Përvëluese drita
Ajri mes gjetheve të pemëve ngulfon nxehtësi
Edhe gjallesat n’fluturimin e përhershëm
Mbeten dikund,horizontit,n’largësi…
Muzgu solli disa pika shiu mbi asfalt
Mugulloi bari sipër rudinave barëtharë
Ujqit arinjtë janë shumuar
Tërbueshem msyjnë njerëz bagëti bjeshkatarë
Po dhe dasmat janë shpeshtuar
E ciftet mësyjnë zyrave të gjndjes civile
Për të celebruar ardhmërinë e një jete të bukur
Pa intriga inate e hile.
2.MISTERSHËM
Lindi kjo ditë meskorriku
Me ëndrrat e natës së shkuar
Çudi, vonë po duket n’horizont dielli
A thua dhe ai na ka harruar
Jetojmë mistershëm në hapësirë
E mistershëm e jetojmë këtë botë
Por çuditërisht vështirë e paskemi për t’ arrirë
Atë që ëndërrojmë çdo minute çdo orë.
3.MUZG
Dielli u fsheh nga gjithësia
Perëndoi së bashku me ditën
Errësirë e natës
Agu i mëngjesit zbardhëlloi
Filloj të lind dite e re
Muzgu
Gjysmë errësira e mbrëmjes
Gjysmë errësira tjetër e agut
Muzgu
Ngryset dhe gdhihet
Ekuinoks ekzotike.
4.IMAZH I BARDHË
Bardhësia mikluese e imazheve
Kacafytet me ketërit majë bredhave kapuçbardhë
E malësorët e mi engjëllorë
Presin ditët e gjata të dimrit
Për t’u kthyer serish pranvera.