Gazeta Nacional Albania

METAFIZIKA E DASHURISË. Poezi nga Isa Ponari

 

 

Asnjëherë nuk kam shkëlqyer në metafizikë,
Jam perpjekur shumë herë të llogoris perimetrin e perqafimit,
Shtypjen e një puthje
Dhe bumerangun e saj.
Asnje here nuk arrita te nxjerr perfundimin.
Nuk arrita te mati
Shpejtesine e dy trupave që rendin,
Drejt njeri-tjetrit ne dashuri
Kurrë nuk munda te mas decibelet e rrahjes së zemrës
Zhurmen e heshtjes te shpirtit te dashuruar.
Arkimedin e perbuza,
qe arriti te llogorise zhytjen e trupave ne nje leng
Por nuk arriti te llogorise
Pse fundoset shpirti ne nje det pa uji.
Njutoni, mundi te mas shpejtësinë e trupave në gravitacion
Por jo terheqjen e gjthesishme te zemrave.

Mendelejevi nuk la vend bosh
Ne tabelen e ti per kiminë e nje puthje passioni.
Aleksander Volta nuk mati kurr
Si ngrihet e ulët në dashuri
në një bashkëveprim trupash tensioni.
Gjeometria e Pitagores
nuk mund te llogarisë hipotenuzen e shikimit
Ainshtajni verteton që është relativ universi.
Por nuk funksionon formula e tij, E=mc2 ne dashuri.
Asnje her nuk kam pas sukses në metafizikë,
Formulat dhe teoremat nuk më dilnin.
Hyra brenda nje labirinti me dashurite,
Hyra dhe mbeta, kontot nuk rekordonin.
Me dashurinë, të hapura më mbetën përherë llogaritë.

 

 

 

 

UDHËTIM DREJT VET VETËS

 

Me asnjë nuk e krahsoj udhëtimin tim.
Unë jam vendi ku u nisa dhe historia,
Unë jam një milion bote,
Nje milion rruge.
Në se deshtova, nuk jam asgjë.
Nese kapi finishin,
Une jam starti,finishi dhe lavdia.
Nuk krahasohem me askënd,
Askush nuk e ka kaluar honin tim shkëmbor
As detin as pyllin tim me të pa priturat e tij.
Kur dua te krahasohem,
Mati veten me veten.
Me hapin tim mati ecjen.

Nese do te provosh,
Si eca ?
Ec nje her të veteme
Me këpucët e mija.
Ndryshe nuk kupton ,
Pse ballfaqohem
Vetem me rrugen time.

 

 

FESHFERIMA E ERËS

Feshferime e eres degjohet ne vetmi,
Dhe ajri levize ashtu brenda, mister.
Ndersa ti afrohesh me pak shejtani,
Me puth, the te dua, dhe ike si valet ne eter

Era e kesaj nate, iken, zhduket ne korie
Qendroj brenda vetes, dhe mbyllem ne vetmi
Qesh pa kuptuar, qesh si brenda nje marrezie
Ike befas, zemren ma le te helmuar, shpirtin n’agoni.

Askush dhe per asgje si ti s’me ben te vuaj
Me mire nje vdekje, se nje dashuri e paguar.
Ti ike, tani veç kujtimin tend relike do ta ruaj.
Mbetur si nje murg mesjete, vetem i harruar.

 

 

 

 

 

TE  SHTEPIA E POETIT

 

Sot rastesisht te shtepia e poetit.
Shtepia e Homerit shqiptar mbetur ne harrese.
E kuptoj psehen e njerezve te shtetit.
Por nuk mund te kuptoj psehen e njerezve të fesë

Bota ka mijera shenjtor e shejterime
Festa dhe emra dedikuar per shejterine
Te gjith per ne dhe boten jane plot me bekime.
Por shenjetor si Fishta nuk ka per Shqiperine.

Isha rastesisht te shtepia e njeriut me pende e veladon
E pashe te rrenuar nga vitet dhe koha e perçudnise.
Klitha sa munda se mos dikush po degjon.
Thirra dhe ja lash kete mekat per gjykim perendise.

 

 

IKJA E MEHMETIT!

 

Nuk e di pse ?
Nje dhembje te dyfishtë pata per ty shoku im
Ndoshta edhe pse ne prag te vdekjes buzeqeshe
Per te ikur nga kjo bote pa trishtim.

Dhembje te dyfishtë!
E pse jo? Kur gjithë jeten udhetove
Mes buzqeshjes dhe mundimit.
Mundimin e mbaje per vete
Kurr s’na tregove.
Buzeqeshjen na fale
Edhe mes trishtimit.

