Karroca jeshile tёrhequr nga dy kuajt e zinj, mezi ia dilte ti ngjitej skarpatit. Rruga ishte e shtruar pjesёrisht me gurё me thepa, ngulur mirё nё tokё. Rrotat e drurta veshur me hekur kёrkёllinin nga dhimbja e dёrrasave, por cingёrima e tyre e metaltё, ishte pёr kalamajtё e lagjes sinjali i parё qё po vinte karroca e Kinemasё. Herё herё, çamarrokёt e pikasnin qё nga maja e manave, kur karroca ecte nё rrugёn e pluhurt tё gushtit. Sapo ajo futej nё fshat, fёmijёt tёrboheshin krejt dhe e ndiqnin nga mbrapa me ulёrima, fёrshёllima dhe me duart nё ajёr. Gjinkallat nёn diellin bёrzhitёs, kapur tek trungjet e ullinjve, zukasnin si tё tёrbuara. Tutje, fushat zverdhnin nga lulediellit e pjekura.
Karrocjeri e kishte zakon. Edhe pse plak i thatё plot kocka dhe me sytё prej zogu mёrgimtar, i tёrhiqte frehrat e kuajve mbytur nё djersё veç kur karroca mbёrrinte tek sheshi i fshatit. Poshtё ullirit tё Cenit. Aty, kuajtё duke shkumёzuar hingёllinin, turfullonin dhe mё nё fund e ndalonin trokun e tyre.
Karroca ngjyer me atё jeshilen e errёt plot mister, dukej si njё sarkofag i stёrrmadh egjyptjan.
Atё mbasdite, ora ishte rreth katёr e gjysёm. Sheshi ishte mbushur me çamarrokё kёmbёzbathur, kokёrruar dhe me njollat e fiqve dhe shegve tё mbetura nё veshje.
“Na leni tё punojmё kalamaja!” ja pat plaku. Lajmi ishte pёrhapur gjithkund. “Ka ardhё kinemaja nё fshat!”
Karrocjeri, nuk arrinte ta kuptonte se si ia dilnin ta merrnin vesht aq shpejt tё gjithё kalamajtё e mёhallёs.
“Ikni tani. Shfaqa do fillojё nё orёn nёntё. Atёherё kthehuni!” Por ato nga kёrshёria, jo vetёm qё nuk largoheshin por shtyheshin gjithnjё edhe mё shumё pranё karrocёs sё madhe.
“Ça filmi do jepni xhaxhi?” pyeti me padurim njё çamarrok me kokёn tullё.
“Skёnderbeun!” ia pat ndihmёsi. Ky i dyti ishte krejt e kundёrta e karrocjerit plak. Ishte i shkurtёr dhe i bёshёm.
“Tani ikni dhe thirrni mёsuesin e fshatit!” i urdhёroi fёmijёt karrocjeri, ndёrsa lironte kuajtё nga kapistalli.
Tre fёmijё, ia mbathёn me vrap pёr nga ndёrtesa e shkollёs. Mesuesi i fillores quhej Salì.
Nuk kaloi shumё dhe Feriku i cili po ndiqte gjithçka qё nga maja e fikut tё baçes sё tij tha: “Mёsuesi ёshtё nё shtёpi!”
“Nga e di ti?” e pyeti xhuxhi i trashё dhe plot djersё.
“Si nuk e di? E kam vёlla!”
E gjetёn mёsuesin e fillores shtrirё poshtё kumbullёs sё verdhё, tek pёrtypte ide tё kuqe.
“Mёsues, ka ardhur kinemaja dhe kanё nevoj ti hapёsh derёn e shkollёs.”
Saliu bёri sikur nuk i dёgjoi. Ndenji akoma pёr pak kohё pa lёvizur. Pastaj lёvizi krahun me pёrtesё dhe tha: “Sikur ishte nё plan tё vinin tё shtunёn e ardhshme!”
Ndёrkohё, poshtё ulljve dyqindvjeçarё tё Cenit t Teqes, kuajtё, duke ngrёnё tagji nga trastat lidhur nё turi, herё tundnin jelet, herё hingёllinin dhe dridhnin muskujt e kёmbёve pёr tё larguar mizat. Bishti u lozte andej kёndej.
Dy burrat, ishin ulur poshtё ullinjve. Njёri pinte cigare, tjetri pinte ujё me katruve.
Kureshtarёt s kishte burrё nёne t’i largonte.
