Site icon Gazeta Nacional Albania

Romani “ Granti”, i autores Dhurata Kasa. Nga EMRIJE KROSI, STUDIUESE DHE KRITIKE LETRARE

 

 

Shkrim kritik mbi romamin “ Granti”, të autores Dhurata Kasa

 

 

Dedokimi i personazhit metropolitan, përkundër “njeriut” provincial.

 

                                                             

 

Tashmë romani shqip, përmes ciklikës së tij “tejkalimit” të disa etapave të ndryshme, ka sendërtur një tjetër trajtë të saj, duke thyer të gjitha tabutë, sidomos të shumë përzierjeve të rrymave mes modernes dhe post/modernes, përmes këndvështrimesh të ndryshme. Por, në këtë etapë të zhvillimi të romanit, evidentimi i elementeve të zërave femërore që shkruajnë me guxim duke sendërtuar dhe realitete socio-politike,  jo të dyzuar por të realizuar në mënyrë origjinale ka kaluar çdo pritshmëri.  Femrat në Shqipëri, janë “zgjuar” duke përmbysur mitet dhe tabutë e letërsisë gjinore (përtej asaj mashkullore), por jo seksiste, sepse “përzgjedhja seksiste” dëmton vetë artin e të shkruarit, si një ngjizje ndoshta nga fillesat e para të letërsisë së epokës elizabetiane  (Legouis: 1978), që gruaja ideale duhet të ishte “ëngjëlli i shtëpisë”, si formë përulje, nënshtrimi, ndershmërie, mirësjelljeje dhe durimi, kur vetë femrat filluan të bëhen shkrimtare me pseudonime, për t’u marrë seriozisht nga lexuesit dhe kritika, ku në librat e tyre kishte prirje  feministe, që përpiqeshin që t’i njihnin, t’i kuptonin dhe të shkruanin për shoqërinë e tyre femërore, për hallet, brengat,  problemet e varfërisë, pasojat e rënda të jetës urbane. Kur lindi kritika feministe (Moi: 1985), jo vetëm si shqetësim për  gjininë në letërsi, por (një praktikë teorike dhe kritike që i shërben luftës kundër patriarkalizmit dhe  seksizmit), kritika feministe mund të përdorë çdo metodë apo teori, por qëllimi është që teoritë feministe  mos të qasen si modele sociale dhe personale mes sekseve, por modele të mendimeve të pavarura dhe të lira,  kundër politikave seksule (Millett: 1969). Por, tashmë  libri është i pavlerë. Lexuesit gjithashtu janë në drejtim të paditur, ashtu siç dhe klanet letrare dhe librore, ndërkëmbehen me fikshionin tronditës të botës së jetës shqiptare, të një rrëfimi sa realist, ku ngërthehte vlera me anivlerën, familja me moralin, në romanin “Granti” (Kasa: 2024 ), ku cilësisht dallohet post/modernizmi përmes “kundërheroit” vs heroit të dikurshëm të romanit realisto-modern, me shpirt dhe botë, për/mbi ndryshimin e raporteve mes personazhit realist dhe realitetit dhe anasjelltas.

