edhe unë shkraj dhe i tregova fletoren time me poezi, ai i mori dhe i shfletoi ato pa i lexuar dhe tha: “Nuk më pëlqejnë!” Kjo më bëri të mendoj egon femërore e me vete thashë: “Ky nuk i lexoi, dmth, nuk u ballafaqua me idetë e mia dhe shkrimin tim, por ndosha mendoi që unë po kërkoj ndihmë që të më përkrahë në letërsi, pra e nënçmoi krijimtarinë time dhe m’u dukën shumë jetime poezitë e mia, por dhe kryengritëse njëkohësisht dhe çka bëra unë?

I mora fletë për fletë dhe nga pesë, nga gjashtë poezi i çova në secilën redaksi të gazetve, qoftë të përditëshme, qoftë ato javore, madje dhe në gazetën që ai botonte, dmth, të studentëve edhe aty çova dhe për dy javë unë gati gjithë përmbledhjen e parë e kisha të botume në gazeta.

Kur i lexoi në gazetë, atij i pëlqejshin, sepse unë për 2 javë u bëra poete shumë e njohur, ky ishte inati, se poezitë u ndinë të ofenduara nga ky paragjykim, por kishte të drejtë burri im, se në atë kohë shumë nga emrat e shkrimtarëve shkruanin me pseudonime femra dhe kjo ishte shumë e padrejtë ndaj atyre të vërtetave.

 

  1. Mendoj, se vëllimi i parë poetik duhet të jetë botuar fill pas publikimit të poezive nëpër gazetat e kohës, apo në një kohë të mëvonëshme?

 

letërsisë e cila shkruante në “Jeta e Re”disa poezi që mua më inspirojshin, saqë dhe sot e kësaj dite kam qejf me e kujtu këtë zonjë shumë të nderueme, e cila nuk jeton e nuk arriti ta ketë një përmbledhje dhe më vjen keq. Ajo është grua që më ka pritur me 2 durët e më tha: “E lumta ti, e botove përmbledhjen!”

Përmbledhjen e parë e botova në këtë frymë në vitin 1973 me titull “Verma emrin tim” që e thashë dhe me thënë të drejtën, Anton Pashku ishte redaktor. Nuk dija se cili është roli i redaktorit, por poezia pak, a shumë, ka pësuar do premje, do ndryshime dhe gjithnji më duket një përmbledhje, ajo është vlerësua për moshën dhe kohën që është botuar, por unë kam qajtë, se më është dukur që pse e shkrova!?

 

  1. Ke qarë pse e botove, apo pse u redakrua poezia? Unë kurrë nuk dëshiroj të verë dorë njeri mbi poezinë time, qoftë dhe redaktori më i mirë i botës, poezia ime është frut i qënëjes sime dhe dua të prezantohet para lexuesit si pjesë e të qënurit tim.

 

shprehte revoltë “Verma emrin tim” pra mos më quaj ndryshe, por kjo që jam!

Vëllimi i dytë është “Bimë e Zë” dmth, një bimë e posa çelë don me pasë zerin e vet, pra ishim ne, gratë, që çdo lami po çelshim prej fillimi.

Isha gjenerata e parë e fakultetit të mjekësisë, isha ndër gazetaret e para dhe tani hyra me librin e dytë në letërsi, isha pranuar në shoqatën e shkrimtarëve, isha një bimë që përmblidhen në një poezi “Luleborë”, isha një luleborë që po kërkonte shoqet e veta që pas saj të çelin edhe ato…

Vëllimi i fundit është “Mat e Çmat” që përshkruan situatën, është një pasqyrë, një histori poetike e Kosovës në vitet ‘90

 

  1. Këto vëllime poetike keni botuar, besoj se një poet gjithë jetën mbetet skllav i poezisë, ju çfarë marrëdhënie keni me poezinë?

 

dhe të vjetra dhe kam të përkthyeme të gjitha poezitë në gjuhën gjemane, angleze në Amerikë, janë të përfaqësuar në enciklopedinë e poetëve të Europës në Amerikë.

