Gazeta Nacional Albania

MIMOZA ELIONA OSMANI , Greqi: DETI UNË EDHE MARIA ,poezi

NJË IMAZH

Shpirti yt qiell i pa fund
Më puthte me buzë të flakës.
Me të mendjes dallgë më mund
Unë shkumëvalë, të t’prekja pakëz.

Vetëm sa të lag shumë-pak
E të shkrihesh bashkë me retë.
Malli si i shkurtër qark
Të përcillet nëpër det.

Syri yt si verë e vjetër
Sot s’më mbyti as më dehu.
Si të ishe nga botë tjetër
Fjalën ta përpiu dheu.

Sonte ti më flet me heshtje
Hënë e natës veç me shenja.
Një imazh pa buzëqeshje
Mes dy syve pa rrëfenja.

PO TË DOJË

Kur një grua si fëmijë
Ka dhe naze ka dhe teka.
Puthje ka të jap një mijë
Po të dojë në diell të theka.

Të zhurit e saja valë
Të përthan plagët e vjetra.
Nga ç’mur zemre ka dalë
Ti, nuk kthehesh kurrë tek tjetra!

Është tërmeti me shume ballë
Që ta përballosh, a mundesh?
Por, ta dish kur ka një mall
Del si krimbi në mes krundesh.

Mbasi të ha embrionin
Të ka bërë si miell të tërë.
Si princesh zw zemër- fronin
Të sundon si valët rërë.

Gruaja është si një fëmijë
Nazi thotw: si mulli bluaj.
Flaka është e saja bijë
Ndaj s’e djeg zjarri i huaj.

DETI UNË EDHE MARIA

Mos të lëntë Perëndia
Pa një shoqëri të mirë,
Një prej tyre është Maria
Mollë Korçe, ëmbëlsirë.

E ka fjalën si sheqeri
Erdhëm si dy pulëbardha
“Mbretit” sot i bëhet nderi
Në mes gjiri lag dy “dardha”.

Mos të lëntë Perëndia
Pa të nxehtët e një vere.
Detit unë edhe Maria
Garë; kush bëhet më esmere.

FLUTURAT MAGJIKE

Ish kaq e vendosur, për të qenë e lirë
Si hënë hapësire, polen, lule dielli.
Ngriti duart lart, lutej në delirë,
Agimet e saj, të jenë flutura qielli.

E dëgjuan retë, u çanë me ngadalë
U bën si me krahë, si mijëra petale.
E shpresat u ngjitën, si engjëjt mbi kalë
Me flutura dëshirash, me gaz në pedale.

Mbi kryet e saj, u derdhën kurorë
Me rreze e veshën, fustan edhe flokë.
Nga fluturat magjike që zbritën në dorë
U mboll dhe u kor bukuri mbi tokë.

Ish kaq e vendosur për të qenë si dritë
Uji shushurimë , fërshëllimë ere.
Të gjitha ëndrrave u dha nga një shpirt
Dhe zemrën e saj e bëri zog vere.

JO MË KUTURU

Tek vështronte lirshëm, ca re të pambukta
Përhumbur mes tyre, dallon pulëbardha.
Mbi detin e kaltër, me dallgë të panumërta
Përplasen mbi rërë, “jashmaqe të bardha”.

Shkumëzuar mbi të nxehtën rërë kurative
Duke pritur muzgut perëndimin e zjarrtë.
Bisedoi me qiellin me fjalë narrative
Të prisnin me yjet mëngjesin e artë.

Tek vështronte lirshëm të pambuktat re
Zbret sytë si për varka përmbi shtratin blu.
Mbush me rreze arka i vendos atje
Voziti me hënën, jo më kuturu.

S’MËSOVA TË KREH

Qendro qetë si varri, si turtull mos fol
Heshtja është më mirë, se një thikë që vret.
S’të mbyt asnjëherë, si mbytesh në gjol
Kur je e delirë, e s’ke gojë, si det.

Hesht sikurse nata, si ” bulkthi ” mos fol
Dhe nëse të vrasin … mbaje si sekret.
Le të lusin thuama …të t’ngjiten si mol
Se shpatullash ta rasin, s’hidratohen vet.

Në s’do ta humbasësh njerëzinë, mos fol
Dhe ruaju nga thumba, prej helmi shigjetw.
Se heshtja ka forcën njësoj si tritol
Shurdhuar si “peshqit” mblidh “miqtë” në një rrjetw.

Kanë shpirtin të krimbur karakterin mol
Rri indiferente e urtë si, matuf.
Nuk janë më të zgjuar/a , janë rraca gogol
Janë të djallëzuar, të thërmojnë si shtuf.

