Tiranë 15 qershor 2020.Është ndarë sot nga jeta, në moshen 71 vjecare, poeti dhe studiuesi i mirënjohur Moikom Zeqo. I cilesuar si një enciklopedi dhe nje nga zerat e rendesishem te kultures dhe letërsisë shqiptare, Moikom Zeqo ndikoi për modernzimin e poezisë shqipe prej viteve 1970 kur doli me librin e parë dhe në vijim.
Studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Moikom Zeqo nuk i mbijetoi dot sëmundjes së rëndë, prej së cilës vuante prej vitesh. Studiuesi i njohur vuante nga leuçemia acute dhe ishte nën kurim të vazhdueshëm gjatë tre viteve të fundit. Moikomi pavarësisht semundjes së rëndë nuk e ndërpreu krijimtarinë dhe publicistikën deri në frymën e fundit.
Moikom Zeqo mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”.
Ai është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.
Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, gjermanisht.
Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Familja e tij është me origjinë nga Libohova. Në Libohovë ai morri edhe arsimin fillor. Më 1967 nisi të ndiqte Fakultetin Histori Filologji, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”. Më 1974-76 punoi si mësues në Rrogozhinë.
Më pas, në vitet 1979-1987 qe punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Më 1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Në qershor të 1991 qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës. Më 31 janar-10 maj 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së. Më 1997-2005 ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar.
Është Doktor i Shkencave dhe mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”.
Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.
Ai eshtë autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.
Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.
Gazeta Nacional e kishte bashkëpunëtor prej themelimit të saj këtu e 13 vjet më parë dhe me këtë rast i shpreh ngushellimet familjes Zeqo, miqve dhe dashamirëve të tij.