Gazeta Nacional Albania

POEZI PËR BLUZAT E BARDHA QË LUFTOJNË CORONAVIRUSIN. Nga Shpresa Dhima, Itali

 

KËNGA  E  JETËS

Sot  dielli  lëshoj  rrezet
Mbi  retë  në  qiell
Mjergulla   u  lëshua  si  perde
Vëndin  kudo  ka  mbuluar

Eh  them, Pranverë   e  vonuar
U tulate  si  e  zënë  në  faj
Fajtorin  për  të   ndëshkuar
Që  kaq  shumë  jetë  po  merr

Në heshtje  nis  të  këndoj
Një  këngë  që  trishtimin  t’më  largoj
Po  lotët  bien  e dot  si  mbaj
E  melankolia  shpirtin  pushton

Një  zë  i  panjohur  më  flet
Mos  ki  frikë  nga unë , rri  e  qet
Mos  u  trëmb  nga  unë
Trëmbju  atij  që  më  pruri  tek  ty

Unë  s’vijë  nga  salla  mbretërore
Ata  që  më  prunë  ,emrin  “Korona,,,më  vun
Unë  s’bëj  dallime  ,.moshe, rrace, e  feje
Unë  marr  kë  gjej  përpara ,pa  mëshir

Këto  fjalë s’di  nga më  erdhën
Në  trup  ndjeva  t’më  shkojnë  mornica
S’mallkova  veten  pse  linda
Unë  linda  jetën  për  të  jetuar

T’ mallkova  ty  që  i  lumtur  qesh
Se  botën  gjunjëzove  mbarë
Ty  që  hape  një  krematorium  “Ausvish,,
Ty  që  s’njeh  dashuri,  por  veç  lot

Sytë  ngrita  lartë  ,qiellin  vështrova
Rrezen  e  mekur  të  diellit  dalloj
Dhe  sërish,  sërish  nisa  të  këndoj
Se  jeta  është  një  këngë , një  pranverë  që  do  lulëzoj!

 

 

DIELLIN   NË  SY   VËSHTROJ

Një  rreze  dielli  feksi  në  qiell
Sytë  ngrita  lartë  të  vështroja
Sa  doja  kjo  rreze  dielli
Fyryrën  t’më  kuqëlonte ,
Pikën  e  lotit  të  ndalonte

Po  çuditërsht  edhe  dje  këtë  ndjeva
Kur  rrezja  e  dielit  më  përshëndeti
Këtë  kam  ndjerë  gjith  këto  ditë
Kur  brenga ,trishtimi  pushtojn  shpirtin  tim

Doja  rrugës  ,trokitjen  e  hapave  të  ndjej
Era  e  lehtë e  pranverës  t’më  përkëdhel
Për  çudi  pranvera  stinën e saj  s’njeh
Në  grizh  moti  është  veshur

Përse   Pranver   u  largove
Harrove  se  lulet  duhet  të  çelësh
Dielli  të  puthë  valën  e  detit
Dhe  unë  mes  valëve  të  qëndroj
si  vajza  e  valëve.

Mos  u  vono  Pranver, eja  të  presim
E  di  ,e di  që  do  vish…
Se  kjo  tokë  më  varre  s’do  pranoj
E  atë  dorë  mizore  do  dënoj

Dielli  do  dal  ,rrezet  do  lëshoj
Lëndinave  bari  do  gjelbëroj
Do  rjedhin  ujrat  në  ujvara
Dhe  jeta  ,jetën  do  filloj

Do  shkrij  buzëqeshjen  e  ngrirë
Mushkrit  do  mbushen  me  frymë
Njerëzimin  s’ka  forcë  që  e  ndal
Mbi  botën  mizore  ..do  triumfoj!!

 

 

BASHK   TË   NISIM  TË  SHKRUAJM

Dielli  fshihet  nën  re
Rrezet  e tij  të  mekura  lëshon
Pemët  harruan  të  gjelbërojnë
Lulet  kan   kohë  që  s’po  lulozojnë

Sot  do  doja  ti  shkruaja
Të  bukurës   Pranver
Aty  ku  ujrat  gurgullojnë
E  rjedh  vrullshëm  një  ujvarë

Nuk  dua  më  vargu  të  qaj
Tek  shkruaj  loti  t’më  pikoj
Nuk  do  doja  më  ,”virus..virus, të  shkuaj
Doja  Pranvera  të   vijë  ,e  jeta  t’lulëzoj

Ndaj  Poet,  ti që  shkruan  Poezi
Vargun  kurr   mos  e  ndalo
E  sërish  bashkë  të  nisim  të  shkruajm
Jetës  plot  dashuri, e Poezis  ti  falim  Pranverën

Ndaj  Poet  sot  ,muza  vjen  e  dëshpëruar
Ti  japim  asaj  gëzim, buzëqeshje
Ti  japim  dashuri, ti  japim  jetë
E  vargu  të  mbaj  erë  Pranver

