Site icon Gazeta Nacional Albania

PRINCESHA IKU NË QIELL. Poezi nga Xhemi Nokshiqi Muzai

 

 

NEXHMIJE PAGARUSHA

 

 

Ike në qiell,

Me tingujt tu të dashurisë së Atdheut,

Zëri i Bareshës,  të ndiqte pas, luginës së heshtjes

Ngrihej imazhi yt i fundit, pas një hije

Një dorë lamtumire

Që përshendeti botën…

Dhe dy pika loti të mallit për jetën.

 

Thanë,

Princesha iku në qiell,

Motivet e saj, zërat, luginat, ujërat, duartrokitjet,

Nëtët e gjata të pritjes së lirisë

Bashkë me ty u bënë refren i jetës

Mbi Kosovë

Dhe përgjatë Ilirisë

 

Shpirti yt troket dritareve, fushave, klasave të femijëve, rrjedhave të jetës

Deri në pafundësi si një lajtmotiv ripërtitje

Në lindje, në dasma, në luftra,

 

Kosova mbart  imazhin tënd, fushën e gjërë

Të meleodive tua të jetës së hareshme të

Shpresave të Kosovës

Për të bërë lirinë të prekshme,

 

Shtepitë më gëzim, rininë e përjetshme të shpirtit tënd.

 

Ti bëre jetën tonë të prekshme në kohë robërie

Bëre Atdheun e lirë në muzikën tënde

Plot kithma mali,

Rrugësh, zogjsh, erërash, stuhishe të bjeshkës.

 

Atje bareshat vijojnë të kërcjenë motivet tua

Ndanë lëndinave të malit, lumenjëve, krojeve të kristaltë të Atdheut.

Fëmijët e shkollës mbajnë portetin tënd të duar si një këngë të re për ty,

Mbajnë shpirtin tënd përmes këngëve,

Në orët e muzikës,

Netëve, detyrave të shtepsisë.

 

Ti ike në parjasë,

Princesha jonë

Pemë lirie, plot këngë, plot stinë që ndërrohen mbi Kosovë

Dhe kudo përgjatë Shqipërisë etnike

Ku të tjerë breza do të përkundin këngët tua

Për t’u bërë heronj të Atdheut.

 

Ku ti ndeze ëndrra të mëdha lirie dhe bashkimi.

 

O grua e motivit tonë të jetës,

Merre me vete mirënjohjen tonë

Të dashurisë për ty

Lë të vijë në parajsë  malli ynë për ty,

Dashuria dhe shpresa,

Ku ti pret të rilind mbi Atdhe

Një ditë e re bashkimi.

 

 

 

2.TIRANA

 

Ti qëndron larg në hartë

Të botës,

pemëve e jetës, pa mbarim.

 

Dashuria ime shqiptare, ëndërr e bëgatë

E hijes time që ëndet rrugëve tua

Në kërkim të rinisë së humbur.

 

Unë vij tek ti nga toka e paanë amerikane

E shëmbullit të gjatë të kërkimit të

Jetës

Në rugët tua, sheshet, kaltërsitë
Gjej prehjen, qetësinë.

 

Ty  qyteti ynë  nuk të humbas kurrë

Ëndrrave të botës,

Në një  zgjimin tjetër, cudisë prekëse të njerëzimit

Anës  globit, të gjej përherë, aty ku stinët më kujtojnë Atdheun.

 

Tiranë e dhimbjes time të përbotshme

Ku endi akoma shpresat e mia

Për ty

 

Në kujtimin tënd unë ngre këngë, bëj muzikë

Poezi të reja,

 

I tregoj për ty botës, kudo ku jam,

Për bukurinë tënde mesdhetare, për Europën që

Ngrihet mbi botë krenare.

 

Tiranë e dashurisë time,

E hapave të mij poshtë pemëve të harshme të pranverës

Parqeve, rrugëve, dritareve

Të prtijes.

 

Kudo ku jam,

Natën e fundit gjithmonë e ruaj për ty

Për muzikën tënde, për  koncertet,

Erën që zbert nga Dajti

Mbi frymëzimin tim,

 

Vetëm ti më qetëson ëndërrat e mia

Luftjet e mia,

Kryeqyteti im i lumturisë,

 

Ku njerëzit janë të lumtur me një këngë, me një fjalë me një mëngjes të freskët

Dhe fjalën dashuri.