Romani na rrëfen për Granti-n që rritet nga gjyshja e tij Paro, një grua sa e sertë aq dhe imponuese dhe dominuese, gati-gati spartane, madje një “diktatore” e vërtetë. Ajo e merr Grantin, që fëmijë nga duart e Halimit dhe Verës (djali dhe nusja), nusja një intelektuale e butë dhe e dhembshur, e paisur me edukimin sipas normave të një intelektualeje të kohës, por vjehrra e saj kishte dëshirën e një edukimin “spartan” të djalit të saj, pasi nuk donte një njeri të “vogël” si i biri, që nuk la gjurmë, nipin e edukoi sipas “shëmbëlltyrës” të së fortit, pra gurit të granitit, nga vetë etimologjia e emrit. Ajo është një gjyshe pedante.  E ashpër, e fortë por zemërmirë. Ajo arrin ta shohë të nipin e saj ministër. Në paragrafin: u bashkua  pafajësia me fajësinë, ç’raport ngrihej vallë në atë bashkim  të njomësisë me vrazhdësinë? Mbase katharsisi i Eskilit po zgjohej në të. Ç’ duhet të bënte me të, të ishte më e dashur apo njësoj e sertë si më parë?Tërë jetën e saj kishte shprehur dashurinë alla shqiptarçe, përmes sakrificave, përkujdesjeve, vuajtjeve nëpër të cilat nuk kishte pasur kohë të ishte ndryshe (Kasa: Iden:19) përmes një gjuhe të ndërtuar mes standardit dhe sociolektit gjirokastrit të Paros, na rrëfen dhe ambicien e Granti-t si deputet dhe ministër. Në këtë rrokupujë rrokullisjesh romanore, kemi disa linja:

 

  1. 1. Linja e parë: Nga vetë etimologjia e emrit Grant në Fjalorin e Gjuhës Shqipe: [GRANIT 1. Shkëmb shumë i fortë, i përbërë nga kristale kuarci, mike etj. Granit i kuq (i zi, ngjyrë hiri). Monument graniti. Si bllok graniti. I fortë si graniti. Qëndron si shkëmb graniti. 2. përd. mb. fig. Shumë i fortë; i paepshëm, i pamposhtur. Grusht granit. Rini granit]. Është thyerja e rrëfimit përmes kohës së shkuar dhe kohës së tashme, një teknikë zhenetiane që ngërthen jo vetëm kohën letrare por dhe atë të papërcaktuar (Paro përfaqëson çdo gjyshe të jugut, dhe Granti çdo politikan apo funksionar shtetar shqiptar në çdo kohë) përmes;
    1. rrëfimit fabulor dhe thyerjes narrative,
    2. rrëfimit lidhor mes vendlindjes dhe politikës,
    3. lidhjet dhe marrëdhëniet brenda gjakut/familjes apo gjyshër/nipër.

 

Përballja, midis konceptit realist të së vërtetës dhe kuptimit postmodernist  shpreh “konfliktin” e prozës modreniste me realitetin dhe realizmin. Kundërvënia e individuales dhe absolutes, e fshin autoren/in, përmes stukturave teknike të interpretimit postmodernist, ku dominon polisemia dhe shumësia e niveleve dhe intertekstualitetit (Rosenau: 1992: 127). Receptimi i besimit dhe dashurisë si vlerë njerëzore dhe mbijetese, apo dashuria dhe sjellja mes individit- njeri dhe njeriut-pushtet, “i pakufizuar” nga funksionet sociale dhe politike, nevojat dhe aspiratat individuale janë kontradiktore. Individi është “produkt” i një shoqëria të caktuar, ku dhe normat e sjelljes brenda asaj shoqërie, operohen me anë të manipulimit të nevojave nëpërmjet interesave vetjake, ashtu siç dhe letërsia, që është institucion shoqëror (Ëellek & Ëaren: 2007: 16);

 

  1. Linja e dytë: dominimi i vendlindjes dhe etnokulturës dhe si orientimi drejt/për të ardhmen e personazhit të gjithëditur, që rrëfen në mënyrë rrethore, kthimin në fëmini dhe aktualitet, ku;
  1. ruajtja dhe kultivimi i sociolekteve dhe dialekteve,
  2. traditat dhe ritet zakonore (lidhja në djep, apo petkat e mortit),
  3. si dhe kultivimi i kulinarisë dhe mikpritjes, të (pa)asgjësuara nga post/moderniteti.

