Gazeta Nacional Albania

Poetesha Anila Tashi boton librin me poezi në shqip dhe italisht me titull: Kur era të dërgon larg (Quando il vento ti porta lontano )

Poetesha Anila Tashi boton librin me poezi në shqip dhe italisht me titull: Kur era të dërgon larg (Quando il vento ti porta lontano )

Poetesha Anila Tashi boton librin me poezi në shqip dhe italisht me titull: Kur era të dërgon larg (Quando il vento ti porta lontano ). Autorja jeton prej 30 vjetesh ne Itali dhe kjo i ka dhene mundesi te perfitoje nga letersia dhe kultura italiane per te sjell ne shqip nje liber interesant, ta pasur ne figuracion dhe lende shpirterore. Autorja shkruan ne dy gjuhe ne shqip dhe italisht, duke zgjeruar numrin e shkrimtarve shqiptare te emigurar ne bote te cilet jane edhe dygjuhesh ne letersine e tyre. Kjo e pasuron edhe me shume kulturen dhe gjuhen shqipe. Me poshte po publikojme parathenien e librit te shkruar nga Buratti Giorgo.

Poezia e saj është metrikisht e lirë: kalon me lehtësi nga mënyra e shumpërdorur (settenario) tek ajo më e rrallë (pentametro) deri tek mënyra e lirë pothuajse prozaike, me një mënyrë moderne të shprehuri në vargje, që konsiderohet ndoshta gabimisht dhe ashpërsisht si “kitsch” dhe fëminore. Qëndron fakti që muzikaliteti i vargjeve të saj nuk është kurrë banal përkundrazi, përhasim një modernizëm dhe origjinalitet të vërtetë. Sintaksa, pak e ngatërruar, në një analizë fillestare mund të duket e komplikuar, duke treguar një rrjedhë të pandërprerë, pa pushime dhe frymë, duke shkuar deri aty sa të prishë plotësisht pikësimin, përtej çdo rregulli të paracaktuar

HYRJE
Në fenë indu, Anila është emri i zotit të erës, element tipik i panteonit të hyjnive kozmike. Ky citim mund të na duket i pavend por na ndihmon të kuptojmë karakterin e autores sonë sipas besimit se emri korespondon me karakterin e atij që e mban (“nomen omen” theksonin latinët). Në fakt kemi mbetur të mrekulluar për venën e saj poetike, dhe të paparashikuar. Në ftesën nga ana e miqve të saj për t’iu kushtuar botimit të parë të pjesëve poetike, nuk e fsheh, që kam pasur një farë skepticizmi fillestar duke qenë mosbesues se në kohët e sotme mund të shkruhej një poezi e denjë për të tillë emër. Në të kundërtën, duke shfletuar dorëshkrimin e trashë jam bërë për vete nga kjo erë e freskët artistike dhe nga mënyra e re pothuajse e rrallë dhe e pa hasur. Në analizimin e teksteve, kam hasur jo pak vështirësi, për t’i dhënë veprave të saj një veshje sintaksore dhe gramatikore konservatore, (vështirësi që kanë prejardhjen pa dyshim nga fakti që italishtja nuk është gjuha e saj amtare). Por vështirësia e saj më e madhe ka qenë seleksionimi, pasi poezitë e saj nuk mund të hynin të gjitha në këtë botim. Shpresojmë ta relizojmë në një të ardhme të afërt.
Poezia e saj është metrikisht e lirë: kalon me lehtësi nga mënyra e shumpërdorur (settenario) tek ajo më e rrallë (pentametro) deri tek mënyra e lirë pothuajse prozaike, me një mënyrë moderne të shprehuri në vargje, që konsiderohet ndoshta gabimisht dhe ashpërsisht si “kitsch” dhe fëminore. Qëndron fakti që muzikaliteti i vargjeve të saj nuk është kurrë banal përkundrazi, përhasim një modernizëm dhe origjinalitet të vërtetë. Sintaksa, pak e ngatërruar, në një analizë fillestare mund të duket e komplikuar, duke treguar një rrjedhë të pandërprerë, pa pushime dhe frymë, duke shkuar deri aty sa të prishë plotësisht pikësimin, përtej çdo rregulli të paracaktuar. Kjo vërteton të renë e një poezie moderne eksperimentuese, që vendoset në kërkim të mënyrave të reja që përfaqësojnë botën shpirtërore. Kështu në një përzjerje nëpërmjet klasikes dhe modernes dallohet ritmi i artikuluar që i jep kuptim mendimit, si një lumë që rrjedh në vazhdimësi, si një orë që nuk ndal kurrë. Më rreh në mendje një ide: qartësia poetike e kësaj shkrimtareje të re. Përkufizim që rrjedh nga ngjarjet jetësore të saj, të sjellë në përbërës të ndryshëm në përshkimin e detit Adriatik, ndodhi kjo që ka mbetur si përshtypje në shpirtin e saj. Ndodhi që simbolizon kontraste të forta, ndonjëherë shprehëse, ndonjëherë jete, shpesh zhgënjimi e vdekje. Dhe e përballur nga erërat e ekzistencës, ndonjëherë e ëmbël por dhe tragjike, në të cilën gjithashtu nuk triumfon pothuajse gjithnjë dëshpërimi. Shpresa, drita, bukuria dhe jeta edhe në shfaqjen më të thjeshtë nuk arrijnë kurrë të errëta. Në këtë thirrje të re, e pakufishmja dhe rastësorja përputhen. Pafundësisht e madhe bëhet pafundësisht e vogël. Përkundrazi shfaqet në të: kështu nga pafundësisht e vogël arrin me hamendje poetike, në pafudësisht e madhe. Dinamizëm i koncentruar, pulsues, si një zemër që dhuron jetë dhe që s’ndalon kurrë. Kështu zbulohen pyetjet absolute që Njeriu gjithmonë i ka bërë vetes për njohjen e Zotit. Spontaniteti, të jetuarit përherë në përleshje me problemet e jetës dhe të depresionit, (kanceri i shoqërisë moderne), janë platforma në të cilën lëviz për të ndërtuar

