“E DASHURA POEZI”
Kush është mendimi tuaj për Teogoninë.
Mundohem ta shtjell pyetjen, duke e nisur përgjigjen kështu: teogoninë e konsideroj fillesën e artit në përgjithësi dhe të poezisë në veçanti. Në teogoni /politeizëm/ arti kishte perendinë e vet, poeti ishte zot i barabartë me zotat e tjerë, përjashtuar Zeusit, kryezotit të gjithë perëndive. Gjatë teogonisë nis tendenca e pafundëme e përshkrimit poetik të njeriut dhe e botës reale e imagjinare që e rrethon. Në teogoni ka origjinën ngjizja e muzës inspiruese të poetit. Më shumë akoma: me teogoninë nis praktikisht jetën “profesioni i poetit”. Teogonia është thesari i pafund i miteve. Miti është elaborim artistik përfundimtar që bën poeti me anë të magjinatës. Poeti teogon është me fat: nuk ka ku mëson, nuk ka ku lexon, nuk ka kë të imitojë, ka mundësi veç të lexojë vetveten e ta shprehë. Ja sa e thjeshtë, arsyea e mbijetesës së miteve. Shekujt e mijëveçarët që vinë e shkojnë mrekullohen me ta, pa mundur me u shtu e heq asgjë kryeveprave teogone. Teogonia është zonja e vetes: bën pyetje e jep përgjigje njëkohësisht. Teogonia ka nxjerrë poetin model, ndikimi i të cilit nuk shtrihet veç në të gjallë të vet, e nja dy a tre breza më vonë; ndikimi i poetit teogon shtrihet në përjetësi, sa të ketë frymë njerëzimi. Teogonia nënkupton poezi të përkryer, të mbaruar njëherë e mirë, bukuri imagjinare e realizuar praktikisht në mënyrë të përkryer. Pak poetë të famshëm të të gjithë kohrave tjera, kanë shkrujtë një a dy poezi të përkryera gjatë gjithë jetës së tyre. Teogonia është fakt, objekt poetik i pamodifikueshëm, i cili të sfidon; është autoritet, mundesh me e studju, ose me përdorë si bazë për vepra të tjera artistike si filma, romane, poema e poezi, siç ka ndodhur e do të ndodhë gjatë zhvillimit të botës. Shkurt krejt: teogonia, është thjeshtësi e përsosje kulmore artistike e paarritshme.
Ju në pjesën më të madhe të krijimtarisë përdorni paradigmën narrative.Ç`farë mund të arrini duke përdorur të njëjtën mënyrë rrëfimi edhe në poezi, pra një lloj rrëfimi si kundër perceptimi i veçantë veprimi.
Më pëlqen ta mendoj poezinë paradigmë dy herë: një herë për poetin, si një paradigmë delikatese, një shenjim personal e dhuratë universale dashurie e impenjimi plus nuk e di nga kush, pastaj, herën pas kësaj, për lexuesin: si paradigmë mbrojtëse ndaj tij, mur mijravjeçar kështjelle për të mos e lënë në dorë të përditëshmërisë e sipërfaqshmërisë së jetës. Pra poezia konsideruar paradigmë, është përvojë e vyer jo vetëm për poetin po dhe për lexuesin. Mes vlerave të pafund të poezisë, përmend më kryesoret: poezia të mëson me ndërru gradualisht këndvështrimin e të menduarit, deri sa të arrish me e parë botën në prespektivën e duhur. Rreth kësaj paradigme, sillet e përsillet pyetja themelore e cila sigurisht nuk do ezaurohet kurrë: “çfarë është poezia?”. Ndër përgjigjet e pafundëme ndaj kësaj pyetje, unë do ta nisja duke dhënë këtë përgjigje: “Poezia është jo veç e dashura e poetit, po dhe e lexuesit”. Përgjigje të tjera: “Poezia është dëshirë universale e paplotësuar njerëzore”. Një tjetër përgjigje: “Poezia është mister më vete i gjuhës së shkruar”. Nje tjetër: “Poezia të mëson një gjë të rëndësishme shumë: me depërtu në fjalët e të tjerëve e me kriju me ta imazhe personale”. Ja dhe një tjetër: “Poezia nuk mësohet nga të tjerët, duhet ta mësosh vetë”. Nëse poezinë e ke mësuar nga të tjerët, nuk je poet, je imitues, je epigon. Nevojiten mësues për krejt gjërat, me gatu, me qep, me vallëzu, me notu e kështu pafundësisht, veç me bërë poezi jo. Poezia është zë e zëri, toni, nuk mësohen, i vinë dhuratë njeriut në lindje. Sidoqoftë poezia është e zonja e vetes: si asnjë lëndë tjetër bën pyetje e jep përgjigje në të njejtën kohë, por pa i diferencuar pyetjen e përgjigjen nga njëra tjetra. Po u mësove me poezinë, poezia të bëhet e domosdoshme. Kur je me poezinë, nuk je vetëm. Kur je me poezinë, je me krejt njerëzit e gjërat që deri një çast më parë të mungonin e tani që je me të, i ke pranë. Puna e poetit fillon, aty ku ndalet puna e të tjerëve. Poezia konsideruar paradigmë, ka vetëm fillim, plotësim, shtim krijimesh e idesh për të e kaq. Nuk mbaron. Nuk ka fund sepse poezia nuk mbin, kur i teket poetit. Poezia nuk bie nga qielli kur e thërret poeti. Poezia nuk rritet spontanisht si fije bari. Poezia nuk lind dijetare, si Minerva në kokën e Zeusit. Poezia pa disiplinë e punë, mbetet thjesht një racion miell, dy vezë, tre filxhanë sheqer e një lugë vaj, të cilat duheshin bërë ëmbëlsirë, po nuk u bënë.
