Gazeta Nacional Albania

Metila’s Dervishi Metila: Refleksion për Festivalin tonë të RTSH-së , si muzikologe

… Ekziston një tendence shumë e rrezikshme për të pranuar, gjithcka thuhet, gjithcka lexohet, të pranosh gjithcka, pa e vënë në disktuim. VETEM KUSH ESHTE GATI TË VERE NË DISKUTIM, KUSH ËSHTË GATI TË MENDOJ NË MËNYRË TË PAVARUR, DO TË GJEJ TË VËRTETËN. Për të njohur rrymat e lumit, kush e do të vërtetën, duhet të hyjë në ujë’. ( Cit, marrë nga libri ‘Gli stregoni della notizia’ (Shtriganët e informacionit), Foa Marcello, Edizione Angelo Guerrini e Associati, SpA, 2006), (përkthim i autores).
Meqë, po na serviren gjërat si ‘modernizma’ sërish dhe sikur jemi një popull, që ‘gjasme’, nuk po e kuptojmë risinë, modernen, avangardizmin muzikor e mendor dhe shyqyr na ‘iluminuan’ mendjen organizatorët e te tjeret, i dini më më mirë se une, se nuk dua të merrem me individë, po me fenomenin dhe si shqiptare, si fillim, pastaj si muzikologe (shkencë muzikore), etj, etj. Ka disa fakte shumë interesante si po e trajtojnë dhe si kanë ‘dashur’ t’a trajtojnë Malin te cilit i uroj shume suksese si nje i ri i talentuar, që personalisht, bukur që ka kapur një frymë, me tendencë Hard Rock apo dhe dritëhije Heavy Metal, studiot e produksionit, duhet t’a kategorizojnë më mirë, me zërin e tij hundor që përdor, ndoshta e bëri më interesante për ato që e përzgjodhën, po ku është risia e kësaj rryme, tani se këtu në vendin tonë, është futur që para ’91, me djem kitarrista, që guxonin t’i binin kitarres elektronike në mënyre të cmendur, jo ‘cmendur’ per scoop mediatik, po cmendur, nëpër shtepi ‘përdhese’, cmendur, nëpër cepat e shkollës, ‘cmendur’ me pantallona meshini dhe sye të zeza, kur të thërrisnin në Drejtori, për mungesë disipline dhe paralajmërim për përjashtim. Dhe dhe ato në rrugë kompozonin, në tualet (ndjesë për termin), duke ecur e duke parë yjet natën, duke qenë pjesë e një intrige, se kështu është frymëzimi artistik, apo ‘delli’, se të kap në befasi dhe ti duhet t’a shndërrosh menjëhëherë në nota, apo fjalë ( kur janë poetë). Tani ia ka thënë njeri Malit (djale me talent dhe te ardhme) këto, sepse e trajtuam atë stilin e tij si një i ri pasionant, që e kapi frymëzimi në një moment dhe iluminimi momental , që t’ia servirnin publikut si një risi dhe mbështëtje e përkrahje e pafajshme ‘gjoja’ për të rinjtë që i afrohen festivalit, dhe për objektivitetin e dashurinë për brezin e ri, filizat e reja, për t’i dhënë dorë…Pyetja është sa filiza të reja, kanë trokitur, në dyert e festivalit Kombëtar tërë këto vite, mos ka pas filiza me potencial dhe formim më të lartë, kulturor-muzikor-intelektual, po që nuk i ka pranuar njeri as në derë, se nuk kanë patur para për Produksionin?!!! Sa të tillë ka në skutat e vendit tonë?!!! Apo vetëm Mala qe i pari.
Të dashur miq, e di përse them produksion, sepse kënga tani është produksion, produksion kompjuterik, ku nëse ke aparaturat e duhura arrijnë një orkestirm e arranxhim ‘modern’, pra mund të kesh një këngë që kur e sheh në part, ka tërë parametrat e duhur dhe një tekst potencial, por, po nuk pate programet e fundme të një studioje, kënga delë e dobët dhe mund të kesh dy fjalë e gjysëm këngë, por ke buxhet dhe merr nje studio produksioni që ka investim të lartë dhe bën nje hit. Pra, cështje buxheti. Tani kthehemi te parametrat e një festivali. për të qene objektiv maksimal për të trajtuar një këngë me tërë komponentnet, një vesh i mirë, i kultivuar, i mirëstudiuar, kritik, merr sheh tërë partet dhe i ridëgjon, bashkë me vokalin dhe ato më të dobëtat dhe ato më profesionalet dhe krijon një ide, që të jap argumente bindëse mbi muzikën, natyrisht në binom dhe me poezinë, që është prap mirë të jetë një mendim i një njeriu me potencial mendor dhe koherent me të rejat, i jep verdiktin final, bazuar në kriteret profesionale, natyrisht dhe në dëshirat rinore të kohës. Tani, Mali ka potencial dhe tesiture vokale, shtrirje në gjuhën e përditshme dhe zëri hundor, për disa mund të jetë interesant, për disa ndoshta hera-hera dhe pak’bezdisje’ , këtë do e gjykoj publiku, se kjo ha diskutim…Tani, mos na e trajtoni