Gazeta Nacional Albania

JETE NE KARANTINE. POEZI NGA AGIM BAJRAMI

Agim Bajrami

 

Tashmē janē mbyllur tē gjithē shtigjet
Nē tokē , nē qiell dhe nē det
I flas gjithkujt , por s’mē përgjigjet
I flas vetvetes dhe s’mē flet

S’mē lēnē tē dal mē tej oborrit
Liritē banojnē veç nē kujtime
Unw jam tashmē njē i burgosur
Qē shkoj e vij rreth heshtjes sime

Tē gjithē tē mbyllur mbas dritaresh
Nēn po kwtē qiell anonim
Mbēshtjellē me maska neandērtalēsh
Me frikē, me ankth dhe mosbesim

Po prape se fshehim kēnaqēsitē
Qē u gdhimē gjallē dhe kwtw mēngjes
Paçka se thinjemi çdo ditē
Dhe brenda nesh diçka po vdes

Si krahē virusesh më ngjajnē zogjtē
Dhe çdo njeri si njē rrezik
Njē botē e tērē e vetprangosur
Nga njē malllkim i madh , biblik.

Plazh Durres 16 – 3 -2020