 

Kur Eliot-i ngërthen “shprishjen” e familjes dhe “futja” e marrëdhënieve të tyre, duhet të rikonceptohet me një koncept të ri. Përderisa familja është shembur, shoqëria me kohë është një rrënojë, si një tokë e shkretë. Por a mund të ringrihet përsëri imazhi i rrëzuar??! Përmes kulturave të larta apo të ulëta (jo vetëm në letërsi), realiteti na sendërton një degjenerim të shoqërisë së sotme moderne/postmoderne. Në bazë të hulumtimeve të bëra globalisht, tregojnë se të rinjtë dhe fëmijët, në përgjithësi, kanë një qëndrim negativ ndaj brezave më të vjetër. Prandaj, letërsia mund të jetë në gjendje t’i rezistojë këtyre ndjenjave negative, ose të paktën të mos kontriubojë, në thellimin e “hendekut” mes brezash. Edhe pse në vitet ’50 dhe ’60-të, të shekullit të kaluar, gjyshet ishin edhe më autoritare se nënat, sot ky qëndrim ka ndryshuar dhe gjyshërit shfaqen gjithnjë e më shumë në rolin e dikujt që i ndihmon fëmijët në vend që t’i disiplinojë ata (Smith: 2005: 65). Nuk lidhet thjesht me atë se të jesh gjysh, që është një tranzicion jetësor, por një marrëdhënie familjare dhe gjaku, që sot konceptohet shumë e largët, për familjet moderne të copëzuara, përmes një edukimi të hapur falë dhe zhvillimit globalist, ku roli i të moshuarve ndikon në balancat dhe (dis)balancat e marrëdhënieve dhe komunikimin mes pjestarëve të asaj familjeje në bazë të:

ose emigratore etj.),

 

Kapërcimi i përvojave negative dhe ndikimet nga sjelljet e këqija, marrëdhënit mes brezave, ndihmojnë ata/ato (d.m.th brezat nipërit kryesisht) të socializohen, përmes ndërtimit të modeleve familjare “larg presionit të përgjegjësive” dhe streseve të jetës së përditshme (Beland: :2001: 35). Lidhja e fortë e marrëdhënies gjyshe-mbesë është për shkak të perceptimeve, se gratë janë edukuese, ruajtëse të traditave familjare, transmentuese të vlerave shoqërore dhe komunikuese të riteve dhe ritualeve familjare, ku rrjedhat e jetës kombinojnë përvojat historike, shoqërore dhe personale, të cilat shihen përmes kontekstit dhe procesit të kohës (Goleman: 1995: 469). Në një “mjedis global gjithnjë e më konkurues”, ku nuk përjashtohet gjinia femërore, duke përfshirë dhe gjyshet, përkundër paragjykimeve kulturore dhe standardet e dyfishta dhe të pabarabarta në disa vende të botës, që i mbajnë akoma gratë në pozicion të nënshtruar dhe skllavërues, elementi femëror shihet si tharmi i një “ngjizjeje” të një shoqërie më të lirë, më demokratike në një botë globaliste që po ndryshon me shpejtësi, sidomos në epokën e dixhitalizmit dhe robotizmit, deri në intimitetin human.

 

