Gazeta Nacional Albania

Mustafa SPAHIU, Shkup: HAKËRRIMI I HAIKUT

Nga Mustafa SPAHIU, Shkup

1.
Veni re haikun!
Pa qibër, pa qesëndi –
Arti japonez!

2.
Haiku nuk e do
Stolisjen qesharake.
Qeshet me shpoti.

3.
Thellë ta kuptosh
Mëngjesin me pranverën.
Në duar safiri.

4.
Modeste dukjen,
Gjelbërimi i shenjtë.
Ka djersë e lot.

5.
Do rregull haiku!
S’është cicmic mbi rrasë,
As dhogë kripe…

6.
Larg gjëmon udha.
Po latohet haiku.
Mbi qepallë ndrit…
7.
Rri në kuzhinë.
Shoh hambarët me grurë –
Mbushur me haiku.

8.
Sa keq e shanë:
– Haiku qenka shqiptarë!
Rri mbushur me vrer…

9.
Një portë bëhet.
Por, s’bëkësh për të dalë
Jashtë rregullës!

10.
Si voc i mirë,
Është haiku vargpastër.
Magjishëm breron.

11.
Ta sajojmë shqip,
Të na lakmojë bota.
Origjinal haik…

12.
S’bëhet lesh e li,
As lëmë derrash në pyll –
Të ndriçon si yll!

13.
Letra e bardhë
Nuk duron hakërrime.
Lulishtes haiku.
14.
Barit të prillit.
Me vlagën e hardhisë
Ushqejmë haiku.

15.
Lumit dhe vesës
Peshq e shpezë pa emër
Futen në haiku.

16.
Fjalën e qartë
Në rrugën e kalldrëmit,
I gjej dhe vargjet.

17.
Haiku me sytë
Tanë bën dritë llampe.
Porta rri hapur.

18.
Dritën e ditës,
Si koral i vështrimit –
Haiku realitet.

19.
Pres kot së koti!
Poetin viç të liqenit.
Nguroset fare.

20.
Mendoi në shtëpi.
Hardhucët gjuajnë rreze.
S’ka lezet haiku.
21.
Tepër i rreptë!
Me çelës hap blerimin
Si grykë gurre.

22.
Bridhni kuturu.
Shkruani me marifete,
Jo me hile haik.

23.
U zmbrapsën hijet
Nga përrenjt’e ëndrrave…
Haiku me qerpiç.

24.
S’keni rishpikje (!)
Eh, lavdi marrëzisë!
Aman, pa haiku!

25.
Admironi haik.
Degë me lule qershie.
Mos u nxitoni!

26.
Figura merrni,
Metafora të gjalla.
Të pilivesës.

27.
Fryrjen e erës,
Këngët e bilbilave –
Në ditët tona.
28.
Gjethet e dredhkës
Kumbullat e kopshteve,
Dielli pranverak.

29.
Lule më lule,
Dielli në lindje shfaqet.
Fushës grunajat…

30.
Po fle fëmija.
Ndriçonin xixëllonjat.
O, mik harabel.

31.
Një kalë kalon,
Ngjitet në malin Shkëlzen,
Sherret’ Valbona…

32.
Mos e trazoni,
Me lulet e kumbullës
Asnjë fëmijë…

33.
Era e vjeshtës,
Trëndafil Elbasani –
Poeti Milianov.

34.
Shihni atje tej,
Era e perëndimit
Ngjitet Tomorit.
35.
Pa mbarim deti…
Kurorën degëdendur.
Vjeshta e praruar.

36.
Vladimir Devidé,
Na jep mësim të mirë:
“Ma ruani haikun!”

E shtunë, 10/11 gusht 2013
Në Shkup