Ju kini vite që shkruani, si në prozë dhe në poezi.A kini ngritur audicionin tuaj dhe cilat janë mardhëniet tuaja me lexuesin.Njeriu, pra lexuesi është aq objektiv aq sa është edhe subjektiv.
Krijimtaria ime zhvillohet gjatë dy fazave që diferencohen qartë nga njëra tjetra. Sidomos poezitë e mia bëjnë dy jetë, jo një, deri sa të shohin dritën e botimit /ka kohë që e kam kuptuar këtë/. Në fazën e parë krijesa nis e konceptohet brenda meje, krejt e pavarur nga unë dhe nga çdo objekt e subjekt tjetër jashtë. Në mbyllje të fazës së parë, krijesa pasi merr formë brenda meje, më thotë: “Unë jam gati, a ke kohë me u marrë me mua, me më pa se çfarë jam?”. Unë nëse jam gati, kam humorin e duhur, gjendjen, dëshirën e vullnetin e duhur, pasi e lexoj brenda meje, nis e i jap jetë asaj jashtë meje, duke e shtjelluar me fjalë e vargje. Gjatë fazës së parë, procesit të brendshëm të vetvetishëm, krijimi merr formë brenda meje, dalngadalë. Kjo periudhë mund të zgjasë me orë, për aforizmën, me ditë /për poezinë/, me muaj për tregimin, në mos vite për romanin. Në fazën e parë gjithçka ndodh jo për meritën time, po për meritën e krijesës; deri sa më tregon se është gati për mua. Pas kësaj periudhe inkubaconi artistik të vetvetishëm, vjen faza e dytë: shprehja, transformimi i krijesës me anë të gjuhës, fjalëve, sintaksës, figurave retorike e drejtshkrimit. Kjo fazë nuk është automatike e as e sigurtë, transferimi i krijimit nga brenda meje, jashtë kërkon të paktën ditë, përjashtuar me aforizmat, të cilat kërkojnë më pak kohë, shumë më pak, me i konceptu e publiku. Përvoja personale me aktin e të shkruarit, më ka mësuar se një krijim artistik e nis jetën i pavarur nga autori, dhe më e forta: sa më i bukur krijimi aq më pak është merita e autorit e aq më e madhe është merita e aktit nismëtar artistik krijues. E tregova këtë detaj të procesit tim krijues, jo pa qëllim, po për të shtjelluar pyetjen e lidhjes mes krijuesit e lexuesit, në këtë rast mes meje e tyre. Nga çfarë tregova më sipër lexuesi i parë i krijimit tim, jam unë vetë /siç ndodh me të gjithë/ por ka një ndryshim të rëndësishëm këtu, unë bëj vetëm lexuesin me krijimin tim, hajt dhe redaktorin, po kurrë krijuesin e lexuesin bashkë njëkohësisht siç ndodh në përgjithësi dhe duke qenë kështu, kam fatin ta lexoj krijimin tim të plotë, jo varg pas vargu a faqe pas faqeje. Kjo me jep avantazhin e madh që të bej ndarazi, veç e veç një herë krijuesin e pastaj lexuesin, duke mos i ndërhyrë njëri tjetrit. Duke qenë kështu puna, lexuesi i radhës pas meje, nuk ka rëndësi praktike për mua. Kortezie, po, shumë. I kam xhan lexuesit e poezisë. I pëlqen a nuk i pëlqen krijimi im, lexuesit të dytë e me radhë, është punë e tyre. Lexuesit kryesor i cili jam unë, nëse filan gjë është publikuar, atij i ka pëlqyer. Për lexuesit e tjerë, se e pëlqejnë a jo krijimin tim, nuk është merita e mangësia ime, po merita e mangësia e tyre.
Proza tuaj hyn në zhanret autobiografike,sepse teksti letrar buron nga përvoja personale juaja ,por kur zgjerohet vetëdija gjithkohore dhe gjithhapësinore merr vlerat e një vepre artistike.Mendimi tuaj për klasifikimin e prozës tuaj .A është vepër autobiografike apo një vepër letrare.
