Site icon Gazeta Nacional Albania

Jam personazhi kryesor i romanit tim. Nga Adriana Çili

-Jam personazhi kryesor i romanit tim që do përfundojë me ikjen time. Jemi një histori që nuk do mbyllet për shkak numërori. Jam rrëfimi që e shkruaj unë, me dorën time, drejtuar nga shpirti im i lirë, frymëzuar nga ty!

-Dielli duhet nga të gjithë, ai nuk ka qëllime, por dalja e tij i bën mirë çdo gjëje mbi tokë, jo vetëm lulediellit. Kjo e ndjek se ka më shumë nevojë.
-Unë ia vjedh parajsës ditët dhe i jetoj këtu në jetën ferriane

KËSHILLË

Si kështu
më këshillon,
të shkruaj fjalë
pa emocion?!
Kur nëpër to të kalosh ti,
ç’mendon të mendosh;
po sheh gjësende,
apo artin pasion të shpirtit tim?!
Unë jam mënyrë
E nuk njoh standard
tjetër, veç ndjenjës
ajo më shtyn
kështu!

-Të kisha qeshjen e Aristofanit, nuk do çarmatosja perënditë, si ai, por ata që nuk duan të kuptojnë atë që them unë!
-Publikimet bëjnë të na duan, të na urrejnë, por dhe të na mëshirojnë. Kjo ndodh kur nuk i kuptojnë ose deri sa t’i kuptojnë!
-Çfarë ndjesie është kur disa presin të njëjtin njeri?! Si një dirigjent i mirë ai e di cili instrument e ka rradhën!
-E folur e bukur është dhe ajo e mollezave të gishtave dhe “porta” e mbylljes “vdekja” nën aromën e supit!
-Vitet ikën e ne në ecje!
-Dimë sa kemi ecur, e mbetura, fat!

DRITAREN TJETËR HAP
Si stinë e ngrohtë,
më prek,
më flet,
më gënjen butësisht!
Pjesë të dashurisë
janë të gjitha!

Dritaren tjetër hap,
pamje tjetër andej,
por fjalët,
eeee fjalët janë të njëjtat!

DASHURIA

Dashuria,
një tango e bukur.
Tango që do harmoni
dhe
shumë kujdes
në kërcim,
ndryshe pengohesh!

Dashuria,
tango
që kërcehet
në çift!

Dashuria
nuk është valle popullore
ku
duhet të kapemi
nga dora, të gjithë!

-Nga brenda meje rrjedh pa fund dëshira për dëshirat e mia dhe lumturinë sipas meje. Gjithmonë i prek!

-Adriana, do t’i publikoj online pasi kete muaj stafi i gazetes ka marre lejen vjetore. Te pershendes shume!

Exit mobile version