Site icon Gazeta Nacional Albania

MALL I GUSHTIT TË DRUNJTË. Poezi nga Valbona Kolaveri

MALL I GUSHTIT TË DRUNJTË

Nga Valbona Kolaveri

SHOQE TË ÇUDITSHME

Dikur,
Diku dēgjova
Qē motrat janē shoqe të çuditshme,
U mahnita nga habia,
Ndoshta,
Ngaqë vijnë ndryshe rimishërimesh nga të tjera ngjizje ,
Në ndalesat e posaçme nëpër kohë udhëtimesh ,
E kështu, prekin çdo skaj të segmenteve të përballjes së mundimshme në me vetesh,
Të frikēs së mosnjohjes,
Të mosikjes së përjetshme,
Atje përtej dritës

Aty,
Gjatë ato njëra tjetrën pritën,
Se largesat sjanë gjē tjetër vecse kohë,
Kohë dhe dimensione të arritshme,
Veshur pritje dhe dëshirē,
E zvogēlohet koeficientësh tkurrjeve
Kalkuluar me stigma vështrimesh nëpër fate
Dëshpërimesh,
Por që barqeve barsur prej nga vijnë në këtë botë,
Sido që syve ato puthen,
Janë në veçantinë e tyre
Në misterin dashuri.

MALL I GUSHTIT TË DRUNJTË

Ai u nis që pa gdhirë
Udhës së eshkët gushtit të drunjtë ,
Ngarkuar shpirtit sfilitës
Mori me vete një çantē brengash ,
Udhëhequr vetmisë nën romuze
Rënduar çaste pendesash dhe mall

Nxitoi të shihte nënën me sytë e vogëlisë
Koha si një breshkē e mbledhur nën zhguall,
Ja kish dhënë një mijë lutje t’ia zhbrazte nē prehër
Ta bekonte si dikur preludeve të fëmijërisë

Tek shqepnin ngadalë arna kujtimesh
Ti ulej në gjunjë e t’ia puthte amanetet,
E shihte si ajo zvogëlohej në trup çdo ditë shēndërrimesh
Një dritē brënda shpirtit i ndizej teksa lehtë duarve e prekte

Të ngulfatur barqeve të ankthit
Kishin kohë pa u parë,
Puthën kripë lotësh faqesh tek u rridhnin
Mbuluar përqafimesh ,
Si dy të porsaardhur nga njē kohë e largēt

HESHTJE

Unë,
Heshtje e dhembsun

Ti,
Mall i murosun
Shtat pash nën dhe

Piskamë
E shpirtit të idhnum
Nën vaj

Çilja derën andrrës
Se po du
Me të pa

Hapja natës sytë
Vetëm nji dekikë

E mandej,

Mandej
Çlodhu,
Atje larg

Brigjeve të jehonës
Shtriu

E ndij
Aty për mu

Kur era t’vijn
Me një shirok

Dije
Se njaty
Për ty kam lotin

UDHËT E VETVETES

Në udhët e mistershme të vetvetes,
Hija e shpirtit tim
Eshtë e gjatë,
Ka krahët e një shpendi
Që herë me duket sterr ,
Ku si nje korb vertitet
Të hajë ngadalë vetveten,
Të bërtasë zēçjerrë
Nga brejtja e gjate neteve,
Shumfish zbërthyer ,
Në faktorin më të thjeshtë
Frymën,
Qe peng e la ngahera lutjeve

Dhe here si të një falkoi,
Që rend me hov të ngrihet
Për të mos rënë ujrave thellë,
E krahët mos ti këputen,
Dhe pse dhimbjen
Duhet ta harrojë,
Të mbrrijë aty ku duhet
Me fuqine e plotë ,
Ku rrënjêve të mia thërras
Të mbledhë energjinë e mirë,
Drejt udhës së dielltë
Të faljes ,
Ku të mos ndëshkohet më
Me sqepin e një korbi,
Që më pas dalngadalë,
Pak nga pak të vdes
Dhe pse mbetem gjallë.

