Gazeta Nacional Albania

OQEANI IM. Poezi nga Merita Kuçi Thartori

VETËM TY

Mund të jem një erë pranvere,
Një copëz udhe pylli në lulëzim,
Një krua malli që zbret urtuar,
Një varg kodrinash në blerim.

Mund të qetohem në një rruginë të vjetër,
Të flas me një qytet në muzgun më të ri,
Ta vendos shpirtin në një tjetër ëndërr,
Ta përgatis zemrën për një tjetër sfidë.

Jeta më merr në vrapin më të mundur,
Ajo e di se me ç’aromë më mund,
Ajo me qelizat e saj të qëndresës,
Ma bën ujëvarën e shpresës lumë.

Mund të jem një valë e palumtur,
Mund të vishem me ylber në shi,
Di të nxjerr jashtë botës sime,
Fllade që të ngrohin veç ty, njeri!

UDHËS

Jam fëmija flokëlëshuar si vjeshta,
Me lot mollëzave si harlisje e hardhisë,
Me sy të qeshur e shëtis botën,
Në terrin e dhimbjes pres një yll.

Përballë meje qëndron një zemër,
Një trup i tretur mirësisht,
Kohët i thyejnë kornizat,
Jeta thyen tabutë e ligësisë.

Ndaj, ti fëmijë lexohesh lehtë,
Fuqi të shembesh male mbase s’ke,
E nëse fati lotët kthen në perla,
Drita jote udhën e gjen vetë!

ÇAST FËMINIE

Sa e dua këtë breg limani,
Ku sytë pushojnë në freski,
Ku që fëmijë prekja me duar,
Fuqinë e pishave mbi kodrinë.

Orët e pasdites unë fëmija i detit,
Me humbjen e fitores në zemërim,
Zbuloja fshehtas në qilar të fqinjit,
Librat që i quanin të verdhë si ndëshkim.

Dhe vinte mbrëmja në cep të tarracës,
Aty ku hardhia harbonte me gëzim,
Dhënë pas vargjesh gjithë shpirt e duar,
Dhënë pas ëndrrash mes yjesh pirg…

Sa e dua këtë port limani,
Ku qindra litarë ngërthehen pa pushim,
Veç mallit për fëmininë kohës mësova,
Se miqtë largohen, mbase armiqtë më besnikë!

RREZIK

Kur të vjen marrëzi e lavdisë,
Ta dish, Të afërt e ke fundin,
Tek shfaq veten mjeshtërisht,
Duart që zgjat pa dëshirë,
Qenësi e tjetrit të duket një hiç,
Me arrogancë zjarrin bën hi,
Me sytë verbuar prej lakmisë,
Thjeshtë,
Je në finish,
Besimi i jetës së merituar, Në rrezik!

GJUHA

Gjuha,
Më i ëmbli tingull,
Është foleza e zgjimit,
Është pragu i tim biri,
Është vajzë, është qumësht gjiri,
Është dashuri bekimi,
Zë i lartë urimi,
Ajo që vulos zhgënjimin,
Frymës i dikton gëzimin,
Gjuha që rilind me dritën,
Me diellin, kërthizë e bimës,
Që tokës i shenjtëroi një emër,
Shqipe në qiell,
Shqipëri në zemër!

OQEANI IM

Të jam dorëzuar,
Ty dreq mërie, falje, mëdyshje,
Të jam dorëzuar pa dëshirë,
Si personazh i Andersenit,
Vdes duke marre me vete një të marresaktificë

Të jam dorëzuar lartësi,
Nga të gjitha yshtjet morale që ke
Kulla, qiellgërvishtëse, kulturë,
Djallëzi a mëkat pa pendim.

Të jam dorëzuar vdekje,
Pritmë,
Faljet, magjitë, orët e lutjet,
Nuk mjaftojnë të gjitha së bashku,
Për ta bërë sadopak erëmirë.

I jam dorëzuar jetës,
Me gjak, dhimbë e rebelim,
Me të gjitha gjethet, pemët, udhëzat,
Dhe ujërat kur zbresin me tërbim.

I jam dorëzuar urrejtjes,
Le të rrojë edhe ajo nën pendim,
Me gur sikur në legjendë vrasin një gjarpër,
Si një harresë që shkon pa ndëshkim.

I jam dorëzuar frikës,
Vesës, myshkut, mbrëmjes kur ulet gri,
Nga gjumi kur zgjon princ i kaltër,
Hirushen drejt lumturisë.

I jam dorëzuar shpresës,
Luftërave tek fitohen në pabesi,
Dhe shpirtit të lirë zë t’i qasem,
Aty përkundet oqeani im!

NDODHI

Në shilarësin e bardhë të oborrit,
Ndali veç një zog, në kiç,
Mos vallë qe pëllumb fatndjellës,
Mos vallë qe një gugufrymë?

Mos qe vallë një ashkë jete,
Një vranjë që mendimin ngut?
Se të rritesh s’do të thotë të mos jesh fëmijë,
Të burrërohesh s’do të thotë të mos rrezohesh

Në shilarësin e femërisë nisa të lëkundem,
Duart tek valëviten për diku,
Pëllumbi me trokun e jetës më mundi,
E bardhë e dritës mbulesë e pazhurmë!

FLAMUR
(Kushtuar patriotit, Haki Taha.)

Mund të mos jem trim,
Por në hije të heroit qëndroj me dëshirë,
Askund s’mund të gjesh dashuri për tokën,
Se e dëshmorit kurorë mbi kodrinë.

Mund të thërrasësh Atdhe,
Por prej dhimbjes largohesh kuturu,
S’ka dashuri me sublime se gjuhë e tokës,
Ku loti lëshon aromë trëndelinë.

Mund të jetosh mes tradhëtish,
Ta shkrepësh brengën me akt e dhunë,
E vërteta ndriçon hej, ndër shekuj,
E flamurit dielli i bëhet nur!

NËSE

(Kushtuar të ikurit në lakmi…)

Shpejtoi të rrëmbente ç’të mundte,
Të tijtë, gurë, pemë, degëza dhe avlli,
Harroi aromën e gjakut, vëllazërinë,
Dhe nderin, burrin e thinjur,
E ndërroi me lakmi e mendjemadhësi.

Gjithçka e veshi me aromë zilie,
Askush mbi të në mall e pasuri,
Një kukull sejmen i lidhte këpucët,
Një tjetri kapistallin i shtrëngonte padhimb

Atje lart në kodër të gështenjave,
Ku fati e rrokullisi poshtë pa mëshirë,
Ku të tëra, tokë, gjë e gjallë e behar,
S’e ngjallnin në jetë përsëri,
Atë të paudhin, besë vrarin,
Nëse zoti e fal me mëshirë!

JETA NA MËSON

Oh, Njerëzit e afërt tradhëtojnë,
Miqtë e ngushtë tradhëtojnë,
Si piromanë ndezin zjarre,
Djegin zjarrin tënd të ngrohtë,
Shtratin tënd vetmojnë, verbojnë,
Me plagët, dhembjet e veta, shkatërrojnë
Sa duan ta mposhtin ëndrrën tënde,
Guximin që jeta na mëson.
Por edhe tradhtari më i sprovuar,
Hijes së vet mposhtet, Hije e vet sa e mundon!

MALET

Më ndjekin malet,
Edhe përtej lartësive të tyre,
Më ngrenë në hapësira besimi.

Malet dëshmojnë kurajon e tokës,
Të mbijetesës, të lirisë, të brengës,
Sepse i tillë është mal-shpirti,
Një Sizif i paepur,
Mes forcës dhe shpresës!