Site icon Gazeta Nacional Albania

Regina Resta: Sukses i jashtëzakonshëm i eventit Certamen Iustitiae: emocione, kulturë dhe të rinj protagonistë të së së ardhmes. Përktheu: Angela Kosta

 

 

 

Më 8 tetor 2025, nga ora 15:00 deri në orën 18:00, në sallën prestigjioze ISMA të Senatit të Republikës (Piazza Capranica 72, Romë), u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve të Certamen Verbum Justitiae, event dedikuar ekselencës në fushën e drejtësisë, kulturës dhe formimit, manifestim që çdo vit do të festojë vlerën e kulturës, drejtësisë dhe mendimit kritik si themele të bashkëjetesës civile dhe formimit njerëzor. Eventi, i cili pati pjesëmarrje të gjerë nga përfaqësues të institucioneve, ofroi momente me intensitet dhe reflektim të jashtëzakonshëm.

Veçanërisht emocionuese ishin ndërhyrjet e të vlerësuarve, të cilët arritën të transmetojnë me thellësi kuptimin e angazhimit kulturor dhe qytetar që frymëzon Certamen.

Fjalët e tyre, plot vetëdije ndjeshmëri dhe pasion, i dhanë gjallëri komunitetit shkollor e akademik, të bashkuar në vlerën e dijes dhe drejtësisë.

Certamen Iustitiae konfirmon kështu identitetin e vet si një vend takimi mes traditës dhe inovacionit, studimit dhe dialogut, angazhimit dhe pasionit qytetar. Një përvojë e cila vazhdon të rinovohet me kalimin e kohës, e ushqyer nga entuziazmi i të rinjve dhe përkushtimi i atyre që besojnë në vlerën edukative të kulturës dhe drejtësisë.

– Shënim Institucional

Certamen Verbum Iustitiae promovohet dhe organizohet nga Shoqata VerbumlandiartAps. Nisma synon të vlerësojë kulturën klasike, reflektimin juridik dhe dialogun ndërdisiplinor si mjete të rritjes personale dhe kolektive.Siç u përmend më sipër, ceremonia përmbyllëse u zhvillua në sallën prestigjioze ISMA të Senatit të Republikës (Piazza Capranica 72, Romë) më datë 08/10/2025, në praninë e autoriteteve, profesorëve, studentëve dhe të ftuarve nga rajone të ndryshme të territorit.

 

– Çmimet Institucionale:

Kumbara e nderit të Çmimit: Senatore Tilde Minasi.

Komiteti i Nderit: Avv. Massimo Rossi, Avv. On.

Mirella Cristina, Avv. Eugenio Bisceglia, Dr. Maria Pia Turiello dhe Dr. Graziano Perria.

Çmimet për Karrierë:

– Drejtësia për të Miturit: Dr. Angela Annese, Presidente e Gjykatës së Apelit të Firences;

– Drejtësia Penale: Dr. Serenella Maria Siriaco, ish-gjykatëse pranë Gjykatës së Apelit të Napolit, gjykatësja më e re në Itali;

– Drejtësia Penale: Prof. Leonardo Mazza, Profesor Emeritus i së Drejtës Penale;

– Procedura Penale: Prof. Giorgio Spangher, Profesor Emeritus i Procedurës Penale

– Çmimet e Kategorive:

– Magjistratura: Dr. Claudia Caramanna, Prokurore e Republikës pranë Gjykatës për të Mitur në Palermo

– Juridiku i Ri: Avv. Francesco Bisceglia, ekspert civilist i teknologjive të reja;

– Gjyqtarë Nderi: Dr. Attilio Balestrieri, Gjyqtar i nderit pranë Gjykatës për të Mitur në Romë;

– Profesorë Universitarë:

– Prof. Giovanni Cordini, Profesor Administrativ në Universitetin e Pavias;

– Prof. Giuliano Scarselli, profesor i Procedurës Civile, Universiteti i Sienës;

– Prof. Stefano Pagliantini, profesor i së Drejtës Civile, Universiteti i Firences;

 

– Çmimet Ekselencë sipas Sektorëve:

– Drejtësia Penale: Dr. Sergio De Nicola, Zëvendës Prokuror i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Apelit në Cagliari;

– Drejtësia Civile: Dr. Francesco Lupia, Gjykatës për ekzekutimet civile pranë Gjykatës së Tivolit;

– Drejtësia Administrative: Avv. Isabella Maria Stoppani, eksperte në të drejtën administrative;

– Mbrojtja e Shtresave të Dobëta: Avv. Marina Meucci, specialiste në të drejtën familjare;

– Sektori Mjedisor: Prof. Luigi Cerciello Renna, Drejtor i Tendërave dhe Çështjeve Shoqërore në Ujësjellësin Lucano, pedagog i legjislacionit mjedisor;

– Mbrojtja e të Dhënave – Antitrust: Prof. Pierluigi Congedo, ekspert në të drejtën antitrust dhe sigurinë e të dhënave pranë Luiss;

– Projektim dhe Koordinim: Avv. Federico Gentilini, pedagog dhe President i Çmimit EDUCALS;

 

Studiues të Rinj dhe Talente të reja:

 

Rëndësi të veçantë do të ketë prezantimi i projektit “VerbumYoung – Studiues të rinj në rritje” nga Shoqata VerbumlandiArtAps, një nismë kulturore e cila promovon kreativitetin, përfshirjen dhe talentin ndër brezat e rinj.

 

Protagonistët e rinj do të jenë:

 

– Gabriele Garofalo, Alfiere del Lavoro, studiues i Christian and Classical Reception Studies;

– Diletta Galeota, 24 vjeç, studente juridiku dhe kampione e hipizmit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;

– Enrico Aru, student i Historisë, Territorit dhe Shoqërisë Globale pranë Universitetit Roma Tre;

Në fund, ndër talentet e reja muzikore, do të performojnë pianistët Chiara dhe Francesco Policaro, fitues të shumë konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare të pianos.

 

 

 

 

Exit mobile version