veprën e saj artistike në tensionim drejt absolutizmit. Arti bëhet ai që duhet të jetë: projeksioni i “Unit” të dikujt, i qenies në vështirësi, si një ekzorcizëm i madh në të cilin e keqja vendoset përfundësisht jashtë, e përzënë nga jeta dhe e projektuar përgjithmonë tek fleta, në mënyrë që dhimbja e saj të shndërrohet në lumturinë tonë. Shpresoj që ky botim do të jetë një mundësi integrimi e dialogu kulturor i një hapje drejt tjetrit. Ngaherë në artet dhe në shkencat, dialogu dhe kulturat e tjera kanë sjellë erëra të freskëta dhe stimuj të rinj për të gjithë, duke i çliruar nga një farë mpirje në të cilën rrjedhin shoqëritë e pasura: kështu ndodhi në pikturë falë flamingëve, po kështu dhe në muzikë falë gjermanëve, e do të mundnim të nënvizonim shumë raste të tjera. Kështu mund dhe duhet të ndodhë edhe sot, falë emigracionit, njëlloj difuzioni kultural, në të cilin merret dhe jepet, pa detyrim të mohosh vetveten, përkundrazi duke shfrytëzuar rastin e përshtatshëm, sepse secili njeh më shumë veten në krahasim dhe pranimin e tjetrit. Në mënyrën e saj të vogël, kjo përmbledhje, ky dorëshkrim, na mëson pak këtë art që përballet: një e tillë poezi, një i tillë muzikalitet vargjesh, nuk mund ose nuk do të mund të ekzstonin pa ndeshjen dhe ballafaqimin e shumë kulturave. Do të doja të këshilloja lexuesin të mos përqëndrohej shumë, veçanërisht në fillim, përsa i takon aspektit logjik-sintaksor. Në fakt kam kam vënë re se duke kërkuar t’i jap shenja pikësimi, të korrigjoj dhe të kompletoj mendime të shkëputura ose të hiqja anakolutet e shumta, rrezikoja të çnatyroja esencën e kësaj poezie dhe muzikën e saj të veçantë. Kështu kam kërkuar të ndërhyja sa më pak të ishte e mundur, dhe kur e kam bërë kam tentuar të mos jem i pamatur, për të ruajtur natyrshmërinë e
autores dhe shpirtin e saj që gjithmonë në mes të pulsimit të botës, lëshon thirrjen drejt qiellit për t’i thënë: “Jam edhe unë!”

Buratti Giorgo

AUTOBIOGRAFIA

Qau mëma ime ditën që erdha në jetë, pasi linda me një difekt në duar. Megjithatë ky difekt më detyroi të përpiqem të bëj gjithçka, edhe të shkruaj siç po bëj tani. Të shkruaj ka qenë gjithmonë dëshira ime edhe pse nuk jam ushtruar seriozisht në këtë art, ndoshta sepse nuk besoja tek ëndrrat. Ëndrra ime më e madhe ka qenë dashuria, pa përcaktim. Ishte dashuria ajo që më çoi në Itali dhe ka qenë përsëri dashuria që më hodhi në vorbullën e depresionit. Familja ime është e përbërë nga pesë persona, të cilët i adhuroj të gjithë me të njejtin intensitet, që arrin deri aty sa do të jepja edhe jetën për ta: babai Sotir, mëma Eleni, vëllai Ervin, vajza Uendi dhe së fundi unë, Anila: një emër që më pëlqen edhe pse nuk ia di kuptimin.
Të tregosh për mbërritjen time në Itali është shumë e ndërlikuar dhe e dhimbshme. Imagjinoni turmat që pushtojnë portet: të etur e të uritur, të ndotur dhe pa destinacion. Por Italia, për më tepër populli i saj, është i një zemre të pafund. Të shumtat fytyra që kam ndeshur në një marshim të tillë, më kanë ndihmuar të kuptoj, që përtej Shqipërisë, në një vend mik si Italia, ekzistonte mëshira, ekzistonte Zoti. Kjo fjalë kaq e madhe me kalimin e viteve, është bërë vetja ime, duke më ndryshuar çdo ditë vizionin e gjërave. Është fakt që si Zoti ashtu edhe zemra e njeriut janë një mister.
E zbulova veten ditën e pagëzimit. Ia premtova zemrën time Zotit.

Shpesh jam penguar por me ndihmën e tij, zemra ka filluar sërish të më rrahë, dhe kjo më ka shërbyer të kuptoj që pa të, ekzistenca jonë është asgjë. Theksoj, që këto poezi që kam filluar të shkruaj prej pak kohësh, dëshiroj që të hyjnë në zemrën e lexuesit. Gjuha e tyre është e thjeshtë, duke marrë parasysh faktin që jam shqiptare dhe që italishtja që njoh prej disa vitesh, është akoma një gjuhë me të cilën kam ende vështirësi në të shprehur, pasi kur mendoj e bëj në gjuhën mëmë. Në të njejtën kohë, i kërkoj falje lexuesit për disa shprehje të çuditshme dhe të mos dekurajohet, por ta konsiderojë që ky stil të shkruari lind pothuajse paparashikueshëm nga shpirti im.
Faleminderit!
Autorja