Gazeta Nacional Albania

POETE TE NJOHUR NDERKOMBETAR NEN PERKTHIMIN E SINAN DEZHGIUT VAKA

SINAN DESHIKU VAKA

Miku im Mujo , po te dergoj nje grup shqiperimesh nga autore te ndryshem dhe kronologjikisht sipas kohes qe kane jetuar . Lexoi mik dhe po te joshen ti e di vete mundesine e botimit .

Vellazerisht Sinani .

SOLONI

( 638 – 580 ) p.e.s.

Nëse tani vuani, ndodhi nga poshtërsia juaj.

Mos ja hidhni fajin Zotit që s’u ndihmoi ,aspak !

Pikërisht ju i bëtë “ të mëdhenj “ këta horra,

Duke u dhënë pushtet dhe vetë u kthyhet batak .

Prej jush, çdokush i vetëm ngjan dhelpër e zgjuar,

Por bashkë nuk ëbheni kursesi, sepse jeni trutharë.

U mashtruat nga gjuha e këtij burri të llastuar,

Dhe ende s’kuptoni fatin që po u tërheq zvarrë .

V.O.

Kjo poezi që i ngjan një aktakuze kohore, u shkrua në kohën kur

Pissistrati morri pushtetin me votë dhe e shndëroi Athinën në dik-

taturë. Të gjithë miqtë ju lutën , për të kaluar në ekzil, por Soloni

burrë shteti, jurist dhe poet,qëndroi në Athinë, për të luftuar të ke-

qen e madhe ,që qytetarët e Atdheut të vet përgatitën të mashtruar

nga ky demagog.

FRANÇESKO PETRARKA

( 1304 – 1374 )

Sonet

Paqe kurrë s’gjej dhe s’mund të bëj luftë ,

Frikë kam dhe shpresë , digjem e jam akull,

Krahë s’kam dhe ëndrrës përqafohem butë,

Fluturoj në qiell dhe prapë në tokë shakull .

Kaq më ka burgosur, pa falje, pa mëshirë,

Të sajin më do , por ma mban lak litarin,

Ndjenjat nuk mi fal, thikën ma mban mirë ,

Të gjallë më do dhe prapë ma hap varrin.

Shoh dhe i pa sy, s’kam gjuhë dhe bërtas,

Dëshirë per tu vrarë , falje që të mbetem,

Vetveten e urrej ,por për të tjerë e vras .

Ushqehem me dhimbje, duke qarë qeshem,

Njëlloj më ngjan jeta , pa kufi me vdekjen ;

Shpirt, per ty në heshtje, nga fati përqeshem .

TORKUATO TASSO ( 1544 – 1595 )

Bleta

Një bletë do të doja të isha !

E bukur dhe njëkohësisht mizore

Që me bëzatje trupit të ta lëshonte mjaltin :

Duke mos mundur une format e tua inkuizitore,

Të paktën ajo të të pickonte të bardhin gji…

Plaga ,nuk ëmbëlsohet. Hakmarja ime atje ri .

La Fontaine – La Fonten

( 1621 – 1695 )

MIU I QYTETIT DHE MIU FSHATAR

Një mi fshatar, miqësisht i ftuar

Me shumë nderime dhe qytetari,

Të brrenin një dhjamkë të haruar,

Në qytet u nis tek një miku i tij .

Ulur mbi një tapet të rralle Turqie

Me servise të një stili të vjetër,

Filluan të hanin me ngutje lakmie

Të lumtur dhe në paqe si mbretër .

Por ndodhi çuditërisht në mikpritje ,

Dreka e bollshme tu kthehej e pafat .

Dua të them ankthi qimet po u ngrinte

Nga zhurrma që tmerronte në hajat ,

Njeri ja mbathi, si i ndjekur prej erës,

Tjetri sikur shihte flakët e skëterrës …

Kur hataja kaloi, u ul te vendi i mallkuar,

Miu qytetar dhe me fjalë e përgjërim,

Ju lut mikut të tij që dukej i tmerruar,

Ti shkonin drekës deri në mbarim .

Jo ! Mjaft ! – miu fshatar po bërtet :

– Eja nesër tek unë për bujtësi .

