DEHJE
Sonte
Se ç’më deh ky shi
Lehtas
Kur bie supeve
të rënduara të shpirtit
E rrëshqet trupit
braktisun ëndërrash
Si simfoni psalmesh mesjetare
Pikat e shiut
godasin ombrellën e fatit
Bien trotuareve të pashkeluna
bëhen pellgje malli
bashkë me lotët e shpirtit
Derdhë në lumin e gjatë të jetës.
NË TEMPULLIN E VETMISË
Në tempullin e vetmisë sime
Fle një ëndërr e brishtë
E brishtë si gjethi i harruar
Në degëzën e thatë t’pyllit
Në divanin e natës lënguese
Thërmohej lëkura
Në kthetrat e hapura t’erresirës
Si lapidarët e rrënuar shekujsh
Ankthet vizatojnë portrete
N’horizonte të territ
Në fushbetejat e netëve të acarta
përpëlitet trupi im
nën çarçafin e përjetësisë.
NE TË DY
Ne të dy shpirtëra
të pangopur
Shqyejmë sytë
njëri-tjetrit
Ne të dy
horizontesh shtrimë
duart e mpira
Për një copë qiell
Për një copë ëndërr
Harruar diku në
jastekun e fëmijërisë
Ne të dy duar kryq
Sodisim portretet e njëri-tjetrit
Në lumin që vodhi shkëlqimin dritës
tinëzisht
Ne të dy
Shekujsh shuajmë etjen
Me lotët e njëri-tjetrit
që burojnë mallshëm
Pa ndaluar në truallin
e askujt.
N’SHEJTNIN E YJEVE
N’shejtnin e yjeve
u nisën Apostujt
Në lumin Eurat
t’fundit mëkatë lan
Në shtjellat e zjarreve
Që botën kapluan
Dogjën shkrimin e fundit t’ libërit mesjetar
Bashkë me ta shtegëtuan dhe zogjët
Krahprupurtë nëpër gjethe të marra
Lanë krokamën e mram var
Tunelet e shpresës hijet u harruan
Në çdo rrugë të kryqëzuar
Mbet një promete i vrarë!
GRUA
Kang e egër
ngjiz mureve të shpisë
Grua
Dënezje e malltë
që shqyen sytë
e mirësisë
Grua
Tokë e shkeltë në plogën
e vetëmisë
Grua
Legjend murosun
n’pellgun e dashnisë