 

Tiranë e shpirtit tim arbnor

më prit të vij prej hartës së botës,

të ngrejë

Pritjen time të gjatë,

 

Si një statujë malli.

 

 

 

 

 

 

 

 

  1. SHËN VALENTINI

 

Shën Valentini shfaqet si një megull,

Si një hije që del nga muret për t’i shëmbur ato

Për zemrat e lira.

 

Shën Valentini ka akoma frikë nga intrigat ndaj dashurisë,

Nga dhimbjet,  pabesitë, mosbesimin  të egër ndaj saj.

 

Shën Valentini vjen përmes errësirës së dyshimit, të dhembjes njerëzore

si një lutje për botën

Dhe pastaj bëhët dritë.

 

Janë shtrirrë duart e shen Valentinit mbi botë

Si një përqafim, si një muzikë për të dashuruarit

E datës 14 dhe në vazhdim

Nëtëve të  zemrave të ndezuara të njohjes,

Të takimit.

Si një ritual i botës.

 

Pastaj bota pushon në krahët e Shen Valentinit

Këtij engjelli mbrojtës

Të besimit.

 

Shën Valetini vjen për të bërë pranverë

Acarin e zemrave të padashuruara,

Për të ringjallë shpresën deri në amshim

I flijuar për fjalën të dua!

 

Pastaj vijnë ditët me  dashuri, me muzikë me

Shpërthime zemrash

Shkon shikimi përtej murëve të ngritura kundër dashurisë,

Deri thellë  lagjes së druajtur në periferi

Ku rriten vajzat elegante,

me besim tek dashuria.

 

Unë dua të bëj dicka për ju, sonte

Në këtë Shën Valentin

Ju që vini të fyer, të ftohur të zhgenjyer nga pamundësia

E jetës.

 

Po i lë takim botës më 14 shkurt, që   t’i shpreh dashurinë jetës

Amshimit të zmrave të bukura që

Ruajnë rininë,

Që ruajnë dashurinë

Qysh në fillesë,

 

Si në agim të njerëzimit,

 

Atje ku zemrat ndëzën botën me

Afshin e dashurisë për ta rilindur atë.

 

Po i lë takim botës më 14 shkurt

Dhe po e shpall me këtë poezi.

Ju dua njerëz sot dhe

Përgjithnjë !

 

 

 

 

  1. NËNËS

 

 

Nënë,

Ka një ditë që e ringrej imazhin tënd të

Jetës

E përqafoj, stinën tënde të gjatë të dashurisë për ne.

 

Që kurrë nuk mbaron, që kurrë nuk tretet.

Si  një kujtim i klasës së parë,

Kur vjaza  e vogël qante në derë të shkollës

E druajtur nga bota

Duke me mbajtur për dore

Më the, tani  ec në ardhmëri !

 

Dhe u lute për mua…

 

 

Nënë e dashur,

lutja jote vjen tek unë kaq  larg

Në këtë ditë të kushtimit ndaj teje

Të mëndimit për ty dhe pastaj për

Dhimbjet e jetës

Në këtë botë të gjërë

Ku vijnë e ikin ditët gati njësoj,

Netët, kujtimet e largëta

Të  femijërisë sime që më mbajnë gjallë

Imazhin për botën e sinqertë,

 

Të rrethuar nga ti, nga vështrimi yt që

Dallonte rritjen time, ëndërrat vajzërore dhe

Pastaj sukseset…

 

Ti na ke rritur me frymën tënde dhe dashurinë

Ndaj botës

Dhe vetëm mirësinë.

 

Në këtë ditë tënden,

Unë vij tek ti më këtë poezi, që nga larg, nga një kontinent tjetër i

Stinëve plot shkelqim, plot zhurmë

 

Por asgjë nuk e ka bukurinë tuaj, ngrohtësinë e urimit

Tënd, kur na përcillje

Në derën e katundit të bukur të rrethuar nga

Ujërat dhe malet, ku unë merrja  bekimin

Tënd në cdo fjalë.