Krahas këtyre, qysh nga vitet e luftës 1998, 1999, po shruaja, por në kohën kur ndodhesha në burg, nuk e kisha këtë mundësi, se dua ta them vazhdimisht nëpër intervista, se së pari u burgos lapsi, pastaj unë. Ishte e tmerrshme! Pse kishin frikë rej lapsit tim? Këtë s’mund ta merrsha me mend, sikur uji, mos them buka, se buka ishte diçka më tepër, por sikur uji që të mungon, mungonte lapsi.

Pasi u lirova, deri vonë e mbaja lapsin në dorë dhe instiktivisht e shifsha veten me laps në dorë. E gjeta një mundësi që idetë që më vinin t’i shënoj në fasuletat e letrës, ose në një letër që më vinte nga familja, në cepin e letrës që të mos e kuptojnë, ose ndonjë varg…

Mbas përfundimit të luftës, ndjeja trishtim, po t’u kthehesha këtyre poezive, në kohën kur të gjithë ishin të gëzuar, të flisja për burgun, apo të kujtoja njerëzve dhimbjen që kanë kaluar, vuajtjet e kësaj periudhe, sepse kjo periudhë ishte burgu brenda burgut, krejt Kosova ishte burg, por të jesh në burg tjetër mbrenda burgut ishte diçka ndryshe.

Tani jam duke i përjetu e duke i shfletu këto poezi dhe nga kjo më ka dalë gati një përmbledhje, lirisht mund ta them, se e kam të gatëshme një përmbledhje të re që po pret rendin e botimit që është bashkë me shkrime tjera që i kam gati.

 

  1. Si mendoni zonja Flora, një poet lindë poet e vdes poet, apo poezia mbetet gjatë rrugëtimit të jetës?

 

  1. Përveten time mendoj se ai që është poet, dmth, është, atëherë mbetesh i tillë. Në

faqet e mësimeve të mia, qoftë kur kam mësuar kimi, biologji anatomi, mikrobiologji… do të gjeni vargjet e poetëve, të cilët i kam pas për qejf psh; Natasha Lako, ndonjë varg i saj, Dritëro Agolli, një varg i tij e formulat, plot formula, por do ta gjeje dhe një varg psh Nexhat Halimi një varg… poetët veç janë që mua më kanë ushqyer dhe më kanë pëlqyer. Tani jetën në mes të mësimeve të patologjisë, të mikrobiologjisë… jam ushqyer me poezinë dhe kjo më ka dhënë shumë vullnet.

Ndihem gjithnji, në momentet më të vështira, poezia ka qenë afër meje, libri ka qenë afër meje dhe këtu kam gjetur edhe forcën e qëndresës dhe jam ndjerë shumë keq, kur nuk kam pas kohë për librin, për poezinë e tash kur i kam ndërpre dmth aktivitetet e mia, s’e kam moshën që të punoj profesionin, mund të jap këshilla, por nuk kam ordinancën time dhe kur nuk jam aktive në jetën shoqërore e politike e ndjej nevojën t’i kthej borxhin poezisë, dashurisë time më të parë dhe më besnike në jetë, por jo veç poezisë, por letërsisë.

 

  1. A je ndjerë ndonjëherë mangët mbrenda vetes, kur të ka trokitur një ide dhe s’ke pasur mundësi ta shtjellosh atë në poezi?

 

thashë, se tani dua t’i kthej borxhin kësaj dashurie që të përkushtohem dhe nga dita në ditë këtë punë po e bëj dhe po përkushtohem 24 orë, apo 25 orë, 25 orë a ka? E aq kam qejf të t’i kushtohem! Lexoj njësoj me shkrimet, unë nuk shkruaj aq shumë, lexoj ma shumë dhe kjo është për mua njësoj!

 

  1. Ka krijues që kanë lëvruar vetëm pozinë, ose edhe poezinë, edhe prozën, ju cilës kategori krijuesish përfshiheni?

 

poezia, sepse kujtoj që një varg, qoftë dhe me katër rreshta përmban temën e një libroze, se atë varg mund ta bësh një tregim, ose një roman, por gjetja e vargut të thjeshtë, më pëlqen vargu i thjeshtë, i pa komplikuar, fjalë sikur lulet e thjeshta që janë shumë të bukura, aromatike, natyrale, ato më pëlqejnë. Kjo kombinohet me të gjitha artet, në secilin varg të ketë melodinë, melodinë që ti e ndjen, nëqoftëse ti e ndjen, ka poezi, mua më pëlqen ta lexoj dhe secilën poezi kam qejf të ndjej shpirtin e gruas…

 

9.Me çfarë tematikash lindë poezia juaj, cilët janë elementët që të inspirojnë?

