Pse Gjuha Shqipe është më e pasur se Arabishtja ?
SHQIPJA – GJUHA E SHENJTË E NATYRËS
Bisedë e dr. Mujë Buçpapajt me gjuhëtarin dhe filozofin prof. Albert Vlash Nikolla
“Nga krahasimet me ‘Arabishten e Shenjtë’, – Shqipja del të jetë gjuhë shumë më e pasur dhe më e fuqishme morfologjikisht dhe idiomatikisht se gjithë grupi i gjuhëve Semite, – kjo pas matjeve laboratorike”
-Dr. Mujë Buçpapaj . Zoti Albert Vlash Nikolla. Kohët e fundit, nga shumë eksponentë shqipfolës apo dhe të huaj, kryesisht fetarë na thuhet se Gjuha Arabe është gjuha më e pasur në Botë, dhe se Shqipja është një gjuhë relativisht shumë e varfër ! Këtë mendim e kanë ushqyer edhe Akademikë Shqiptarë, madje dhe një klasë studiuesish filosllave që kanë kryer studime në kohën e komunizmit, apo dhe akademike të doktoruar në Greqi, Turqi apo Arabi ? Cili është mendimi juaj, si një specialisti i gjuhës?
A.V.Nikolla; Nga krahasimet me “Arabishten e Shenjtë”, – Shqipja del të jetë gjuhë shumë më e pasur dhe më e fuqishme morfologjikisht dhe idiomatikisht se gjithë grupi i gjuhëve Semite, – kjo pas matjeve laboratorike ! Janë kryesisht pjesa akademiko-komuniste dhe ajo Teologjike e shoqërisë shqiptare, që na thonë se Greqishtja e vjetër, Latinishtja dhe sidomos Arabishtja janë gjuhë shumë të pasura në raport me Shqipen! Kjo psikologji është ushqyer shumë nga propaganda komuniste e pjesës së dytë të shekullit të kaluar. Pas mbi 1000 doktoraturave rreth huazimeve të Shqipes nga Latinishtja, Greqishtja e vjetër, Serbishtja dhe Turqishtja, na del që gjuha jonë (sipas tyre) të jetë një gjuhë surrogative, – shkurt muhabeti “mjerë ne që e flasim këtë gjuhë”- ma mirë të kishim zgjedhur Serbishten, sipas enveristëve dhe Titistëve të kamufluar, apo arabishten sipas Arabofilëve. Shtrohet pyetja nga vjen kjo ndjenjë superioriteti nga ana e religjioneve dhe shteteve fqinje dhe kush i ka ushqyer ndjenjat e inferioritetit në brezin e gjuhëtarëve të dalë nga shkolla gjuhësore Komuniste! Ka një problem psikologjik tek të gjitha ata shqiptarë ose shqipfolës që ndjehen “inferiorë”. Meqenëse ata kanë një “gjuhë Shqipe personale shumë të varfër”, mendojnë se dhe Shqipja si gjuhë kombi është e varfër ?. Studimet laboratorike në fakt e nxjerrin Shqipes superiore në aspektin gramatikor dhe morfologjik përballë gjuhëve si Greqishtja e vjetër, ( E cila në të vërtetë ishte një ilirishte Achene e standardizuar) gjuhën Arabe apo atë Latine , sepse Serbishtja dihet, – është një kreolë Ruso-Turke. Thënë ndryshe ka një pikëpyetje të madhe, një të panjohur të frikshme, një mister */iks/ në gegnisht apo */ikës/ në toskërisht. Pra Marrim thjesht shkronjë */X/, dhe shohim idiomatikës e saj të origjinës mendore [kuptimin logjik-idiomatik]
Pse Shqipja është më e fortë se Greqishtja e vjetër dhe vetë Arabishtja, dhe ku qëndron universialiteti i saj. E panjohura “X” [iks-ix] në gjuhën Greke apo në sistemin matematik Arab është thjesht një shenjë e vendosur arbitrarisht. Por në gjuhën Shqipe Gege */Iks/ [Toskërisht Ikës]/ logjikisht tregon “diçka ikëse, rrëshqitëse , totalisht e panjohur”, “ një mister”, “që nuk arrihet të kapet”, dhe rrjedh etimiologjikisht nga folja primitive */Ik/. Vetë folja */ik/, rrjedh nga habitorja e gjuhës emocionale */iii/, e cila shpreh “mungesën e diçkaje” si koncept; “habinë për mungesën e një personi, një objekti apo një fenomeni”, si për shembull: / Spo e gjej dot, më ka ikun/. Në Gegnisht , në të folmet e Mirditës dhe Tropojës ta zëmë , ka një sistem të përsosur logjik ; e njëjta formë */iii ke a!/ (habitorja ) do të thotë */ja ku është! / , dhe kur */i/-ja bashkohet me përcaktorin */Ke/ [te – toskërisht], jep jem formën e kundërt habitore */Ike a! / [a ike?!-toskërisht], dhe duke i shtuar formën mohore të gegnishtes */S’a/ [s’është], jep formën /i ke s’a/ [ikesa](mungon) -[ua nuk është!] – dmth */i ikur/ ose */i panjohur/, nga rrjedh */IKS/ ose “X”, e greqishtes së vjetër apo latinishtes, dhe */X/-si matematik i Arabishtes…. Dhe na thonë pastaj, Shqipja ka marrë nga Greqishtja , Arabishtja dhe Latinishtja…. A nuk do të talleshin gjith Bota nëse ne themi, se bijat e kanë pjellë nënën e tyre,