Mund t`i përgjigjem pyetjes tënde, krejt shkurt duke të thënë se “Kam përfundu shkrimtar veç pse nuk e them, po e shkruaj çfarë gjej brenda vetes”. Megjithatë duke qenë se ndjehem mirë në këtë bisedë, po provoj me shku e me gërmu më tej. Shkruaj sepse të shkruarit është qëllim fisnik: ke mundësi unike të thellohesh në atë çfarë don me trajtu. Te unë kjo gjë ndodh për dy arsye kryesore, njëra për të kuptuar më mirë jetën time, tjetra, për të udhëtuar në kohë: para, me imagjinatën e prapa, me kujtesën. Para në kohë, udhëtohet me vizitu atë çfarë nuk e njeh, ndërsa drejt kujtesës shkohet për të rivizituar më të mirën e më të ndjeshmën e jetës tënde: fëmijërisë, rinisë, etj. Jeta e çdo njeriu, për pasojë dhe e krijuesit, me kalimin e viteve pjesa më e bukur, më mbresëlënëse ruhet në kujtesë, mbahet mend, ndërsa pjesa tjetër, më masivja, harrohet. Diferenca e krijuesit me njeriun e zakonshëm në këtë pikë qëndron, se shkrimtari jo vetëm është dëshmitar i kohës vet, por më rëndësishmja e përdor kujtesën në krijimtarinë e tij, ushtrohet, bën prova teknike e stërvitet artistikisht me të gjatë krijimtarisë ndër vite. Krijuesit,të gjithë papërjashtim, kur janë në proces të krijimit të diçkaje, provojnë të sillen me kujtesën e tyre, si sillet pranvera me bimët: pranvera përpiqet të bëjë krejt bimët me sa më shumë lule, krijuesi të lulëzojë sa më tepër nga kujtimet e veta. Por vetëm kujtimet më me fat ja dalin të lulëzojnë artistikisht. Përpiqem të bëj një paralelizëm mes jetës biografike /kujtesës/së shkrimtarit, me fushën e lojës për futbollistin. Ashtu si është e domosdoshme për futbollistin fusha e lojës, një herë për të luajtë në të e pastaj për të krijuar kujtesën e jetën e tij të pastajme, njësoj është e domosdoshme dhe bagazhi kujtesor e nostalgjik i shkrimtarit në ndihmë të procesit të tij krijues. Futbollisti e përdor fushën e lojës, në rini për të ushtruar talentin e tij, e më vonë si thesar nostalgjik, ndërsa shkrimtari përdor historinë e tij personale si një lokomotivë rezervë për të çuar para trenin e krijimtarisë vet në kohë. Në krijimtarinë time, raporti mes kujtesës e imagjinatës kurrë nuk ka qenë e do jetë në proporcione të barabarta. Gjithmonë ka dominuar imagjinata, por sidoqoftë kujtesa është e rëndësishme për krijimtarinë, e detyron pjesën imagjinare të qëndrojë me këmbët në tokë. Po e mbyll këtë gjë, me një shembëll nga Prévert. Me poezinë e tij të shkurtër e të famshme.”Tri fije shkrepse”. E kam përkthyer këtë poezi të bukur para më shumë se një dekade, të cilën e mbaj përmendësh. Kujtesa e imagjinata e poetit ilustrohet mrekullisht ne pak vargjet e kësaj poezie, gjashtë vargje për saktësi: Tri fije shkrepse ndezur natën. Pse? Një burrë i dashuruar marrëzisht në errësirën e Parisit, ndoshta mbi urën e lumit Senna, ndez tri fije shkrepse: njërën me i vështru sytë të dashurës,tjetrën me i pa gojën dhe fijen e fundit me i pa krejt fytyrën. Ja një model /paradigmë/ nga shembujt e pafundëm të letërsisë, ku nostalgjia e imagjinata bashkë, vallëzojnë tangon më të bukur të historisë së tangos. Zotërimi i vetes, i emocioneve është mundësia e mbrapme e njeriut për të treguar sa vlen.
Kur shkruan në prozë ose në poezi ju i kontrolloni ndjenjat ,mendimet,emocionet apo e marrin ato gjendjen në dorë dhe të udhëzojnë ato ku duan të çojnë.
