Site icon Gazeta Nacional Albania

Rafaela Prifti: Debati, kërkohet një Kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së 

Pas debatit dhe prezantimit të vakët publik të mbrëmshëm, nisin seleksionimet me dyer të mbyllura. Këshilli i Sigurisë i OKB-së prej 15 vendeve anëtare fillon filtrimin në fund të këtij muaji. Kandidati i përzgjedhur prezantohet formalisht në fund të dhjetorit 2026 dhe merr detyrën nga Sekretari i Përgjithshëm Antonio Gutierrez në 1 janar 2027.  Duke qenë se të paktën dy nga garuesit nuk kanë marrë as mbështetjen e vendeve të tyre dhe se OKB-ja është në një krizë ekistenciale, të gjashtë kandidatët e gjetën veten më shumë në pozita mbrojtëse me përgjigje të balancuara për të mos dalë nga loja në këtë fazë. Për fat, kjo u hap rrugën kandidatëve të tjerë. Nuk është sekret që President Trump po e bën të njohur parapëlqimin e tij per Infantino-n, zvicerano-italianin në krye të FIFA-s.  Garuesit që hyjnë “në fushë” tani mund të kenë madje edhe një zar rezervë si zgjidhje apo kandidat kompromisi.  Pyetja është, a është momenti të mendojmë apo edhe të kërkojmë  të propozojmë njê kandidati/e shqiptare ose me origjinë shqiptare?

 

Mbrëmë mundësia apo shansi për këtë mbeti i hapur. Takimi dhe debati publik të enjten, më 23 korrik 2026, me gjashtë kandidatët garues për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nuk nxori asnjërin prej tyre në krye të garës. Temat kyçe ishin zgjidhja e krizave dhe konflikteve globale, autoriteti moral dhe diplomacia, reformat dhe reformimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara përballë defiçiteve serioze buxhetore, qasja konstruktive ndaj sfidave aktuale, diversiteti. Risia e këtij debati është shumica numerike e kantidateve femra, (katër nga gjashtë prej atyre në podium) që e vuri në qendër të vëmendjes temën e diversitetit duke rritur mundësinë për të pasur për herë të parë në 80 vite të historisë së OKB-së një Sekretare të Përgjithshme. Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme ishte “nikoqiri” i takimit 90 minutash që transmetohej drejtpërdrejt nga Bloomberg TV dhe UN Web TV. Garuesit mbrëmë: Michelle Bachelet Jeria (Kili) – ish Presidente e Kilit dhe Drejtuese e Agjencisë së OKB për të drejtat njerëzore. María Fernanda Espinosa Garcés (Ekuador): Ish Kryetare e Asamblesë së Përgjithshme të OKB dhe Ministre e Jashtme e vendit Rafael Mariano Grossi (Argjentina), Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisê Atomike Rebeca Grynspan Mayufis (Kosta Rika): Sekretare e Përgjithshme e OKB-së për Marrëdhëniet Tregtare dhe Zhvillimin Carolyn Rodrigues-Birkett (Gujana): Ambasadore e Përhershme e Gajanës pranë OKB-së Macky Sall (Senegal): Ish President i Senegalit dhe Kryetar i Unionit African. Pas debatit dhe prezantimit të vakët publik të mbrëmshëm, nisin seleksionimet me dyer të mbyllura. Këshilli i Sigurisë i OKB-së prej 15 vendeve anëtare fillon filtrimin në fund të këtij muaji. Kandidati i përzgjedhur prezantohet formalisht në fund të dhjetorit 2026 dhe merr detyrën nga Sekretari i Përgjithshëm Antonio Gutierrez në 1 janar 2027. Duke qenë se të paktën dy nga garuesit nuk kanë marrë as mbështetjen e vendeve të tyre dhe se OKB-ja është në një krizë ekistenciale, të gjashtë kandidatët e gjetën veten më shumë në pozita mbrojtëse me përgjigje të balancuara për të mos dalë nga loja në këtë fazë. Për fat, kjo u hap rrugën kandidatëve të tjerë. Nuk është sekret që President Trump po e bën të njohur parapëlqimin e tij per Infantino-n, zvicerano-italianin në krye të FIFA-s. Garuesit që hyjnë “në fushë” tani mund të kenë madje edhe një zar rezervë si zgjidhje apo kandidat kompromisi. Pyetja është, a ka ardhur momenti të mendojmë apo edhe të kërkojmë të propozojmë njê kandidati/e shqiptare ose me origjinë shqiptare?

 

Me një marreveshje të pashkruar, zgjedhja ndjek një rotacion, sipas të cilit radhën e ka Amerika Latine. Sesa do arrij të ketë mbështetje “radha” në një terren presioni për fonde dhe reforma në OKB, kjo mbetet për tu parë. Është një realitet qe fton të papriturat më shumë se radhat e respektuara deri tani

Fut, Mesazhi iu dërgua 6:53 MD nga Rafaela: Me një marreveshje të pashkruar, zgjedhja ndjek një rotacion, sipas të cilit radhën e ka Amerika Latine. Sesa do arrij të ketë mbështetje “radha” në një terren presioni për fonde dhe reforma në OKB, kjo mbetet për tu parë. Është një realitet qe fton të papriturat më shumë se radhat e respektuara deri tani

 

 

Exit mobile version