Gazeta Nacional Albania

N’labirinthet e jetës. Dy tregime nga Dea Guri

N’labirinthet e jetës

Mu afrove, e veshun me rrecka, zbathun, me gishtat e kambve  mavi…

M’pe, por unë po ndiqja majën e  qerpikut tand t’ngritun nalt mbi sy, e t’lakume aq bukur poshte harkut t’vetulles…

Bridhte sa nalt posht, e ujitej si filiz i etun.Aty u  shqetësova dhe kuptova që diçka nuk shkote siç duhej.

Po basha çdo gja. Bile e pohoj me ndrojë që po  mundohesha me shpirt, kundër deshirs teme,  vetëm e vetëm që t’shmangia dritën e syve tu.  Po basha t’pamujtunen t’i largohesha atij  kontakti ku do takoheshin mendime, histori, bote e galaksi a për ma teper  do kullonin edhe sytë e mi.

T’isha unë kaq e dobët?!

Hoqa vështrimin e vagullt prej qërpikve tu dhe vuna re durt që po dridheshin…

Vuna re kamben  që ritmonte nën derigjimin e mërzisë.

T’vuna re ty, aq e vogel dhe e pambrojtun rrethu me retë e pikëpytjeve, t’vetmet qe t’shoqnonin n’ditët e jetës tande.

Shtrive dorën drejt meje dhe belbëzove për ndihme…

Murmurite diçka, e une s’kisha veshë me ndigju. Ndoshta murmurite se s’kishe za ma shumë. Ndoshta pate frike…

Per çudi  nuk kërkove qindarka, nuk doje as bukë  e as ujë.  Kërkove nji dorë. Aty doshe lirinë, strehën.

Gabim, se  unë që n’fillim pata frikë me t’pa n’sy.  U ngrita e t’ktheva shpinen, ndrojë me e pranu, ndrojë me pohu. Edhe engjejt u idhnun. Ika, t’lashë ku t’gjeta se jeta jeme s’mund t’pëezihej me tanden.

Ika pa kthy kry, pa fajsu njeri, pa mendu për ty.  bI hodha hapat me ngulm, shpejt e ma shpejt në minutat që kalonin. Po une pse?! A pata frikë apo thjesht njeri si çdo njeri?!

 

(Kunder  trafikimit te femijeve, femrave  apo qenieve te gjalla)

 

 

 

 

 

Tik-tak

 

Tik-tak. Tiik-Taak! Akrepat  tan naze kcenin prej nji numri n’tjetrin, por ora nuk ishte kund. Muret kishin ndrru ngjyre e i ngjanin ndonji kemishe plot arna. Betohem se i kisha bojatis para ca ditsh.  Apo kishin kalu  muj,  vite?!

Si ka mundsi? Kaq shume?!

….

Tik-tak.

Ora filloi t’ çote  zanin , sikur donte me m’than dicka, sikur…

Pash muret, mu duken edhe ma t’vjetra se ma pare. Atje tej prehej dritarja mbi parvazin e se ciles ruaja disa vazo kujtimesh.

Hah! Asgja ma shume se lule; gjethe, rreze, stinë.

Teksa e shihja me vëmendje, me at shikimin e plakun, mu kujtu se qielli s’kish ken ndonjiherë aq gri. Sot si per cudi dukej i smure e plot mllef.

Tiiik-taaakk. Ttt…

Mbylla vesht, doja t’pakten ta shihja oren e t’mos ndigjoja tiket e saj idhnake e taket e merzitshme, por se gjeta gjekundi.

Mora fryme, ashtu sic frymoja rendom ditet e fundit dhe verenjta durt.

Ishin ba zi. E dija pse, por kjo do mbetej  mes mureve t’kalbuna t’zmres ashtu si kisha ngec une  e  burgosun n’ mes t’botes.

Sepse ai topthi gjigand me kafka t’panumerta, s’më deshi as mu, as bojnat e mija, as fjalët, asgja.

M’qunin vrasëse ligjesh, rregullash, ideatore e rebele.

Ashtu isha, po vuja dënimin.

Deri kur?

Deri n’takun e fundit. …

Tik-tak. hesht