Gazeta Nacional Albania

“NJËRI I BIE GOZHDËS, TJETRI PATKOIT…”     Tregim nga  Kozma GJINI

 

Në klimën e një vakumi organik të institucioneve të larta  të Drejtësisë, jo vetëm qendrojnë pezull një varg dosjesh të njerëzve të thjeshtë, por edhe vendime të rëndësisë së veçantë, siç është edhe e drejta legjitime e sovranit për të vendosur.Shkallët hierarkike të  gjyqësorit tonë nuk janë një shpikje shqiptare.Përse janë dashur  gjithë këto hallka juridike, gjykatë mbi gjykatë: nga gjykata e rrethit gjyqësor… deri te ajo kushtetuese?Legjislacioni ynë është një dhe i vetëm, si për të gjithë qytetarët ashtu dhe për administratën.Ligjet, rregullat e mbajnë një shtet në këmbë.Por, janë njerëzit, administrata, nëpunësit, avokatët apo këshilltarët ata që u japin jetë ligjeve e vendimeve.Vërtet ligjet janë të shkruara, por ata që i kanë nëpër duar për t’i zbatuar, nuk kanë të gjithë të njëjtin nivel inteligjence, kulture profesionale e shkallë kualifikimi.Precedent të tillë, si  përplasja e tanishme institucionale presidencë-qeveri, ka qënë tejet e ndjeshme në opinionin shoqëror.Aq e prekshme ka qënë e është situata, saqë, jo më kot, studiove televizive hidhej mendimi: të shpallet “Gjendja e jashtëzakonshme!”.

Opinionistë të ndryshëm, apo edhe qytetarë, ngërçin institucional e argumentojnë me “kokfortësinë e kryeministrit” dhe të tjerë me “politizimin e presidentit”. Këto, nuk kanë të bëjnë thjesht me inate shqiptare: “kush është më i fort”. Unë besoj se, as z.Meta e, as z.Rama, nuk është aq trim, sa të dalë hapur në sy të ndërkombëtarëve kundër ligjit.Gjithsesi “bomba” plasi. “Gjemba” ndodhi dhe mjedisi u “infektua”,  por të çudit fakti që askush  deri tani nuk i ka bërë me faj avokatët e titullarëve.A thua se vet titullarët e paskan bërë edhe rolin e avokatit.(!) (Kjo të kujton shprehjen e kaluar… “Nëse e ka bërë Mehmeti me kokën e vet…!”).Si duket, emocionet e avokatëve e të këshilltarëve të tyre, e ngritën deri në këtë far feje gjendjen e padëshiruar “president-qeveri”. Nuk bëhet kollaj  oponencë me titullarin. Çfarë do të thotë kjo?Kjo do të thotë, se  stafi i njërit apo i tjetrit, me siguri që ka gabuar. Po, kush?Avokatët e qeverisë thonë “ne kemi të drejtë”. Ata të presidencës qendrojnë në llogoren e tyre. Po populli, çfarë thotë?  “Njëri i bie gozhdës, tjetri patkoit”.Lind pyetja: A lë vend për ekuivok  legjislacioni ynë për zgjedhjet? Është e pabesueshme të mendosh se ai që është në roje të ligjit, ta shkelë i pari ligjin.(!)Por, çuditërisht,  as njëra e as tjetra palë e avokatëve nuk janë prononcuar në ndonjë studio televizive mbi shkallën e të kuptuarit dhe të  zbatuarit të ligjit të zgjedhjeve, (qoftë edhe të justifikonin njëri-tjetrin),përveçse  ia kanë varur në qafë shefave të tyre dhe këta… le të vrasin veten.Fajin kush e mban?Faji bëhet qyrk dhe e vuan në kurriz populli.Kujtojmë fabulën…se si përfundoi mbreti që merrte në oborr të paaftët…Pas një rotacioni politik, titullarët bëjnë lëvizjet e punonjësve, duke larguar madje edhe ata që e dinë në majë të gishtave se si funksionon një institucion apo vet shteti dhe i kanë zëvendësuar me partiakë.Ja ku na çoi kjo praktikë e tashti populli po flet me vete:“Zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor”.“Zgjedhjet do të bëhen më 13 tetor”.

“KQZ hedh poshtë vendimin e Presidencës”.“Gjykata e Durrësit hedh poshtë Sakon për kreun e Bashkisë”.“Po kjo gjykatë, të nesërmen, e aprovon kryebashkiaken e Durrësit”.

“Një subjekt … merr pjesë në zgjedhje jashtë afatit kohor” (!) O zot, çfarë po bëhet kështu? Nga të mbajë ai që përgjëroheni “vendos sovrani?”Dhe kjo lojë kushedi se sa do të zgjasë.Sikur po bëhet konkurencë, jo për zbatimin e ligjshmërisë, por për shkeljen e ligjit.E dimë të gjithë se kush përfiton nga mjegulla.A tentojmë ne drejt një vendi evropian, që së paku, i ka ngritur disa standarde?Kthehem sërish tek ideja e sipërme:Duke dëgjuar për “divergjencat” Rama-Meta, të shkon mendja tek ata që “fshihen” pas tyre, suita e nëpunësve, avokatët, këshilltarët.Pyesim:Si është shkalla e bashkëpunimit të institucioneve tona për zbatimin e  një vendimi  me rëndësi të veçantë, siç është  ai i zgjedhjeve? Shqipëria ka mjaft konstitucionalistë të vjetër nga ku duhet të mbështeten të rinjtë.Këta janë një vlerë e pamohueshme e jurisprudencës.Qendrimi i ndërkombëtarëve lidhur me këtë ngërç ka qënë pro dhe kundër. Kreu i institucionit dhe krejt institucioni funksionon mbi bazën e disa kompetencave të detyrueshme për t’u zbatuar.Aq më tepër kur bëhet fjalë për çështje madhore siç është ruajtja e unitetit të popullit.E majta votoi më 30 qershor.E djathta do të votojë më 13 tetor. Është Gjykata Kushtetuese ajo që do të ndajë shapin nga sheqeri e do të vërë pikën mbi “i”. Por, Shqipëria ka një shans të madh përpara që s’duhet ta humbasë: ka çeljen e negociatave  me BE më 17-18 tetor.

Pash zotin, gjejeni gjuhën e bashkëpunimit, për hir të shpresës që populli po i mban sytë te Evropa dhe pastaj…lëreni Drejtësinë të bëjë detyrën e saj.