Gazeta Nacional Albania

POEMA   E   ZGJIMIT. Poezi nga Shpresa Dhima

 

Ku  ta  kërkoj   lumturin

në  ç’brigje  të  thepisura

ku  ke  rënë  vall

prej   saj   dotë  s’po  del

Tërhiqesh  zvarrë, përpëlitesh

mes  kthetrave  të  “Oktapodit”

mes  fijeve  të  tijë    lidhur

e  rrugë  të  lirë  të  dalësh  s’lën

mes  kthetrave  tyre  përplasesh

duke  kërkuar  rrugë  për   të  dale.

 

 

2

 

Dielli  tek  perëndon  tutje  mbi  xhade

rrezet  e  tijë  të  kuqërremta

të  lodhura  ,udhën   nisin

për  në  një   tjetër   destinacjon

Vëndin  e   tij  e  zë  Hëna  e  ngratë

mes  yjesh  si  kuror   rreth  i  vallzojn

Dhe   ashtu  tulatur  presim

Dielli  të  agoj  ,rrezet  të  kuqëlojnë

një  ditë  e  re  sërish  të  lindë

Mbi  fijet  e padukshme  të  “Oktapodit”

që  si  metastazat  e  kancerit

udhëve  të  Botës  ,zgjaten  pa   mëshir

 

 

3

 

Ditët   ikin  ,kalojnë..

me  njera, tjetrën   duke  u  zënë

me   njera, tjetrën  duke  bërë  fjalë

rrugë  të  lirë  ,rrug daljeje   s’lënë

Mes  tyre  ne   kalojmë

të  heshtur, menduar  dëgjojmë

herë  qeshim, herë  qajmë

ditët  numërojm  me   radhë

 

 

4

 

Ngre  grushtin  lartë

me   grusht   mbi  kë  të  godas

dhe  grushti   i   shtrënguar

mbetet   lartë  – forcë  s’ka   të  bjerë

Sytë   vështrojn  Qiellit   ..

atje  lartë  është  i  “Madhi  Zot”

shpirti  i  vrarë  gulçon,

shpirti  i  sfilitur   ,rënkon

Se  dhe  i  verbëri  dritë  kërkon

në  errësirën  e  pa anë  thëret,  thëret

“O   njeri,  ti   që  thua ..

se  njeriu  lindë, se  njeriu   vdes”

Mes   mjerimit  jeton,

udhën  e   lirë  kërkon

 

 

5

 

Dhe   një   zë  nga  brenda   del

ulërin  ,thëret  deri   në   zenit

O  Zot   përse?!

Përse  nuk   mblidheni  o  re

lëshoni  vetëtima  e  rrufe

Përse?! – Përse?!

Bota   sotë  qan..

Bota   sotë   është   sh’ndrruar

në  një  kope  ,ku  zgërdheshen   Bosat

 

 

6

 

E   diku   varfëria   hedh  valle

të  varfër,  lypsar,  barkë  pa ngopur

mes  jetës  së  mjerë,  ecën  mjeran

shtrijnë   duart  e  mpira,

nën  fytyrat  e   zbeta

Dhe  ti  “Zoti  ,,im  je  i  varfër

një  copë  buke  e  ndan  në  katërsh

me  të  katër   veta  hanë

Nëse  je  vërtet  ” Zot” të  pyes?

përse  të  varfërit  mëshiron

përse   për  ta  lutesh  ,përgjërohesh

ku  diku  tutje  më  lartë  një  lodër  luan

Bosat  mbi   këtë  mjerim   vallzojnë

orgji  kanibale  duke  bërë

këto   Bisha  të  etur  për   para

Botën  kanë  paralizuar,

e   Bota  frymë  dotë  s’merr.