“Largohuni kalamaj. Shkoni tё bёni detyrat!”
“Sot ёshtё e shtunё, s kemi detyra!”
Pastaj, njё bujk i zonёs, u fut nё hijen e ullirit, i dha dorёn tё ardhurve, u ul mbi njё gur tё madh dhe i tha djalit t’shkonte me vrap nё shtёpi dhe tё sillte pёr tё ngrёnё ca djathё, ullinj, pras dhe bukё misri.
“Kemi ngrёnё!” tha plaku tek mundohej tё fshinte djersёn tek zverku me njё shami tё rrudhosur.
“E vetmja gjё qё na besdis ёshtё kjo vapa e tmerrshme!”
“Ikni andej kalamaja!” ulёriti bujku.
Fёmijёt sikur u larguan paksa.
Kinemaja ishte si punё magjije pёr atё vend. Vinin çdo verё dhe gjithmonё sikur zgjonin ca ndjenja tё çuditshme qё njerёzia nuk i njihte fare. Nё fshat ende nuk njihej televizori ndaj kinemaja konsiderohej si mrekullia e tetё e botёs.
Bujtёsit hёngrёn me dёshirё, por raki nuk pinё. “Jemi nё punё!” thanё. “Pёrndryshe ngatёrrojmё bobinat e filmit dhe japim fundin e filmit nё fillim!”
Kur dielli filloi tё binte, dhe vapa e humbi afshin e saj, kur kumuriat u kruspullosёn poshtё degёve, atёherё Saliu, thirri katёr djem, vunё shkallёt mbi murin me tulla tё shkollёs, ngulёn gozhda dhe montuan njё çarçaf sa njё bojё njeriu.
Atёherё karrocjeri hapi derёn e madhe tё karrocёs sё mbyllur, e fiksoi me shul nё krahun e djathtё, montoi shkallёt tё cilat i mbante brenda arkёs sё zezё tre metroshe dhe filloi tё zbresё nga brenda orenditё e hekurta me tё cilat do tё mundёsohej dhёnja e filmit.
Ndёrkohё, mbёrthyen çarçafin me gozhdё nё dy skajet e sipёrme tё murit. Fjala, e cila kishte marrё dhenё e kish bёrё punёn e saj. Sheshi ishte mbushur me njerёz. “Kinemaja! Kinemaja nё fshat!” klithnin mё tё vegjёlit krejt tё ngazёllyer.
Nga njёra anё rrinin pleqtё me gratё e moshuara, tё cilat kishin sjellё stola dhe karrige nga shtёpitё e tyre, nga ana tjetёr rrinin turmat e kalamajve.
Tani, dy djem tё fuqishёm mundoheshin tё mbanin ekuilibrin, ndёrsa shkisnin mbi njё dёrrasё plepi tё trashё pajisjet e rёnda, tё cilat duheshin zbritur nga karroca e mbyllur. Ishin trekёndёsha dhe pllaka llamarine tё trasha.
Pak mё tutje, buka shitej ende e avullt, e sapo e nxjerrё nga furra dhe gratё e reja, veshur me fustane basmje, nallane dhe napё mbi krye, e blinin atё si çdo muzg.
Nё tё errur u ndez njё qiell blu plot yje vetmitarё, tё tejdukshёm dhe tё pafundё, si tё ishin qёndisma nё njё vello blu tё errёt.
Tashmё kishin sistemuar piatat ku rrinin ngujuar shiritat e gjatё me jetёn e filmit, ndodhitё, muzikёn dhe sidomos me fjalёt. Se si ja bёnin qё nuk bёheshin lёmsh aty brenda, kёtё asnjё fёmijё nuk arrinte ta kuptonte. Kishin shtrirё githashtu kabullin pёr tokё duke e marrё korrentin nga shkolla, dhe i kishin mbaruar edhe provat paraprake tё zёrit.
Ende pa u errur, mbi sheshin e fshatit rrinin ulur gra, pleq, fёmijё, baballarё. I madh dhe i vogёl, rrinte kёmbёkryq nё tokёn e pluhrosur dhe plot barishte tё thara tё sheshit.
Prisnin orёn nёntё. Ishte njё film kolosal, tё cilin shteti, mbas prishjes me Rusёt, kish dashur ta çensuronte, por vlera e atij filmi ishte aq e madhe, sa e jepnin tek tuk, sidomos pёr tё edukuar tek fёmijёt ndjenjёn e fortё tё atdhedashurisё.
