Gazeta Nacional Albania

Poetë shqiptarë në gjuhën suedeze. Shkruan : Rizah Sheqiri

 Një lajm i gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Librit

 

 

Ditë më parë ka dalur nga shtypi nr. 1 – 2020 i revistës

letrare në gjuhën suedeze “ Groblad” e cila në faqet e saj

sjellë edhe poezi të poetëve shqiptarë të përkthyera në

suedisht nga poeti dhe redaktori i revistës Rizah Sheqiri.

Groblad do të thotë në shqip gjethedelli , pra një bimë me

veti të shumta shëruese. ( Simbolikisht: fjala e bukur

artistike shëron shpirtin … RSheqiri ).

Në këtë numër të kësaj reviste me vargjet e tyre të

bukura janë prezentuar këta poetë: Migena Arllati,

Naime Beqiraj, Hajdin Morina, Ervina Halili, Yllka e Rizah Sheqiri, Majlinda

Shabani (Alexandra), Prend Buzhala, Xheladin Mjeku, Daut Dauti, Enkeleida Z.

Fejzo, Ndoc Gjetja, Biser Mehmeti dhe Engjël I.Berisha.

Ballinat e disa numrave të revistës “Groblad” .

Sa për informim po ju tregoj se në këtë revistë letrare gjatë këtyre pesë viteve të mia si

redaktor, kam përkthyer e botuar edhe poezi të poetëve tjerë shqiptarë nga të cilët po i

përmendi disa: Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Azem Shkreli,Ymer Shkreli, Ali Podrimja, Fatos

Arapi, Xhevahir Spahiu, Fredrik Rreshpja, Sylejman Syla, Abdyl Kadolli, Ilire Zajmi, Sabit

Rrustemi, Donika Dabishevci,Flora Brovina, Halil Matoshi, Valdete Antoni, Jusuf Zenunaj,

Adem Gashi, Alisa Velaj, Shkëlzen Halimi, Vjollca Alijaj, Kalosh Celiku, Maxhun Osmanaj,

Shaip Emërllahu, Hajdin Abazi, Ramadan Musliu,Bexhet Asani, Arif Molliqi, Naim

Fetaj,Sadullah Zendeli, Jonuz Fetahaj, Hamit Gurguri,Sadije Aliti, Nase Jani, Burbuqe

Rushiti, Fadil Halimi, Ferdinand Laholli, Dritë Ademi, Shefqet Dibrani, Hasan Qyqalla, Alketa

Maksuti-Beqari, Haxhi Muhaxheri, Lili e Yllka Sheqiri, Osman Gashi, Ramadan Mehmeti,

Rita Filipi, Sadik Krasniqi, Muhamed Krasniqi, Elhame Zhitia, Zyrafete Manaj, Baki Ymeri,

Sevdail Zejnullahu, Dibran Demaku, Skënder Zogaj, Qerim Raqi, Grigor Jovani, Sevdije

Rexhepi, Nebih Bunjaku, Imri Trena, Vera Peci, etj.

Në fund ju bëj me dije se kam edhe një numër të konsiderueshëm poetësh shqiptarë që i

kam përkthyer dhe që presin të botohen në numrat e ardhshëm të revistës.

Shëndet dhe suksese pa fund juve të dashur poet dhe gjithë lexuesëve tuaj kudo qofshin

ata.

Me përzemërsi ju uron i juaji

Rizah Sheqiri, Suedi

Ballina e revistës letrare ”Groblad” nr. 1 – 2020