 

Nënë,

Kjo është festa jote, që vjen tek unë

Si një përmallim për ty dhe

Dëshurinë për të përqafuar shikimin tënd të pastër

Përmbi botë

 

Lutjet e tua më vijnë këtu dhe më ngrohin

Jetën.

 

E dashur nënë,

 

Në ditën tënde

Unë vij tek ti më këtë poezi,

Që nuk mbaron kurrë.

 

 

 

 

  1. BASHKIMI I TROJEVE SHQIPTARE

 

 

Më dhëmb harta jote e ndarë,

Pikëllimi i  coptuar  i botës shqiptare,

në disa shtete.

Kombi im i rrënjve të thella të botës,

 

Nuk të mbrojtëm kur të coptuan, kur u zvoglove nga dhimbjet

dhe spastrimet etnike

Nuk të ngritën dot në këmbë trualli im

I pasosur i lavdisë,

Kur të sulmuan me pabesi, ingtriga

Ligësi.

 

 

Më 1913 të ndanë mes fqinjve grabitqarë,

Të shqyen fqinjët primitivë, të joshur nga Fuqitë

E mëdha,

Ëndrra e kombit u coptua

në miliona zemra shqiptarësh të ndara, të

masakruar nga barbarët.

Por nuk e thyen shpirtin e lirë.

 

Për njëqind vjet mbijetuam, rindërtuam ëndërrën tonë të bashkimit

Si mjëra vjet në troje  të arbërit,

 

Shqiptarë të fortë të mbijetësës,

Qëndruat në këmbë, por me plagë në trup,

 

Kombi im europian, sido që të coptuan,

Nuk të ndanë nga liria, nga shpresa, nga orientimi

yt perëndmor.

Nuk të shkulën qytetrimin tënd, as

pushtimet, as luftërat, as asimilet e egra sllave dhe greke.

 

Sot rindërton ëndërrën tënde

Të jetës dhe bashkimit,

Sot shqiptarët në Kosovë, Mali të Zi, në Maqedoni,

në Camëri  dhe Serbinë Jugore

Janë pjesë e një  kombit në bashkim

 

Askush nuk mund ta ndalë sot bashkimin tonë,

askush nuk të ndalojë rrjedhën e

historisë

Së shenjtë të ilirëve viganë.

 

Harta e Ilirisë për mijëra vjet e pandarë

Sundoi këtë pjesë të botës.

 

 

Bashkimi do të ndodhë. Brenga do të marrë fund.

Sot do të rigrihemi, do të bashkohemi në një shtet

në një flamur të Skëndërbeut,

sic na ka bërë zoti,

 

Në tokën tonë, në etninë tonë, në hapsirën tonë

Të lirisë dhe të  themeleve të Europës

Për të cilën luftuam sot dhe  për disa mjevjecarë.

 

 

Kombi im,

Me dhemb harta jote e ndarë, e coptuar

Nga fqinjët  grabitqarë

 

Por do të ribëjmë hartën tënde,  do t’i ribëjmë kufijtë

aty ku ishin përjetë,

Do të ribëjmë jetën nën këto hapsira europiane

Deri në përjetësi

 

Kombi im

I dashuruar me lirinë,

I dashuruar me perëndimin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  1. SKENDËRBEU

 

 

Vije malit të ngreje Atdheun

Prej duarsh gjigande  të shpatës së mprehtë

Të shpresës së botës

Në kohë të vështirë të pushtimit osman

Ti ishe shpata dhe mburoja e qytetrimit europian.

 

Nuk kishte ditë që bota nuk lutej për shpatën tënde

Për ushtrinë dhe vëndin tënd

të shqiponjave

Që i ishte bërë digë ushtrisë së egër të sulltanëve,

Në dyer të Europës.

 

U ndeshe me ta,

I munde sulltanët e egër të kohës,

Duke ngritur falamurin e fitorës mbi Europë

 

Nuk kishte mortje shpata jote përgjatë perendorisë

Atlet i Krishtit, shpata e parë e Europës

Gjigand i përendimit.