E njëjta gjë ndodh numrin */0/ ( zero) , që neve na e quajnë me origjinë arabe, ndërkohë që arabishtja nuk e ka foljen */zee / [un zaa,- ti zee, ai zen ], me */e/ të gjatë, që ka kuptim nis */nis/ ose */farmoj/. Nëse në shqip ka kuptim idiomatik, në arabisht është thjesht një simbol arbitrar. Atëherë shkronja,fjala apo numri i takon asaj gjuhe që e motivon në sistemin e saj morfologjik dhe semantik dhe idiomatik. Ju e dini që jeta ka filluar sipas Darvinit në det, dhe gjuhët me origjinë Teutone, si ta zëmë Holandishtja e kanë derivuar foljes */Zee/ të shqipes për të emërtuar kuptimin inicial të fjalës */Zee/ (det) dhe në këtë rast Shqipja del shumë e fortë si përballë gjuhëve të lindjes së mesme Semitike, po ashtu edhe si substrat i gjuhëve Perëndimore
Të vërtetën mbi origjinën Ilire të Romës e ka ka folur Virgjili tek Eneida: « Romakët ishin krenarë që kishin origjinë Dardane » . Pesë veprat madhore të Akademikut gjerman Hans Krahe, mbi origjinën Ilire të Europës , (sidomos vepra e tij “Hidronimia e Evropës”) janë fondamentale jo vetëm për Akademizmin Shqiptar, por për gjithë kulturën Evropiane. Le të marrim si shembull thjesht kronologjinë e emërtimit të Ballkanit dhe vendeve përreth: Fillimisht Ballkani në epokën Vinça (Pellazgjike) është quhet */Tale / , toka përballë Tales u quajt */Itale/, dhe ku jetonin Frigjët e Azisë (Turqi e sotme), anash Gadishullit Ilirik u quajt * */an -tale/ … Akoma edhe sot ne bregdetin e veriut nga Shën Pjetri deri në Velipojë, plazhin pandërprere, populli i zonës e quan */ Tale/. Para 4 mijë vitesh erdhi Noe, dhe themeloi */Alba -Noe/, dhe Djali i tij */Yapet’hi/, duke udhëtuar arriti në */Itali/ kolonizoi Italen dhe e quajti *Yapet’nin/ që u kthye në */Yapenin/ ose gadishulli Apenin . */Yapetët/ ishin një fis ilir i Italisë. Edhe gjuha Latine ishte një standardizim i gjuhës Ilirike. Marrim ta zëmë fjalën */momentum/ të latinishtes. Ajo është një togfjalësh i gegnishtes; */ma ment/ [ maj ose mbaj mendjen] , – çast i shkurtër, apo dhe ato të gjuhës Vizigote që sot ruhet në neo-latinishten Spanjolle */Aora/, ( moment çast) e cila është gjithashtu një togfjalësh i shqipes */A ora/ [është ora- momenti]. Pra në të gjitha rastet Shqipja ka një zgjidhje të origjinës etimologjike të fjalës dhe vërteton se është nëna e të gjitha gjuhëve.
Dr. Mujë Buçpapaj; Ju mendoni se pikërisht fakti që Shqipja shpjegon shkencërisht idiomatikën e gjuhës njerëzore që nga fillesat e bën atë të jetë gjuha më e sulmuar në botë ?
A.V.Nikolla; Sigurisht , ju e dini që përgjatë mesjetës nga mesi e shekullit të dhjetë, deri në ardhjen e turqve, në perandorinë Bizantine jetonte një popull që fliste Ilirishten ose me saktë Arvanishten , [ gjuha arvanite e standardizuar]. Territoret ilirike, – aso kohe ishin shumë të pasura dhe u vodhën në mënyrë sistematike nga kryqëzatat. Për të fshehur të vërtetat e mëdha historike , Evropa e shkatërroi Bizantin dhe ja dha “pjatë në dorë” hordhive mongole Osmane, që kishin misionin për ta zhdukur nga faqja e dheut etnisë Ilire dhe sidomos Gjuhën Shqipe. Kjo shpjegon edhe faktin se Osmanët e ndaluan Gjuhën Shqipe për pesë shekuj, dhe imponuar Gjuhën e Ortodoksëve karamanlinj të Konias për mazhoritetin ortodoks të kombit shqiptar që përbënte asokohe 70 për qind të popullsisë. Ajo ishte një gjuhë e cila u modifikua nga Orlovi Rus fillimisht dhe murgu Korreas më pas e mbushi me të gjitha frazat e pista të shqipes. Me zell të madh duke mallkuar shqipen, Shën Kozmai e implementoi në Jug të Shqipërisë. Imagjinoni- një shenjt që mallkon gjuhët e popujve !