 

 

7

 

Dhe   fijet  e  “Oktapodit”  zgjaten

udhëve  të  Botës  pa   mëshir

mbi  dhimbje  e   plagë  duke  shkelur

plagë  hapin  anembanë

pa  i  thirur   ndjenjës,  arsyes

zëmër  zinjë  ,të  sterrë ,

ku  pjellin  vetëm  mënxyr

vampirshëm,  të  etur..

me  ndjenja  toksotuar

 

 

8

 

Dhe  presim,  presim,..

Këto  “Bisha  fantazma, shkencëtar”

Dorën  të  ulin..të  ndalin,

Mbi  njerëzimin  eksperimente  Mjaftë!

Ngrihu  o  Botë  ,këtë  dorë  mizore  ndale

mbi  ta  ngrihu  Barrikadë

lindëm  për  të  jetuar

jetën  për  të  shijuar

të  pastër,  të   bukur,  të  dlirë

Të   sundoj  Paqa  –   Lumturia!

Mbi  Jetë   njerëzish – mos  të  ketë  komand

 

 

 

 

NË   ÇBRIGJE  TË   THEPISURA  JE  FUTUR

 

Në   çbrigje  të  thepisura  je   futur

Dhe  ëndrrat   i   more   në  gji

Më  le  kujtimet   e  gjelbërta

Dhe   mallin   ndezur   në  gji

 

Dhe  koha  u  tretë  në  vështrime

Në  buzët  e  njoma  të  ëmbëlsuara

Mbeti   puthja  jote  magji

Refreni  i çdo  mëngjesi  në agim

 

Në  trup  si  flutura  enden mornicat

Nga  shtrëngimi  yt  në  gji

Aromën  tënde  mora  me  vete

Me  aromën  time  mbështolla  trupin  tënd

 

Dhe  shiu  i  kësaj  pranvere

Të  dyve  na  njomi

Me  lotin  e  ikjes  u  tret

Mbeti  ashtu  në  jastikun  tënd

 

Po  shiu  dotë  kujtimet  si  fshiu

Në  trupin  tëndë  ndezën  zjarr

Ngrohtësin  e  trupit  tim  ndjeve

Që  unë  pas  e  lash

 

Dhe  do  tretem  në  vegime

Sërish  do  kthehem  në  yllnes

Pranë  shtratit  tënd  do  ulem

Të  ndriçojë  çdo  mëngjes

 

Se  ti  je  rreze  drite

Që  shpirtin  më  ndriçon

Mes  ëndrrave  e  agimeve  do  zgjohem

Bashk  me  zërin  tëndë  ,dhe  premtimin.

 

 

 

TË   PRES  AGUT   NË   AGIM

 

Kam   ditë  që  të  pres

Në  çdo  agim  ndjej   se   vjen

Me   fërshëllimën  e  erës  përsjell  zërin  tim

T’ më  dëgjosh  se  unë  të  pres

 

Dhe  rruga  jonë  takohet,

Aty  nën  kurorën  e  Blirit

Unë  të  zgjas  duart – Ti  buzët

Dhe  presim  të  ndodhë  çudia

 

Ajo  çudi  që  çdo  çast  e  presim

Në  krahë  të  njeri  ,tjetrit

Nën  vezullimin  e  yjeve

Dhe  purpuris   së  Hënës

 

Eja, kam  ditë  që  të  pres

Zëmrën  hapur  të  kam  lënë

Hyrë  qosheve  të  saj  pa  trokitur

Eja , më  zgjo  shtratit  tim, agut  në  agim

 

Me  flladin  e  mëngjesit

Të  vesh   trupin   tëndë

Dhe  aroma  e  trupit  tim

Të  të  zgjojë  çdo  mëngjes

 

Si  një  zog  fluturo  ,merrëm  në gji

Ti  zgjatim  netët  në  përjetësi

Mes  përqafimesh  e  puthje

Të  më  falësh  një  oaz  lumturie!