Ndaj  Poet  vargut  ti  japim  jehonë
Që  në shpirtërat  e  njerëzve  të  filtrojn
Të  përcjellin  ajër,  të  përcjellin  arom
Mes  vargjeve  një  ,çast  të  jetojn

Ndaj  Poet  jemi  ne  që  shkruajm
Me  penën  tonë  bëjm  çudira
Pranverën  të  zbresim  në  tokë
E  diellin  e  bëjm  të  ndriçoj

Të  ndalim  një  çast  dëshpërimin
Skllav  i  kësaj  koron  virus  nuk  jemi
Ne  jemi  melodia, jemi  kënga
Ne  vargjet  i  thurim  në  ëndrra

Malesh  është  natyr  e  virgjër
Uji  gurgullon  ,në  burime  e  ujvara
Pijnë  bilbila, thëllëza,  e  drera
Ndrijnë  e  shkumëzojnë ,bulëzat  e  bardha.

Kjo  është  jeta  që  më  ka  ënda
Ky  është  refreni  ,është  kënga
Kjo  është  Poezia  …
Që  thur  në  ëndrra!.

 

 

 

SOT

Jeta   duket  se  ka  ndalur
Por  unë  e  di ; nesër  do  marr  frymë

Sot

Kudo   qetësia   qëndron  në  krahët  e  saj
Po   nesër  ,ajo  do  nis  të  zhurmoj

Sot

Qielli    është  i  vrënjtur  ,ai  loton
Po  nesër  dielli  rrezet  do  lëshojë

Sot

Zogjtë  u  vonuan, nga  shtegtimi  t’kthehen
Nesër  cicërima  e  tyre  do  na  zgjojë

Sot

Stinët  sikur   janë  ndryshuar
Pranvera  të  vijë  po  vonon

Sot

Lulet   kan  lëshuar  gonxhet
Pranverën  presin  petalet  të  lëshojnë

Sot

Rrugët  janë  bosh, asnjë  këmbësor
Veç  sirenat  e   urgjencës  dëgjohen  kudo

Sot

Kur   këto  sirena  nuk  do  ti  dëgjosh
Në  trup  ndjen  mornica,  e   loti  pikon

Sot,   Sot…

Kjo  do  mbarojë   ,dhe  ditët  do  vazhdojn
Jeta  do  nis,  dielli  do  dalë,

Dhe  ne  do  mbushim  rrugët  plotë
Duart  me  njeri tjetrin  do  bashkojm

Në sy  loti  do  tretet, buzëqeshja  do  lind
Të  gjith  bashkë  do  këndojmë  “Liberta,,

Dhe  pena  ime  do  nis  sërish  të  shkruaj
Vargjet  që  kurr  si  ka  shkruar…!!

 

 

 

SOT   MIJËRA  MENDIME  MË  PUSHTOJN

Sot  nuk  mundem  dotë
.Mbi  letër  të  hedh  një  shkronjë
Për  çudi  ato  më  ngatrrohen
E  fillin  se  gjej  dot

Sot  mijëra  mendime  më  pushtojnë
E  lirë  kërkoj  të  marr  frymë
Po  një  zë  i  brëndshëm   flet
E   loti  mbi  qerpik  më  rëndon

Prisja   pranverën  të  lulëzonte
Prisja  të  çelnin  lulet  e  bajames
Mbi  tokë  të  çelte  manushaqa
E  Qiellin  ta  pushtonin  zogjtë

Por  jo…!!
Një  dorë  mizore  mbolli  veç   kob
E   një  popull  do  të  shfaros
Në  heshtje  mbjell  veç  lot..
Apoteoz  e  shkullit  21  …që  jetojm

Të   kisha  mijëra  duar
Këtë  farë  ta  shkulja  anemban
Me   zërin  e  jetës  ti  flisja
Jeta  ime  dhe  jotja …janë  njësoj

E   Pranvera   sërish  të  vinte
Dielli  të  ngrohte  këtë  tokë
Trishtimin  dhe  vdekjen  të  largonte
E  jeta  kudo  të  lulëzonte.!

shpresa  dhima@@
19/1/2020.

 

 

PËRSE  ,PËRSE

Mendueshëm  hapat  hedh  ngadal
Mbi  rërën  e  njomur, nga  dallgët
Që  furishëm  përplasen  ,e  thyhen  mbi  gur
E  bregun  prekin  leht,  leht  me  dashuri

E  valët  nanurisin  valën
Era  frynë  lehtë…
E  në  vesh  më  sjell  një  melodi
Të  një  refreni    që  bëhet  poezi

Mendimet  padashur  shkojnë  tej
Sytë  treten  hapsirës  së  detit  pa  kufi
Dhe  një  zë  më  vjen  nga  largë
E  vetmuar  bregut  ç’bën,  mbyllu  në  shtëpi

Ajri  është  i  ndotur  ,bie  erë  Virus
Një  buzëqeshje  e  trisht  fytyrën  mbulon
Eh  thëm  nga  erdhi  ,ku  u  prodhua
Në  cilin  laborator  , Përse  , përse?