Dr. Mujë Buçpapaj; Si do ta komentoni gjenocidin e gjuhësor ndaj Gjuhës Shqipe dhe pasojat e këtij gjenocidi të kryer nga organizatat që sot konsiderohen “okulte”?
A.V.Nikolla; Arbër Xhaferri, një ndër kokat më të ndritura të kombit shqiptar në mënyrë figurative e ka përshkruar gjendjen me saktësi kirurgjikale: « Grekët kanë vënën nën zap periudhën antike, sllavët periudhën e mesjetës, turqit kanë marrë pjesën tjetër. Ndërkohë qenia shqiptar gjithnjë e më shumë po merr trajtën e një të sëmuri paraplegjik që nuk mund të lëvizë gjymtyrët dhe qafën teposhtë » . Eshtë e qartë se krijimi i tre shteteve mbi trungun e vjetër Hitito-Ilir, ka qenë i planifikuar për të përvetësuar tre periudha e ndritura të etnisë Ilire, antikitetin e lavdishëm Helenik, që u vodh nga pseudo-grekët, mesjetën e Pasur Bizantine që u vodh nga Serbët, por mbi të gjitha Territorin e lashtë Hitit, vendin më të bukur në Botë që tani popullohet me një përzierje Shqiptaro-Selçuke-Arabe, që përbën popullatën e Turqisë së sotme. Kështu ata na lanë krejt pa histori. Tani së fundmi ja kanë mbirë arabët me një dashuri “ hipnotizuese” dhe duan të na bëjnë “vëllezër gjaku”, e ta shndërrojnë identitetin nga shqiptar në identitet Arab. Kjo e fundit ishte dhe mbetet ëndrra e një nate dimri e Vasa Çuprilloviçit, babait të shkijizmit serb”. Ju e dini, që shqiptarët i quajnë serbët thjesht “shkije”, pasi ata ishin shqiptarë ortodokse, që u ndanë , “u shkin” (u shkyen -u shqyen) nga trungu kombëtar dhe u tjetërsuan në saj të investimeve të Rusisë Cariste. Aq e vërtetë është kjo sa edhe heroin e tyre në Alba Gegën Antike që sot quhet Beograd e kanë me një qeleshe shqiptari.
Sot në gjithë shkencën gjuhësore botërore , miti Grek ka rënë po Greqia është prezent dhe tepër agresive ndaj elementit shqiptar, miti Sllav ka rënë po Serbia po blen 1.4 miliard armatim nga Izraeli për të luftuar kombin shqiptar, miti turk ka rënë, po Turqia po prodhon avionë e armë të sofistikuara me mendjet e ndritura të shkencëtarëve “turq” që kanë gjak shqiptar… Shqipëria është një mbetje Ilirike, kur dihet ; Ilirët ishin sjellësit e Hekurit në Evropë, nisën epokën e sundimit të teknologjisë dhe të demokracisë me anë të */polisit/. Sepse vetëm një */Lis/ ka patur bota antike, dhe ky ishte */Lisi /(Lezha) nga ku rrodhën */By-lisi/, */Po-lisi/, */tri -polisi/ dhe */niko-po-lisi/ dhe gjithë “poliset” në Mesdhe që lidhen me frazën e Gegnishtes */Po – lis/ – akti i miratimit të një vendimi me atë të një kuvendi pleqsh nën bimën e Lisit”. Tani Shqipëria nuk prodhon asgjë, as demokraci e as mjete pune e ushtarake dhe po ndotet nga plehrat dhe mbetjet plastike e po shitet copa -copa në pjesët e saj vitale dhe më të bukura… Unë kam patur fatin ta takoj Arbër Xhaferrin. Më ka pritur në zyrën e tij si të isha burrë shteti. Ai ishte presidenti i Shqipërisë Natyrale, në mungesë, i ekziluar në një pjesë të copëtuar të truallit shqiptar…. Gjenocidi mbi Gjuhën Shqipe dhe Kombin Shqiptar zyrtarisht ka kaluar, (Sepse në të vërtetë ky genocid vazhdon në Maqedoni) por pasojat e gjenocidit janë njollat e murrme mongolo-sllave ne Ballkan. Pas gjithë këtyre fatkeqësive na duhet të dëgjojmë edhe “muzikë pro-serbe, me pordhë devesh arabe e burka për simfoni dhe orkestër”.