Zakonisht të pa impenjuar /të pa zënë me diçka/ jemi ne në dorë të emocioneve, jo emocionet në dorën tonë. Duhet të bëjmë heroin që të zaptojmë emocionet. Njeriu luhatet mes arsyes e emocionit, si luhatet akrepi i busullës sa në veri e e sa jugut të fushës. Nga ky autoritet i emocionit, njeriut i duhet të mësojë me i administruar që të paktën të mos e dëmtojnë, po ta ndihmojnë gjatë aktivitetit të tij. Sa për rolin e emocioneve në punën e shkrimtarit, luajnë rol vendimtar gjatë procesit krijues: janë gjeneratori i humorit, e humori stabilizon gjendjen shpirtërore të njeriut. Procesi krijues është varur thujse totalisht nga gjendja shpirtërore: në gjendje shpirtërore pozitive, krijimtaria lulëzon, në gjendje shpirtërore negative, ndalet në vend. Nuk ka proces krijues normal, pa empati mes autorit e krijimit me të cilin ai po merret. Gjatë punës krijuese, janë emocionet, humori e gjendja shpirtërore që e kontrollojnë shkrimtarin. Për sa kohë ai është në sinkroni me pozitivitetin e tyre, puna krijuese ec në rrugën e duhur. Kur kjo gjendje ndryshon, procesi ndalet ose nis e denegjeron në aspektin cilësor e sasior. Dihet tashmë e pranohet nga të gjithë se poeti i dashuruar, shkruan kryevepra, por dhe në rastin antagonist, kur poeti është i trishtuar, shkruan gjëra të thella. Sa për zotërimin, sundimin e emocioneve, mjafton me eduku veten e me i konsideru aleatë të arsyes e jo armiq të saj emocionet, e me kaq mbyllet. Personat e përmbajtur në fushen emotive, ato që dinë e arrijnë të kontrollojnë sentimentet e tyre e të lexojnë ato të tjerëve dhe t`i trajtojnë të tjerët pa komplekse, gjenden të avantazhuar në të gjitha fushat e jetës. E nëse nuk e dimë, duhet ta mësojmë, se përveç natyrës, artistët janë të vetmit që arrijnë të gjenerojnë emocione estetike, gjendje e veçantë emocionale kjo, e cila ndodh si rezultat i ndikimit nga një vepër artistike, si për atë që po e krijon e si për atë që po e konsumon. Pra kur jemi para një vepre artistike, duke e krijuar, lexuar, parë a dëgjuar, realizimi dhe linjat harmonike të saj, na imponojnë emocione të posaçme. Në këtë gjendje speciale jeta e përditëshme duket sikur s‘ ka lidhje me ne, është e ndalur dhe ecën vetëm për të tjerët. Nuk e kemi idenë e kalimit të ditëve, dhe jeta jonë bëhet si jeta e personazheve të romaneve më të famshëm që kemi lexuar. Krejt kjo mrekulli ndodh sepse emocionet, kanë fuqi të na bëjnë që të ndjehemi gjithmonë, cilësisht e aristokratisht në jetë. Pavarsisht moshës anagrafike, njeriu ngel në thelb i ri, energjik. Kemi ndjenjën që brenda nesh gjithçka rigjenerohet, në qënien tonë ndjejmë të kalojë një korent special, ku në vend të elektroneve përcjell impulse kreative njerzore. Në fund dua të citoj një histori të bukur që lidhet me emocionet: Një vajzë i kërkoi një këshillë më mendjenditurit të fshatit për hallin që e kishte zënë. I thotë duke e vëshruar drejt në sy: “Janë dy djem që më vijnë rrotull ka dy muaj. Ato më pëlqejnë mua shumë, por unë i dua ato njësoj, të dy dhe kështu jam në hall se cilin të zgjedh? ” Plaku i mençur nuk u mendua gjatë, kur i tha: “Tako në fillim njërin djalë dhe fillo e numëro të rrahurat e zemrës tënde, pastaj vështro duart nëse fillojnë të djersiten e të dridhen, mos harro e ndiq dhe frymëmarrjen tënde ndërsa ai po të flet. Pastaj, të njëjtën gjë shko e bëje dhe me tjetrin. Kush të të japë më shumë rrahje zemre, kush të t`i dridhë më shumë duart e t`i djersisë më shumë, dhe kush të bëjë që të mos dëgjosh se po merr frymë, atë zgjidh”.
vetmit luftëtarë që nuk mbajnë në dorë armë e në mendje gënjeshtra e manipulime. Shkrimtari i shmanget masës, punon gjithë jetën të çmontojë ndërtimet pa leje bërë në trurin e njerëzimit, filluar me fëmijërinë e në vijim, kundër steriotipeve, homologimit, drogës sociale. Shkrimtari nuk i ruhet asgjëje, është i vetmi që braktis çfaqjet e përditshmërisë, sapo është ngritur sipari e çfaqja ka nisur, duke e braktisur sallën e thënë me zë të lartë para se të mbyllë derën: “Njerëz, mos jua leni të tjerëve, krijojeni vetë përditshmërinë, me forcat tuja, me ndihmën e mendjeve e duarve tuaja, mos lejoni përditshmërinë e institucioneve t` ju orientojë, t` ju mbysë, t`ju bëjë të gjithëve njësoj, uniformë, tufë për t`u mjelur”.