 

vemendëshme, sepse ecën shpejt, por elementi i parë është toka, toka jonë, toka nga e cila rriten bimët, toka në të cilën flenë dëshmorët, toka që ndërtuam themelet e shtëpive tona, toka që na thërret edhe kur ne ikim, ajo për të cilën jemi në gjendje të bëjmë çdo sakrificë, ajo që rrit edhe lisat dhe bimët e njoma që janë shumë të ndjeshme e që me një frymë të lehtë rrëzohen, toka që i vjen era bukë. Kjo është që më inspiron ma së shumti një element bazë, por inspirimin e gjej edhe te fuqia gjinore e gruas, te tragjedia jonë, nuk kam dëshirë ta harrojmë tragjedinë, sepse ai popull që e harron dhe nuk e thur edhe në varg, edhe në prozë, atëherë i përsëritet tragjedia, mendim i përsëritur imi, por e kanë thënë dhe tjerët, ndodh që na përsëritet historia dhe kurrë nuk e mësuam këtë leksion.

 

  1. Si e trajton konceptin e dashurisë në poezi?

 

nuk mund, as të shkruajë vargje. Më duket që edhe tash në pleqni, s’më pëlqen fjala “pleqni”, por e kam për nder që t’i takoj kësaj moshe, gjithnji ndihet i dashuruar, sepse është poet, sepse lindë, e lindë vargun, derisa mund me e lindë vargun, jam e dashuruar në diçka, sepse dua ta lindi, gjithashtu më pëlqen, sikur toka, gruja është një forcë që sjell jetën.

Pjesë në poezi, në prozë më shumë, a më pak, se s’kam shkruar aq shume, e kam simbolin, qoftë përmes titullit, qoftë përmes gjetjes së vargut kam dëshirë të japë mesazhin, ose simbolin, kush e ka pa këtë libër “Stinë Jargvanësh” ka menduar se brenda janë poezi, por s’është e vërtetë, prozë është, roman, e kam quajtur roman.

Pse e kam quajtur “Stinë Jargavanësh”, duket poetike, por paralajmëron një stinë pranvere të pjekur, kurse prillin, kur malet mbushen me gjethe e Kosova është e robëruar, luftëtarët malet po i presin, dmth, kur ditë më ditë, jetën e kam përcjellë në Kosovë, se po fillon lufta dhe ne duhet të përgatitemi. Ata që e kanë provuar vuajtjen nëpër burgje, ata që kanë provat e jetës janë përgatitë një jetë të tërë për t’i dalë zot Atdheut, mos sakrifikohen të rinjtë, por ata që janë sakrifikuar dhe e dinë çka është sakrifica, dmth, është një histori e tanë e vërtetënë ngjarjeve shpesh si një zhurnal, ngjarjes vazhdimisht për të ardhë deri tek një frikë se do të fillojë lufta.

 

  1. Tek “Stinë Jargavanësh” me një titull poetik jep prozën, a e dallon prozën ku autori është vetëm poet, apo vetëm shkrimtar?

 

poetik, i lejoj vetes që edhe tek imagjinata, edhe tek simbolet, po në të vërtetë kjo është jeta e poetit, se ai ashtu jeton, me të gjitha këto ai ka pasurinë e jetës, ndërkaq, ku mbaron dhe ku fillon, nuk di ta them! Në librin e dytë jam krejt tjetër në prozë, sepse aty flas si një prozatore me të dhëna historike, të cilat mundohem pra ndryshe, nuk ka poezi dhe më thënë të drejtën, më vështirë e kam pas me e shkrujtë të dytën dhe u desh kohë më e gjatë në mbledhjen e të vërtetave që ta them?

 

  1. Cili të përlqen më shumë, romani poetik, apo romani historik?

 

jo, nuk jam tip tragjik dhe s’kam qejf të jem e dhimbshme personalisht, por këto ngjarje nuk mund të harrohen, duhet t’i mbajmë mend për me mund me ecë ma tutje dhe po s’i thamë, mbeten brenda nesh si pengesë për me vazhdu jetën.