Dr. Mujë Buçpapaj; Ju keni vërtetuar në studimet tuaja, volumi i dytë i “Botimet Nacional”- 2023 të titulluar : “Etimologjisë dhe semantikës strukturale” se Arabishtja doli nga Koptishtja e vjetër, një version Shqipes Gege , dhe kjo gjuhë që shpjegon gjithë mitologjinë egjiptiane e është burim i teorive teologjike ose religjioneve?
A.V.Nikolla; Nëse lexojmë historinë me kujdes, nga burime të pavarura dhe të pa manipuluara, vjedhja dhe shkatërrimi mbi shqipen ka qenë një genocid sistematik, i koordinuar dhe i pandërprerë, përgjatë gjithë historisë dhe që vazhdon edhe sot. Dihet që Librat e parë teologjik i takojnë Thotit Egjiptian, i cili shkruajti “Librin e Jetës”, – “Librin e Kalimit” [udhëtimet periodike të Oziris ] dhe “Librin Vdekjes” që mbyllet me ritualet e balsamosjes dhe udhëtimet në botën tjetër, të cilat më pas ne i marrim të « të kopjuara në mënyrë të trashë” në religjionet Hebraike, të Krishtera dhe Myslimane. Nga kjo kulturë, ne kemi shkrimin Hebraik – ardhur nga përpunimi i trajtave Hierografike të shkrimit egjiptian, shkrimin simbolik , atë Fenikso-Grek siç e quajnë studiuesit e sotëm të gjuhëve evropiane dhe shkrimin */demotik/ (format e gjarprit në rërën e shkretëtirës) të cilën e morën arabët dhe tani quhet shkrim Arab. Të tria këto lloj shkrimesh janë në Gurin e Rozetës. Por Koptishtja ishte një formë e Shqipes primitive : Tani arabishtja , megjithëse konsiderohet si gjuhë superiore në fakt është një “standardizim i Koptishtes për qëllime fetare” . Marrim disa fjalë kyçe të kuranit , fjalët; */Xhenet/, */Xhehenem/ . Në arabisht janë thjesht fjalë pa burim etimologjik. Arabishtja nuk jep asnjë lloj shpjegimi mbi etimologjinë e tyre. Shqipja në të kundërt shpjegon gjithçka , fjala */gjenet/ qe arabishtja ka marrë nga Koptishtja ka si shpjegim togfjalëshin e Gegnisht « Gjet Et » – pra « gjen atin »- “gjen Zotin” , pra është Parajsa. E kundërta fjala */xhehenem/, vjen nga togfjalëshi i Gjuhës Shqipe: “Gjen nemën” -“Gjen namën” , “gjen mallkimin”, shkurt “Gjamën-Ferrin”. Mund të vazhdojmë pafund; Ta zëmë fjala përshëndetëse e arabishtes “Selam Alekum”, nga vjen si koncept? Fjala */selam/, vjen nga hebraishtja */Shalom/, por atë e hasim në Italisht */Salute/, dhe në frëngjisht */Salue/. Fjalët në hebraisht dhe në arabisht janë thjeshtë idioma, dhe po të pyesësh për origjinën e tyre, gjuhëtarët do të-të thonë : */origjinë e panjohur/. Ndërkohë që vetëm në shqip gjendet togfjalëshi */Se le amë/- */se le amën/,- në konceptin */se e le shpirtin/, pra “sjell paqen e shpirtit tek ti “ i cili ka kuptim parësor idiomatik vetën në fjalën e shqipes */ Am/ (Amë). Pra sa i takon Shqipes kemi të bëjmë me një gjuhë të modelit natyror, që i motivon për nga ana etimologjike gjithë grupin e gjuhëve semite. Atëherë shtrohet pyetja: Kur një gjuhë si Arabishtja nuk arrin ti motivojë për nga ana etimologjike dhe kuptimore fjalët e saja, del se ka një origjinë pikërisht nga ajo gjuhë që arrin ti japë çdo fjale origjinën fonetike dhe idiomatike fillestare, pra nga “Shqipja Primitive”, që mund të jetë quajtur “Gjuha pellazge”,(Kutura Vinça) – “Gjuha Sumere”- (Kultura mesapotamike) ,”Gjuha Akadiane” – “gjuha Hitite” (Kultura e Anadollit) – “Gjuha Ilirike” (Kultura helenike) , “gjuha arbërore (Kultura Bizantine) “, apo “gjuha shqipe” (Kultura indo-evropiane) . Sepse gjuha e vjetër mëmë ka qenë njërrokëshe, pra ka qenë “shqip” – “e shqitur” , “e qartë njërrokëshe” dhe mjaft fleksive si nga ana kuptimore idiomatike po ashtu dhe nga ana gramatikore . Atëherë kush na qenka gjuha e shenjtë?! .