KUR PUTH INATET

Mosdashja po puth në mjerim inatet,
Dhe rend pas epshit të rrejshëm
Natë dhe ditë

Ajo ka harruar si rrotullohen fatet,
Zemra deri atëherë do i jetë zbrazur
Kur do të dojë të puthë me afsh dashninë

HIJET

Ecën gjithnjë përbri meje një hije,
Ka çehre të dukshme
Prej të çmenduri,
E shtat prej të pamunduari

Përmasat i ka të nje laneti
Që duket se ka zbritur nga fundi i planetit,
Dhe bojën e ka të mbyllur
Si të një katrauri ngjyer me të zezën e një të pafytyri

Përbri meje qëndojnë shumë prej tyre,
Më duken të shumfishuar iluzionesh
Prej tmerrit,
Bllokojnë energjitë e lëvizjes
Tejdukshëm duken e zhduken sikur mbijnë nga ferri.

MISTERET E URREJTJES

Në pakuptimin e bindjes se kush je,
Nëse ecën në misteret e urrejtjes
Në shtratin e gënjeshtrës fle,
Dhe veten dalngadalë vret

Me pamundësinë e njohjes vishesh,
Krihesh ashpër me krëhërin e inateve,
Lyhesh me të kuqin gjak që do të ndezësh,
Dhe mashtron tek shitesh
Me bukurinë qê vret,
Nën kulmin e një shpirti të djallosur
Që nuk ka strehë vetveten

Dhe mbarsesh pavetëdijes
Mosnjohjes i vë pritë,
Dhe rend në rendjet e paudha
Pas egos që hijesh të vërtit

Territ që si bosht ka ndarjen
Mllefit lëshon veç britma,
Qëndron larg udhëve të fjalës
Që shpirtrat lidhin ura,

SHPIRTI

Në çarçafët e heshtjes
Shpirti gjen prehjen e përkorë të vetes,
Aty ku e pakuptimta ndizet zjarresh
Dhe të pushton gjithë qënien,
Si një demon i etur brengash,
Të shtyn drejt vallëzimit
Me ujqërit e guximit

Të detyron të shohësh,
Në brendinë e më të pakapshmes
Te perceptuesit e ndijimeve të unit,
Ku energjitë ,
Pështjellohen në dimensione të tjera,
Nē kalkulime ,
Që s’të lenë të ecësh si dikur

Aty ku fillimet e dyjëzimet
Flinin në jastekë mendimesh,
Tani digjen në flakët e vdekjes
Të një njeriu tjetër,
Ashtu si në rrathët e Dantes,
Ku bashkë me egon
U tretet hiri i ndërgjegjes,
E gjësë që më s’të duhet

Të bën të ndalesh,
Të qash sa mundesh
E të shohësh thellë,
Nē tunele që s’kanë fund
Pa dritë,
Atje ku fenerët e mëndjes janë fikur,
Dhe shpirti në pavetëdije
Kërkon të kërcejë
Në një triumf të ri,
Atë të pranimit pa turp të vetes

Se aty kupton
Që je në një tjetër univers,
Që di të udhëtosh
I vetëm dhe pa frikë,
Pa menduar më
Për askënd dhe për asgjë

Se aty ajo je ti
Me hije edhe pa hije.

KUJTESË SHQIPTARE

Unë jam kujtesa e një shqiponje,
Qe lidh kohë mes malesh
E vë pritë me krahët e një dragooi,
Dhe mbron truallin me flakë

Me sqepin e një falkoi
Ushqej zogjtë çdo ditë,
Me kujtesën e të parëve ku ëndrra agoi
Ku qeleshja zbardhonte çdo shpirt

Unë jam një mjelmë
Që lundroj ujrave të shpresës,
E dlirë dhe krenare
Me sytë që shkëlqejnë shpuzë drejt së ardhmes.