 

  1. Folëm për krijimtarinë poetike, e cila nuk ka mbaruar, vazhdon, se mendoj se gjithë jetën do shkruash poezi, se ajo është mbrenda nesh, përsa i përket prozës cili është libri i parë që ke dalë para lexuesve?

 

Revistën “Teuta” që po t’i mbledhësh, delë një përmbledhje, kam gjithashtu tregime të botuara në revistat shkollore, ose në “Rilindjen”, se ma vonë u qujt “Bujku”, gjithashtu të botuara, por nuk janë të botuara në një përmbledhje. Mendoj që një ditë do të kem kohë që këto me pak mundim do t’i mbledh, sepse i kam gjetur dhe i kam të klasifikuara dhe do t’i botoj, por secila po e pret rendin e vet me shumë durim.

 

  1. A do të shkruash tjera gjëra?

 

të cilën jam marrë shumë, ja kam kushtu kohën më të madhe, në qoftëse më pyet se kujt i kam kushtuar kohë, i mbes borxh poezisë dhe prozës, por jo mjekësisë. Mjekësia është shkencë shumë xheloze, nuk të len me marrë prej tjerave, duhet ta studiosh vazhdimisht, vazhdimisht të jesh aktive me të dhënat e reja që ndodhin , se ndryshe nuk je profesionist i kohës, prandaj ajo më ka marrë kohën më të madhe dhe me shumë dëshirë ja kam kushtuar, sepse ka qenë momenti delikat, pra kam gjëra që duhet t’i them zëshëm e në mesin e tyre, me punë, tash e kreva romanin e dytë e tash filloj punën rreth botimit të librit për helmimin masovik të fëmijëve me neurotoksinë, të fëmijëve shqiptarë në Kosovë, ku u helmuan afro 8000 fëmijë, në mesin e këtyre 8000 fëmijëve i kam përcjellë faktet e 1000 fëmijëve për gjashtë vjet rresht në punën time ilegale si mjeke ilegale. S’kisha menduar kurrë që mundet me ardhë një kohë, ku mjeku duhet të punojë ilegalisht, sepse ai përjashtohet nga puna dhe kjo ka qenë një sakrificë për familjen time në radhë të parë, për mua personaisht po se po, për ekipin që mu ka afru vullnetarisht, motrat medicionale, shoferin që kishim, ka qenë inxhinjer e profesionistët e tjerë që kanë punuar rreth meje, laboratorë, ose neuropsikiatër e tjerë, të cilët unë i falënderoj nga zemra, por edhe mjekët e mjekësisë së toksikologjisë ustarake që më kanë ofru, si Engjël Nestori, një mjek toksikologëve më të njohur në Shqipëri, i cili në mënyrë diskrete dhe shumë elegante më ka ofry mundësi që ta dëshmojmë, se helmet kanë qenë dhe me të vërtetë kanë ndodhur, tek e fundit i kam borxhë për shkak se për këtë çështje kam folur në Akademinë Franceze në prezencën e akademikëve të botës, e përkrahur edhe nga Kushner, i cili është themeluesi i “Mjekëve pa kufi”.

 

  1. Zjona Flora, njerëzit e mëdhenj që shquhen në botë, quhen të mëdhenj për nga

kontributi i tyre i madh që kanë dhënë gjatë jetës së tyre, jovetëm unë, por çdo shqiptar e më gjerë që kanë dëgjuar për ju, të rreshton në njerëzit e mëdhenj, ndaj të thashë qysh në fillim, se do të kufizohemi në krijimtarinë tuaj letrare, por nuk mund të mos e prek pak punën që keni bërë si mjeke, për të cilën mund të flasim gjatë, por unë seçkam një ide, zonja Flora në lidhje me politikën, mënyrjen e hyrjes në politikë, mendoj, se Flora Borvina nuk i përket vetëm Partisë në të cilën merrte pjesë, pra nuk të nxë vetëm një parti politike, çfarë pozicioni keni pasur në politikë dhe çfarë vendi keni tani?