Sapo kaloi minuti i parё i orёs sё parathёnё njerёzit filluan tё lёviznin nga nervozizmi. Shqetёsoheshin sikur tё kishin pleshtat nё trup. Heshtja ishte bёrё e thellё dhe askush nuk kishte guximin qё ta prishte atё.
“Sahati m nont kaloj!” u dёgjua njё zё mes turmёs sё heshtur, sapo akrepat shkuan tutje. Aq deshёn. Filluan fёrshёllimat, pёrplasjet e duarve,
britmat dhe tё çjerrat nga padurimi. “Me kё tallesh ti more? Filloje mor rrotё qerrje. Mor tarraçile! Jepi se u mёrzitёm, or rob kot!”
“Po prisni mor tё uruar!” u dёgjua zёri i njё plaku me mustaqe dhe me shkop, i cili rrinte ulur nё bythё tё ullirit.
“Jo s presim!” u dёgjua zёri i njё tё riu. “Pse erdhёm ne kёtu qё t talli tarravickёn ky qytetari me ne?”
Plaku qё ngiste kuajtё, ishte gjithashtu edhe pёrgjegjёsi i kinemasё. Ishte ai qё merrej me dhёnjen e filmit. Tani dёgjohej veç tin tini i pjatave tё llamarinёs tё cilat ai i lёvizte me nervozizёm.
Mё pas, njё zhurmё e Ilahtarshme, muzikё epike, e çau mё dyshё qetёsinё e darkёs. Zhurma qe aq e padurueshme, sa ato qё ishin ulur afёr altoparlantёve u ngritёn zgupthi nga njё tmerr i fshehtё. “Tham se erdhi arraploni!” u dёgjua njё zё. Tani, me veshёt e mbyllur me shuplaka, iu kthyen tёrё mllef proiektuesit. Dikush arriti dhe i uli zёrin altoparlantёve.
Pastaj, nё ajrin e errёt tё sheshit, ende plot afsh dhe zukamё gjinkallash, njё shigjetё drite, si tё ishte vetёtimё, çau terrin, erdh dhe u zmadhua, u pёrplas nё çarçafin e heshtur mbi mur.
Filloi njё batёrdi sulmi. “Ta ra ra raaaa!” Tingujt e muzikёs epike ta ngrinin zemrёn peshё. “Ta ra ra raaaa!” Tani sytё dopjo tё fshatarёve, tё gjitha ngulur mbi çarçaf, shihnin dy ushtri tё cilat rendnin mbi kuaj pёrskaj njёra tjetrёs. Ç ishte ky rrebesh i pandalshёm?
Tani, parё nga sipёr, shquheshin burrat, gratё dhe fёmijёt ulur dyst nё shesh, tubi i madh i dritёs qё shpinte figurat mbi çarçaf duke i zmadhuar dhe plaku pёrgjegjёs i cili rrinte mbas kameras filmike qё transmetonte.
Dukej i lodhur. Qeset e syve e tregonin mё sё miri gjendjen e tij prej tё pagjumi.
E vetmja punё qё bёnte, ishte, tё shfaqte filma nёpёr zonat mё tё humbura tё fshatrave pёrreth. Rreth, Rromonat, Rrubjekё, Shetel, Likesh. Ai e bёnte punёn me dёshirё, por disa fshatarё, tё cilёt e ndiqnin kudo dhe e kishin parё filmin shumё herё, nuk i shmangeshin dot tundimit ta tregonin filmin me zё tё lartё para se skenat tё ndodhnin. “Ja tani do ta vrasin!” ulёriste njёri. “Tani ajo do tё zemёrohet!” thonte njё tjetёr. “Mos qani gra, se atij do t’ia presin kokёn!” Grave i mbusheshin sytё me lot. “Po rrini more derdimenё urtё, ta zbulojmё vetё atё çka do ndodhi!” ulёriste njё tjetёr.
Pёr sa bobina xhironte, gjithçka shkonte nё rregull. Askush nuk nxehej. Sytё e magjepsur tё fshatarёve, tё grave, tё pleqve dhe sidomos ato tё fёmijve, rrinin si tё ngrirё nga çarçafi, duke parё krejt tё habitur. Por ja qё bobina mbaronte dhe ajo duhej ndёrruar. Filmi ndёrpritej. Atёherё nisnin hallet pёr kino operatorin. Ia niste sherri. Njerёzit, nga padurimi fillonin t’ia kёputnin tё sharave nga nёna e nga farefisi.
