“Sunny Hill Festival” ndezi dje atmosferën në Tiranë. Në natën e parë të festivalit të zhvilluar në mjediset e parkut të Liqenit Artificial, të mbushur me mijëra të rinj, performuan artistët e njohur shqiptarë Capital T, Dafina Zeqiri, Dren Abazi, Art Lokaj, Sanchet, Art Haliti, etj.
Ndërsa atmosfera u bë më elektrizuese kur në skenë u ngjit reperi italian Fedez dhe reperi Action Bronson, të cilët sollën këngët më të bukura të repertorit të tyre.
Ndërkohë, në ditën e dytë të festivalit do të performojnë vetëm DJ të njohur botëror e shqiptarë si, Hardwell, Afrojack, Regard Merk&Kremont, Drop G, Kamela Ampov, Vin Veli.
Në ditën e tretë të festivalit do të interpretojnë Stormzy, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Ledri Vula, Mozzik, Getinjo, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli, Nika Paris- Vegas Jones- Rooms, Barny Fletcher, Alban Chela, Ardian, Rrrrron.
Ky është viti i parë që “Sunny Hill Festival” organizohet në Tiranë, që konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në trevat shqiptare.
Bileta e blerë është e vlefshme për të tre netët. Në festival nuk paguhet me para në dorë, por pagesat për pijet dhe ushqimin bëhen përmes aplikacionit Sunny Hill. /tvklan.al