Dr. Mujë Buçpapaj: Tjetërsimin etnik nëpërmjet gjuhës, ju si do ta shpjegonit nga na psikologjike dhe filozofike?
A.V.Nikolla; Nëse një njeriu ja heq gjuhën e nënës dhe ja jep një gjuhë tjetër çfarë ndodh? – Atij i fshihet përgjithmonë gjuha e shpirtit, logjika e mendimit të pavarur, dhe ekzistenca e tij tjetërsohet. Gjuha e nënës është ajo gjuhë gjenetike e cila ka krijuar një përvojë sensoriale dhe kuptimore në mijëra shekuj dhe është trashëguar brez pas brezi nëpërmjet gjeneve. Ajo ka brenda vetes, natyrën , universin, filozofinë e ekzistencës. Pra mendimi, s’mund të jetë i njëjti si në gjuhën e nënës si në gjuhën e kodifikuar e standarte. Për shembull, ne pyesim vetën nëse na i kontrollojnë mendimet, sjelljet, dëshirat, duke na futur aty kode të caktuara gjuhësore ose shpirtërore, siç mund të jenë librat religjiozë, ideologjitë teknologjinë (Internetin) . Shkurt , ju pyes : A keni menduar se dikush e ka nisur të sundojë në jetën tuaj?
E pra “një gjuhë e re e kodifikuar dhe standarte” që mbush trurin me elementë dogmatikë, që mëson sesi një komunitet duhet ta bëjë jetën shpirtërore, me fjalë që nuk vijnë nga natyra por janë etiketa ose formula të gatshme të demonëve që kërkojnë t’ju sundojnë, nuk duhet pranuar, pasi ajo është krijuar për ti kthyer njerëzit në skllevër të ideologjive fetare apo politike, ose për të tjetërsuar nga bashkësi e për ta bashkëngjitur në një etnie të re, krejt të nënshtruar. Gjuha e kodifikuar ose e standardizuar sipas shijeve të një grupi të caktuar sunduesish është metoda më e vjetër e kontrollit njerëzor, me fjalë paralizuese. Japim një shembull: Në shqipen standarte kemi fjalën */ndreq/ të standartes… që korrespondon me togfjalëshin e Gegnishtes: “Në dreq”. Eshtë një mallkim … ky kod i gabuar duhet zëvendësuar me fjalën shqipe të pastër */baj/, ose */katis/ ( togfjalëshi ka tis- ka krijoj) , të cilat janë pjesë të sistemeve pozitive të gjuhës shqipe, ndryshe nga fjala */ndreq/ e cila jep energji negative dhe dihet “ ne si shqiptarë e kemi ndrequr aq shumë atdheun dhe etninë sa jemi tkurrur , deri tani kemi shkuar veç “në dreq”, e kemi bërë Shqipërinë “lesh arapi”, ku arapët vijnë të na i mbulojnë gratë tona me perçe, a thua se Shqipëria dhe Kosova nuk kanë burra!
Dr. Mujë Buçpapaj : Pra ju mendoni se ka probleme të mëdha në sistemin shpirtëror të shqiptarëve, ose me saktë kemi krijuar një Standart që na vendos në konflikt mes Veriut Geg dhe Jugut Tosk.
A.V.Nikolla; Po, standarti na ka vendosur në konflikt! Gega me toskun janë në konflikt të heshtur! Tre fetë që po polarizohen përditë e po bëhen më agresive dhe bëjnë që shqiptarët të sundohen më lehtë nga agjenturat Greko-Serbe. Ideologjitë totalitare përfshirë dhe religjionet, prodhojnë gjithmonë një gjuhë të kodifikuar ku grupi komunikues e merr gjuhën e gatshme, dhe dihet gjuha e “krijuar ose e cunguar” është një burg për mendimin, për shpirtin njerëzor . Mendimi në këtë rast nuk është i juaji, por i atyre që e kanë krijuar gjuhën e re artificiale, një gjuhë që ju e flisni por nuk e njihni si duhet, ju nuk e ndjeni, dhe nuk e kuptoni, por thjesht e riprodhoni . Këto riproduksione njihen nën termin “Virus” Pra, ky është shkaku që të gjitha vendet ku ka pasur krijime gjuhësore artificiale ka sot diktatura të egra, shtoju këtyre edhe diktaturën komuniste , të cilat shkojnë më tej, përdorin “Fabrikimin e Logjikës Komuniste” për shpëlarje të trurin në mënyrë masive si në Korenë e Veriu, Kinë dhe Kuba. A nuk ishte diktatura komuniste në Shqipëri që kreu shpëlarje masive të trurit të inteligjencës shqiptare nëpërmjet Standartit, ndërkohë që edhe sot e kësaj dite , një produkt marksist-leninist siç është Standarti i vitit 1972, konsiderohet si një arritje e madhe gjuhësore.