Përse  kjo  botë  e  çmëndur  s’gjen  derman
S’njeh  paqe ,nuk  njeh  mirësi
Përse  në  botë  me  mijëra  sot  vdesin
Nga  një  i pabesë  Korona  Virus

Përse  në  sytë  e  Nënave  ka  lotë
Kjo  botë  zjen  si  vullkan
Ku  i  pasuri  njeh  vetëm  miljardat
E  në  sytë  e  fëmijve  mbjell  lotë

E  në  mjerim  njeriu  psherëtin  thellë
Në  gjunjë  ulet  ,e  lutet  në  Zot
Por  dhe  Zoti  sotë  s’ka  as  vesh, as  sy
Dhe  ai  në  mjerim  veten  që  lindi  mallkon

Dhe   lutet…lutet..përsëri

Korona virus  tek  unë  mos  eja
Se  më  lë  fëmijët  jetim
Se  më  lë  fëmijët  në  mjerim
Se  s’dua  për  ty  virus ..lotë  në  sy  të fëmijve  të  shikoj!! .

shpresa  dhima@@

 

 

 

LOTI  MË  PIKOI  PËR  TY  BIOR

Sot  pika  e  lotit  më  pikoi
Zëmra  më  dridhëroi
Shpirti  fort  klithi  ,dotë  s’duroi
Për  ty  mikja  ime  Biorë

Sotë  vërtet  ndjeva  më  të  madhen  dhimbje
Në  trup  ndjeva  t’më  kalonin  mornica
Një  boshllëk  krahërorin  më  pushtoi
Për ty  e  mira  ,e  bukura  Biorë

Po  ç’pati  ky  maldet  virus
Në kthetrat  e  tij  të  pushtoj
Ti  je  një  lule  e  parritur ..
Petalet  lëshoje  në  lulzim

Përse  e  mbollën  këtë  farë
Si  kërpudh  helmuse  mbiu  në  çdo  anë
Kujt  ju  deshën  këto  plagë
E  jetën  paralizuan  në  global

Bior,  Bior..
Pena  ime  për  ty  shkruan  sot
Për  ty  lutem    ,zërin  në  qiell  e  çoj
Nga   ai  maldet  virus  të  dalësh  shpejt

Në  forcën  tënde  ti  do e  coptosh
Me  zërin  e  jetës  ,me  tënden  Rini
E  fort  zërin  do  ngresh  deri  në  qiell
Ndaleni  këtë  dorë  mizore  ,o  njerëz..
bëhu  njeri.

Bior…Bior..
Jemi  të  gjith  me  ty
Bior  këtë  betej
Ti  do  e  fitosh!!

shpresa dhima@@
20/1 /2020/.

 

DHE    LOTIN   TA   DËNOJ

Sot  nga  një  ëndërr   u   zgjova
Ndjeja  se  në sy   kisha   lotë
Nga  ëndrra   dotë  s’ dilja
Nga  lotët   dhe  jastëku  ishte  njomur

Shihja  se  yjet  zbrisnin  në  tokë
Dhe  si  xixëllonja  ndrinin
Mundohesha  një  yll  të  prekja
Një  zë  s’më  linte  ,më  thoshte  mos  prek

Dhe  yjet  ngadal  u  larguan
Mëngjesi  natën  largoj tej
Një  rreze  e  venitur  dielli
Dritaren  preku  ngadal ,ngadal

Doja  këtë  ditë  vere
Dielli  të  më  buzëqesh
Me  rrezet  e  tij  të  ngohta
Të  më  thot  mirmëngjes,,

Doja  jeta  të  rridhte  me   vrull
Në  sy  të  kish  dritë ,në  zëmër  dashuri
Në  cicërima  zogjësh  të  përcillja
Një  këngë, një  melodi

Po  ,buzëqeshjen  vall  kush  e  ngriu
Vall  përse  dhe  lulja  petalet  uli
Përse  dhe  dielli  humbi  shkëlqimin
Vallë  kujt  ju  desh   që  jeta  mos  lëvizi

Unë  e  dua  jetën
Të  bukur  të  qetë  e  ëndërroj
Për  jetën  veç  ëndrra  thura
Kush  mundet  ëndrrat  ti  pres  në  mes!

Në  sy  kam  jetën
Shpresa  e  shpresës
Më  zgjon  çdo  mëngjes.

Dhe  sot  eci  e  trishtuar
Hapat  hedh  ngadal  menduar
Duart  mbaj  zgjatur  të  përqafoj
Duke  kërkuar  dashuri, dhe  lotin  të  dënoj.