 

 

JETA   MES   VALLE   FANTAZMASH   KALON

 

E  dua  jetën   të   bukur , të  dlirë

Dua   dielli   të   qesh

Pranvera   të   lulëzoj

Yjet   në   qiell   të   vallzojnë

Dhe   njeriu   i  sigurt  të  eci   mbi   tokë

Veç  sotë  dielli   është  i   vrenjtur

Qielli   në  ngjyrë   grizh

Stinët   çuditërisht   janë  ndërruar

Bota  kalon   mes   njerëzve

Zëmër zinjë  sterr,  ku  pjellin  veç  mënzyr

I  shoh  tek  zgërdhihen ,vampirësh  të  etur

Tek  vallzojnë  mes  dhimbjes

Të  shpirtrave   coptuar

Shkelin  pa  shpirt  mbi  zëmra  e  dhimbje

zëmër  hekur

Bëjnë  orgji  kanibale,  këto  bisha

Me  ndjenja  toksituar  “shkenctar  fantama,,

Dhe   mes  këtyre  fantazmave  jetojm

Nën   dëshirat  e  tyre   frymon  jeta   jonë

Aty   mes   tyre   dhe   imi   shpirt

Jeta  mes  valle  fantazmash   kalon.

 

 

DISI   MBETA    E   HUTUAR

 

Rreze  diellit  posa   doli

Dritaren  time  kuqëloj

Tek  lodroja  në një  ëndërr

Një   të   puthur   më   dhuroi

 

Por  jo  s’doja   sytë  ti hapja

Ajo  puthje  më  ëmbëlsoj

Doja  prap  ta  përsëriste

Por  ai  rrezet  zjarr  lëshoi

 

Mbeta  disi  e  hutuar

S’dija   ç’të  thoja  vërtet

Me  diellin  isha  dashuruar

Më  kish  puthur   me  lezet

 

Në  mëngjes  herët  në  agim

Ty  të  doja  atë  çast

Në  krahët  e  tu  të  qëndroja

Të  ndjeja  puthjen  tënde  mjalt

 

Brenda  meje  ty  të  ndjeja

Zëmrat  tona  rrihnin  bashkë

Se  me  sytë  e  zëmrës  sime

Zëmrën  tënde  hap  çdo  çast

 

Erdhe  ti  ,dhe  Pranvera

Shpirtin  timë  çele  ti

Në  çdo  qosh  të  saj

Mbolle  vetëm  dashuri .

 

 

TI   JE   ZËMRA,  JE   SHPIRTI  IM

 

Mirmëngjes…

Sa  dua   ,kjo  fjalë,

Të  më   zgjojë   çdo   mëngjes

Një   buzëqeshje  ,një   përqafim

Dhe  ashtu  të  përhumbem

Në  gjoksin  tënd..

Mes  tuat  ledhatime

Të  dëgjoj   zërin  tëndë  ,tek  më  thua

Të  dua…Të  kam  shpirt..

Dhe   sytë  e  mi  heshtin

Mes  puthjes  mjaltë

Me  zëmrën  tënde   flasin

Nga  ëndrra  tek  zgjohem

Dua  çdo  mëngjes,

Të  ndjej,

Të  prek,

Të  ledhatoj…

Se  ti  je  për  mua  imja  ëndërr

Ajo  ëndërr  që  më  zgjon

Dhe  me  sytë  e  shpirtit

Më  flet,  më  ledhaton  ,më  premton

E  tek  më  përqafon

Ndjej  se  ëndrrat  më  dhuron

Se  kjo  zëmra  ime,

Për  ty   ka  përhumbur  përgjithmon

Se  ti  më  fal  ,veç  gëzim

Melodi  si  një  uvertur

Se  je  ti  ,

Që  më  largon  çdo  trishtim

Tek  më  thua…më  thua,

Mirmëngjes…,

Ti  je  zëmra,  Je  ti  shpirti  im..!

Ndaj  sot   zëmra  ime  u  zgjua  ,

Në  duart  e  tua!..