Të hiqen të mirë/a, por ti prapë mos fol
Si kameleoni i ndryshojnë ngjyrat.
Dalin thatë, pa lagur, udhëhequr nga rol
Një ditë maska çirret dhe, zhvishen fytyrat.

Hesht më mirë mos fol, fol aq sa flet hëna
Ah, o miq të dashur, ç’po qesh sot me lot.
S’ mësova të kreh.. t’u lë morrat brenda
S’është më mirë të heshtësh!? Tjetrën s’e bëj dot.

PUTHJA E PARË

E mban mend kur u puthëm për herë të parë?
Dashuria ime e zjarrtë?
Oh, sa e sa herë në atë vend,
jemi puthur si të marrë.
Buzëve e kam ende atë shije si mjaltë.
Sapo u panë , si shigjeta sytë tanë.
shpërthyen me qindra shkëndijë
Mes tyre jam , dhe endem aty …
e rrënë përjetë në atë skllavëri .
Futa rrënjët tek ty,
…, në fund të detit e hodha dry’.
E krijova një legjendë, në timen mbretëri.
Unë muret e asaj kalaje të lart
nuk munda t’i kapërceja dot.
U deshëm kaq shumë..
ndaj aty më mban, si në kurth deri sot.
..me “haje” me zaptoje me puthje
Më premtoje se në sytë e mi
s’do të kishte lot,
Më tregoje dashurinë
të dua, të dua, sa kjo botë!
Bisedonim mbi bar të ulur
E ti papritur, një puthje me rrëmbeve,
Kësaj ndjenje të fort i isha përkulur
Prush e flakë u bëra, si lulia që me bleve.
Ti më bëje të ndihesha e lumtur,
me flisje bukur,e me fjalë të embla
Unë hapja krahët siç i hap një flutur,
Dhe të dhuroja puthje ,
Puthje që dilnin nga zemra.
Si dy zogj cicëronim,
nëpër degët e pemëve pranë.
Me tonën kengë , rete binin në hon..
Një ylber ndriçonte sytë tanë.
“Dritë shinjestër” për gjithmonë
Puthja ime e parë ,më mësove të qajë,
Të qesh ,të gëzoj, të fal, të ndjej.
Të ndezur vatër në gji të mbaj,
S’dua të t’ humb se s’kam ku të të blej.

NJË SHKËNDIJË ZILIE VINTE PREJ QIELLI

Kur krahëve të natës i shtrirë qe mendimi.
Për buzët e tua të zjarrta si dielli
Që puthja, e rridhnin si rrjedha burimi.

Do marr një penel me ngjyra magjike
Të shkruaj mbi re se sa shumë të dua.
Piktura që del të mbetet relike
Si mes “saharasë” për t’u shuar, krua

Zili ka eklipsi, që je meteor
Pse gjokset vezuv më djegin veç mua.
Për ty bëj uliksin, ky trill dashuror
Enigma me ikse si buzët e tua .

MBINGARKUAR.

Unë vërtetë kam lind për punë
-Tha me vete një gomar.
Më ngarkojnë kashtën, drunë
Çfarë harxhoj përveç se bar?

Mendonte lëndinës para
Në kurriz s’mbaj më samar.
Kërrusur kam një jetë nga bara
Ç’më kujtojnë – tha !? Vallë gurë-var’.

Tek kulloste bagëtinë
Ju afrua një çoban.
Dhe e pyeti gomarzinë
Të kanë lënë azat sot xhan!?

Jooo, pëllet sa dëgjojnë retë
E fitova lirinë sot.
Me shqelme në kat të tretë
E nisa të shkretë tim Zot.

Unë vërtetë kam lindur kafshë
-Tha me vete një gomar.
Por, edhe kafshën si ta mbash
Ç’ia merr shpirtin e me litar.

NJË UNIVERS

Në dy liqene me ujë kristali
Si pasqyruar të shelgut degë,
Lëshova rrënjët si një lis mali,
I njoh siç njohin valët breg.

Në dy diamante jeshil të çmuar
Të thellë si pusi të mistershëm,
Sikur një letër ballit shkruar
I deshifroj që janë të ndershëm,

S’kanë hedhur dritën andej -këtej
Një univers kanë brenda tyre,
Kur shtrihem ëndrrat u rrëfej
Ku ngjallet shpresa ngjyrë natyre.

Tërheqin brenda si magjistarë,
Dhe të panumërt me yje..qiell,
Lum ndjenjash me margaritarë,
Detin të gjithë ku “shuhet” diell.

Në dy oaze një e tërë botë
Mes tyre derdhur dhe lumi im
Pa rrjedhën time s’janë kurrë të plotë
Unë pa të tyre humbur shikim.