Në çfarë vete e shkruani ju prozën dhe pse .A ka lidhje përcaktimi i vetës në mënyrën si i përshkruani gjendjet, krijoni situatat, në përcjelljen e emocioneve drejt lexuesit.
Kjo pyetje ka të bëjë me teknikën, formën e mënyrën e të shkruarit, me stilin e autorit. Në këtë kategori të rëndësishme, futen krejt instrumentat praktikë e teorikë që përdor autori për ta bërë atë çfarë shkruan, të diferencohet nga pjesa tjetër e letërsisë në qarkullim e që mund të qarkullojë. Ky është qëllimi kryesor dhe puna më e vështirë e shkrimtarit a poetit, apo jo? Në stil luan rol të madh dhe karakteri personal i autorit, mënyra e tij e qënies dhe e formimit, gustot e shijet personale, parapëlqimet e tij, raporti me ironinë e autoironinë, seksi i autorit /zakonisht autoret femra diferencojnë në stil nga autorët meshkuj/ etj etj. Meqë pyetja jote përqëndrohet sidomos te mënyra e veta e rrëfimit, po ndalem ca këtu. Ka dy mënya kryesore me shkrujtë prozë, njëra realizohet me anë të rrëfimit ilustrativ gati gati heroik, e tjetra me anë të rrëfimit të brendëshëm, përfaqsues, simbolik. Unë kam qejf, pra dhe tendencë të shkruaj prozë simbolike. Në themel të prozës time /jo gjithmonë/ qëndron autoironia. Ndoshta kjo lidhet me formimin tim, dhe me faktin se parapëlqej të shkruaj në vetën e parë, dhe duke shkruar në këtë vetë ke mundësi pa fund me e përdorë ironinë me veten(autoironinë) në maksimumin e mundshëm. Pastaj autoironia në raport me ironinë ka një të mirë e dobi të madhe dhe në aspektin psikologjik dhe për ta thjeshtuar diferencën mes tyre, po e konkretizoj me një shembull të thjeshtë: “Të bësh ironi, është të qeshësh me tjetrin kur ai rrëzohet e të bëhesh serioz kur ai tenton të ngrihet; madje ti japësh dhe dorën. Ndërsa autoironia është e tmerrshme: të bësh autoironi, është të qeshësh me veten jo vetëm kur rrëzohesh, po dhe kur po tenton të ngrihesh”. Rrëfimi në vetë të parë e të tretë ka përparësi e disavantazhe në raport me njëra- tjetrën. Rrëfimi në vetë të parë e bën autorin më të besueshëm, ka mundësi me tregu më shumë detaje e gjendje, pa rënë në përsëritje. Ndërsa rrëfimi në vetën e tretë, i jep autorit më shumë hapsirë e kontroll për subjektin që po shkruan. Gjithashtu veta e parë të jep mundësi me e përshkruar më mirë heroin, duke e vështruar e hetuar nga brenda, prespektiva është afër krejt; ndërsa në vetën e tretë, prespektiva e ngjarjeve zakonisht nuk merr fund as me mbylljen e subjektit
Në prozë ju rrëfeni ngjarje, përshkruani gjendje, por a eksperimentoni me to .A jeni përpjekur aq sa të rrezikoni për ndryshim rrënjësor të letërsisë, qoftë në stilin e të shkruarit apo edhe në llojin e saj. “Proza është strofulla ime, gjatë kohës kur dembelizmi më ka zaptuar dhe qelizën e fundit të trurit. Kur shkruaj prozë përgatis arkivole për poezinë, në të cilën bashkë me poezinë e vdekur lë dhe armën me të cilën e kam vrarë a therur. Arma herë quhet aorizma e radhës, herë tregimi i radhës e herë romani i pambaruar i radhës. Gjatë funeralit të poezisë, i cili zakonisht ndodh në kohë me shi, e gjej veten në kortezhin funebër ku bëjnë pjesë krejt prozatorët e botës, të cilët jo vetëm nuk kanë shkrujtë as edhe një poezi, po as edhe e kanë lexu një të tillë me shpirt e vëmendje. E ngaqë nuk duam ta njohim njëri -tjetrin, e mbulojmë fytyrën me çadrat të cilat i kemi për t`u mbrojtur nga shiu i monotonies së prozës.
A ka gjuha kufi për të shprehur gjithshka, Po mendimi a ka kufi?Kush është për ju mardhënia gjuhë – mendim, gjuhë -poet – mendim duke u nisur se ju e keni deklaruar që jeni antikonformist.