Fёrshёllimat tё shponin veshёt. Kishte raste kur ndonjё çapkёn, me mёndjen pёr marrёzira, ngrinte dorёn nё ajёr dhe prekte tubin e dritёs qё dёrgonte si me magji imazhet nё lёvizje mbi çarçaf. Njolla e dorёs dilte sa ajo e çikllopit. “Hiqe mor dorёn kopil i vogёl!” dёgjohej njё ulёrimё. Pastaj njё ulёrimё tjetёr mё tutje. Dikush fёrshёllente aq tmerrshёm sa trembeshin edhe kukumjaçkat nёpёr degё.
Vinte koha e ndёrrimit tё bobinave. Plaku projektor sa nuk vinte duart nё kokё. Duhej ta bёnte gjithçka shpejt e shpejt, pёrpara se djemtё tё yshtur nga demoni i padurimit, tё fillonin ta shanin nga mbarё farefisi.
Kishte raste kur situata bёhej vёrtetё e nderё. Ndaj Saliu ngrihej vrik nga cepi ku ishte dystuar pёr tё parё filmin dhe i hidhte vёshtrime tё vёngёrta djemve qё prishnin qetёsinё.
Ulur mbi njё karrige lisi, Meta, mbante nё prehёr Ferikun, djalin mё tё vogёl, i cili nё atё epokё ishte tetё vjeç. Sa herё qё drita e reflektuar e filmit ia ndriçonte fytyrёn, falё magjisё sё kinemasё, shprehte nё fytyrё njё habi gati fёmijrore. Jo vetёm ai. Tё gjithё rrinin si tё magjepsur. Vetё kinemaja kishte vёrtetё diçka qё kishte lidhje me magjinё. Sidomos tek mё tё vegjёlit tё cilёt ishin edhe mё naivёt. Vetё fakti se s dihej se si nga njё shirit qё s mbaronte kurrё dilnin aq shumё njerёz, fjalё, ngjyra, e bёnte kinemanё krejt llahtaruese dhe kurjoze. Ti shtoje pastaj edhe faktin se si ai rrypi i ajёrt i dritёs, duke u zmadhuar nё eter, dёrgonte me pёrplasje mbi çarçaf imazhet, mrekullia shtohej. Pastaj tinguj, lёvizje, fjalё. Gjithçka i ngjasonte vёrtetё me njё shpikje djallёzore.
“El hyqmylah!” thonte plaku Meta me sytё plot dritё gёzimi. “Ç nuk ka shpikur kaurri!”
Tutje, mbi ekran, Skenderbeu me shpatёn nё dorё, i gjatё, i ashpёr, ballёngrysur, u fliste trimave tё tij. Ky ёshtё Skёnderbeu i vёrtetё? Pyeste njё i ngratё. Jo mor çun, ç thua? Ky ёshtё aktor! Ah ashtu?! Po sa i ngjaka mor jahu. Skёndёrbeu ka vdekur vite mё parё, ja kthente njё tjetёr aty afёr. Hi hi hi! Sa trap qё je. Pak mё tutje, njё burrё tjetёr me hundёn si patate, vetullat kaleshe dhe sytё e egёr i shihte skenat me njё ndjesi mes mosbesimit dhe tёrheqjes. “Rrena!” thonte. “Rrena me bisht!” Sapo dikush vritej duke ulёritur dhe gjaku niste tё dilte gjithandej ai ulёriste fort: “E bёjnё me salc domatje!!!” “Po mbyllo mor gojёn derdimen!” dёgjohej njё i tretё.
Burri qё nuk i rrinte llapa rehat e kishte emrin Isuf Driza. I cili, ngaqё kishte sytё e dobёt, kёrrusej e kёrrusej pёr tё dalluar mё mirё skenat e betejёs sё Skenderbeut. “Asgjё nuk ёshtё e vёrtetё” ulёrinte, tek nё kёmbё, pёr tё parё sa mё qartё, shkonte deri afёr çarçafit. “Gjithçka duket si e vёrtetё” e zente meraku, “por ёshtё rrenё!” Tё tjerёt e shanin. “Ik qё andej o Isuf Driza!” Nuk ikte. “Bjeri dushmanit!” ulёriste njё tjetёr. Sa herё qё trimi i Matit shkonte nё shpatё njё turk, gratё klithnin me kujё. Njё tjetёr ngrihej me yrysh nё kёmbё dhe i shoqёronte fjalёt me njё lёvizje tё fortё krahu.