Dr. Mujë Buçpapaj: Zoti Nikolla, ju pretendoni se është prekur shenjtëria e Gjuhës Shqipe?
A.V.Nikolla; Sigurisht që po. Ta zëmë, ajo që “i ngre shumë lart në opinjon ” gjuhët Semitike (hebraiko-arabe) , Sanskrite, Greke dhe Latine është fakti se ato vetëquhen “gjuhë të shenjta”. A janë gjuhë të shenjta? “Shenjtërimi fillon me krijimin e mitit të shenjtërisë”- thotë Roland Barthes në librin e tij “Mythes”. Si arrihet kjo nga ana e teologëve manipulatorë; Gjuha është një mjet që fabrikon njeriun, sepse po të mos ishte gjuha , njeriu do të ishte një kafshë me nevoja bazike biologjike. Pra ne , kur na shembin gjuhën,- kthehemi në qenie pa mendime. Shkurt, jemi nën ndikimin e dy situatave shpirtërore efektive: Bëhemi krijesa të keqinformuara dhe përsërisim si papagallër! Jemi të manipuluar nga përfaqësues ideologjish apo religjionesh që kanë interesat e tyre.
Po jap një shembull të dallueshëm. Sipas teologëve të lindjes së mesme, “Kurani nuk mund të përkthehet. Duhet ta mësosh arabishten për të kuptuar Zotin”. Duken fraza që kanë thellësi të madhe. Por në të vërtetë janë teknika të pastra asimiluese. Sepse nëse dikush ju thotë se “Zoti nuk flet gjuhën tuaj”, juve nuk ju mbetet vetëmse të gjunjëzoheni. Fraza që ju thuhet nuk është vetëm se një formulë për të ju vrarë shpirtin tuaj etnik.
Dr. Mujë Buçpapaj ; Në aspektin filozofik, çfarë është fjala?:
A.V.Nikolla; Fjala është një koncept i trupëzuar në tingull. Ky tingull që vjen nga natyra juaj e thellë gjenetike (Ndërtimi i sistemit të kordave zanore, të trurit dhe të aparatit tuja të perceptimit pamor) ju krijon mundësi orientimi kuptimor në mesin e natyrës. Nëse jua ndërrojnë këtë fjalë me kombinime matematike tingëllore, ata ju zhysin pa dashjen tuaj në një algoritëm të ri, të kontrolluar nga jashtë. Pra nëse jua heqin gjuhën e nënës, dhe ju japin një gjuhë të re të standardizuar, kemi të bëjmë me një gjuhë kontrolli. Sepse rrënjët e këtyre fjalëve nuk kanë kuptim fillestar dhe pemë etimologjike. Dhe fjalët pa idioma shkatërrojnë sistemin natyror të origjinës tuaj, që vjen nga inteligjenca e Universit, shkëpusin lidhjet tuaja me universit, shkatërrojnë të kontaktin me jetën e përditshme. Lidhja me universit nëpërmjet gjuhës natyrore na siguron liri të madhe logjike dhe pavarësi mendimi, karakteristike këto për gjuhët perëndimore që janë forma shumë të zhvilluara të shqipes së vjetër.
Pra ne mund të themi të sigurtë se “gjuhë e lirisë së vërtetë mendore” janë gjuha Shqipe dhe gjuhët perëndimore të cilat janë bija të shqipes. Kjo vërtetohet shumë lehtë në mënyrë laboratorike. Pra siç shihet kemi të bëjmë me një diferencë fondamentale të një gjuhë natyrore shqipe përkundrejt gjuhëve të krijuara me standardizim . Në shqip çdo fjalë është një simbol tingëllor natyror që gjatë procesit logjik ju krijon mundësinë ta krijoni vetë mendimin në liri të plotë, ndërsa në gjuhën arabe çdo fjalë është një kod i vendosur për të ju përcaktuar mendimin tuaj, sipas disa algoritmeve të parapërgatitura. Pra në arabisht kuptimi serviret nga jashtë dhe ju duhet ta pranoni atë , si të dhënë dhe të pandryshueshëm. Nëse juve do t’ju thonë se një gjuhë është e shenjtë sepse ajo ka dhjetra miliona fjalë, ju do të imagjinoni një kokë në formë kompjuteri të bllokuar dhe të mbingarkuar, ku nuk ka hapësirë për përpunim mendimi. Në Shqip ju keni pjesën motorike të gjuhës, të cilat janë idiomat ku çdo fjalë ka një zinxhir fjalësh të prejardhura si kuptimisht po ashtu dhe fonetikisht. Vetëm etimonët janë të regjistruara, pjesa tjetër vjen sipas nevoja të komunikimit.