Gjuha është krijesë e njerëzimit, e cila sillet si organizëm i gjallë autonom, në transformim të vazhdueshëm e të përhershëm. Kufi nuk kanë, as gjuha e as mendimi. E nëse shkalla e gjuhës është vetëm me tre nivele, shkalla e mendimit ka më shumë se treqind nivele. Sidoqoftë, në krye, në shkallën sipërore të mendimit në përgjithësi, qëndron mendimi estetik. Gjuha pëson modifikime të vockla e graduale, mendimi po ndryshoi, ndryshon rrënjësisht. Po nuk ndryshoi, nuk është mendim cilësor, po mendim kot. Nëse gjuhën e krahasojmë me një lumë në ecje të përjetëshme, mendimi estetik është uji i pishëm i lumit, ndërsa pjesa tjetër e rrjedhës është ujë për përdorim të zakonshëm. Kështu del se gjuha është pasqyra e mendimit. Pa gjuhën minimale të nevojshme për t`u shprehur e formësuar, mendimi mbetet gjysmak. Gjithashtu mendimi me anën e gjuhës përmirsohet ose përkeqsohet. Me e ditë gjuhën përsëmbari, fjalët e veshin mendimin me rroba feste, me mos e ditë mirë gjuhën, e vesh me zhele. Nuk ka kufi për gjuhën, as për mendimin për të shprehur gjithçka. Ka kufi për gjuhën e mendimin e një individi, madje dhe të një gjeniu, për të shprehur e thënë gjithçka. Raporti gjuhë- mendim është i thjeshtë: pa gjuhë, mendimi nuk qarkullon, gjuha është mjeti me efikas për të trasportuar mendimin. Për poezinë shkojnë mirë të dy gjuhët, e shkruara dhe e folura; për prozën shkon e shkruara. Po qe poezia e bukur, recitimi cilësor e transformon poezinë e bukur, në një këngë të mrekullueshme për veshin. Lidhjen e fortë mes gjuhës e mendimit mund ta përkufizoj në mënyrë konçize kështu: “Mendimi u vë emrat gjërave, gjuha /e shkruar a e folur/ ua trasmeton emrin përkatës secilës”. Poezia në raport me gjuhën, është superiore. Gjuha, çdo gjuhë, e ka të vështirë me përcjellë me fjalët e saj poezinë komplet si lind te poeti. Në këtë kontekst, poezia e realizuar është gjithmonë e bukur, ndërsa mjeti i saj përçues, gjuha, e shëmtuar në raport me të. Asnjë gjuhë nuk është e zonja të përçojë poezinë, qindpërqind në sytë e veshin e lexuesit. Raporti gjuhë- mendim është i thjeshtë: në mungesën e gjuhës mendimi ngel brenda trurit të individit, nuk trasmetohet. Detyra dhe e drejta e gjuhës është të tentojë të konformojë, ndërsa detyra dhe e drejta e mendimit është të tentoj antikonformizmin, të mos i konformohet gjuhës po ta nxisë të zhvillohet. Poezia dhe proza nuk përdorin të njëjtën gjuhë, proza kërkon gjuhë të rrafshtë, drejtvizore, horizontale, ndërsa poezia preferon gjuhën vertikale. Gjuhën poetike në këtë kontekst mund ta përkufizoj si një gjuhë balerinë, ndërsa gjuhën e prozës si gjuhë buldozer. Në gjuhën e prozës funksionon parimi: mos tento me mbërrit shpejt e shpejt drejt fundit, sillu sa më shumë të mundesh vërdallë, zonës mesit. Ndërsa për poezinë funksionon gjuhë tjetër, në themel të cilës qëndron parimi: “thuaje atë çfarë ke për të thënë, me sa më pak fjalë”. Kur shkruan prozë duhet të marshosh me ritëm pak a shumë gradual gjatë gjithë kohës, në poezi duhet të bësh mundësisht balerinin profesional. Lidhur me antikonformizmin: kam marrë më shumë kënaqësi estetike e mësime nga natyra, sesa nga poetët e shkrimtarët bashkohorë. Një frut i pjekur luleshtrydheje (gati për t`u vjelur) – /te kopshti im, të cilin do e konsumoj unë, jo luleshtrydhet në tezgën e tregut/ një gjethe e verdhë manjoleje /nga manjolia e kopshtit tim, jo e parkut të qytetit/ e cila pasi fluturon për herë të parë e të fundit nga dega në livadh (gati për t`u mbledhur nga unë hedhur në karrocë e dërguar te gropa për t`u bërë komposto), më lehtëson e më jep kurajo, më heq rrëmujën e më jep qetësinë e duhur, më shumë se sa shumica e shkrimtarëve e poetëve bashkohorë, futur dhe unë vetë. A nuk mjaftojnë këto dy fakte, për të deklaruar me dhimbje se jam i pakënaqur nga vetja dhe shumica e autorëve bashkohorë!? A nuk mjaftojnë këto dy fakte për ta pranuar etiketën, “antikonformist”!?
Si kapërcen poeti nga realja në joreale ? A ndihmon për këtë veçimi i psikologjisë së karakterit nga filozofia e poetit apo ato shkojnë bashkë.Për ju konkretisht, në krijimtarinë tuaj .
