Site icon Gazeta Nacional Albania

Llesh Gjoka: Libri poetik “Yje nё mesin e ditёs”, i poetit Nikoll Njeçi

Pas vёllimit poetik “Lulet e vona”, njё libёr interesant dhe qё u mirёprit nga mjedisi letrar lokal e mё gjёrё, poeti Nikoll Njeçi prezantohet sёrish para lexuesve tё tij, me librin mё tё ri me poezi, “Yje nё mesin e ditёs”. Ky ёshtё edhe libri i katёrt i tij nё radhё. Nuk kishte si tё ndodhte ndryshe dhe mё bukur. Ka njё paralele tё dukshme shpirtёrore nё tё gjithё kohёn e jetuar. Jeta e poetit tashmё duket mision i pёrmbushur ndёrmjet dy dashurive: familja dhe poezia. Poezia e tij, lindur nga njё shpirt njerёzor dhe fisnik, nё fillim nisi si njё sprovё me veten, por hap pas hapi, poeti ka arritur ta shlirojё nga prangat muzёn e tij dhe ta veshё poezinё me njё maturi tё admirueshme.
Pa rёnё nё pёrsёritje, çfarё ёshtё thёnё nё librat e mёparshёm lidhur me prejardhjen e Nikollёs nga njё dere fisnike qё nxori disa priftёrinj, duke shtuar kёtu edhe lidhjet e ngushta tё tij me poetё tё mirёnjohur, nё mes tyre idhulli i tij, Rudolf Marku, mund tё themi se vetё vendlindja e tij, Pllana dhe treva e Lezhёs, e frymёzuan poetin pёr t’iu pёrkushtuar vargjeve.
Nuk e pati aspak tё lehtё ta shtrojё kёtё trase, pasi, si njё nga emigrantёt mё tё hershёm iu desh ta ndante jetёn ndёrmjet Shqipёrisё dhe Italisё. Mbase nuk gabojmё tё themi, se ishte pikёrisht kjo jetё me travaje, por edhe malli dhe dashuria e thekur pёr gjithçka la pas nё vendlidje, qё i injektuan atij tharmin pёr tu bёrё njё poet i shpirtit dhe i tokёs. Libri i ri poetik, “Yjet nё mesin e ditёs”, ёshtё konceptuar si njё ansambёl pёrjetimesh nё tёrёsinё e tij, por pёr arsye tematike ёshtё ndarё nё tri pjesё: “Frymё jete”, “Dashuria” dhe “Dedikime”. Nё “toplist” ёshtё poezia “Yje nё mesin e ditёs”, si njё kostellacion shpirtёror, ku poeti shpёrfaq nё mёnyrё meditative atё qё pёrbёn shtysёn kryesore pёr tё jetuar: tё qёnit kurdoherё i rrethuar, edhe nё mungesё fizike, nga dashuria pa kufi e njerёzve mё tё dashur.
Vargjet tingёllojnё si sentenca e jetёs, pёr t’u pranuar pa ekuivoke:
“Tё shohёsh yje nё mesin e ditёs/Dhe diellin nё mesnatёn e paanё/Tё shohёsh fytyrat e njerёzve mё tё dashur/Kur je i vetёm, pa askёnd pranё”. “Tё shohёsh botёn nё kokrrizёn e rёrёs/Tё ndjesh dallgёn nё gotёn e ujit mbi tavolinё/Dhe nё heshtjen mё tё thellё tё gruas qё do/Tё dёgjosh fjalёt e zjarrta pёr dashurinё”.
Njё ndjesi tjetёr tё veçantё sjell poezia “Qiparisi”, qё vjen si njё sugjestion malli por edhe me njё simbolikё tё thellё dhe intriguese. Qiparisi ёshtё mbi tё gjitha memorial pёr nёnёn, njeriun mё tё shtrenjtё dhe mё tё dashur nё botё.
Poeti shkruan:“Atje, nën atë hije, nëna ime pushonte/Poshtë trungut të bardhë e të drejtë./Përsipër gjethet i frushullonte era/Si një muzikë e ëmbël, e qetë”.
“Tash qiparisi i bardhë atje nuk duket./As nëna ime dhe hija e tij nuk është më./Por kujtimi, ah kujtimi, nuk më shkundet./E nga malli loti – lotin ma zë”.
Shkrimin e poezisё poeti e konsideron si diçka tё shenjtё, si psalmet qё i takojnё altarit. Bashkёjetesa nuk mund tё njohё asnjё “tradhti”.
