Gazeta Nacional Albania

KOHA  KA ARDHUR. POEZI NGA XHEMI NOKSHIQI MUZAI, SHBA

 

U ngrite ti Covid, ti gjëmë e tradhtisë

Që nga  stepat e Azisë ashtu tinës, e shtruar

Fluturove mbi oqeane me helmin e vetmisë.

Në tokën tonë solle vdekjen, jetën e kërcënuar.

 

C’është kjo pandemi, kjo sëmundje e Azisë

Që vjen rrotull globit, njerëzimin  ta shfarosë?

Që nga mesjeta ka zgjedhur armët e ligësisë

Qyterimin tonë ta kërcënojë, ta plagosë.

 

Rrugët ,lagjet, qytetet nxijnë me arkivole

Gjithë bota e rrënuar nga  ky përbindesh i zi

Shpirtërat e pafajshëm, o zot pse i more?!

Të paktën strehoi pranë vetës, në qiellin tënd gri.

 

Pranverë, o stinë bukur  erdhe në shpirtin tim,

Kur vdekja e shkretë Covid pranë  meje qëndron

Për botën mbarë lutem,  kërkoi sot shpetim

Dhe loti i mallit të jetës, faqen ma përshkron.

 

Buzët më dridhen,  as zë më nuk kam

Laboratorët e Azisë, jetën gjunjëzuan

Nuk e di më  kush jeni, nuk e di se kush jam

Lirinë, besimin, humanzimin e  harruam.

 

Strukja brenda vetës, nga tmerri i paparë

Tjetërsoi krejt botën, zhvlerësoi edhe besimin

Të marrosur si të cmendur, nuk shohin as vellanë

Mallkuar qoftë o zot, kush  mban në shpirt  cinizmin.

 

E pyesim pranveren, deri kur kështu me ankth e me lot?

Me  korbat që klithin mbi varret e njerëzve që  nuk i varrosëm  dot

E unë që nga lindja e diellit  e përlotur rri e veshtroj

Edhe në u shtëroftë oqeani, unë prapë o zot  besoj…

 

 

NGA TERRI HUMBA RRUGËN

Pse aq shumë, vetmia më paska munduar!

Fillikate  ndihem si shpirti i dal në morg

Palca dhe kockat  më bëjnë si të copetuar

Veshur e krehur në këtë dimër t’zi, tej për tej, kob.

 

Ne c’pjesë kontinentale shpirtin ngula unë

Më vete flas e mendimet i përhumbë

Goditur  jam rëndë, për këtë po vuaj shumë

Me shpresën  e ëndërres jetoj, loti s’ka të shuar.

 

Nga terri kam humbur rrugën, e më s’e gjej dot.

Është  tretur e harruar, shpirti im s’ka më lot

Rraskaputur, syngjyrosur me kurriz të krycur

Anesh detesh, e termetesh jam lebeditur.