SHTËPIA PA PRINDËR POR PLOTË JETË
Mendova se malli më kish marrë
për shtëpinë e vjetër, për çdo qoshe
por kur shkova kuptova me dhimbje
malli paska qenë për ata që s’janë më.
Prindërit s’më pritën te dera
veç heshtja më dha përqafim
e ndjeva se bosh ishte shtëpia
pa zërin e tyre, pa shpirtin tim.
Por vëllezërit më ngrohnin si dikur
e nipat mbushnin çdo dhomë me gëzim
shtëpia s’është më ajo që kam pas
por sërish ka jetë dhe kujtim.
E djemtë e mi tash burra të rritur
shkojnë me mall te dajat e vet
zemra më këndon sa herë që i shoh
se rrënjët nuk thahen kurrë në jetë.
Kur thërrasin “dajë” me zë plot dashni
më duket sikur koha ndalon
në atë çast prindërit janë pranë
në buzëqeshjen që zemrën ma ngrohë
BABË QË MË RRITE ME ZEMËR
Kur nana iku më la në duart e tua
Në sytë e tu mbeti drita e fundit e imja
Ti më rrite me zemër me gjak e me mund
Çdo mall që s’më dha bota , ma dhe ti pa fund.
Unë isha jeta jote fryma në mëngjes
E bukura vajzë me shpirt të ndjeshëm e të ndershëm pa stres
Ti ëndërrove për mua: “Të jetë emër me zë
Të ngrihet krenare kudo që të jetë”
Por unë u martova dhe larg të lash
E largësia të dogji si diell në gushë plas
Të mungova unë , siç më mungon ti sot
Ti më doje pranë, jo larg në një botë tjetër të ftohtë
Amanetet që le më ndjekin si hije
Më kërkojnë të jem dritë mes errësirës që vjen pa fije
Por sot babë, shpirtin ma djeg fjala e rëndë
E askush s’e pastron veç dorës tënde të ndershme,
të ndërruar në jetë me dhimbje
Jam krenare për ty, për zemrën që s’u lodh
Për durimin tënd, për fjalët që më bënë njeri sot
Jam krenare për atë që më mësove çdo ditë:
Të jem njeri me shpirt, me dashni, pa pishman e pa frikë.
Ti më mungon si ajri në ditë me erë
Dhe fjala që s’e thashë më rri në bark e më vret përherë
Veç ti do dije ta dëgjoje, pa gjykim
Veç ti do dije ta ndreqje me zemër çdo gabim
NUK NDRYSHOJ
Pse dua ta dua shumë veten time
Se diçka e shenjtë më flet në shpirt
Se kam mësuar të ec me dinjitet
Jo të shtirem, as të jem hipokrite
Pse s’duroj fytyra që ndërron si era
Në mëngjes – “mirëmëngjes”, në darkë – zhduken
Fjalë të ëmbla duan, por s’e duan të vërtetën
Kur s’u leverdis – urrejtjen zbulojnë pa turp.
Pse moralin tim e shohin si kërcënim
E miqësinë time s’dinë ta përqafojnë
Sepse unë jam ajo që ata s’mund të jenë
Ndaj dinjitetin tim me zili e sulmojnë.
A duhet të ndryshoj për hatër të tyre?
Jo! Unë mbetem kjo që jam krenare, e drejtë
Sepse babai im më rriti me nder e zemër
Dhe me veten time ndihem mbretëreshë në jetë.
Dhe nëse bota më thotë
“Ndrysho për të tjerët”
Do qesh me dhimbjen që fshehin në zë
Se kush jeton me të vërtetën në shpirt
S’ka nevojë për MASKA, as për leje
me qenë vetë