 

jetuar rininë tonë, politika ka qenë ajo që na shkel, ka qenë diskriminuese, ndëshkuese dhe nuk ka qenë dega e preferuar imja, madje – madje, edhe kur më është ofruar ndonjë mundësi në sistemin e kaluar, unë e kam refuzu, nuk kam deshtë me marrë, megjithatë kam qenë tip kryengritës, i kam thënë të keqes e keqe, të zezës, e zezë dhe të bardhës, e bardhë. Kam ndarë konflikte në klasë ose në shkollë, kam qenë tip i pavarur, e pavarur, sepse këtë ma ka mundësuar edhe profesioni im, se në shumë vite, krahas studimeve, kam punuar, e rregullt kam qenë në punë, gazetare dhe gazetaria ta jep pavarësinë, jovetëm pavarësinë ekonomikë që është shumë e rëndësishme për secilin, në veçanti për gruan për të qenë e lirë, por profesioni i gazetarit të bën edhe të fuqishën, të jep mundësinë ta shprehësh fjalën dhe kjo nuk është politikë.

Mjekësia, gjithashtu të bën zot të vetvetes, sepse ti duhet ta marrësh vendimin për jetën e tjetrit, për sëmundjen, dhimbjen, kështu që 2 profesione që më kanë bërë të fuqishme, krahas familjes, që përvoja e familjes time është një komponent tjetër që më fuqizon. Gjithnji rreth meje kanë qenë njerëzit që kanë bërë shumë për Kosovën, shumë për lirinë, të cilët kanë qenë njerës modestë, të fjalës dhe i kanë qëndruar deri në vdekje kësaj fjale e këta janë prindërit e mi, axha im, baba im, u sakrifikunë gjyshja, nana, por janë dhe tjerët jashtë familjes, psh po e përmend Jusuf Gërvallën që e kisha koleg, për një ditë u pranumë gazetarë në “Rilindje” dhe qëndrumë besnikë ndaj njëri – tjetrit si kolegë dhe porositë e tij edhe sot i mbaj.

Kur unë kërkoja që të jem aktive në organizatat e fshehta ilegale, ai thoshte jo, sepse e ke shenjën e familjes dhe ti e dëmton organizatën, ti qëndro dhe në momentin e duhur, ti vetë e din kur duhet. Ai më mësoi të kem një qëndrim jo të njëanshëm për lëvizjet e ndryshme çlirimtare dmth, të bëj respektin e duhur edhe për partizanët, edhe për ballistët, edhe për nacionalistët, të vlerësosh çka duhet vlerësuar dhe të hudh ato që duhen hudh edhe tash komuikoj në këtë frymë, ndërsa shok të ngushtë e kam për nder që më quajti motër, ka qenë Adem Demaçi, me të cilin kemi diskutiar për çështje të rëndësishme për politikën.

 

  1. Ju keni qenë një humaniste e madhe, një aktiviste ilagale, pse hyra në politikë më vonë?

 

kanëçmatë dhe ja prisnin masën me përmasën e vet, jo ajo që i takon, kur para se të hyj në zgjedhje nuk u vlerësu me votën e qytetarëve dhe unë fillova të mendoj “Pse ndodhi kështu?”

Me zgjedhjet e qytetarëve, në zgjedhjet lokale, unë isha në burg, por nuk u vlerësua puna dhe sakrifica e atyre që dhanë jetën për lrinë e Kosovës, qoftë viktimat, qoftë të vetëdijshmit, mbrojtësit e Kosovës dhe kjo nuk ka ndodhë në asnjë vend dhe po të mendosh shumë më gjatë, ja vlen me shkruar libra dhe libra… nuk them se do t’i shkruaj unë, por historia do t’i shkruajë një ditë.

