Gazeta Nacional Albania

Ismet TAHIRAJ: FUSHA MË KAMOMIL, POEZI

FUSHA MË KAMOMIL

Fusha kishte lule lule
Kamomil të verdh’
Gjyshja ime thoshte
I tremb të ligat
I flug në një përrua më therrë.

Unë të çikja dorën
Të çikja edhe krahun
Ti humbe thellësi
Apo vargjeve të pa vruguar

ishte e trembur
Dhe e strukura në vet vete
Si zymbyl mbyll territ
Që ruhet nga asqerët
Prej magjeps dhe bredhjës.

2.
Unë mëditoja vergjeve
Mos të shuhet besimi

folëm shumë çka
Siç flasin të tjerët
Por në kantier
Të besës e të mosngecës

Dhomën që deshta
Për qira
Na humbi çelsi
Por gjithçka
Në përbaltje nuk ra.

Ishte po nuk ishte
Kamomil mbetë
Të verdha ,se të verdha

Çdo herë ,pa sherr
Derë e hapur mbetur.

SI KAFEJA NË XHEZVE
Je pak e pa durim
Si kafeja në xhezve
Dita thotë Ditës
T’i nxjerr sytë
Si në tespishte

Tepër kur ngutej

E ti di se nuk
Lëshoj Udhë
Kur në fyt ngulaft
Një ushkur

Dita i thotë Ditës
Në Hamamin e Hyrës
Priti Arritje
Lëri më nazet
Së moti u ç’nerikulluam
Kur përplasi Unazën

Moti dhe Unë
Të forta i kemi
Tallazet ….

LLAMBADARËT TANË

Për sa ,oh për ty
i vjela molla e gjelbërt
nga dega në degë
që ngjanin mahnitshëm
si duarët e tuaja ,
që zgjati këtë nga unë

shikimi zhbiron
diellin dimëror
veç faqet e veta i tregonte
në veri jug ,deomos
e ikte ,si ëndërra marroqe
shkallëve kryeneçe

unë tinëz , të jap bekimin
kepucëve të tuaja
që gati isha t’i puthja

për veç llambadarët
në sheshin tim
llamburit nuri yt

unë u mbylla
në harresë
10.12.2024

GJËRAT PËRSERITËN

Dje i themi shoqi shoshit i them’
shiu shkërmoqet kodrës
Dhe shpesh harroi se gjërat përseriten
E kripsia e dheut tani kanë marrur udh’
Po i tham se se do t’i them
Beko shtratin vjen lëmosha
Po pastaj ,pastaj s’di si rrodhi
Nga flok’t në këmish’ ra morri
I tham shoqi shoit ,
as gjë s’i tham
buçuku i përbashkët
ish hallall e haram….

I STOLISUR YJËVE

Më rrëmbyër
Dy krojet
Tuaja të bardha
Hiç mangut të borës.

Prej bjeshkës
Të xhevahirtë

Mbi fushën më lule
Një ferski zefiri

Rrethuar mes blirëve
Më zot.

Prapë sëprapë
Mbetëm i pa nginjur

I stolisur prej yjëve…

.