“Kështu jetën e vazhdojmë/Unë dhe poezia./S’mund të ndahemi, të tradhtojmë./Në mes nesh jeton mirësia”. Nё kёtё linjё ravijёzimi janё edhe poezitё “Vargu im” dhe “Pёr poezinё”. Sipas dinamikёs sё jetёs, poezia lёviz dhe ndalet si njё “stopcamera”,nё vende e vise, qё pёr nga mbresat qё pёrcjellin, u ngjajnё vendeve ekzotike apo djepeve tё baladave.
Kёtu mund tё pёrmendim poezitё “Shkodra”, “Nё Firence”, ‘E po s’futet
Torre Pizza nё thes”, “Shtatё liqejtё e Lurёs”, “Lumit pёrbri shtёpisё sime”, etj.
Tek kjo e fundit, poeti ka shprehur “preambulёn” e thesarit tё tij shpirtёror:
“Përrallë e bukur e fëmijërisë./Magjia që s’ka kthim./Valët e lumit tim”.
Nё pёrgjithёsi poeti ka njё metёr tё konstitucionit tё tij moral pёr tё matur dhe pёr tё ndarё tё mirёn nga e keqja, pozitiven nga negativja nё jetёn familjare dhe nё atё sociale. Shёnjestra e tij godet me vargje nё targetin e duhur nё poezitё me titull: “Betejat e jetёs”, “Macja dhe mini”, etj. Ka edhe poezi qё kanё njё qasje religjioze dhe spirituale si: “Shpirtёrat” dhe “Zoti” qё e ngjyrojnё mё shumё mozaikun tematik. Me mjaft maturi dhe ekuilibёr trajtohen disa poezi, pak shpotitёse dhe me sensin e humorit, kur bёhet fjalё pёr ngjarje dhe takime tё gёzueshme mes shokёsh dhe miqsh apo disa fabula poetike. Pёr ilustrim pёrmendim poezitё: “Sekreti”, “Sinqeritet shokёsh”, “Grindja”, e ndonjё tjetёr. “Çdo varg që shkruan mbi letër të bardhë/Ka aromë prodhime deti./Miqtë i pret me raki e venë./I pakënaqur nuk mbet as mbreti”. ( Poezia “Sekreti” ). Si autoportet i njeriut tё thjeshtё dhe fisnik vjen poezia: “Atё vogёlush ju e njihni”; ndёrsa nuk mungojnё poezitё kushtuar natyrёs, tokёs sё tij, ku janё rrёnjёt stёrgjyshore.( “Kthim nga ara”, “Peizazh”, “Gjahu”, “Njё vjershё pёr pranverёn” etj.
Ndryshimet demokratike vijnё si njё shpresё e ringjallur dhe poeti i pёrjeton sё brendshmi duke u blatuar vargje poetike.( Poezia: “Demokracisё”, “Ajo datё”, “Kёnga e demokracisё”).
Nё pjesёn e dytё tё librit titulluar “Dashuria”, zёnё vend si margaritarё tё ndritshёm lirikat e dashurisё. Nuk ka poezi, pa dashuri.
Prandaj shumё poetё tё shquar botёrorё, nga lashtёsia deri nё ditёt e sotme dhe shumё poetё shqiptarё i kanё dhёnё frymё dhe zё tё veçantё kёsaj ndjenje sublime.
Por poeti Nikoll Njeçi kishte fatin t’i pёrkasё njё treve si Lezha, qё mban nё gjirin e saj disa emra tё nderuar shkrimtarёsh dhe poetёsh. Ata, pёrpos tё tjerash, u shquan edhe si poetё lirikё, si: Ndoc Gjetja, Rudolf Marku, Preç Zogaj etj. Duke vazhduar pastaj me njё plejadё tjetёr autorёsh, qё ecёn nё gjurmёt e tyre dhe qё janё edhe miq tё poetit, si: Marash Mirashi, Mark Simoni, Salvator Gjeçi, Zef Pёrgega, etj.
Poeti Nikoll Njeçi ka regjistrin e tij origjinal nё çdo varg qё i pёrkushtohet dashurisё si ndjenjё mbi ndjenjat.Dashuria vjen si njё valё me frekuencё tё lartё, por mbi tё gjitha mbi njё realitet tё prekshёm tokёsor dhe jetёsor, ku pёrfshihen portreti me ngjyrё i tё dashurёs, takimet e kryera apo tё imagjinuara, shqetёsimet dashurore, gёzimet dhe dhimbjet, ndarjet, bashkimet e gjithçka tjetёr, si njё univers qё lёviz vetё qёnien e njeriut qё dashuron.
