Site icon Gazeta Nacional Albania

Mustafa SPAHIU : AS BAMBU, AS KATINAR – HAIKU

1. Jargavanët blu
lulëzuan për së dyti!
Dimër i acart.

* * *

2. Thërret trishtili
degëve të gështenjës:
– Eja, pranverë!

* * *

3. Shirat e natës,
vajtocet qajnë n’darkë…
Fluturat në shi.

* * *

4. Peshqit këndojnë,
Sipas yllit të fatit,
Bie shi qumështi.

* * *

5. I dua fabulat,
Aty vazhdimisht kafshët
Më shoqërojnë.

* * *
6. Zambak i bardhë.
Largadash janë brigjet.
Lundra pa rrema.

* * *

7. Bredhi në tetor,
Shkrep farat e pjekura –
Faqes së tokës.

* * *

8. Pihet kujtesa
Më lëngje boronicash.
Lirikë me shi.

* * *

9. Pret mugullimi
Nëpër fletat e lules –
Dielli buzagaz.

* * *

10. Valë të verdha.
Këndon zogu në kokë.
N’ballë livadhet.

* * *
11. Më ik nga harta.
Xix’llonja rri vetullës –
Po bëhet nuse.

* * *

12. Toka e vlagët,
Fara mbin në bosa dheu.
Gruri luzmonte.

* * *

13. Molla e malit
nga frika prej dëborës.
nuk e pret diellin.

* * *

14. Lule hashashi,
Është qepur për majin.
Vërshonte fushat.

* * *

15. Kur rritet etja,
Lumi pinte liqenin.
Përthahet heshtja.

* * *
16. Buka në çerep,
Fëmija rritet në djep –
Erdhi kryeviti…

* * *

17. Në donatisje,
Gazelja vrapon – rreze –
N’oazën e blertë.

* * *

18. Rërë e guaca,
S’ka hijeshi pa bunac?
Haiku me yje.

* * *

19. Gjarpërinjtë larg.
Bambuja shpëtimtare.
Krrokatje korbi.

* * *

20. N’qerpikët e mi
Trishtili do të flinte.
E zgjon behari.

* * *
21. E mbyll ylberi
Qiellin me gjithë yje…
Kasnecët e shiut.

* * *

22. I bie një fyelli,
Unë me frerë në duar –
Kali pa grifa.

* * *

23. Zog bishtmëndafshët,
Lifqerët e argjendit –
Grizatet shpati.

* * *

24. Puthjen e zjarrit,
ëndërron ekuinoksi –
Tokën e ashtshme.

* * *

25. Larushkat digjen
Në flakën e oxhakut,
Zjarr pa dashuri.

* * *
26. Kubet nga jugu,
Arabeska laracon –
S’ka katinarë.

* * *

27. Ëndje bukurie,
Tha dielli dal nga retë;
Po ngjallet Orfeu.

* * *

28. Lumi del brigjesh,
Pse shiu fshehet nga retë?
Sytë gaxhullan.

* * *

29. Zog i yllëzuar
Hynte në bir të fyellit,
Se sheh rrufeja.

* * *

30. Ne, më besnikët,
Haikun e këndojmë shqip.
Lindja japonisht.

* * *

Exit mobile version