Nuk mund të hash, sikur edhe si mbret,

Kur të mungon çdo prehje dhe qetësi .

Brehet atje, ku askush s’ta helmon

Bukën joshëse dhe gjithashtu pijen.

Pa paqe dhe një bark i ngopur që rëndon,

Kurrë nuk guston dhe nuk e ndjen shijen.

XHAKOMO LEOPARDI ( 1798 – 1837 )

IMITIM

Larg nga shkurrja jote

Ku shkon ti lule e brishtë ?

Nga dega e një ferre

Më ndau era e trishtë …

Me shtjellë teksa kthehej

Nga pylli dhe nga fusha,

Me dhele më rrëmbeu

Nga faqet dhe nga gusha .

Shkoj ku shkojnë të tjerat

Pas bukurisë dhe stimës ,

Si lulja e trëndafilit

Dhe dhe gjethja e dafinës.

PUSHKINI

( 1799 – 1837 )

Engjëlli

Te portat e Edenit një ëngjëll sqimatar,

Me të hyjnorshmet hire, shkëlqente në vetmi,

Kur një Demon i errët, rebel po aq dinak,

Vraponte drejt humnerës që hapej si lubi.

Shpirti i mohimit dhe i dyshimit shpirt,

Me rrezatim një çast hyjnorin e kundroi,

Ndjeu krisje zemrës shpagoi të fundit flirt

Për herë të vetme thellë pendimi e tradhëtoi.

” Më fal ! – i tha, me sytë gati të përqarë , =

– Jo më kot më ndrije, kur isha i vetmuar .

Jo gjithçka në qiell me ndot unë e kam parë,

Jo çdo gëj të shenjtë ketu e kam përçmuar.

CHARLES BAUDELAIRE ( Bodler )

(1821-1867 )

Trishtimi i hënës

Sonte hëna ëndërron tepër e vetmuar,

Si një grua e bukur që e braktisur shtratit,

Para përgjumjes , përkëdhel pa u menduar,

Gjoksin me dorë nga shkujdesja e fatit.

Ja pra, tej e tej mbi kurrizet e maleve të buta,

Vdekatare, braktiset në kllapi të limontë

Dhe rrotullon sytë me vizione të pluhurta,

Që ngjiten gjithësisë si ëndërrim i pazakontë .

Shpesh në plogështinë e ligësht , prej syrit

Një lot të fshehtë përmbi tokë limonti e lëshon,

E ateherë ndodh një poet i devotë armik i gjumit

Te mbledhe në pëllëmbë lotin e valë dhe shikon

Reflekset e ylberta, si një fragment mes qiellit ,

Pastaj e vendos në zemër, e prej syrit te tij e pikon

FRIEDRICH NIETZSCHE ( Fridrih Niçe )

( 1844 – 1900 )

Sentenca e nje zogu

Ndoshta, ishte dje . Për t’u çlodhur

U kruspullova në një degë prilli,

Dhe nje tik tak të embël, të ndrojtur

Një ritëm hyjnor dëgjova, të një bilbili.

U inatosa, më pushtoi ngërdheshja,

Egoist ,keqdashës dhe gati zemërak,

Si një poet i pushtuar nga nënqeshja,

Fillova përmbi trung edhe unë tik e tak.

Besova se mund të stisja poezi,

Lidh rrokje, tinguj dhe cicëritje

Dhe më rrëmbeu kjo fatkeqe ligësi

E për mjaft kohë më lodhi kjo marritje.

Papritur vetes i klitha : – Ti je poet ?

Ke trutë në ajër, mjerran i ngratë !

Ah, vërtet ! Nënçmoi bilbili i qet’ ,

Bejtexhi ! – dhe u hodh mbi një lofatë.

ARTHUR RIMBAUD

( 1854 – 1891

Dashakeqja

Në sallën e zbehtë të ngrënies, që profumonte

Aromë frutash dhe verniçe ; për qefin tim,

Rrëmbeva një pjatë me gjellë që s’shijonte

Dhe humba në ambjentin e madh pa ndricim .

Ndërsa haja dëgjoja lavjerrësin e murit dhe beftë.

