GAZETA NACIONAL(www.gazeta-nacional.com) JU DERGON URIMET MË TË MIRA PËR VITIN E RI 2023 !

GAZETA NACIONAL(www.gazeta-nacional.com) JU DERGON URIMET MË TË MIRA PËR VITIN E RI 2023 !

Të nderuar lexues dhe bashkëpunëtorë të gazetës “Nacional”, të dashur bashkëkombas !

Ndërsa shqiptarët kudo ku janë në Ballkan, Europë , në SHBA etj, mblidhen me familjet e tyre dhe miqtë, redaksia e gazetës “Nacional” dëshiron t’u uroj të gjithëve një Vit të Ri të lumtur, të begatë dhe të shëndetshëm.
Ndërsa pak orë na ndajnë nga Viti i Ri 2022, i inkurajojmë të gjithë shqiptarët kudo ku janë që të falënderojnë Zotin për bekimet e tij ndaj nesh dhe të bashkohen me synimet e gazetës “Nacional” për të riafirmuar fuqishëm gjatë vitit që po vjen, angazhimin tonë për një komb të bashkuar, në liri dhe demokraci.
Si për gjithë njerëzimin edhe për ne shqiptarët Viti i Ri është një kohë shprese dhe ripërtëritjeje. Këto cilësi të shpirtit nuk kanë qenë kurrë më të nevojshme se tani për kombin tone të kërcënuar nga varfëria, papunësia dhe shpërngulja massive.
Të nderuar miq të gazetës “Nacional”!

Marrëdhëniet tona do të vazhdojnë në kursin pozitiv që kanë ndjekur gjatë këtyre 15 vjetëve, prej kur është në treg gazeta jonë e përbashkët, duke qënë zëdhënsja juaj e fjalës së lirë dhe vijuese e amanetit kombëtar të rilindasve tanë, për një komb të bashkuar dhe të begatë, në liri dhe paqe.
Duke qënë një medie e hapur, elitare, kombëtariste dhe jashtë klaneve, grupeve dhe grupazheve mediokre, siç është një praktikë mjerane e disa mediave në Shqipëri ne do të vijojmë të punojmë fort për interesin tonë kombëtar.
Dhe ndërsa viti 2022 ishte i vështirë për shumë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, Luginën e Presheves dhe Serbinë Jugore, gazeta Nacional dhe stafi i saj, po përpiqet të mbajë gjallë shpresën se do të bëhët më mirë për ne shqiptarët, me guximin dhe vendosmerinë tonë, me mbeshtetjen e aletave tanë si SHBA-të.
Sfidat tona janë të mëdha, por kjo është gjithmonë një kohë shpresëdhënëse, pasi ne festojmë fundin e një viti dhe fillimin e një viti tjetër.
Liria dhe dashuria për këtë vend, këtë gjuhë dhe Atdhe, e kanë e mbajtur gjallë ëndrrën shqiptare nëpër breza, gazeta Nacional beson fort se është po ky shpirt që do ta mbajë të gjallë për brezat që do të vijnë ndjenjën e dashurisë dhe bashkimit kombëtar.
Gazeta “Nacional” punon për mbajtur gjallë këtë shpresë dhe përtërirë këtë besim të shqiptarëve tek Shqipëria, duke kundërvënë kërcënimeve të reja, duke forcuar sigurinë te rrezikuarnga politikat serbo-ruse, duke qënë një vend pjesë e koalicionit atlantik, i ruajtjes dhe garatimit të lirisë, me në krye SHBA-të.
Ne si gazetë kombëtare, edhe pse me veshtiresi te medha financiare, do të vazhdojmë përpjekjet tona për të ripërtrirë kulturën kombëtare, shpirtin nacional dhe shpresën për të qënë një komb i bashkuar, si të gjitha kombet tjera në Europë, duke promovuar patriotizmin, dhembshurinë dhe dashurinë ndaj anëtarëve të kombit tonë, por edhe kujdesin ndaj letërsisë dhe arteve të tij.
“Nëse më shumë politikanë do ta dinin poezinë dhe më shumë poetë do ta dinin politikën, jam i bindur se bota do të ishte një vend pak më i mirë për të jetuar”, shkruante rreth 56 vjet më parë John F. Kennedy.
Ndërsa besojmë se ka një lidhje, sido të vështirë për t’u shpjeguar logjikisht, por e lehtë për t’u ndjerë, midis arritjeve në jetën publike dhe përparimit në art, ky raport në hapsirat shqiptare është në disfavor të artit dhe kulturës tonë kombëtare, ku qeveritë thuajse kanë hequr dorë nga mbeshtetja për industrinë krijuese kombëtare e cila është në shterim e sipër.
Gazeta Nacional do të vijojë të bëjë çdo sensibilizim për të çuar më tej vlerësimin e kulturës tek të gjithë njerëzit, për të rritur respektin për individin krijues, për të zgjeruar pjesëmarrjen në të gjitha proceset e qevrisjes për të detyruar atë për përmbushjet e detyrimeve të ligjshme ndaj artit kombëtar – kjo është një nga sfidat magjepsëse të ditëve që kemi përpara.

Gazeta letrare dhe kulturore Nacional(ëëë.gazeta-nacional.com) pret me padurim një Shqipëri që nuk do të ketë frikë nga arti dhe njerëzit e tij… një Shqipëri që do të shpërblejë arritjet në art, ashtu siç shpërblen arritjet në biznes apo shtet, në mënyrë që artistët t’i shërbejnë më mirë kombit.
Arti në jetën e një kombi, është shumë afër qëllimit të një kombi…duke qënë një provë e cilësisë së qytetërimit të një kombi.
Gazeta “Nacional” pret me padurim të punojnë përsëri së bashku edhe gjatë vitit 2023, për këto qëllimet të përbashkëta.
Ne bashkohemi me të gjithë ju në shikimin drejt një të ardhmeje më të mirë dhe ju dëshirojmë më të mirat e zotit gjate vitit që do të vijë!
Në agimin e këtij Viti të Ri, urojmë që Shqipëria të bëhët më në fund një vend i drejtësisë, lirisë dhe tolerancës. Një vend që prodhon shpresë dhe mundësi jetese edhe për të varfërit, edhe për ata që janë kundërshtarë politik të regjimit edhe për ata që janë të pamundur, por edhe për të semurët dhe të braktisurit biles edhe për patriotët shqiptarë që janë të margjinalizuar, të varfër dhe të distancuar.
Gazeta “Nacional, stafi i saj bashkëpunëtorët e saj të nderuar, beson se investimi në kulturë dhe arte do të ripërttijë këtë komb dhe shpresën e ti për të qënë të bashkuar, të lirë dhe në aleancë me SHBA-të.
“…Jam i sigurt se pasi pluhuri i shekujve të ketë kaluar mbi qytetet tona, edhe ne do të kujtohemi jo për fitoret apo disfatat në betejë apo në politikë, por për kontributin tonë në shpirtin njerëzor”, shkruane rreth 56 vjet më parë John F. Kennedy.

Gazeta “Nacional” ju dërgon urimet më të mira për një Vit të Ri të Gëzuar!
Zoti ju bekoftë ju dhe të gjithë shqiptarët!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here