Pse ndodhi kështu, a janë ata fajtorë pse vdiqën për liri dhe tani të fitojë tjetërkush, unë mendoj se ka shumë gjana që nuk janë shpjegu sinqerisht, unë i takojsha pjesës së rezistencës në Kosovë, prej fillimit, prej vitit 1992, isha shumë aktive, isha aktive në fshatra e qytete dhe po ndërtojsha një strategji brenda kuadrit gjinor si “Lidhja e Gruas Shqiptare”, kisha formu degë gjithandej, nëpër tërë territorin, sepse e paramendoja një ditë shumë të rrezikëshme, kur mund të kërkojmë ndihme prej popullatëstonë kudo qoftë ajo dhe kjo ndodhi dhe e dyta, po i përgatisja gratë të kurajohen në qëndresë dhe shumë jam krenare për rolin e gruas në realizimin e lirisë së Kosovës. Ajo megjithatë, nuk u vlerësu fare, kjo nuk dihet hiç, as historianët, as publicistët, nuk ja dhanë vendin e duhur! Duhej një luftë e re, por as për këtë nuk hyra në politikë, në politikë hyra prapë si në letërsi, nga një inatë, sepse një ditë ndëgjova dhe ja thashë para dy vjetësh personit në fjalë (është i huaj), i thashë se ti më ke shti në politikë.

Ai vinte nga Parlamenti Europian, unë kisha oferta nga partitë, nga partia “Aleanca”, nga PDK, por thosha jo, se kam profesionin më ideal, mjekësia dhe pedriatria, aty jam specialiste, pra nuk kishte logjikë me e ndërru me një profesion tjetër, aq më pak me politikë, mirëpo, kur vjen ai prej Brukselit dhe ulet në tavolinën tonë për një kafe me burrin tim dhe e pyesim se çfarë ka të re në Bruksel, se kush do të fitojë (Zgjedhjet ende nuk kishin fillu, ishin përpilu lista, s’ishin dorëzu në KQZ) ai tha do të fitojë Ibrahim Rugova, ose PDK – ja. Unë e kisha ofertën me shku në Partinë Demokrtike, atëherë nuk kam pyet askënd, kam thirrë një fëmijë që e njifsha të një kolegut tonë dhe i them: “Thirre babin, se diçka du me bisedu” dhe i kam thënë “Mundeni të më futni në listë të PDK – së!” Ata nuk më diskutunë, por më propozunë konkurente për presidente, tani ta shfrytëzoj këtë moment, kur isha në kulmin e një pranimi botëror si humaniste kisha marrë çmime, të cilat s’po i përmend këtu, pra isha promovu në botë, se ajo ndikoi që unë të lirohem prej burgu deshta me ja falë atyre që e meritonin, për këtë asnjëherë s’jam bërë pishman, përkundrazi.

 

  1. Cili është kontributi në politikë?

 

Kontributi ka mujt me qenë ma i madh, sikur të kisha pasë detyra konkrte t’i

realizoj ato, apo të mos i realizoj dhe të marr përgjegjësinë, por unë tanë kohën më tutje, kam qenë vetëm një deputete, dmth, s’kam pas forcë ma shumë, të një vote, të një diskutimi që kam folë edhe kur s’kam folë, duke mendu, se shumica e njerëzve do ta kuptojnë se pse s’po flas.

Vërtet s’kam folë shumë në seancat që ishin të transmetueshme, kjo s’do të thotë që s’kam folë brenda partisë dhe s’kam folë brenda komisioneve, kam qenë shumë shumë aktive dhe nuk e pranoj që mund të jetë dikush tjetër që ka punuar ma shumë, sepse i kam pas lamitë më të vështira, se kanë qenë çështjet sociale, shëndetësi, çështja e personave të zhdukur, gratë e dhunuara… ndërkaq, çuditërisht, asnjëherë nuk kam pas asnjë angazhim në laminë e kulturës që më takonte, biles dhe kur thashë se e kisha marrë këtë komision, s’di pse tjetër kush e mori s’e di. Duke parë nivelin e vlerësimit, tërhiqesh, se ishin thjesht ndarje rolesh, ose në momentin e diskutimeve, nëse ti kishe me diskutu, të lejshin me diskutu e katërta, e pesta, e fundit, ti hiqje dorë prej diskutimit, sepse s’të dëgjonte kërrkushi këto debate, shumë e qartë, se ata që vendosnin nuk ishin të nivelit, personalisht unë nuk i vlerësoja të nivelit që unë i mendoj.

Shpesh, por edhe sot, njerëzit më thërrasin “humaniste”,çka dinë ai që unë jam humaniste,çka din ai për punën time, qoftë edhe poete, a ka lexuar ndonjë poezi timen? Po vjen fjala, pra të merremi vesh, nuk jam tuj nënvlerësu, por kujtoj që njerëzit adekuat në vendin adekuat, kishin mundur me dhënë më shumë, prandaj intelektualët kanë pasur hezitim me u përfshirë në politikë, sepse humbin nga diçka.