Malin, sikur na solli zjarrin në muzikë apo si Shënberg ( shiko,A. Schoenberg), që solli atonalizmit në muzikë, poooor, passi kishte studiuar në cdo qelizë tërë kompozitorët dhe kollosët e muzikës së mëparshme, me partitura jo vesh, e di pse?!!! Sepse i humbni dhe ato vlera rinore që ka dhe që jam e bindur do të sjellë në vazhdim. Po teksti, cfarë risie pati, kishte ndonjë psikanalizë të të rinjve modern, ndonjë ‘protestë të fshehtë’ për rininë e sotme, që të ftonte në reflektim, apo një zhgënjim i thjeshtë, një një marrëdhënie me një person, që gjinia nuk iu zbulua, por kjo nuk ka rëndësi, se mund të jetë një marrëdhënie dhe prind-fëmij, aludimet nga ne mund të jenë të shumta, gjithsesi thelbi qe një investim te një njeri, në fillim i shfaqur si engjell dhe pastaj qe një engjell, qe e zhgënjeu dhe donte t’a nxirte dhe të cmendur, këto në psikanalizën e jetës së përditshme, ku po jetojmë ne brezi i ri, quhen sjellje narcizistike, etj,etj. Apo se guxoi veshi një tip fustanelle, mori vëmendje profesionale?!!! Tani, dua të kthehem pak te miti i fëmijërise dhe adoleshencës sonë Elsa Lila, e shfaqur sërish në skenë, bashkë me kritikat dhe dashamirësinë që mbart me të drejte, si një profesioniste dhe një 14-vjecare, që nuk do të harrohet dhe është pjesë e padiskutueshme e historisë së festivaleve të vendit tonë, nga ato pjesë që të gjithë besoj jemi në një mendje, që janë për t’u admiruar. Tani, Lila, nuk e di pse, me tëre bagazhin e mirëformuar dhe tërë potencialin që mbart, ka nisur vjen me një risi, ka një lloj mërmërime në shqiptim, që dhe kjo nga disa njerëz pranohet, nga disa të tjerë penalizohet, kjo ha diskutimm dhe do gjykim profesional, por ama orkestrimi e partitura e cdo parameter që kërkon një këngë profesionale, te ajo është perfekt, ishte dhe vjet që nisi me të prezantohet me këtë stil të ri të sajin, ishte dhe këtë vit, shkon dhe te tragjikja në stil, pra ajo këmbëngul të sjelle dicka të re ne stilin e saj dhe nëse do të kish marrë Cmimin e Parë për të shkuar në Eurosong këtë vit, edhe pse më pelqeu shumë me finesën, elegancën e fisnikërinë që transmeton në skene e bashkë me modestinë, këto nuk ia heq dot kush, përse nuk trajtoi Juria dhe organizatorët dhe te drejtonin e edukonin audiencen, te ky stil qe po këmbëngul të na sjellë Lila, dhe tani fundi i Malit, përbën më shumë risi? Përse nuk u trajtua Lila, që hyn në një stad tjetër faze si interprete, po vetëm Mali ‘gjasme’ nuk u kuptoka. Përse nuk u bë kjo propagandë, qoftë dhe ne Aurën skenike që ajo përfaqëson, apo Kokëdhima me një veshje që Europa dhe U.S.A tashmë janë të ‘velura;, se për këngën asgjë e re, përpos që ka vokal, po dhe vokalin ato që i bëjnë këngët duhet t’ia përdorin me inteligjëncë, të kjo trio, risia Elses na stonoi ne, pyetja parafinale është me ke do e ndjenim veten të përfaqësuar DENJESISHT NE, shqiptarët këtu dhe kudo nëpër botë me Retkocerin, Kokëdhimen apo Lilën?!!!!
Dhe pyetja tjetër, meqë përafrohen në stil, kë do të mbajnë mend shqiptarët dhe ne muzikantët që analizojmë e prekim muzikën përditë dhe jemi në koherencë me të në cdo sekondë, se shkrimin e nisa në rrallë të parë, si shqiptare, jo për të treguar bagazhin kulturor-artistik, meqe na nxorrën jashtë loje, ne shqiptarët kë do të mbajmë mend dhe kush do të mbetet kënga ‘Cmendur’ apo ‘Na lini të jetojmë’ dhe ‘aman’, ju lutem në ’91 një stil të tillë dhe një arranxhim që tingëllon edhe më modern se nga shumë nga këngët që po tentohen të ‘serviren’ si moderne sot, sepse muzikën në treg po e bëjnë kryesisth njerez që nuk dijnë të lexojnë një partiturë, ju Lutem më thoni, po para së t’a bëni klikojeni dhe dëgjojnei dhe njëherë këngën ‘Na lini të jetojmë’ dhë thoni kush do të mbesë më gjatë në mend?!!!
Gëzuar Shqiperi, festivali kishte nje shtrirje gjithshqiptare dhe kjo eshte gje shume e mire! Ky Festival eshte mbarekombetar dhe kete format duhet ruajtur gjithmone. Ashtu sic po shkojme ne kampionatin Europain te Futbollit me nje skuader mbarekombetare ashtu duhet te shkojme edhe ne Festivalin Europian te Kenges dhe kemi shkruar! Te gjejme dhe promovojme talentet shqiptare kudo ku ato jane!