Dante Maffia: Poezia plot vlera e Anila Dahriut në italisht, si një mision shpirtëror dhe njerëzor

Recensione dhe poezi mbi krijimtarinë e poetes, shkrimtare Anila Dahriu.

Dante Maffia (shkrimtar ,poet,kritik, sagjista…kanditat për premio Nobel) recesion mbi librin me poezi të shkrimtares ANILA DAHRIU,(Fra le costole del peccato) ” Mes brinjëve të mëkatit” botuar ne dy gjuhë (italisht-shqip).

Bota tashmë është e mbushur me shumë poetë, por pak janë ata që arrijnë të përcjellin emocione të forta, ata që përballen me problemet më të nxehta, duke prekur ferrin e shpirtit.
Për shembull,Anila Dahriu, që shkruan me forcën e shpirtit(,mendjes dhe me kockë),i cili nuk e liron shkrimin e saj, të stilit dhe shkon drejt në zemrën e gjërave e bindur se poezia duhet gjithashtu të ketë një funksion shoqëror, si dhe shpirtëror dhe njerëzor.
E di që në atdheun e saj, Shqipërinë, ajo konsiderohet si një poete hermetike dhe ekzistenciale, por unë, duke mos pasur një referencë të saktë për zhvillimin e lirikës në vendin e saj, tërheq vëmendjen e tërbimit(zëmërimit) magmatik me të cilin shprehet vetë dhe e lash veten të hyj brenda zjarrit të kontorteve të saja gjuhësore që hapin mishin e gjallë të fjalës për të nxjerr prej saj ushqimin ideal.
Kam vërejtur se Anila Dahriu nuk ndalet para ndonjë subjekti dhe gërmon, dhe bërtet dhe i tregon lexuesit atë që është e fshehur dhe çfarë duhet të shfaqet në shkëlqimin e diktimit. Pra poezia që vjen nga përvoja të forta, nga një përvojë që kurrë nuk ka hequr dorë nga zakonet dhe rregullat, duke thyer modelet e vendosura, duke u zhytur plotësishtë i mahnitur.
Është e qartë se pas këtyre faqeve jeton një grua me karakter të fortë, me një vitalitet të ekzagjeruar, me bindjen se përmes artit mundet dhe duhet të kërkojë rrugën e rritjes dhe të së mirës së përbashkët. Prandaj lexuesi nuk do të gjejë absolutisht asgjë të tepërt në këtë libër, asgjë e lirë apo jorealiste. Dhe në qoftë se herë pas here imazhet dhe metaforat ndjekin njëra-tjetrën dhe përsëri ndjekin njëra-tjetrën pafundësisht, kjo do të thotë që poetja po kalon vuajtjen e papërshkrueshme, ankthin e atyre që nuk gjejnë gjithnjë masën adekuate për të shprehur plotësishtë dhe aq me bindje indinjatën e tyre ose dashurinë e saj. Kështu, shënimet e simfonive të tyre hapen në brigjet e pafundme dhe pastaj zhyten themelet e të njohurve duke i ftuar ata që të përfshihen.
Nga kjo mund të kuptojmë se poezia e Anila Dahriut karakterizohet nga një tension i fortë estetik dhe nga një masë e madhe etike.
Libra të tillë sot janë një dhuratë që duhet marrë në konsideratë të madhe, një hov optimizmi që kalon përmes dhimbjes së madhe.
Dante Maffia

TRUPI YT

Klithte në pellg ndjenjash,
Ai, që dikur ia skaliti me frymë
Gjoksin e bardhë e të bukur,
Iku drejt muzgut, i ngopur.
1993

VETMIA

Hapat e tu të rëndë,
Si putrat e elefantit të plagosur,
Nga kafshimi i gjarprit të kohës,
Përplasen zhurmës vajtuese të natës shterpë.
Një rè e vogël shpërndan vesë shiu…
Mbi supet e tu të rënduar, bie pak mall,
Dhe çdo gjë përzihet me vetveten…
Mbi një hënë gjysmë errësire
Si hije flakësh të mekura,
Shfaqet kjo shtrigë lidhur mes kryqit…
Digjet në fjolla zjarri,
Lëpijnë frymën e saj të kobshme.
Përçmimi i ka thyer buzët më dysh,
Sytë janë shkëputur si dy jetimë.
Buzë të ndryshkura, sy ndriçues hije-vdekje,
Një kokë e ngrysur me leshra të hedhura
Mbi një lumë gërryes….
Koha lë gjurmët e saj, si një udhëtare
Lidhur me mendime të zhubrosura….
Unë jam këtu, e gjymtuar,
Si një flutur e ngritur n’fluturim
Dhe nga larg dërgoj klithje, aromë zgjimi….
Zëri yt, hedh një perde të shkundur vdekje,
Asgjë s’dëgjohet, eshtrave tretur….
Mes një varri të heshtur,
Troket vetmia e shekujve të tu…
Dhe unë, nuk prek më, ajrin kërthi….!1994