Filmi ishte vёrtetё i bukur, ndaj koha kalonte aq shpejt. Ndonjёherё, njё nga ata çamarrokёt me kokёn tullё qё s linin dy gurё bashkё, ngrihej nё kёmbё pёr tё shmpirё gjymtyrёt dhe papritur koka i bёhej si e cikllopit. Projektohej nё ekran.
Nisnin rishtaz sharjet, fёrshёllimat. Britmat: “Ulu mor krriç se tё erdha aty!” Ato qё e humbnin fare toruan ishin shpendёt e natёs. Tё cilёt, verbuar nga drita e projektorit pёrplaseshin padashur tek xhami i kamerёs nga ku dilnin imazhet. Insektet ishin tё pashmangshёm. Harrje, mushkonja, flutura nate dhe piliveza, u zgjuan tё gjitha. Tёrhequr si me magji nga drita, filluan tё pickonin pleqtё dhe fёmijёt ulur andej kёndej. I pickonin fare pa mёshirё. Situata u bё aq e padurueshme, sa shumё spektatorё, duke kёrkuar t’i vrisnin, filluan tё godisnin vetveten. Ja fusnin shёplakave mu nё mes tё filmit.
Nё fillim i gjuanin vetvetes. Pastaj pa kurrfarё leje i gjuanin fqinjёve dhe njerёzve rreth e qark sapo shihnin njё mushkonjё qё fluturonte afёr. Aq shumё mshkonja u vranё sa iu gjakos trupi krejt.
Duhej ndёrruar bobina ndaj plaku regjizor ishte nё zor. Çamarrokёt, do ta mbysnin me fёrshёllima dhe sharje sapo ai tё ndalonte filmin. Por nuk ndodhi. Tani tё gjithё kruheshin nё gjyserrёsirё si majmunё. Njё lakuriq nate, i trembur nga tubi i fuqishёm i dritёs, i cili transportonte nё eter lёvizjet, klithmat, fjalёt, veshjet, u pёrplas nё fillim mbi njё trung ulliri, pastaj ngeci mbi çarçaf. U trullos keq nga zhurma dhe dritat ndaj mbeti kacavjerrё mbi beze me kthetrat e ngulura nё cohё.
Kjo, s ishte parё kurrё. Atёherё fёmijёt, sapo e panё qё bezja po rrudhosej, hoqёn fill sandalet dhe e vunё lakuriqin nё shёnjestёr. Sandalet flakёrinin nё errёsirё. Luftё nё film, luftё jashtё filmit. Por askush nuk arriti ta godiste. Luti, njё djalё me flokёt kokorith me buzёt e trasha dhe sytё e futur ndёr vetulla, i cili ishte ekspert, nxorri llastiqet, futi gurin nё mes tё krrabёs dhe u mat. Me njё sy tё mbyllur e goditi nё shenjё. Tё gjithё panё lakuriqin e natёs tё binte pa lavdi, si tё ishte prerё mё dyshё nga shpata e luftёtarёve. Njё krah i mbeti varur nё beze.
Tё gjithё e duartrokitёn me fёrshёllima dhe duke brohoritur. “Ah mor ta lumsha shёnjestrёn!” u dёgjua njё zё.
Nga fundi i filmit, kur Skёnderbeu po jepte amanetet e fundit kishte pllakosur njё heshtje e tendosur. Nisi tё frynte erё e ngrohtё gushti mbushur me avull toke, aromё lulesh tё djegura.
Rrinin tё gjithё si tё shushatur. Tek tuk, ca sentimentalё po fshinin lotёt me shami. Ca djem, tё cilёt mbaheshin si garipa, prekur nga skena i fshihnin sytё vajzave tё bukura. Herё dёgjohej zhurma e bobinёs qё xhironte e lodhur, herё ngashёrimat e grave qё qanin me dёnes sikur vёrtet kish vdekur ndonjё.
Duhej ndёrruar bobina e fundit. “Tani e hёngra!” mendonte. Sapo ta ndalte filmin do nisnin sharjet. Nga tё gjitha ato mbi robt e shpisё nuk i duronte dot. Do ti i kthehej fuqishёm, me ulёrimё duke lёvizur dorёn nё ajё: “Perkthyesen!” do ti thonte.