Kuzhina u hap me nje gulçimë që veshët gërrvisht,

Plot trill hyri kamarjeria dhe e nuk e di përse

Me shall të shkatëruar, por e krehur djallëzisht,

Duke kaluar lart e poshtë me duar të dridhshme

Mbi faqet me push si të pjeshkës së praruar stine,

Gustoi me buzët e saj një nënqeshje të djallshme,

Rregulloi praneë meje pjatat enkas për sedërtime,

Pastaj, ashtu , natyrisht për të marrë një puthje

Më pëshpëriti : “ kam ftohtë në faqe .” Por intime .

Charleroi tetor 1870

GIOVANNI PASCOLI

( 1855 – 1912 )

Kthimi i kafsheve ne mbremje

Në pyll hapësirës sqepon qukapiku,

Jehona e tij marangoze rikthehet ,

Të përpjetën ngjit një burrë mes pikut ,

I rënduar nga dengu dhe gjethet .

Nuk ndihet fare zhurrmë gjinkallash

Tek ky fshat përhumbur në një qoshe,

Vetëm klithma gazmore e një vocërraku :

– Syska ! Baliska ! Bardhosheeeeee !

Mban mbi supet e lodhura dengun e lidhur

Me gjethe rruge, mështekne dhe shkurre,

Lopët në rrugicat e fshatit përvjedhur

Ndalin , zgjaten njomishtave mbi mure .

Hena e mesditës e artë , e qetë

Dredharake në qiell midis reve petale

Kërcënon me drapërin e saj të mprehtë :

– Bardhoshe ! Baliska ! Kuqale !

Oh, drapër vozitës qiellsisë me vrap

Sipër malit mbi qiellin e lodhur,

Në fusha ajri i mesditës perhap,

Profumin e barit , e sanës së korrur.

Qetësi mbretërore ! Atje lart harku hënor

Dhe ca re perëndimi koloresh me riska,

Poshtë fëmija me zërin hyjnor :

– Murrashe ! Kuqale ! Baliska !

EUXHENIO MONTALE

( 1896 – 1981 )

Nobelist

Jeta ime ty …

Jeta ime, ty nuk të kërkoj linja fikse

Të aprovueshme apo linja zotërimi ;

Në rrugën tënde krejtesisht të paqetë ,

Njëlloj kanë shije mjalti dhe pelini.

Zemra që çdo motor e mban me poshtërsi

Rrallë tronditet nga dyshimi dhe merraku.

Kështu dëgjohet ndonjëherë në qetësi

Fushës së shpirtit shkrehja e një çarku.

ZhAK PREVER

( 1900 – 1977 )

Tre fije të shkrepses të ndezura

Një e nga një nëpër natë ;

E para për të parë fytyrën tënde ,

E dyta për të të ndricuar sytë ,

E fundit për t’u joshur me gojën tuaj

Në errësirën e thellë ,

Madje , për të më kujtuar mundësitë ,

Ndërsa të shtrëngoj krahëve si një ëndërr .

GEORGES BRASSENS

( 1921 – 1981 )

Në ujin e burimit

Në ujin e kthjellët të burimit

Një vashëz, lakuriqe argëtonte,

Një erë me forcën e rrëmbimit

Teshat në qiell lart ja çonte.

Me flokët e shpleksur më lutej

Ta vishja, gjithkund të kerkoja,

Me degë mimozash ti thurrej

Një veshje,një veshje ta mbuloja.

Së pari mbi supet e holle

Kërkonte petale të kuqe,

Për gjoksin e vogël, të njomë,

Mjaftonte për të një burbuqe.

Kërkoja i lumtur në vreshta

Të fshihja çfarë lulja s’mbuloi,

Për ijet e saja të brishta

Nje gjethe e vogël mjaftoi.

Krahët pastaj porsi era,

I shtriu drejt meje e qeshur,

Plot zjarr nëpër gjoks e rrëmbeva

Ndjeva se u bë prapë e xhveshur.

Loja e argëtoi dhe s’ndahej,

E shpesh te burimi si përhera

Kthehej dhe lutej ndërsa lahej,

Rrobat t’ja rrëmbente prapë era.

Ok.
No.