Nuk është e lehtë të bëhet kapërcimi, si identitete parafabrikat, po mund të pajtohen nëse poeti njeh mirë realen dhe jorealen me të cilën ai vendos të merret. Mund të themi se u lutet të bëjnë ca kompromis të dyjave, e pasi pranojnë, ai ti ngjizë artistikisht e ti sjellë në subjekte për t`u lexu e stimulu emocione estetike. Realiteti duhet marrë me rezervë, ndryshon gjithmonë dhe ky ndryshim nuk është në dorën e poetit, ndërsa imagjinata ndryshon veç nëse e ndryshon poeti, atë çfarë ka futur ai në lupën e tij të imagjinatës. Mua realiteti ma dredh përherë, nuk më lë hapsirë me e përdor as në mënyrë të rëndomtë, mendo artistikisht. Shumë shumë një realitet i caktuar /pozitiv/, më lë në mendje një shpresë se do të mund t` ja dal e ta bëj më të bukur herën tjetër. Realja është jeta ime njerëzore, kurse jorealja është poezia ime brenda meje; më shumë në potencë, po dhe her- herë e realizuar për fat. Unë i pajtoj pa vështirsi realitetet e imagjinatat e mia: duke i besuar qorrazi imagjinatës e me ndërgjegje punës time, krijimtarisë time, gjumit tim, gëzimeve e hidhërimeve të mia e sidomos vetmisë time. Vetmia e zgjedhur është gjë e madhe për krijuesin, po dhe për njerëzit mbarë. Në vetmi mëson gjëra që nuk mësohen kurrë në forma të tjera. Kur njeriu zbulon poetin brenda vetes, zgjohet ndryshe, jeton ditën ndryshe dhe pret mbrëmbjen ndryshe nga sa ishte pa e zbuluar. Kur i përkushtohesh pjesës më të mirë që ke zgjedhur në vetvete, vihesh në shërbim të talentit tënd, gjithçka reale e joreale punon në shërbim të asaj çfarë të diferencon, puna e pushimi, gëzimet e hidhërimet, imagjinata e realiteti vihen në shërbim të talentit, të pjesës më të mirë tënde. Unë nuk e kam lënë jetën të më plazmojë si ka dashur ajo. Kam kërkuar të kap estetikën e jetës, në fëmijëri e adoloshencë sepse kjo gjë më pëlqente, më bënte të ndjehesha mirë, ndërsa më vonë kur zbulova poetin e shkrimtarin brenda meje, këtë gjë e bëra zgjedhje të ndërgjegjëshme. Poezia nuk është gjah, nuk është gjë për t’ju turr pas e kapur. Poezia nuk është qëllim në vetvete, e as finish për ta arritur. Për krijuesin jo e jo, po as për lexuesin. Poezia është imagjinatë që nuk bëhet realitet, pa nuk kaloi nga shpirti. Poezia preket e të prek megjithmend, vetëm kur e takon rastësisht, pa e kërkuar fare. Ta bësh poezinë objekt për ta kërkuar, është njësoj sikur të shkosh e të gjuash flutura fushës në maj. Mund të kapësh sa të duash flutura gjatë gjuetisë së tyre, por sapo t’i kapësh flutura merr fund, nuk është më ëndërr: të lë në dorë o flatrat o trupin e saj.
Si ndodh “manipulimi” në thonjza ,sepse një gjë të tillë e bën shkrimtari. Përderisa shkruan për vete, çfarë fsheh, a zbrazet komplet. Kujt i ruhet shkrimtarit : -përballjes me veten, përballjes me lexuesin, kritikës apo moralit, ideologjisë dhe filozofisë së kohës .