  1. Linja e tretë: është formini i të keqes shoqërore, rrënimi i zyrtarit, përmes korrupsionit/ vjedhjeve/ mashtrimit/ parasë/pushtetit, përmes ngjitjes galopanate të Grandit si ministër. Paragrafi: populli, -i kishte mërmëritur shefi,- ha ç’t’i servirësh, i dhe krunde i ha, i dhe tagji është dakord, -fliste dhe nënqeshte, kujdes vetëm bar të njomë jo, se pastaj fuqizohet, (Kasa: iden: 82), na rrëfen makuterinë gllabëruese të pushtetit dhe (mos) kufijtë mes (pa)ndëshkueshmërisë dhe “pushteti absolut”. Mendimet e qytetarëve të thjeshtë, nuk mund të lexohen gjithmonë, përmes termave  të “kundërshtimit ndaj shtetit”, si “pushtet dekonstruktiv” përmes nënshtrimit (Fradiner: 2020: 177), kur leximi i teksteve të tilla letrare, ka një specifikë të veçantë.  Rosenblatt (1995), prezantoi termin “transaksion”, për të përshkruar marrdhënien lexues-tekst. Se ky term, është gjenerues dhe përfshirës, ashtu si ideja e Rosenblatt për reciprocitetin. Lexuesi dhe teksti veprojnë mbi njëri-tjetrin, secili ndikon dhe kushtëzon tjetrin (Lager: 1992: 5). Për të thyer ngushtimin e kufijve të realitetit të fundëm për të gjetur të panjohurën, diçka të ndryshme nga realiteti dhe super-realiteti që përzihen lirisht, si shkatërrimi i formës së jashtme të realitetit, apo dhe shkatërimi i njeriut modern nga shoqëria, ku ndërlidhet pavetëdija dhe nënvetëdija, me horizonte të reja përtej zbehjes së një realiteti të vëzhguar (Alen: 1983: 310). Në marrëdhëniet  e letërsisë me shoqërinë, i drejtohet dhe përvojës autoriale si pasqyrim dhe formësim i jetës dhe shoqërisë, të strukturës së saj dhe sjelljeve me përtej “një shoqërie ideale”, kombini mes letërsisë dhe njeriut/autorit, tejkalojnë “tipin shoqëror”, përmes vetëdijes për të çliruar “unin” e autorit, nga këndvështrime të ndryshme mes gjuhës e poezisë, që shënjon lidhjen mes diskursit romanor dhe diskursit emocional (Selimi: 2020 : 137).

 

  1. Linja e katërt: marrëdhënia mes krypersonazhit dhe rrëfimit fabulor. Personazhet: Paro/

Halimi/Vera/Ana/Tea/Bea/Turi/Berti/Gaatano/Grant Hadëraj kryepersonazhi që lidh fijet e fabulës dhe dilema e rrugëtimi të tij, mes errësirës dhe dyshimeve psikologjike, (përtej vetes dhe Unit egocentrik), për para dhe pushtet, duke shkelur mbi çdo kënd. Vetëm gjyshja e tij, Paro, ia di tela, që është “Zoti” i tij.

Elementet ndërfutëse janë:

koha historike ( vitet 80, ngjarjet e ’97 –ës, ku Granti “fillon” tregtinë e armëve dhe lë “gjurmën” e parë të fillimit të pasurimit të tij deri në vitet 2010)

 

skemave piramidale),

njeriu i “vogël” provincial (nën “pushtetin” e gjyshes dhe lirisë fëminore),

dikotomisë):

  1. dikotomia e marrëdhënies Grant-Ana (-ish gruaja intelektuale duke kultivuar

vlerat e familjes dhe dashurisë bashkëshortore  duke e “zhveshur” nga maska e hipokrizisë së pushtetit),

  1. dikotomia e marrëdhies, Grant-Bea (egoist dhe pasionant, por jo një lodhje e

bazuar në ndjenjën e dashurisë shpirtërore),

  1. dikotomia e marrëdhënies Grant-Tea, (në raportin e babait-bijë duke ngulitur

“kultin” e vlerës material, ajo është “viktimë” e raporteve të vështura të prindërve e kurthëruar dhe dyzuar mes dashurisë prindërore),

  1. dikotomia e marrëdhënies Grant-Vera (një marrëdhënie e vakët, pasi prindërit

ishin të “butë” ndaj/për edukimi e tij me parime dhe vlera morale të një shoqërie të lirë dhe demokratike, por thjesht ajo mbeti në hije dhe si personazh),

  1. dikotomia e marrëdhënies Grant -Paro (ku ajo e sheh si “njeri të madh” dhe e

kënaqur me atë çfarë ka “ndërtuar”), një përpjekje për të zhbiruar në vetëdijen dhe nënvetëdijen e tij për të gjetur rrënjët e tij që nisin nga edukimi i rreptë, gati Spartan që i jep gjyshja për të kaluar në ekuilibrin e butë të qëndrimit të së ëmës së tij të dhimbsur dhe intelektuale (Kodra: 2025), por vekja e Paros,  con në “vdekjen” e asaj pak ndërgjegjeje dhe sidomos lidhja me njerëzit që nuk i duhen më. Romani i nuk ka katarsis pasi jemi vetëm në pjesën e parë të romanit. Granti vdekjen e Paros, e sheh si “hiqje” ose ikje e njerëze të tepërt praktikisht por të domosdoshëm shpirtërisht.

