Gazeta Nacional Albania

Poezi nga Stephen Blanchard, Francë. Përktheu: Mirela Leka Xhava, Bordeaux- France

Nga Stephen Blanchard, Francë

Çmimet zyrtare : Kalorës i Arteve dhe Letrave 2021
Medalje ari nga Ministria e Punës , akorduar në Dijon
Medalje e artë nga Ministria e Rinisë dhe Sportit dhe Jetës në Komunitet , në Dijon
Medalja e Artë nga Shoqëria për Nxitjen e së Mirës në 1999 dorëzuar në bashkinë e Parisit nga Akademiku Louis Le prince-Ringuet dhe Alain Poher.
Medalje e qytetit të Bordosë në 1979 nga kryetari i bashkisë së Bordo, Jacques Chaban-Delmas me rastin e një çmimi letrar koleksioni i tij me titull “Nën gurë” Çmimi – I
Vepra të botuara në poezi :

« Kënaqësi të jetosh » , 1977 – Ed. C.I.P.A.F.
« Nën gurë », 1979 (rrëfim i botuesit) – Ed. G. Constant
“Vargjet e para”, 1980 – Ed. Barré-Dayez .
“Dhimbje kundër dritës”, 1980 – Ed. Barré-Dayez
“Poezi nga askund”, 1980 – Ed. Barré-Dayez
“Parathënie për vdekjen time”, 1981 – Ed. Barré-Dayez
“Gropat”, 1981 – Ed Barré-Dayez
“Spiritualitete piktoreske të belgut Marcel Frère”, 1982 – Ed. Les Poètes de l’Amitié
“Clopin-clopant”, 1983 (rrëfim i botuesit) – Ed. Saint Germain desprès
“Fëmija, poezia, jeta”, 1984 – Ed Poètes de l’Amitié
“Safe conducts”, 1984 – Ed. de l’Ancrier
“Safe conducts”, 1992 – Ed. de l’Ancrier
“Safe conducts”, 1995- Ed. Les Presses Littéraires
“Safe conducts”, 2000- Ed. Les Presses Littéraires
“Për macen e ulur”, 2005- (me Mireille François) – Ed. Les Presses Littéraires
“ Rima prej diku…”, 2007 – Ed. Les Presses Littéraires
“Një mace e ulur”, 2010 – Ed. Les Presses Littéraires
“Mbijetesat”, 2010 – Ed. Les Presses Littéraires
“Zgjimi i fjalëve”, 2013 – Ed France Libris
“Pra është e nevojshme…”, 2014 – Ed. France Libris
“Idiotët e synuar”, 2015 – Ed France Libris
“Jashtë meje”, 2016 – Ed France Libris
“Tërbimi brenda », 2017 – Ed France Libris
“Në buzë të lindjes”, 2018 – Ed France Libris
« Në shiritat e një ëndrre », 2019 – Ed. France Libris
“Gjysmë dhimbje”, 2019 – Ed France Libris
“Lulëzimi”, 2021 – Ed France Libris
“Vargu i tërbimit”, 2022 – Ed France Libris
“Kohët e palosura”, 2023 – Ed France Libris

Përgjegjësitë kryesore letrare në poezi te
Nga Stephen Blanchard, Francë:

