Tridhjete vjet u bene…
Shqiperia mëmë
Ka mbetur shtatzënë
E zënë ngushte,
Si kuajt në…lëmë
Nuk dime çdo ma lined
Djalë apo vajzë
Në qoftë djalë…
Për këtë vend
Apo per Europen
Andej ne ndonje kënd…?!
FJALË PËR FJALË
Demokracia na dha lirinë
Na bëri me krahë…
POr nuk dime, se atje ku shkojmë
Erërat e ngrohta, vërtete do na ngrohin,
Apo me ne do lodrojnë?
Një gjë dihet mire…
Se edhe atje ku po shkojmë
Njeri-tjetrin, me brryla
Te shtyjmë do vazhdojmë…
EH…DASHURI
Dashuri e pare
Nuk te kam harruar
Te kujtoj, e te kam kujtuar
Në vitet që kanë shkuar
Atë që mora e lashë
prej teje
I bëra në vitet e jetës
Poema rrefeje….
Në rrahjet e zemrës
Tingujt t’I kam dëgjuar
Brenda kraharorit te mbaj
Aq të kaltër e të dashur
Shend e verë…
Krahë hapur e përqafime
Si nuk u lodhe një here
Në çdo qelizë te jetës
Sa je kaq e madhe
Në çdo zemër ngulur
Gjete vend për t’u strukur…
TË FALA SAMARXHINJËVE
Të falat e para
I kanë nga unë
Samarxhinj mblidhuni,
Kudo që jeni
Prodhoni samarë
Sa më shumë
Të mëdhenj,
Për gomerë e gomarica
Por mos harroni të vegjlit
“ Kërriçat”
Se atyre kanë filluar
T”I zgjaten veshët
Dhe t:ju dalin…kicat!