 

 

 

Të gjithë të vajtuan kur vdekja të trokiti në derë

 

Armët mbetën jashtë në druart e ushtrisë sate

Dhe Lekë Dukagjinit që  të vajtonte mbi kokë

E gjithë Arbëria

 

Mbetën jashtë hingëllimët e kuajve fushës së betejave dhe fitorët mbi sulltanët,

Mbetën në histori

 

Tashmë kishe shkuar në përjetësi

Mbret i shqiptarëve

Heroi i Europës.

 

 

  1. FIERZA E FEMIJËRISË

 

Ajo ishte një skenë që s’më del nga mendja

Atje ka bërë vend

Me dimrin, me valët me zhurmat

E makinerive,

 

Ajo është në zmeren time,

Kënga e Fatame Sokolit për dritën,

 

Për jetën që ndizej mes maleve

Për të krijuar dritën

Me një cifteli me dru mani

Të varur në hapsirë si

Meleodi bjeshkësh.

 

Atë arkitekturë të shkruar nga poetët tropojanë

Në netët e gjata të ëndërrimit të

Digës gjigande

Që do të bashkonte brigjet e lumit

Në një rrugë

Drite dhe legjendet e maleve të mia.

 

Ajo ishte një skenë që nuk më del nga mendja

Ime femijërore,

 

E kam pikturuar në mendje atë shfaqje

Të malit

Të lumit tonë të vjetër dhe të egër

 

Drinit plak dhe të përmallshëm.

Sic thotë Poradeci.

 

Edhe sot në SHBA sa herë dritën ndez

Më shfaqet Fierza,

Me lojërat e femijërisië time me makina të rënda

Të Digës

Dhe festën e malsorëve pas dimrave të rëndë

Të Alpeve.

 

Përfundimisht, unë gjej atje

Një pjesë të zemrës time

Dhe ëndërrës për të dalë në botë

Të vendlinjdes time

 

Kemi ecur bashkë gjithë këto vite

Kemi ecur një jetë nëpër botë,

Në të tjerë kontinente

 

Dhe malli vjen të më trazojë

Kujtimet,

Fierzë  e ëndrrave të mia.

 

 

 

  1. STUDENTE

 

Isha  strukur në një dhomë konvikti të ftohët

Kur dera u hap dhe hyri frymëzimi im

Ishte poezia që më ngrohte, muzika ime e femijërisë

Së dalë nga ëndërrat

E ciftesilsë që vazhdon të bjerë

Pa pushim, në Alpe

 

E di sa bukur është të jeshë studente

Të ëndërrosh botën  nga librat e lexuar, nga leksionet, fjalët e bukura të djemve simpatikë,

Në pushimet midis orëve

 

Me durimin tonë dhe shpresën tonë

Për të  ndryshuar botën.

 

Erdhi koha për të nxjerrë mësimet tona, për të

Bërë vetë hapin në jetë

Dhe pasur suskese

Por ajo dhomë konvikti e ftohët, e varfër

Shpesh e pistë nga amortizimi, me ngjall kujtime të forta

 

Ishte jeta që celte brenda asaj moshe

Që na conte në delir për pak gjë,

Për një sukses të vogël, për një shikim të ëmbël

Dhe pastaj bota që ndryshonte

Me varfërinë e skajshme dhe përgjimin e kujdestareve

Të rrepta

 

Një sistem i frikshëm i kontrollit absurd

I ideve, fjalëve dhe vetë jetës.

 

Kudo që shkoj në botë, kudo ku shoh pamje të

Cuditshme të kontinentit të madh,

Asgjë nuk më zëvëndëson atë dhumë konvikti

Të thjeshtë, të ftohët dhe shpesh të pistë.

 

 

Dua të cel përsëri atë derë dhome

Për të gjetur ëndërrat e mia

Dhe jetën mes shoqesh të lumtura

Dhe jete që cilte përtej

Dritaresh,

Të qiellit.

 

Dua të hyj përseri në atë dhomë të thejshtë konvikti

Të bisedoj me vetëveten,

Të qaj dhe lumturohem nga gabimet

E dikurshme,

Të marr shpirtin e lënë mes emocioneve të moshës

 

Dhe të ridal në jetë…

 

 

 

 

Exit mobile version