Gazeta Nacional Albania

REDAKIA E GAZETËS NACIONAL JU DERGON URIMET MË TË MIRA PËR VITIN E RI 2022

Të nderuar lexues dhe bashkëpunëtorë të gazetës “Nacional”!

Ndërsa pak orë na ndajnë nga Viti i Ri 2022, i inkurajojmë të gjithë shqiptarët kudo ku janë që të falënderojnë Zotin për bekimet e tij ndaj nesh dhe të bashkohen me synimet e gazetës “Nacional” për të riafirmuar fuqishëm gjatë vitit që po vjen, angazhimin tonë për një komb të bashkuar në liri dhe demokraci.

Si për gjithë njerëzimin edhe për ne shqiptarët Viti i Ri është një kohë shprese dhe ripërtëritjeje. Këto cilësi të shpirtit nuk kanë qenë kurrë më të nevojshme se tani për kombin tonë.
Ndërsa shqiptarët kudo ku janë në Ballkan, Europë , në SHBA etj, mblidhen me familjet e tyre dhe miqtë, redaksia e gazetës “Nacional” dëshiron t’u uroj të gjithëve një Vit të Ri të lumtur dhe të shëndetshëm.

Të nderuar miq të gazetës “Nacional”,
Marrëdhëniet tona do të vazhdojnë në kursin pozitiv që kanë ndjekur gjatë këtyre 15 vjetëve, prej kur është në treg gazeta jonë e përbashkët, duke qënë zëdhënsja juaj e fjalës së lirë dhe amanetit kombëtar të rilindasve tanë, për një komb të bashkuar dhe të begatë, në liri dhe paqe.
Duke qënë një medie e hapur, elitare, kombëtariste dhe jashtë klaneve, grupeve dhe grupazheve mediokre, sic është një praktikë mjerane e disa mediave në Shqipëri.

Dhe ndërsa viti 2021 ishte i vështirë për shumë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, Luginën e Presheves dhe Serbinë Jugore, ne duhet ta mbajmë gjallë shpresën se do të bëhët më mirë për ne shqiptarët, me guximin dhe vendosmerinë tonë, me mbeshtetjen e aletave tanë si SHBA-të.
Sfidat tona janë të mëdha, por kjo është gjithmonë një kohë shpresëdhënëse, pasi ne festojmë fundin e një viti dhe fillimin e një viti tjetër.

Liria dhe dashuria për këtë vend, këtë gjuhë dhe Atdhe, e kanë e mbajtur gjallë ëndrrën shqiptare nëpër breza, gazeta Nacional beson fort se është po ky shpirt që do ta mbajë të gjallë për brezat që do të vijnë ndjenjën e dashurisë dhe bashkimit kombëtar.

Gazeta “Nacional” punon për mbajtur gjallë këtë shpresë dhe përtërirë këtë besim të shqiptarëve tek Shqipëria, duke kundërvënë kërcënimeve të reja, duke forcuar sigurinë te rrezikuarnga politikat serbo-ruse, duke qënë një vend pjesë e koalicionit atlantik, i ruajtjes dhe garatimit të lirisë, me në krye SHBA-të.

Ne si gazetë kombëtare, edhe pse me veshtiresi te medha financiare, do të vazhdojmë përpjekjet tona për të ripërtrirë kulturën kombëtare, shpirtin nacional dhe shpresën për të qënë një komb i bashkuar, si të gjitha kombet tjera në Europë, duke promovuar patriotizmin, dhembshurinë dhe dashurinë ndaj anëtarëve të kombit tonë, por edhe kujdesin ndaj letërsisë dhe arteve të tij.

Gazeta “Nacional” pret me padurim të punojnë përsëri së bashku edhe gjatë vitit 2022, për qëllimet tona të përbashkëta.
Ne bashkohemi me të gjithë ju në shikimin drejt një të ardhmeje më të mirë dhe ju dëshirojmë më të mirat e zotit gjate vitit që do të vijë!
Në agimin e këtij Viti të Ri, urojmë që Shqipëria të bëhët më në fund një vend i drejtësisë, lirisë dhe tolerancës. Një vend që prodhon shpresë dhe mundësi jetese edhe për të varfërit, edhe për ata që janë kundërshtarë politik të regjimit edhe për ata që janë të pamundur, por edhe për të semurët dhe të braktisurit biles edhe për patriotët shqiptarë që janë të margjinalizuar, të varfër dhe të distancuar.
Gazeta “Nacional” ju dërgon urimet më të mira për një Vit të Ri të Gëzuar!

Zoti ju bekoftë ju dhe të gjithë shqiptarët!