  1. Dikotomia e marrëdhënieve Grant-politikan/ministër, (ai është social, i zgjuar/

narcizist/ i paskrupullt, me aftësi drejtimi, por në lidhje me njerëzit “i shfrytëzon dhe i përdor” duke jetuar dhe një lloj “thatësire” shpirtërore në fushën e zbrazur të dashurisë, teska e sheh që po i shkërmoqet familja, ai vetëm shkon drejt babëzisë së pushtetit dhe parasë përmes kërkimeve, manipulimit të votave, “epshit” dhe fuqisë së pafundme të parasë), në këtë paragraf; “-Paro, ka ndryshuar koha, plaka ime. Njeriu sot është kthyer në objekt se sa subjekt. Harroje që ka më shpirtdhimbje, si kjo tona. Ime bijë më sheh is bankë, dashnoret si makina, shokët si pagesë, njerëzit si bankomat. E ti, më thua rybe dhe erz. Plaka kishte heshtuar si pulë, që fut kokën dhe fle, por që kararisja e gjelit jo vetëm e çakaprdon, por e karikon më tej” (Kasa :Idem:154-155). Vetëdija autoriale, se të gjitha ligjërimet poetikeletrare, janë njohuritë jo të plota dhe të pasigurta, ose si “një dëshpërim vizionar”, që nuk është gjë tjetër, veçse dëshpërimi, që përjeton njeriu modern në jetën e tij të përditshme. Post/modernistët e refuzojnë arsyen universale, në kuptimin dhe mënyrën e të menduarit. Pa u futur në teoritë letrare të postmodernizmit, pasi, ato janë sa kritike por edhe bashkëpjesmarrëse, së jashtmi dhe së brendshmi, në të gjitha diskurset letrare dhe politike të shoqërisë, posmodernizmi, konsiderohet dhe një aspekti i veçantë i modernizmit (Hassan:1971: 76), në bazë të këtyre dy kritereve:

me idenë e madhështisë së pushtetit, shpirtit praktik të Paros përmes “matriarkatit” të pushtetit të vjehrrave mbi nuset në zonën e Gjirokastrës, përmes kultit të  burrit të munguar (Paro) dhe pushtetit të nënshtrimit me shpirtin e butë të (Verës). A ka romani një katharsis? Jo! Sepse kryepersonazhi vazhdon ngjitjen drejt majave. Ai ka humbur lidhjet me realitetin. Një kundërhero, që “prodhon” çdo ditë realiteti shqiptar.

Gjuha e romanit karakterizohet përmes standardit dhe dialektit të vendit, përmes “gjuhës” së gjyshe Paros. Struktura gjuhësore, ka shumë shenja të gjuhës postmoderniste, topika  pragmatike e gjuhës së përditshme, është prirja drejt dhunimit të gjuhës së përditshme dhe  tradicionale duke përzier kodet gjuhësore, si një prishje  të distancës mes gjuhës “formale” e “informale”, përmes kompetencës komunikuese (Celce-Murcia: 1995: 45), që kthehet në ars combinatoria ku koha e

 

 

 

 

 

 

 

 

 

                                                                                                           

psikikës së njeriut  vendoset në të ashtëquajturën  pavetëdije kolektive (Jung: 2002), e cila në raport me individin mund të konsiderohet si kohë e përjetshme.