 

 

 

MALL

 

 

Sa here ndodhem ne vendlindje,
Ndaloj prane një guri që është si çdo gur tjetër.
Por sa herë e shoh e kujtoj atë dhimbje
Në gjurin tim shoh shënjen e plagës se vjetër.

Atje sa herë që shkoj kërkoj copëza me kujtime
Pak fëmijëri si këpucë e grisur,hedhur pa kujdes.
Të mbledh çaste nostalgjie dhëmbje dhe gëzime,
Te futura rrumujshëm si rraqet e vjetra në një thes.

Edhe naten e Shëngjergjit e kujtoj me nostalgji.
Mbushur më blegërima qingjash të sapo ndarë.
Kujtoj lulet më zhardhok, që dilnin nën kajsi.
Kujtoj gjyshin Ramë, që ì binte një fyelli të bardhë

Sa herë shkel në vendlindje, kujtimet ma prishin qetesine.
Qëndresen ma thyejn zerat e njerezve qe kan ikur.
Dhe ndonjë pikë loti ma tradheton burrerine,
Prane oxhakut te madh me thengjill te fikur.

Sa herë shkoj në vëndlindje ,
Ledhatoj gurin që më bëri me plagë në gju
Kanë ikur vite por shenja ka mbetur si gjurmë në udhëtime.
Si thirrje e dhembjes te kthehem perhere këtu.

 

 

 

 

ËNDRRAT

Brënda meje flënë
Harrimet,
kujtimet
Lodrat e femijërisë.
Brenda meje flënë
Lbrat shkollorë
Dhe klasat e zhurmshme
Si oshtimë e eres ne ahishte
Brënda meje flënë bubullimat,
dimrat e eger
Erërat dhe shiu me rrembim.
Brënda meje flënë
Zeri burreror i babës
Dhe prehri i ëmbel nanës.
Brenda meje është pergjumur
Kete çast edhe dashuria
Por ju ëndrrat e mia
Nuk fjetet.
Vetem ju s’ju vura ne gjumë,
Kurr.
As te perkdhelura,
As me ninullë,
As te dehura nga rakia
As nga lodhja, mundimi,
Nga dhimbjet jo se jo
Por as nga dashuria

Ne gjume, me derguat ne qiell ,
Si zog fluturova.
Me hodhet ne krah femre
Te pa njohur
Me puthje t’valuar
Ëmbelsi perrallore ndjeva
Pastaj zhgenjime
Dhe nje zgjim i helmuar
Ti vetem ti
Kurr nuk u pergjume
Endra ime
Asnjeherë s’mu ndave ,
Me bëtë shoqeri ne pergjumje,
Ne gezime ,
Ne dhëmbje
E ne dashuri
Pa emer.
Endrra ime e vjeter
Dhe e re.
Deri ne amshim.

 

 

TROPOJANJA

Vala e Valbonës,
Qe buron nga mali.
Syri yt bojqielli,
Bukurine ja fali.

 

As lulet e verës.
Plot arome e ngjyra.
Ty s’te hynë në sy,
Ti je me e mira.

 

Edhe vetetima
Shkrep e bubullon.
Kur kalon ti rrugës,
Dritë e gjëmë pushon.

 

Dhe hëna e plotë,
Anash të kalon.
Për dritën qe ka,
Me ty nuk afron

 

Dhe dielli me rreze,
Ty të rrin karshi.
Dhe pse ngroh e shendrit
Nuk matet me ty.

 

 

 

FJALE

Kemi fjale
Fjale qe blejme,
E fajale qe shesim.
Fjale te njeriut qe vdes,
Dhe fjalet i mbesin.

Kemi fjale te thene,
E fjale ne mendje mbetur.
Kemi fjale te dhene .
Bese burri.
E bashkë me burrin tretur

Kemi fjale per kuvend,
E kuvend per fjale.
Pordhe qe shiten si mend
Dhe fjale qe s’mbahet si fjalë.

Kemi fjale per dashuri
Per urrejtje, zenka e dredhi.
Kemi fjale per jeten qe vdes.
E vdekjen qe jeton.
Fjale per puthjet,
E trimin qe lufton.

Kemi fjale qe vret
Dhe fjale te shkruar.
Kemi fjale qe uron,
E fjale te helmuar.

Kemi fjale pushtetar e deputeti,
Fjale sekretari e fjalim mbreti.
Fjale mashtruesi e kortezie.
Por nuk kemi fjale shpirti.
Sinqeritet fëmijë.