Diten qe po beja gati valixhen e rrobave qe do te merrja me vete ,nena m’u lut:” Shpirt te kam,merre edhe kete shege dhe coja Leles ne Kanada. Ti e di se sa qejf i ka ajo sheget.”
– Ka shege atje, sa te duash,kujton se nuk ka?- ia ktheva une.
– E di qe ka,po si keto te kopshtit tone nuk ka. Ma ban hallall, thuaji se e kam keputur vete me doren time.- tha nena dhe heshti.
Une e kuptoja nenen me shume kur heshtte se sa kur fliste. Prandaj,nuk ia bera fjalen dysh.
Pasi futa ne valixhe rrobat e trupit,veglat e rrojes dhe nja pese gjashte libra te rinj qe kisha blere, i bera vend edhe sheges. Por, para se ta fusja ne valixhe e mbeshtolla me letra gazetash,e futa ne nje qese plastike,dhe i bera vend ne nje qoshe te valixhes. Nena e pa se si u kujdesa per shegen, I ndriten syte dhe i qeshi buza nga gezimi,por nuk tha asnje fjale. Heshta edhe une,nuk komentova kurrgje.
Gjithe cfar me ndodhi me shegen me mbeti t’ia tregoj motres ne Toronto, sepse Nena nderroi jete ate mot,pikerisht ne fund te vjeshtes,ne nje dite me diell te ftohte kur jo vetem gjethet e sheges kishin rene per toke,por edhe ato te dafines qene fishkur krejt.
Kur avioni u ul ne piste mua me kapi nje dyshim se cfar do te ndodhte me shegen qe me dha nena. Ne te vertete kete dyshim ma futi ne koke nje bashkeudhetar i imi i cili me tha se nuk lejohej te silleshin produkte ushqimore dhe farera lulesh apo bimesh te tjera.
“Eshte shkelje e ligjit “,tha ai, dhe mua sikur mu fut nje lepur ne bark. Po,hajt,ma,thashe me vete,keta kanadezet,nuk do te behen kaq te keqinj per hir te nje shege…
Kur mberrita tek pika e kontrollit te valixheve qe kaloheshin ne skaner,zemra filloi te me rrihte me shpejt se zakonisht. Me kapi nje lloj paniku dhe m’u mblodh nje lemsh ne fyt. Nje polic me beri shenje te kaloja,por me terhoqi menjane dhe me futi ne nje dhome. Prit ketu ,me tha,se do te sqarosh dicka…
E ndjeva se po me hetonin per valixhen time.Cfar tjeter duhej te sqaroja une,se mos do te me pyesnin per ngrohjen globale….
E solli valixhen dhe e hapi ne sy tim.
E nxorri edhe shegen qe,fale zotit, nuk qe troshitur gjate levizjeve te valixheve sa nga nje aeroport ne tjetrin.
– Ne kujtuam se eshte bombe- tha polici dhe mua sikur me ra tavani ne koke.
-Zoteri, – I thashe- Une nuk jam nga ata qe pandeh zotrote. Une nuk kam vrare nje mize gjer me sot ne jeten time.
– As qe me duhet ta dij se sa trim apo frikacak je ti,po me thuaj,je i sigurte se eshte shege kjo, apo jo?-tha ai me ton te prere.
-I am pretty sure sir,this is pomegranate. – ia ktheva.
– Hape- me tha- qe ta shoh,ndersa fytyra iu perskuq nga nervozizmi.
Une po perpiqesha te ruaja qetesine,por kjo dukej se ishte krejt e pamundur.
-Per koke te djalit, te betohem,- i thashe se ishte shege dhe iu luta te mos me detyronte ta hapja shegen. I thashe se e kisha porosi nga nena qe shegen ta hapte motra ime kur te mberrija ne shtepi te saj.
Ma nxorri qumeshtin e nenes per hundesh.Polici nuk bindej qe nuk bindej.
Qe ishim te dy kokederra, kjo kuptohej fare mire, po aq sa une i dukesha atij Albanian pig, dhe ai me dukej mua derr kanadez.
Si e pa qe nuk po haja pyke ,me solli nje thike dhe me detyroi ta hapja shegen.
Ca kokrra shege rane ne dysheme, dhe mua, nuk e dij se pse, m’u kujtua nena kur si filozofe komentonte se cfar do te thoshte renia e kokrrave te sheges ne toke….
Sikur u clirova nga ankthi qe kisha kur i mblodha ato dy tre kokrra shege qe rane ne dyshemene e mermerte te aeroportit.
– Do te paguash 300 dollare gjobe- tha polici dhe shkroi gjoben
.
– Po shegen ta marr?- pyeta une sikur t’i lutesha Krishtit.
– Shegen merre,-tha ai- per hir te porosise qe te ka dhene nena.Por, ta dish se gjoben e ke marre per hir te SHEGES…
Kur mberrita tek motra,ia tregova fill e per pe se cfar me ndodhi me shegen dhe asaj i rrodhen ca pika lot ne faqe.
Pastaj e mori shegen e ndare me dysh dhe e vuri ne nje pjate porcelani stolisur me trendafila .
– Te kujtohet si thoshte nena kur na jepte te hanim shege ?- pyeti motra.
– JO- i thashe- megjithse e dija shume mire se cfar na thoshte.
– Ne mundsh me e hanger shegen pa te ra nje kokerr shege ne toke,nuk ka me te zot se ti- tha Motra.
Vertet ashtu e mbaja mend te na thoshte.
Filluam te hame shegen.
Dhe kokrrat e sheges, aty ketu,kercenin ne dysheme si zemra e nenes…