Dr. Mujë Buçpapaj: Këto janë fjalë shumë të mëdha ? Ju mund të na jepni shembuj mes Shqipes dhe Arabishtes?
A.V.Nikolla; Po, le të përdorim metodologjinë laboratorike të depistimet etimologjik, të cilën e ka përdorur si teknikë kërkimi shkencëtarët e Instititutit Max Planck, në studimet e tyre gjuhësore mbi gjuhët indo-Evropiane. Le ta shtrijmë në rrafshin Euro-Aziatik. Le ta krahasojmë shqipen me Arabishten, dhe do të kuptoni pse Shqipja është luftuar dhe po luftohet egërsisht edhe sot.
Në arabisht çdo fjalë është një kod tingëllor jologjik dhe i mbyllur, përkundër shqipes ku çdo fjalë është një onomatope natyrore, apo tingull aksioni mbi objektin, apo imitim fenomeni.
Duke qenë se arabishtja konsiderohet si “gjuhë e shenjtë” nga më shumë se 2 miliard njerëz, le ta shohim laboratorikisht sa i përmbush kushtet. Le të jemi të qartë , Arabishtja Hebraishtja dhe Armenishtja përdorin për fjalëformim kodin trelateral. Çdo fjalë përbëhet nga tre rrënjë . Le të marrim fjalën shkruaj në Arabisht: Kemi kodin K-T-B
*/kataba/- [Ka-ta ba ] – përkundrejt shqipes */shkrim/ , nga */ shkru rrim / , (qëndron e shkruar – pra njeriu fillestar nisi të lërë gjurmë në gurë)
*/kitab / – [ki -ta – bi ] – përkundrejt shqipes */Libër/ / li- bër/ [lënie e bërë] = lënie eksperience jetësore për brezat = trashëgimi e teknologjisë dhe eksperiencës mendore]
*/katib/ – [Ka-ti-bi] , përkundrejt foljes shqipe */kruaj/ me parashtesë “sh” */shkruaj/
*/mahtab/- [ma-he- ta – bi ] – e shkruajtur =faqe shkrimi
*/mahtub/ [ma-hu-tu-bi] nënshkruaj – */nënshkruaj/, nga */nën shkruaj / d.m.th firmosur/.
Nëse i vëzhgojmë me kujdes, bazuar në matje laboratorike e fonetike, gjuha arabe është një lojë kombinimesh matematike tingujsh. Forma ndryshon, por kuptimi nuk vjen nga aksioni apo imitim i natyrës. Vjen nga një sistem mekanik. Shtrohet pyetja logjike; se ku është mendimi në këtë rast? Në arabisht thjesht kemi të bëjmë me një kod tingëllor që kontrollon trurin tonë.
Marrim fjalën “Lulëzim” e cila ëà arabisht është; */Aizdihar/. Në shqip fjala është një unitet logjik , ose një shkrije kuptimore e tre uniteteve jetësore;
*/lu/ , në kuptimin semantik; */lëvizje,- aksion, – jetë në evolucion/
*/lë/ në kuptimin semantik ; */lënie, -liri, – hapje, – zgjerim, – shumim/.
*/zim / në kuptimin semantik ; */krijim, – zënie , -tharmim, -rritje në organizim/, nga ku vjen edhe fjala */enzimë/ .
Kjo fjalë shqipe e krijuar me bashkimin e tre etimonëve jep substancën logjike të krijimit të jetës: përceptimin e krijimit, fillimin, lindje rritjen – pjekurinë , shpërbërjen, rikrijimin . Është që nga akti i parë i ciklit të jetës, pastaj nga një fazë në tjetrën deri në formën përfundimtare të saj, thënë ndryshe kemi para kemi para nesh të gjitha fazat nga lindja në vdekje, evolucionin dhe transformimin brenda një objekti si bima me lulen e saj.
Pra shqipja ka si karakteristikë faktin se ajo i merr fjalët nga natyra, e ndërton mendimin me to dhe e shkarkon sërish në natyrë. Kjo e bën komunikimin në shqip, fleksiv dhe të efektivisht të saktë. Shqipja është gjuha që ka dërguar në varr të gjitha gjuhët e perandorive të mëdha dhe të shumë religjioneve të shuara. Ajo vazhdon të ekzistojë dhe të deshifrojë si gjuhët e vdekura dhe të gjalla dhe sigurisht do të dërgojë në varr edhe religjionet të cilët e kanë luftuar atë pa mëshirë. A e dini pse Bota e lirë perëndimore ka qenë shumë rezultative si nga ana filozofike po ashtu dhe nga ana e zhvillimit shtetëror, kulturor dhe shkencor: Sepse gjuhët perëndimore janë versione idiomatike të shqipes natyrore.