“Manipulimi”- n në thonjëza unë e përkthej si motivim të mirëfilltë e kostant të shkrimtarit. Letërsia kur është cilësore motivon fuqishëm, nuk shpëlan trurin, siç ndodh me praktikat e përditshmërisë: paraja, televizori, gazetat e politika në përgjithësi. Manipulimi e motivimi nuk varet vetëm nga manipulatori e motivuesi, më shumë varet nga formimi individual i njeriut. Nëse personi është individ i lirë, i formuar, tmerrsisht vështirë me e manipulu dhe e lehtë shumë me e motivu /me e josh estetikisht/. Kështu, ndërsa masat, turmat, janë pre e lehtë e manipulimit, individi i lirë gjendet gjithë kohën i gatshëm për t`u motivuar estetikisht. Në këtë prizëm vështrimi, secili shkrimtar përdor teknikën personale për të krijuar subjekte e personazhe, me dhënë mesazhe pozitive e me ngjiz ide çliruese. Mjaft shkrimtarë kanë bërë kryevepra duke “manipuluar” motivuar jetën e tyre personale në shërbim të veprës artistike. Mjafton të sjellim si shembull Dostojevskin me thujse krejt romanet e tij, Tolstoin me romanin “Ringjallja”, apo një shembull të mëvonshëm: “Neveria” e J.P. Sartre. Letërsia e mirëfilltë ka si qëllim t`i japë ushqim e stimulim cilësor mendimit të lexuesit, ta motivojë jetën e tyre në përballjen me sfidat e kohës e jetës të gjithëve.Shkrimtarët, sidomos poetët janë rojet e bukurive të fshehura për sytë e zakonshëm, janë zbuluesit e tyre. Zbuluesit e utopive e transformuesit në liri absolute. Një herë për veten e pastaj dhe për të tjerët. Poetët janë të domosdoshëm për motivimin e njerëzve, janë të vetmit luftëtarë që nuk mbajnë në dorë armë e në mendje gënjeshtra e manipulime. Shkrimtari i shmanget masës, punon gjithë jetën të çmontojë ndërtimet pa leje bërë në trurin e njerëzimit, filluar me fëmijërinë e në vijim, kundër steriotipeve, homologimit, drogës sociale. Shkrimtari nuk i ruhet asgjëje, është i vetmi që braktis çfaqjet e përditshmërisë, sapo është ngritur sipari e çfaqja ka nisur, duke e braktisur sallën e thënë me zë të lartë para se të mbyllë derën: “Njerëz, mos jua leni të tjerëve, krijojeni vetë përditshmërinë, me forcat tuja, me ndihmën e mendjeve e duarve tuaja, mos lejoni përditshmërinë e institucioneve t` ju orientojë, t` ju mbysë, t`ju bëjë të gjithëve njësoj, uniformë, tufë për t`u mjelur”.
Në çfarë vete e shkruani ju prozën dhe pse .A ka lidhje përcaktimi i vetës në mënyrën si i përshkruani gjendjet, krijoni situatat, në përcjelljen e emocioneve drejt lexuesit.
Kjo pyetje ka të bëjë me teknikën, formën e mënyrën e të shkruarit, me stilin e autorit. Në këtë kategori të rëndësishme, futen krejt instrumentat praktikë e teorikë që përdor autori për ta bërë atë çfarë shkruan, të diferencohet nga pjesa tjetër e letërsisë në qarkullim e që mund të qarkullojë. Ky është qëllimi kryesor dhe puna më e vështirë e shkrimtarit a poetit, apo jo? Në stil luan rol të madh dhe karakteri personal i autorit, mënyra e tij e qënies dhe e formimit, gustot e shijet personale, parapëlqimet e tij, raporti me ironinë e autoironinë, seksi i autorit /zakonisht autoret femra diferencojnë në stil nga autorët meshkuj/ etj etj. Meqë pyetja jote përqëndrohet sidomos te mënyra e veta e rrëfimit, po ndalem ca këtu. Ka dy mënya kryesore me shkrujtë prozë, njëra realizohet me anë të rrëfimit ilustrativ gati gati heroik, e tjetra me anë të rrëfimit të brendëshëm, përfaqsues, simbolik. Unë kam qejf, pra dhe tendencë të shkruaj prozë simbolike. Në themel të prozës time /jo gjithmonë/ qëndron autoironia. Ndoshta kjo lidhet me formimin tim, dhe me faktin se parapëlqej të shkruaj në vetën e parë, dhe duke shkruar në këtë vetë ke mundësi pa fund me e përdorë ironinë me veten(autoironinë) në maksimumin e mundshëm. Pastaj autoironia në raport me ironinë ka një të mirë e dobi të madhe dhe në aspektin psikologjik dhe për ta thjeshtuar diferencën mes tyre, po e konkretizoj me një shembull të thjeshtë: “Të bësh ironi, është të qeshësh me tjetrin kur ai rrëzohet e të bëhesh serioz kur ai tenton të ngrihet; madje ti japësh dhe dorën. Ndërsa autoironia është e tmerrshme: të bësh autoironi, është të qeshësh me veten jo vetëm kur rrëzohesh, po dhe kur po tenton të ngrihesh”. Rrëfimi në vetë të parë e të tretë ka përparësi e disavantazhe në raport me njëra- tjetrën. Rrëfimi në vetë të parë e bën autorin më të besueshëm, ka mundësi me tregu më shumë detaje e gjendje, pa rënë në përsëritje. Ndërsa rrëfimi në vetën e tretë, i jep autorit më shumë hapsirë e kontroll për subjektin që po shkruan. Gjithashtu veta e parë të jep mundësi me e përshkruar më mirë heroin, duke e vështruar e hetuar nga brenda, prespektiva është afër krejt; ndërsa në vetën e tretë, prespektiva e ngjarjeve zakonisht nuk merr fund as me mbylljen e subjektit.
Teuta Sadiku. Intervistë për Gazetën Nacional.