Tani dalloheshin veç kokat e çamarrokёve mbi ekran. Ishin koka tё zeza, nё kundradritё. Pa orёn. Nevojitej ende njё minutё qё tё vihej bobina tjetёr.
Ndjeu nё flegra njё aromё gjethesh ulliri.
Çuditёrisht, tek ndёrronte bobinёn, jo vetёm qё nuk u dёgjua asnjё sharje, asnjё fёrshёllimё, asnjё britmё padurimi por njerёzit kishin mbetur si tё mpirё duke parё çarçafin bosh.
“Mrekulli!” mendoi plaku. Sot shpёtova mё duket. Dikush qante. Njё tjetёr fshinte lotёt. Njё i tretё flinte. Akoma njё tjetёr fёrkonte sytё nga mosbesimi. Ç ishte ajo hata shpirtёrash ashtu?
Shfaqja e filmit mbaroi me sukses. Tё gjithё, vetёtimthi kishin parё edhe gёrmat Fund, por askush nuk po ngrihej.
Ndёrkaq njё hёnё e re, si kosё plot dritё rrinte varur mbi njё qiparis vetmitar mbi varreza. Kuajtё, qё e dinin pёr mendёsh fundin e filmit, nga padurimi nisёn tё hingёllinin, si tё donin tё iknin sa mё shpejt.
Sul Idioti, ngaqё shihte se si tё tjerёt qanin, ia kish krisur edhe ai tё qante, por tani ngaqё s dinte ku t’i fshinte lotёt dhe qurrat, i dha njё tё grisur kanotjerёs sё tij dhe nisi ta pёrdorte si shami. Disa gra, tё cilat gjatё gjithё shfaqjes sa herё qё njё trim arbёri vritej nga turqit, bёrtisnin qyqja medet, tani shkulnin faqet me thonj. I binin kofshave me shёplakё nga tmerri dhe skandali.
Mё nё fund, njerёzia sikur u rimёkёmb nga furtuna e ndjenjave. Çamarrokёt nisёn tё ulёrinin, fёrshёllenin. Pleqtё njёqindvjeçarё, duke tёrhequr gёlbazёn e trashё po kёrkonin tё ngriheshin pa pjerdhur nga zori.
Dikush ndezi dritёn e shtyllёs sё vetme tё sheshit tё fshatit. Ishte njё dritё e zbehtё e cila ndriçonte veç njё pellg rreth e rrotull saj.
Atёherё u ndje rishtaz bezdia e mushkonjave dhe vapa, e cila rrinte ende pezull nё ajёr si nё njё dhomё ku zjarri ёshtё tepёr i dendur. Sheshi as nuk kishte ndёr mend tё boshatisej. Spektatorёt, ende nёn fuqinё sunduese tё emocjoneve, rrinin duke komentuar ngjarjet.
Disa tё rinj, nisёn tё ndihmonin puntorёt tё futnin rishtaz orenditё tek karroca e madhe. I lutёn gjatё tё flinin nё fshat, por dy burrat ishin tё vendosur tё ktheheshin.
Ishte ora rreth dhjetё e gjysёm e darkёs. Tutje sheshit, ca fёmijё orvateshin tё hiqnin me shkop krahun e lakuriqit tё natёs mbetur peng mes cohёs sё bardhё.
Ca tё tjerё, akoma shihnin ngultas murin e bardhё me ca sy plot keqardhje, sikur tё donin qё Skёnderbeu tё ringjallej. “Mos u mёrzisni!” u tall njё djalё i lexuar. “Nesёr kur t filloi filmi, do jetё prap gjallё!”
Mё nё fund, kur karroca me kuajtё zbriti kodrёn, nёpёr rrugёn plot pluhur ende tё nxehtё, duke bёrё zhurmё nga gurёt e kalldrёmit, mёsuesi hoqi cohёn e madhe, fiku dritat e shkollёs, mbylli derёn dhe u nis pёr nё shtёpi. Bulkthat kёndonin si asnjёherё.
Nata pllakosi me tёrё misterin e saj. Pёrtej shkollёs gjendeshin varrezat e çalliksve. Ku eshtrat e tё vdekurve, edhe pse kishin kaluar 300 vjet, prap hidhnin sytё tej xhades, tej kodrёs, tej fushave nga ku; kur koha ishte e kthjellёt, shquhej linja blu e detit qё kufizohej me horizontin.