EKUACION EMOCIONAL

Ne ekluacionin tim emocional të zhvillimit
Mbështetur në teorinē e hijeve,
Përballë pasqyrave të vetvetes
Mbetem një ndryshore e panjohur

Në barazimin e të vërtetave
Që priten çdo çast të ndodhin,
Qëndroj e palëkundur ,
Në mos paraqitjen e fundeve të zgjidhjes

Në gravitetin e fuqisë së mendimit
Loz mes heshtjesh,
Në skajet më të skajshme
Qarqesh rrethuar mes misteresh

Reflektimesh të thella
Mes balancave të shpirtit,
Pushoj pa u ndier
Hermetizuar udhëve të unit,
Mbi projeksionet e intuitave që më çojnē larg

Një hap përpara drejt së padukshmes shkoj
Ku vetja le të më bēhet dritē..
Anashkaluar teheve ,
Që fundosin drejt humnerash.

BREJTJA E VETES

Gangrenë e kohëve maniake
Mendimet e mia i ka ngrirē,
Dhe j’u bluajti në mullirin e vjetër të vetes, brishtësitë

Pluhur m’u brejtën ngadalë pezmit të hutimit
Si mola kur teshën e pastër e gërryen,
Në arkën e drunjtē të vetēbesimit

Se nuk u mbuluan me degën e shpresës,
E ndjenjës së ftonjtë ,
Dhe mollës erëmirë

Ranë nën vrugun e pezmës,
Të gjejnë fundin e lidhjes së brengës,
E më pas, të çelnin sytha të reja pasionesh.

ZËRI I PAQES

Në kumbimet e kujtimeve të largëta
Zëri i paqes po thërret dritë,
Edhe nëse harrimet janë nderë pa jetë,
Pa shpirt

Në zemërime projeksionesh të eshkëta
I le pas kutërbimet e idhnimit
Dhe endjet për trillime,
Se nuk ka kohë për ndarje

Ndarja ndan çdo ndarje
Dhe shkon gjer tek etërit,
Tua brej eshtrat
Në udhët e brishta të amshimit

PERVEÇ MEJE

Sistem ndjenjash kalkulohen brishtë
Tek unë,
Në memorie të ndryshueshme
Çastesh të panjohura

Jam sa aty,
-këtu,
E mbledhur në një grusht pasioni,
Ku mbledh dhe zbres gjithë mendimet
E pathëna

Në gjetjen e një pikëprerjeje të vërtetë,
Që si drejdëza
Ka ēndrrat dhe manifestimet,
Kordinatat e së cilës
Përveç meje askush nuk i di.

PSALM I NËNËS

Andej nga deti tirrte kajde
Kënga e gjinkallave s’kish të sosur,
Atje zemra e nënës vajtoi një mal plot me derte
Cingrisja e tyre ua plasi ditëve dhe zhguallin e motçëm

Andej nga deti strukej malit
Kënga e nënës buçiste zemrës,
I numëroi me ankth gjithë ditët e beharit
Me lutjet për bijtë mbuluar me psalme dhe puthje.

STIVË NDJENJASH

Mes egosh të çmendura
Ditësh tinzare,
Kam stivuar ndjenjat

Në një arkë të zemrës
Çmontuar menteshash,
Me një dry të prishur kohësh idhnake
Kam zbrazur gjithë mëritë

Si gjethe të vyshkura
Ranë furishëm brēnda shpirtit tim,
Se ndryshe kurrsesi
S’do më kursenin stuhitë

Renditur rendesh
Aty ku veç shpirti përmendet,
Me një pëlhurë të bardhë erëmollë,
Mbuluar psalmesh nën lutje
Mbaj të përkorë dashninë

Me të as stinët brënda meje
Më nuk plaken asesi
As dimri, akujsh vetmie
Më nuk nxin.

NË FRON TË HESHTJES

I ulem dites në fron të heshtjes,
Dhe mendime konturoj gjithfarëlloj
Duke kornizuar një frizurë të shpirtit,
Tē cilën herë e konturoj
Si njē pikturë abstraksion,
Me një amalgamë vijëzimesh e ngjyrash
Gjer në kufinjtë e çmendurisë e së perceptimit,
E herë si një portret i butë,
Që si imazh ka buzëqeshjen,
Por që fsheh mijëra tė pathëna,
Qē bojrat e kohës ia mbiveshën si nur.

Exit mobile version