Dr. Mujë Buçpapaj; Ka një përllogaritje sesa fjalë ka shqipja dhe sa fjalë ka arabishtja në përdorim?
A.V.Nikolla; Asgjë nuk mund të thuhet me saktësi, po arabishtja sipas vetë arabëve ka 12.302.912 fjalë të përdorimin masiv të fondit të saj leksikor, në një popullatë arab-folesë prej 2 miliard njerëzish, por qartësisht nuk ka një gjuhë motorike fillestare me fjalë njërrokeshe. Ndërkohë që shqipja ka një fond leksikor mbi18 milionë fjalësh në përdorim, dhe një fond fjalësh njërrokëshe gati 27 mijë fjalë, kryesisht gegnishtja, por edhe toskërishtja. Nëse ne themi se Arabishtja s’mund të përkthehet në shqip, do të thotë se ajo është “një kod matematik kontrolli mendor, që nuk përshtatet me sistemin e Shqipes”. Kjo na çon në matematikë, pra në fjalët */Mat/ (burim) që vjen nga togfjalëshi i shqipes */ma/ (nënë) dhe */at/ (baba) , qe jep */maat/ me a të gjatë , dhe foljen */ma/ (mban) të gegnishtes nga vjen forma */un mas/ , */ti mat/ ( me a të shkurtër, në kuptimi semantik idiomatik */mas/ [një distancë, peshoj një objekt, apo fenomen, e logjikoj një situatë, e përshkruaj, e deshifroj], dhe më pas format */mati/ ose *mate/ , nga vijnë format e komplikuara */matematikikë/ dhe */matematikor/, */matematikisht/. Përsëritje ritmike e matjes dhe aksionit gjatë matjes */ mat- e mat -e ik / – pra algoritëm i pastër.
Meqenëse jemi te matematika, le të krahasojmë forcën e fjalëformimit të dy gjuhëve. Sistemi arab përdor sistemin tre apo katër- bashkëtingëllor. Në anglisht është sistemi “triliteral rots” . Në gjuhën zyrtare, arabishtja ka 283 fjalë etimoniale trerrokëshe dhe 284 fjalë etimoniale katërrokëshe. Sipas llogaritjeve laboratorike dalin rezultatet e mëposhtme:
Në versionin zyrtar standart Gjuha Shqipe ka 2 mijë e 85 fjalë njërrokëshe, të cilat janë të dala nga gegnishtja e cila nga ana e saj ka 27 mijë fjalë njërrokëshe. Po ne i përbahemi vetëm sistemit zyrtar.
Pra rreth 9,06 bilion fjalët e mundshme të sistemit zyrtar duhet të shumëzohen me 13.05 nëse bazohemi në sistemit e gegnishtes. Pra kemi 118,233 bilion fjalë . Ndryshe nga arabishtja matematikisht gegnishtja është një burim fillestar algoritmik për të gjitha gjuhët indoevropiane, ndaj gjithë terminologjia botërore rrjedhin prej saj, pavarësisht se i atribuohet Greqishtes së vjetër dhe Latinishtes. Këtu flet shkenca ekzakte laboratorike, larg çdo lloj fantazie.
Dallimi është dukshëm, 63, 65 milion që mund të krijojë arabishtja me fjalë Kilometrike të gjata – përkundrejt 9,06 bilion që krijon shqipja me fjalë nga një deri në katër rrokje..
Praktikisht shqipja zotëron kodin e deshifrimin e sistemit ekzistencial të Universit. Kush është gjuha e shenjtë në këtë rast?! Vendosni ju, sipas bindjeve tuaja!
Dr. Mujë Buçpapaj : Pra ju thoni se Arabishtja është një gjuhë e zakonshme?
A.V.Nikolla; Jo , Arabishtja është patjetër një “gjuha e shenjtë”, e suksesshme për turmat dhe disa popullata, përderisa e flasin rreth 2 miliard njerëz në botë, dhe i besojnë asaj, sido që është një gjuhë e krijuar me standardizim. Unë e respektoj shumë arabishten në aspektin e efikasitetit të saj. Por dëshiroj që arabët, ta kuptojnë situatën e një gjuhe të një populli të vogël, të mos tentojnë të na cenojnë identitetin tonë gjuhësor dhe etnologjik, siç po e bëjnë në Kosovë dhe në Shqipëri me një “agresivitet të dukshëm vëllazëror”, duke na imponuar sjellje, tradita dhe veshje arabe , pasi etnia shqiptare është një pasuri e njerëzimit, apo akoma dhe më shumë “Gjuha Shqipe, gjuhë natyrore e krijuar nga universi”. Dhe nëse Universit i shkatërron boshtin idiomatik dhe shpirtëror të ekzistencës së tij, ai shkon drejt Apokalips.

