Site icon Gazeta Nacional Albania

Poeti i njohur shqiptar dr. Mujë Buçpapaj përfshihet në Antologjinë Ndërkombëtare të Poezisë “White poems” në Marok

Kjo antologji prestigjioze botohet në gjuhët arabe dhe angleze nga Universiteti i Krijuesve Marokenë, një institucion kulturor i drejtuar nga poeti dhe studiuesi i mirenjohur Mohamed Ellaghafi, themelues i Çmimit Kombëtar të Poezisë në Marok dhe një promotor i palodhur i letërsisë ndërkombëtare në vendin e tij dhe në botë.

Poeti i njohur shqiptar Mujë Buçpapaj është përfshirë në vëllimin e dytë të Antologjisë Ndërkombëtare të Poezisë “White Poems”, e cila botohet në Marok në gjuhën angleze dhe arabe.
Kjo antologji prestigjioze botohet nga Universiteti i Krijuesve Marokenë, një institucion kulturor i themeluar dhe i drejtuar nga poeti dhe studiuesi i njohur Mohamed Ellaghafi. Në këtë botim të dytë, Ellaghafi ka përzgjedhur poetë të shquar nga mbarë bota, duke përfshirë edhe emra të letërsisë bashkëkohore shqiptare.
Mohamed Ellaghafi është një figurë e rëndësishme e skenës poetike marokene. Ai është themelues i Çmimit Kombëtar të Poezisë në Marok dhe një promotor i palodhur i letërsisë ndërkombëtare në vendin e tij.
Një falënderim i veçantë shkon për botuesin e nderuar të kësaj antologjie, poetin dhe intelektualin Mohamed Ellaghafi – një figurë erudite që kontribuon ndjeshëm në promovimin e letërsisë më të mirë bashkëkohore nga e gjithë bota.
Gjithashtu, falënderoj me mirënjohje Universitetin e Krijuesve Marokenë për përzgjedhjen dinjitoze të autorëve ndërkombëtarë dhe miken dhe kolegen time Angela Kosta për përkthimin e poezive të mia dhe komentin shoqërues.

Poeti me fame nderkombetare Mujë Buçpapaj eshte botuar ne dhjetra gjuhe te huaja dhe ka marre disa cmime te rendesishme nderkombetare. Librat dhe poezite e tij jane komentuar nga mediat nderkombetare dhe studiues te njohur ne bote te cilat vleresojne nivelin nderkombetar te poezise se Bucpapajt.

Angela Kosta

Gazetare, poete, eseiste, botuese, kritike letrare, redaktore, përkthyese, promovuese.

Exit mobile version