Teksti dallohet për:

Fjalëformimin: menefregizmin/keqedukim/shpatullgjerë/këmbëngulur/gjithmonë/mirësjelljes/monokomanduar/nganjëherë/këmbënguli/vendkalimin/nënujore/paraprakisht/mikroekonominë/ sheshpamjet/marrëveshjet/njëmijtën/përfundonte/dhjetëvjeçarit/përqëndroj/ngahera/pazakontë/pesëdhjetë/ditëlindje/pamëshirshëm/papërballueshme/njëqind/domosdoshmërinë/përjetoje/papritur/gjithashtu/treçekëshe/ hundëmadhe /trupgjatë /dyzetave /qëmoti /palatuar /papërpunuar /pafajësia/ ndërhyri/kundërpeshë/keqrritjes/gjithçkaje/pangjara/ dymbëdhjetë /trupvogël /besdhënia/ ringritjen /mëtejshme /ujëmbledhësi /flokëverdhë /gojëkyçur /nëndrejtor /vetëvendosjes/shumëvjeçare/përputhjes/kokëfortësia/parakaluar/ zvendësministri/akt-marrëveshjet /mirëmenduar/ përdhëndetje /ndërkohë /mëparshëm /këndvështrime /zhvendosesh /mirëseerdhët/bashkëpunues/domosdoshmërinë/përgëzoj/nënvlerësuar/kryeinxhinierë/përditësuar/përhumbur/dalëngadalë/nënshtruese/dhëmbëkërcitës/tërhequr/ecejakjet/përfytyroj/patjetër/dikurshme/pasnesër/pashmangshme/rrugëzgjidhje/kundërpërgjigjej/pazakontë/vetëveten/pasaportat/mirëmbrëma/ procesverbal /kundërshtim /paudhësi /tridimensional /përfundimisht /përtejme /tjetërkund/parashikimet/shpresëhumbur/gjysvrapi/ujësjellësi/përshëndosh/fitimprurës/rimëkëmbjen/zëvendësonte/karakterizonte/shpenguar/paligjshme/pamundësinë/pasigurinë/ashquajtura/përfaqësohej/paradhomë/pallogaritshme/nënqeshte/mendjehapur/transaksione/këmbëmbledhur/gjysmëtrupi/ përgjunur/ ngjysmëmbledhur / përqafimin /përshtypje /njëmentë /parandjente /kasaforta /përfundim /kryeinxhinier /pikëtakimi /fundjavës /stërbetohej /njëmijtën /përballë /padituria /fundnëntori/përfaqësues/shpërnguljes/nëntëmbëdhjetë/fundjanari/papritur/jashtëzakonshëm/mosmarrëveshje/pasuvatuara/kuadratuara/ploforma/përndritje/etnografikë/ngadalë/atëhere/projektligj/trekëndore/kryekamarieri/trupmadh/hundëmadh/spaidermen/përtypej/mbarështua/njëqind/padobishmi/barëngrënës/bashkëbiseduesi/mosvrasjen/ /kundërpërgjigje /autokton /mbikqyrura /keqbërësit /ripozicionizmin /anësuar /supervisor /rikujtonte /horizontalisht /pazgjidhur /ditëlindjen/megjithëse/zëvendësonte/ndërlidhës/pesëvjeçare/fundjavë/kronometrohemi/oneline/përzemërsi/këmbënguli/ujësjellësi/parametrat/miniprojekte/pesëmbëdhjetë/tatëpjetën/kokëmadh/gjysmëtrup/nëntëdhjetë/tridhjetë/njëqind/hapërdarë/shpirtdhembje/fillimviti/përqindje/minifondeve/treçerekët/paszgjedhjeve/përreth/passhpinat/keqkuptimet/përmend/kundërsulmin/besëprerë/pasditja/kundërshtar/verilindor/parregullsitë/padiskutueshmi/përndrirje/hakmorr/katëcipërisht/krahshpinë/përlotur/paszgjedhjet/parafundit/largqoftë/këtejbotën/ditëzezë/vetëdorëzimit/njëmbëdhjetë/pamëshirshmërisë/fundvjeshtës.

Tofjalëshat nga sociolekti gjirokastrit:havale të vështira”/”mend i kish në kokë”/”Po prit o malukat, sa i nxituar je”/”Ç’ne që je qullë si preshtë në kanal?”/ “Hë moj matufe mblidhu…”/ “U ju hëngërt tartakuti…” etj.