Ndёr poezitё mё tё bukura veçojmё: “E dashur”, “Fatmira”, “Mё dil nё takim”, “Fjala qё ma ngriu shtatin”, “Po tё kёrkoj ty”, “Pas dashurisё”, “Maria”, etj. “Më vjen si një dritë në shpirt/Më vjen e ngrohtë, dashuri./Po bëhem rob i vetvetes/Si mund tё jetoj pa ty”.( Poezia “E dashur” ). “Fatmira, i mungon shumë syve të mi./E veshur bukur/Vegon si një magji”. ( Poezia “Fatmira” ) Si lidhja e ashtit me mishin ёshtё lidhja e poetit me dashurinё. “Dhe kthehet prapë nga e para/Se diçka ndoshta mbeti./Sepse nga zemra vuan./Nuk më habit
poeti”. Pjesa e tretё e librit, titulluar “Dedikime”, pёrmban kryesisht poezi kushtuar miqve; prej tyre tё shumtёt jetojnё. Tё mallёngjen dhe tё mbush me frymёzim poezia e mikut poet, Zef Pergega, nё emigrim, dedikuar vendlindjes sё tij me emrin e lashtё Bassania dhe kujtimeve tё pёrbashkёta me poetin Nikoll Njeçi.Njё vend kryesor zё edhe poezia kushtuar nёnёs, ( “Nёnёs”) , qё rezonon ndjenjat e lidhjes sё veçantё shpirtёrore. Duket jo thjesht dedikim, por edhe njё adhurim, fryma qё pёrshkon poezinё: “Pyetja adekuate pёr njё poet, ( pёr poetin Laureat, Rudolf Marku ), pёr vetё disa peripeci qё kaloi jeta dhe krijimtaria e tij nёn regjimin komunist. Pёr ilustrim citojmё:
“Ishim si në tehun e briskut/në ato vite të rinisë sonë./Dikush më afrohej, më shtirej si mik/Dhe gjoja si mik donte informacion”.
Ka shumё mall dhe frymё elegjie poezia kushtuar poetit tё ndjerё lezhjan, Mehdi Dashi. “Le të rrjedhë koha lumë/Moti le të ndrrohet në dit dhe net/Miku ynë i mirë, poet/S’do të harrohet kurrë/Përjetë”. ( Poezia “Poeti i paharruar” ).
Lista e titujve vazhdon me poezitё e ndjera dhe mjaft miqёsore pёr poetёt e admiruar apo afёr rrethit tё tij, ( Safos, P. Zogaj, A. Baliaj, L. Kalaj, T. Nikolli, F. Kovaçi ). Nё respekt tё poetit Nikoll Njeçi, si njё gjest i çmuar miqёsor ndaj tij, ёshtё shkruar edhe njё poezi qё mbyll kёtё libёr poetik, nga miku i tij i ngushtё poet, Azem Baliaj. Kёto poezi janё shenja tё forta miqёsie, tё njё shpirti altruist dhe tё ndriçuar nga virtyti i mirёsisё. Të gjitha poezitë e librit, “Yje nё mesin e ditёs”, tё poetit Nikoll Njeçi, lexohen me ëndje pasi janë të ngrohta, tё thjeshta dhe jo deklarative, pa dukje intelektualiste, kanë pulsin e jetës, mallin dhe nostalgjinë, dashurinë për nënën, vendlindjen, miqtë, atdheun etj.
Poezitë janë shkruar nё pёrgjithёsi me varg tё lirё, herё – herё strofike tё rregullta me një metër të shkurtër, ku nuk mungon as rima. Vargu vjen i latuar, lakonik ku gjejmё nё pёrgjithёsi figura tё thjeshta por edhe dhe trope metaforike apo simbolike.
Fjalori i zgjedhur bukur, brenda arealit gjeografik dhe gjuhësor krijon momente prekëse dhe impresionuese.
Poeti krijon një realitet artistik mbi çdo gjë, send e objekt, ngjarje e personazhe nga jeta e përditshme larg fantazisë së rënduar, abstraksionit etj. Duke përmbyllur këto shënime letrare, si një refleksion i shpejtë mbi librin poetik “Yje nё mesin e ditёs”, nga poeti Nikoll Njeçi, i urojmё atij shëndet dhe jetëgjatësi dhe pse jo, i ujojmё edhe prurje të reja letrare.
Rrugëtim të mbarë librit për te lexuesit! Suksese të tjera autorit!

Exit mobile version