Site icon Gazeta Nacional Albania

MANIFESTI I TOKËS DHE I NDËRGJEGJES NJERËZORE. Nga SHEQERE SINA OZUNI

 

  1. TOKA DHE FRYMA: NJË LIDHJE QË NUK DUHET KPUTUR

 

Toka nuk është thjesht truall, ajo është një qenie e gjallë që ushqehet nga fryma dhe puna e njeriut. Kur njeriu e braktis vendin, toka pëson “vdekje të qelizave”; ajo plasaritet dhe shembet, ashtu siç po shohim malet tona që po bien poshtë. Pa dashurinë dhe energjinë e njeriut, toka e humbet sigurinë. Ne duhet ta kuptojmë se toka na mban gjallë me ushqim, prandaj braktisja e saj është braktisje e vetë jetës.

 

DHIMBJA PËR RRËNJËT DHE PLAGA E EMIGRIMIT

 

Më dhemb shpirti kur shoh se fshatrat tona kanë humbur në këto vite. Njerëzit ikin për të lulëzuar vendet e huaja, ndërsa shtëpitë e prindërve, të ndërtuara me mund e djersë, po kthehen në rrënoja. Kockat e nënave dhe baballarëve tanë që luftuan për këtë tokë, nuk meritojnë të “mbyten” në detin e harresës. Pa rrënjët, njeriu mbetet i vetmuar, mendja nuk i qarkullon dhe shpirti i vdes.

 

SIGURIA DHE VETËMBROJTJA PËRMES MIRËSISË

 

Përballë “ujqve” dhe “skifterëve” që bredhin të lirë dhe rrëmbejnë sigurinë tonë, ne duhet të mbrohemi me Besimin në Zot dhe me Edukatën e Nënës. Filozofia ime mbetet e pathyeshme:

“Njerëzit i vras me mirësi”. Vetëm duke u korrigjuar dhe duke pasur paqe e qetësi brenda vetes, mund ta mposhtim errësirën dhe ta kthejmë lotin në dritë.

 

THIRRJA PËR NDRYSHIM: TEKNOLOGJIA DHE MEDIA

 

Portalet dhe televizionet kanë një përgjegjësi të madhe që sot nuk po e kryejnë. Pasqyrimi i gabuar ndikon keq në edukimin e rinisë. Duhet të flasim për punën e krahut, për bukurinë e fshatit dhe për forcën e gruas shqiptare, si “Zana” që ngrihet nga zeroja për t’u bërë mbretëreshë e jetës së saj.

 

Mbyllje:

“Të rrojnë pallatet, se po nga fshati vjen ushqimi.” Ky është mesazhi im për çdo shqiptar: Duaje familjen dhe vendlindjen, mos e braktis, se edhe vendi të mallkon. Le të bëhemi bashkë që Shqipëria të lartësohet në këtë tokë!

 

 

TOKA DHE NJERIU

 

Toka është rënduar dhe skllavëruar,

Nga njerëz pa Zot, të pa edukuar…

Ajo vuan e rënkon nga pesha e rëndë,

Plasaritet e thahet, në çdo vend…

Bien tërmetet radhë pas radhe,

Zoti e ruajt nga hataja e madhe!

Të mos ndodhi kurrë kataklizmi,

Të shpëtojë nga zhdukja njerëzimi!…

O njeri, ruaje tokën, ruaje si flori!

Se malet e shkretuar po rënkojnë

Nga gërryerjet, që pyjet shkatërrojnë

Dhe nga zjarret, që po i përvëlojnë.

Duhet njeriu me mençuri të punojë,

Tokën, si sytë e ballit ta konsiderojë,

Ta ruajë shumë nga ngrohja globale,

Përndryshe detet do ngjiten mbi male…

 

Exit mobile version