-Drejtor i revistës ndërkombëtare të poezisë Florilège e themeluar në Dijon në 1974 (182 numra të botuar)
-Zv.President i Unionit Kombëtar të Autorëve dhe Konkurentëve dhe drejtor i revistës “AERO-PAGE” (132 Nr.)
– Kryetar themelues i shoqatës “poetët e miqësisë – poetë pa kufij” që nga viti 1974
-Animator në Radio-Campus de Dijon nga 1991 deri në 1994
-Themelues i “Kopshtit të poetëve” në vitin 2014 në bashkëpunim me bashkinë e Dijonit.
-Themelues në vitin 1990 në Dijon i Takimeve poetike të Burgundisë dhe Festivalit “Libra apo vargje”.
-Nënkryetar që nga viti 1992 i Çmimit Marie-Noël të themeluar në Beaune në 1963.
-Regjisor i spektaklit « Ç’kuptim ka ? » »
-Bashkëpunon çdo vit aktivisht me Ministrinë e Kulturës për 10 fjalët e konkursit të gjuhës frënge.
-Anëtar aktiv i Shoqatës së Poetëve Francezë në Paris.
Çmime nderi :
-Më 8 Prill 2020 në Grenoble (Francë) çifti i poetëve të Dijonit Yolaine dhe Stephen BLANCHARD fituan çmimin « Mbrojtësit Ndërkombëtarë të Poezisë » 2020 nga Académie Claudine de Tencin.
-Për 46 vjet, Stephen Blanchard ka organizuar më shumë se 2500 lexime dhe shfaqje në shkolla, biblioteka, bashkitë, radio, télévision FR3, shtëpi pensioni etj…
Çmimet kryesore :
-Çmimi nga Kolegji Letrar dhe Artistik i Francës në Bordo në vitin 1979 me botimin falas të koleksionit të tij.
-Botim falas nga Editions St-Germain desprès i koleksionit për fëmijë me titull « Clopin-Clopant ».
Aktivitete jashtë vendit :
-12 korrik 1980, mysafir nderi i qytetit Jamioulx/Charleroi në Belgjikë
-15 mars 1998, mysafir nderi i qytetit Ouchy në Zvicër.
-10 korrik 2003, i ftuar nderi i Quebec në Notre-Dame du Bon Conseil për « botën e kulturave ».
• Botuar në vitin 2002, poezitë e Lartësisë së Tij Mbretërore Princit Henrik të Danimarkës
Përkthime :
-Disa nga veprat e tij janë përkthyer në anglisht, greqisht, italisht, spanjisht, arabisht, gjermanisht….

***
Jeta limitohet
Ndonjëherë
Në melankolinë, e një ëndrre të krisur
Jashtë kohës
Ndoshta
Në zbrazëtinë e një frymëmarrjeje
Të braktisur
Ku ikën momenti
I përjetshëm
Me një britmë
Të ngelur brenda vetes
Në kufijtë
E një faqeje të papërfunduar
Në mungesë të fjalëve
Kur netët e mia pa gjumë
Kujdesen
Për gjenezat e tjera.

***
Libër- hapur
Koha zë rrënjë
Në intimen
Transparencë
Fjalësh ngelur pezull
Mes dy faqesh.

Etja për të ekzistuar
Përtej kaosit
Ndriçon shpirtërisht
Në pajtim të plotë
Heshtjen e korruptuar
Nga lakuriqësia
E një pikëllimi
Kur
Më në fund
Boja e shkrimit ndizet
Në kulmin e një deliri :
” Te jesh apo të mos jesh “

***

Çdo poet
Duhet të japë dorëheqjen
Deri në harrimin e lodhjes
Nga ëndrrat e tij
Pa u fundosur kurrë
Në mëshirën e kohës

Ai duhet të mendojë
Në përhershmërinë
E skajeve të saj
Të parashikuar
Për të ripopulluar
Pafundësinë
E një faqeje të zbrazët

Të dish
Të braktisësh veten
Trupin dhe shpirtin
Në bojën
E një vetmie

***

Në fillimin
E botës
Ishte Fjala
Horizonteve ushqyer
Përmes heshtjes
Së fjalëve të buta
Dhe pasioneve imagjinare

Shpresa
Erdhi një ditë tjetër
Me iluzionet e saj
Mbyllur
Në fund të zemrës
Dhe bashkëfajësinë
E një ëndrre pa kufi

E vetme
Vetmia ka humbur
Jehonën
E pëshpëritjes së saj
Duke u kapur
Pas harmonisë
Të lotëve indiskrete
Të një kohe të vrarë
Nga paturpësia
E njeriut
Pre e mundimeve të tij

E vërteta
Nuk kishte fjalë
Për të thënë

***

Lëreni kohën
Të flasë për ju
Në pëshpëritjen
E ditëve pa fund
Kur mbijnë
Mbi pergamenë
Buzëqeshjet migratore
Të foljeve të përgjumura

Lëreni pendën tuaj
Të zhvishet nga iluzionet
Nën valëzimin e momentit
Kur boja kujton
Mundimet e jetës

Lërini fjalëve
Këngën e kujtimeve
Për të zbutur
Gjakun e dëshmive
Nën fryrjen
E brigjeve të magjepsura
Kur shkuma bërtet
Dëshpërimin e saj
Në rërën e legjendave

Lëreni veten
Të t’ankorohet në pritjen
E një enigme
Deri te gjelbërimi i një faqe bosh
Që përqafon
Mes dy ëndërrimesh
Padyshimin
Në qoshet e kujtesës tënde.
Poezi nga përmbledhja « Kohët e përthyera » – France 2023
Përktheu dhe solli në shqip Mirela Leka Xhava
Bordeaux- France
Anëtare e Shoqatës së Poetëve Francezë Paris.

France