RRUGËVE TË PLUHROSURA

Gra, që ecin rrugëve të pluhurosura,
Me gjymtyrë të ngatërruara…
Qosheve kanë zënë vend,
Mendime… darkës së ftohtë…
Flakë jetëshuar e përvjedhur nga hëna,
Atje, ku grishet gjysmë e shtrirë…
Në shtratin e botës së gënjeshtërt,
Humbet shkëlqimin e virgjër e të dëlirë.
Dhe rruga e tyre është e gjatë,
Në këtë natë gojëkyçur….
Ajo hedh copëra qelqi të errëta,
Qëndisur me gjilpërën e heshtjes….
Si një spektër përthyer degët e rëna.
Mbi çatitë e shtëpisë, ku rishikojnë të vjetrën,
Mbi çatitë e shtëpive, ku ato rishikojnë të vjetrën,
Me buzë të thithura nga zjarri mëkatar,
Me gjinj të ndezur, si trëndafilat e një agim të bardhë.
Ato, ecin rrugës dhe lënë hije e tyre…
Si skulptura derdhin vetveten, pa ndriçim…
Gra, që me pëllëmbë pastrojnë pluhurin e vetvetes.
Burrat puthin erën e tyre,
Të nesërmen, ky rrëfim gjen
Një formë tjetër… fole argëtimesh.

Meditim
“Mbështetur në vargjet e rrjedhjes së një lumi,
ndoshta, hijeve ndezur rri qiriri i jetës…
psherëtimë e largët nën kthetrat e vdekjes,
pulëbardhat në udhëtim, të trishtuara ndjekin fatin…”

Spektër
Grumbull mendimesh, skelete spektër
Kacafyten mes shpirtrave…
Etje kthinash, lakuriq koha Gri, zemërimi.
Zgjon klithmën e vuajtjes… pezull,
Jeta vështron vetveten…

Një çast
“ Një çast
Vuajtja hesht,
Kur mbërrijnë flatrat e para të shiut të butë.
Ku qetësojnë rrjedhën e llavës gërryese të saj.”2010

KËPUCËT E MIA

Këpucët e mia janë të grisura,
Nga koha që u kthye mbrapsht….
Nuk gjenden, as gjilpëra magjike
Të qepin varfërinë time…
Me vetminë bën Pazar,
Ulur rreth oxhakut,
Të ndërtuar me tulla të kuqe.
Një cigare të marrë borxh, po ndajnë…
Tymi i cigares mbështillet rreth meje,
Pranë oxhakut më pak drurë shprese.
Nuk jam vetëm,
As vetmia nuk më tremb,
As varfëria nuk më çudit!
Thith hijshëm tymin e cigares,
Vështroj këpucët e grisura,
Që janë gati për udhëtim.

DRITHËRIMË

Do të pushtoja veç ty kafshitë e jetës sime,
Etja e një shkretëtire të dëbuar në qeli të marrëzisë,
Do të klithja në gijotinën e tmerrit dhe të vdekjes,
Kapërthim yjesh, si një lule veç në lulëzim,
Do të përmbysja Qiej,
Me gjakun e dhimbjes,
Do të gërvishtja në fletën e testamentit,
Një poezi, ku veç shtrëngimin e shpirtit tim do te rrëfej,
Lotët ta thithnin duke i përcjell në lotët e tu,
Me gjakun e dhimbjes, si një ujkonjë plagosur të rendja
Nëpër pyje, ku drita lë gjurmët e fatit.
Ndër buzët e tua të thara,
Të mbështesja buzët e mia, mall shekullor,
E mes lotëve që rrëshqasin ndër qerpikët e ngrirë,
Të shndërrohem në një Zanë,
Ku, fluturimthi të rrëmbej yjet,
Të mbart ndër krahë zjarrin e tyre,
Dritë shkëlqimi për sytë e tu…
Ku unë të zhytem mes kësaj magjie,
Si një varr i hapur i harresës,
Gëlltitur mëngjeseve me vesin e trishtuar,
Ku kullon, si një ujëvarë drejt amshimit shtazarak
Të perëndive ku luajnë me drithërimat,
Si kërcinj të thyer, me zemërimin e galaktikës,
Ku ikën e ikën në pafundësinë e hiçit,
Duke tërhequr shpirtin tim,
Nga, ku, unë mbështillem me universin vetëm për ty,
Drithërimë e shpirtit, ku jetoj kaq gjatë,
Dhe, jeta ime merr formën e një engjëlli
Që po të pret të tretet, me pafajësinë, për ty..!!
2011