Gazeta Nacional Albania

Jeta e  romancierit  më të mirë spanjoll, Camilo Jose’Cela. Çmimi Nobel për letërsi                       (1989)

 

 

Camilo Jose’ Cela është një ndër romancierët më të mirë spanjoll, i cili u nderua me çmimin Nobel për letërsi në vitin 1989. Ai ka qenë gjithashtu edhe anëtar i akademisë mbretërore spanjolle nga viti 1957 deri në fund të jetës.

 

 

Biografia:

 

Camilo Jose Cela lindi më 11 maj të vitit 1916, në një lokalitet të Iria Flavias, e cila shtrihej në veri-perëndim të Galicisë në Spanjë. Ai ishte djali i Camilo Cela Fernandesit  dhe Camila Manuela Trulock y Bertorini.  Cela mbaroi universitetin e Madridit për drejtësi me rezultate të shkëlqyera. Mbasi mbaroi universitetin, Cela filloi të punonte si shkrimtar profesionist, duke publikuar një numër të konsiderushëm tregimesh të shkurtra. Me fillimin e luftës civile në Spanjë, Cela e la përkohësisht punën e tij, duke u përfshirë në të. Ai gjatë kësaj periudhe u plagos rëndë, duke u shtruar në spital për muaj të tërë. Pas mbarimit të luftës, ai filloi punë si gazetar në njërën prej gazetave më të njohura të kohës. Në vitin 1944, Cela u martua me Maria del Rosario Conde Picavea, me të cilën pati një djalë (Camilo Jose Conde), në vitin 1946. Në vitin 1942, Cela (26 vjeç) publikoi romanin e tij të parë, të titulluar “Familja e Paskual Duartes”, që nga kritika u krahasua me romanin e Albert Kamy “I huaji”. Në këtë roman, Cela përshkruan mjaft mirë gjendjen e vendit pas luftës, duke aluduar për absurditetin e luftës civile në Spanjë. Një vit më vonë, Cela do të publikonte një tjetër roman me titull “Reparti i senatoriumit”, në të cilin Cela do të thellohej akoma më tepër në linjën ekzistencialiste, duke përshkruar gjendjen e mjeruar shpirtërore të të sëmurve me tuberkuloz. Më pas në vitet 1948-1952, ai do të publikonte dy romane të tjerë me titull: “Një udhëtim në La Alcarria” dhe “Nga Minho në Bidasoa”.  Në vitin 1951, Cela do të publikonte romanin e tij më të famshëm, të titulluar; “Kosherja”, e cila u mirëprit shumë mirë si nga publiku artdashës, ashtu edhe nga kritika, e cila e krahasoi figurën e tij me atë të Servantesit, Joyce, Sartër etj. Në këtë roman, ndihet qartë influenca e realizmit spanjoll, e miksuar me atë kontemporan. Këtu Cela përdor një sarkazëm të rafinuar, shpeshherë edhe groteske, e cila karakterizohet nga origjinaliteti. Këtë roman ai do ta publikonte në Buenos Aires të Argjentinës sepse në Spanjë iu censurua për shkak se tek romani kishte disa pjesë erotike, të cilat ishin në kundërshtim me parimet e kishës katolike. Në vitet 60’, Cela filloi që të eksperimentonte në romanet e tij dhe kjo vinte nga dëshira e tij e madhe për të përdorur stile të reja letrare. Për shembull në vitin 1988, në romanin e tij “Krishti kundër Arizonës”, Cela e përshkruan ndodhinë në më pak se 200 faqe. Në vitin 1957, Cela u bë anëtar i akademisë mbretërore spanjolle. Po në këtë periudhë ai mori titullin markez i Iria Flavias nga mbreti Juan Carlos I. Më pas në vitin 1977, Cela do të emërohej senator  i mbretërisë, ku ai ushtroi influencën e tij në shkrimin e kushtetutës spanjolle të vitit 1978. Ai do të jepte dorëheqjen si senator në vitin 1979, pas zgjedhjeve të përgjithshme në Spanjë. Në vitin 1989, Cela u nderua nga akademia suedeze me çmimin Nobel për letërsi, për të cilin ai ishte në garë edhe në vitin 1982. Akademia suedeze e zgjodhi atë me motivacionin: “Për një prozë të pasur dhe të thellë, që me dhëmbshurinë e fituar formon një vizion të paqëndrushëm të dobësisë së njeriut”.  Në vitet e fundit, reputacioni i tij ra në mënyrë drastike në saj të debateve politike në media, ku ai debatonte ashpër me kundërshtarët e tij të drejtpërdrejt. Po në këtë kohë ai publikoi një libër me titull: “Fjalori sekret”, (1969-1971), i cili nuk u mirëprit nga publiku I gjerë për fjalët aspak të përshtatshme që ai përmbante, duke ia ulur akoma më shumë reputacionin. Më vonë Cela do ta rifitonte  reputacionin e tij të humbur kur në vitin 1994 do të fitonte çmimin Planeta, për letërsi, të cilën në mënyrë të pashpjegushme e kishin refuzuar shumë shkrimtarë të tjerë para tij. Më pas një vit më vonë ai do të fitonte një tjetër çmim prestigjoz, sikurse ishte çmimi  Servantes në Spanjë. Si shenjë mirënjohje për punën e kryer në shërbim të vendit, mbreti Juan Carlos I më 17 maj të vitit 1996 e nderoi Celën duke bërë të mundur që titulli markez të trashigohej brez pas brezi në familjen e tij. Tani pas vdekjes së tij këtë titull e mban i biri Camilo Jose’ Cela Conde. Camilo Jose’ Cela vdiq nga një atak në zemër më 17 janar të vitit 2002, në qëndrën spitalore të Madridit, në moshën 85 vjeçare. Trupi i tij është varrosur pranë varrezave të Santa Maria de Adina.  

 

 

Poezia dhe stili:

 

Camilo Jose’ Cela ka një vizion shumë pesimist të jetës. Në shumë vepra të tij dominojnë tonet ashpra dhe të hidhura. Veprat e tij paraqesin një varietet të larmishëm stilesh letrare. Përveç romaneve, Cela ka shkruar edhe një numër të konsiderushëm poezish, tregimesh me aventura dhe kompozime në prozë të shkurtër, të cilat janë prototype letrare. Në të gjitha veprat e tij, ai e ndan realitetin në dy pjesë, të cilat kanë nota ekspresioniste. Për këtë karakteristikë ai renditet përkrah autorëve të tjerë si: Ramon Gomez’ de la Serna etj. Stili i tij është përqëndruar në objektivitet, ndërsa stili narrative ka tendencë të zhduket. Porn ë fakt, Cela nuk është një realist ekstrem, sepse përshkrimi i reales deformohet nga ekspresionizmi.

 

Kuriozitet:

 

Përktheu nga anglishtja:

Endrit Shtylla