Një pyetje kjo do thosha, jo interesante, intervenuese, por e domosdoshme, e shtruar përpara krijuesve, shkrimtarëve dhe artistëve të çdo lloji. Gjithmonë më ka ngacmuar kjo pyetje. Si ka mundësi që një armatë e madhe krijuesish të mos kenë një organizatë, një institucion të tyren, ku të rrihen mendime, problematika, të merren vendime në të mirë dhe në interes të artit të shkruar, në interes të krijuesve e krijimtarive të tyre? Ajo ka qenë dhe nuk është më. Kishte godinën e vet dhe u zhbë. Kush, qysh e tek u zhbë, pse, si, çfarë u bë që u zhbë? Me kohë le t’i kthehemi edhe kësaj, por tani është emergjente bërja. Koha po e thërret. Është vonë, por domozdoshmëri, krijimi i një organizate gjithëpërfshirëse të shkrimtarëve dhe artistëve. U duk sikur erdhi dhe para disa vitesh një frymë entusiaste për rigjenerimin e lidhjes a formimit të një të reje dhe kaq.
- Pa më të voglin diskutim, po, duhet një organizim serioz, profesional dhe i mbështetur mirë në disa shtylla të qëndrueshme.
Thirrja e z. Mujo Buçoapaj më tërhoqi, më krijoi një besim se mund të bëhet.
Është krijuar një rrumpallë aq e madhe, aq e pavend, aq e diskutueshme, saqë është me të vërtetë një domosdoshmëri historike, e cila do t’i ndryshonte faqen kësaj situate alarmante në të cilën ndodhet gjendja e prodhimtarisë së shkruar sot.
Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve, do të garantonte lirinë krijuese, të drejtën e autorit dhe dinjiterin profesionsl të artistëve shqiptarë. E megjithëatë, kjo do të jetë një fazë e vështirë mendoj, për vetë faktin se dëmet që janë bërë në këtë drejtim janë të mëdha. Prandaj duhet një kohë relative që të zhbëjë këto dëme, të verë në balancë efikasitetin e hapave të rinj, e mandej të fillojnë të duken rezultatet. Dhe kjo nuk do të jetë e lehtë,,,
- Do të kërkojë kohë që ky organizëm të ndërtohet e më tej të funksionojë në bazë të këtyre elementëve që po shtrohen.
Statuti e programi i organizatës duhen të jenë të mirëmenduara dhe të formulohen nga njerëz me ide, përgatitje dhe nivel intelektual.
Në radhë të parë duhen zgjedhur strukturat me njerës të pakompromentueshëm. Zgjidhet kryesia, bordi dhe kryetari, ku të gjithë këta të kenë një afat kohor qëndrimi dhe të ndërrohen. Anëtarët duhet të kenë kritere pranimi.
Pluralizmi dhe demokracia mbahen me rregulla, procedura, shpërndarje të pushterit dhe trasparencë.
- Padyshim që duhet të jetë një institucion aktiv që do të negociojë standarte profesionale, kontrata dinjitoze, politika botimi dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit, poor me zbatimin e të gjitha këtyre, të krijojë besim tek anëtarët e saj dhe më gjerë.
- Mungesa e një strukture të unifikuar që të artikulojë kërkesat e shkrimtarëve dhe artistëve përballë shtetit dhe tregut kulturor, janë si pasojë jo e një faktori të vetëm, por janë disa faktorë që përplasen bashkë.
Përderisa tek ne të dominojë ndarja në grupe dhe mijetesa individuale, pa një interes konkret që të krijojë një kauz, të krijojë dinjitetin profesional, kjo mungedë do të jetë prezente.
- Pikërisht, ka ardhur koha, për të mos thënë se duhej kohë më parë, pra jemi shumë vonë, që krijuesit shqiptarë të kenë një zë të përbashkët institucional, për të promovuar në mënyrë të organizuar letërsinë dhe artet shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Kjo periudhë e gjatë ka krijuar fenonenin e promovimeve pa kriter dhe të pamerituara, duke mjaftuar një mik dhe ca para.
- Jam dakort që të thirret një Kuvend i ri i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, mbi baza statutore, transparente dhe gjithëpërfshirëse. Jo si shoqatë funksionale, por si institucion në shërbim të krijuesve shqiptarë. Duhet të shkohet dhe më tej, të kërkohet godina ekzistuese e Lidhjes, e cila të ketë vazhdimpsinë e saj por me praktika të reja.
Nurie Maliqi Baduni