Demokracia dhe tranzicioni, lufta dhe tranzicioni, këto janë dy barrë që Kosova nuk ka mujt, administrimi ndërkombëtar, si provë e parë në botë dhe Kosova e lirë, krejt këto janë një barrë sa një pallat 100 katësh që Kosova nuk ka mundë që me gjithë traumat e veta të luftës, me gjithë tragjeditëe veta të mëdha që nuk i kanë ndodhë dikujt tjetër, sepse lufta realisht nuk ka zgjatur në Kosovë 2 vjet, lufta ka filluar shumë më herët, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore e gjithë kohën këmi qenë në luftë, luftë e luftë e luftë… derisa është periudha e Millosheviçit, ku shuhet autonomia e fituar me gjak e gjithashtu me gjak mundohemi me e mbrojtë.

Në vitin 1989 vuanim pa punë, pa institucione e kemi mbijetuar dhe hymë në luftë, kjo është diçka që nuk është përshkruar ende se çka ndodhë me transformimin e njerëzve, ndoshta pritet kanë qenë shumë të mëdha, por vitet janë ata që kanë pritur shumë!

Kanë pritur shumë prej një vendi, njerëzit që po përpiqen me mbijetu në mbytje, se pushtetin s’e ka të plotë, s’e kemi pasë, ekonominë të rrënume, ka qenë dashtë prej themeleve me lidë si feniksi, na shpirtnisht dhe vendi jonë dhe mbi të gjitha këto po ndodh tanzicioni, demokracia. Po, a e dishim ne çka është demokracia, është me u përla njëri me tjetrin!? Ne, kur ka qenë dashtë me qenë grusht njani me tjetrin për me fitu shtetin e institucionit, ne i gjujshim institucionet, se ishim demokratë, s’po na pëlqen, se këta s’po dinë e unë e di… o ja nisëm ne me u zanë mes vetit gati në luftë qytetare mes veti, dmth ngadalë – ngadalë e deformumë edhe shtetin, dhe demokracinë, edhe institucionet që i kemi si sytë eballit.

E njëjta ndodhi edhe me mallin e Atdheut, e Mëmëdheut, pra Shqipërisë, derisa ai i zgjati duart, edhe na priti me gjithë dhimbjen dhe e bashkëndjeu dhimbjen, e ndau na mori një pjesë të dhimbjes tonë, qoftë edhe në Maqedoni, shqiptarët e Maqedonisë, ose edhe shtetet tjera kudo që ndodhen tu deshtë me shpëtu, sikur harruam edhe dhimbjen, sikur i harrumë edhe këta vllaznit tanë që i kishim mallin e syve, i kishim gjithçka, doshin me dhonë jetën në Kosovë për Shqipërinë dhe çka ndodhi? Sikur u ftofëm, por nuk është e vërtetë që jemi ftofë, nuk mundet me qenë, por u neutalizumë sikur me na pas hudh kush ujë të ftoftë. Ndoshta kemi pas fantazinë e vendit të “Kopështit me lule”, por pse ai jorealitet të mos e kuptojmë realitetin, a se dishim se ai është sistemi komunist, na e dijshim, se e kishim provu edhe këtu, sado që Jugosllavia ka qenë gjysëm shtet komunist dhe gjysëm ka qenë kapitalist, ka qenë dhe shovinist, se u mur vesht, krejt u shpërndamë.

Krejt kjo barrë e të pa kuptumit, ky haus në kokë, ky idealizim i gjërave dhe mungesë e kualitetit, e punës, na u kthy bunerang dhe sot ndihem shumë keq për këtë arësye, ndjehem shumë mirë që s’jam aty, dmth, në vorbullin e politikës, mbasi deri tash s’munda shume me ndiku, atëherë pse të jem, le të jetë dikush tjetër. Tek e fundit, detyra e luftëtarit është kjo: Qe liria, për kë e solle lirinë? Për gjeneratat e ardhëshme, gjenerata u çu peshë, urdhëroni, bëjeni ma të mirë dhe unë dëshiroj që këta të jenë ata që do ta bëjnë ma mirë, nëse të dinë dhe mos të imitojnë klasat e pushteteve, sepse pushteti është sëmundje infektive, të ngacmon të bëhesh pushtetar.

 

  1. Zonja Florë, unë kurrë nuk jam futur në politikë e pse kam pasur oferta të ndryshme, se në një komb të coptuar, siç jemi ne, se patritë politike nuk duhet të kenë një opozicion antagonist për problemet madhore të kombit e antagonizmi i tyre më sjell ligështim, dhimbje dhe mosbesim për politikën shqiptare, ju si mendoni?

 

 

  1. Pra ai është egoizëm i sëmurë!

 

shtete, na duhet të mendojmë qysh të mëkëmbim shtetet tona të kemi fuqi që pastaj të flasim për kombin si tërësi, por ne ende s’i kemi çu në këmbë këto shtete…Kemi mujt dhe shumë gjojnë me i bo si institucione.

 

  1. Cila është arritja më e madhe?

 

program të njëjtë shkollor, 20 vjet ma vonë të mos e kemi dhe kjo është e damshme, se me mendjen tonë, me duart tona po e deformojmë edhe historinë, edhe gjuhën, edhe gjeografinë… i lejojmë, jemi tolerant, në kohën kur s’duhet të jemi, se po ndërtojmë bazën. Kemi shumë lami, të cilat ka qenë dashtë me qenë shumë rigoroz, tuj ja fillu, thashë gjuhës, letërsisë, artit…

Thuhet kemi komunikime, për çka na duhen komunikimet, kur s’funksionojmë si ni, si ni. Thuhet në demokraci nuk ka ni, por ka shumësi, le të ketë! Edhe ligjet muj me qenë të njejta, psh, neve na imponohen nga Europa ligje që i takojnë një integriteti me vendet europiane dhe “Te drejtat e Njeriut”, por nuk mjaftojnë këto, do t’i ndjesh këto, psh, në të drejtat e grusë, ose të drejtat e fëmijëve, shtesat e fëmijëve, pse të mos i kemi të njëjta, sikur këtu, sikur atje e këto hapa, çështjet sociale, këto janë çështje që mund të zgjidhen. Simbolike, egziston, psh, do përmendsha ndarjen e vaksinave për mjekët e Kosovës, dmth, nga kafshata jote që s’ishte e mjaftueshme, e ndan për vllaun, ose për motrën, sepse e din se këta e kanë edhe ma keq, por të dy palët jemi në koridorin e pritjes, nuk jemi në dhomat e vendosjes për integrime dhe ndjehem shumë e ofenduar për këtë.

Unë e ka shpre me ni rast bisedumë përmes vargut, kur kam thënë: “Edhe për vaksina, ka embargo dhe po presim në koridor”. Nëpërmes ni vjershe të shkrume shumë ma herët, kur e kam ndi dhe shiju këtë diskriminim.

Kemi fajet tona, s’po akuzoj ata që po na ndihmojnë herë pas herë, duhet të jem falënderuse, por ka edhe pengesa shumë që shihen,t’i marrim psh; mu më dhemb fakti që shteti u bombardu për shkak të gjenocidit që bënë në Kosovë, Bosnje dhe vende tjera, krimineli që ishte në krye të këtij gjenocidi, nuk u dënua. Ti do të thuash, po ai vdiq në burg, pra Milloshevici vdiq në burg, por vetëm krimi nuk u dënu edhe postmortum ka qenë dashtë me e dënu, se ka qenë kriminel, që do të thotë, që Serbia është kriminele.

Kur ta merr këtë përgjigje, ndryshe kishin folë, ndryshe ishin zhvillu bisedimet, ndryshe kishte rrjedh procesi i pranimit të Kosovës nga vendet tjera të botës, herë pas here sot naçohet peshë e njëjta frymë, sepse të njejtët njerës të asaj lufte, sot janë në krye të shtetit. Këtu nuk po flas si politikane, por si ni luftëtare…

 

kishim kohë, as për tri ditë, prapë s’do mbaronim… unë të falënderoj që pranove të kryejmë së bashku këtë intervistë dhe të uroj suksese në krijimtari, të uroj shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!