Fjalë vendore/dialektizmat: mollois/evlanë/temena/motak/qëmoti /kërthi /postiqe /helbete /aneja /tefteroste/malujat/satër/rruat/angari/tinë/çalltis/kopuku/llafosë/matufe/sënduk/polli/ziafete/kadë/vaki/tënë/tinë/takëm/haire/sojisur/tulluman/kotoban/tarrakuti/cakull/sadaka/qullosi/rradakes/fteresë/shkoqit/havale/nahija/rybe/erz/tërbet/

Shprehje frazeologjike: “Kështu i do mushka drutë”/”magalli i Terziut”/”të kam në dorë”/”vinte kolën në satër”/”bëhu i larë nga moti i lig”/”kafsho gjuhën” etj.

    Sëfundmi: romani “Granti” i Dhurata Kasë-s, erdhi si një roman i guximshëm, ku autorja ka përmbysur stilin e rrëfimit shqip, përmes kundërheroit, duke ruajtur stilin e saj individual, duke ndërlidhur realizmin/modernitetin/(post)/modernitetin, duke dëshmuar dhe autencitetin e saj autibuografik jugor me një pasuri dhe larmishmëri letrare të karaktereve njerëzore reliste, me një fond të pasur gjuhësor që tipizon qartë personazhet dhe vetë rrëfyesen. Romani, ka zbërthyer fuqishëm jo vetëm fuqinë e pushtetit nën varësinë e parasë por dhe zvetënimin dhe “shpitvogëlsinë” e njeriut deri në degradimin total si fumsionar, zyrtar apo familjar, por c’ është më e dhimbshmja si njeri, duke dëshmuar se sot është shumë e vështirë të mbetesh njeri në ngjitjen drejt pushtetit kur standarti është paraja.

 

BIBLIOGRAFIA:

 

  1. Allen, Roy. (1983): Literary Life in German Expressionism and the Berlin Circles, UMI Research Press.
  2. Beland, Robert, M, & Mills, Terry. (2001). Positive Portrayal of Grandparents in Current Children’s Literature, Journal of family issues. John Carroll University. https://ëëë.researchgate.net/publication/249708126_Positive_Portrayal_of_Grandparents_in_Current_Children’s_Literature.
  3. Celce-Murcia, M. (1995). The elaboration of sociolinguistic competence. Ëashington, DC: Georgetoën University Press.
  4. Goleman, Daniel. (1995): Emotional Intelligence. Neë York, NY: Bantam Books.
  5. Fradinger, (2010): Binding Violence: Literary Visions of Political Origins; Stanford, CA: Stanford University Press.
  6. Hassan, Ihab. (1971): “Postmodernism”: A Paracritical Bibliography, Illinois University Press, Urbana.
  7. Jung, K. Gustav. (2002): Mbi psikën njerëzore, përkth. Xhadi Gjana, “Plejad”, Tiranë.
  8. Kasa, Dhurata. (2024): Granti, “Toena”, Tiranë.
  9. Kodra, Klara: (2025): “Granti” i Dhurata Kasës, një rikthim i figurës së individit të fuqishëm në roman, “ExLibris”; https://exlibris.al/prof-dr-klara-kodra-granti-i-dhurata-kases-nje-rikthim-i-figures-se-individit-te-fuqishem-ne-roman
  10. Langer, J. (1992): Discussion as exploration: Literature and the horizon of possibilities. In G. Neëell & R. Durst (Eds.), Exploring texts: The role of discussion and ëriting in teaching and learning literature. (pp. 23-44). Norëood, MA: Christopher Gordon.
  11. Legouis, Emilie. (1978): A Shory History of English Literature, The Clarendon Press, Oxford.
  12. Millett, Kate. (1969): Sexual/TextualPolitics: Femisnit Literary Theory, London.
  13. Moi, Toril. (1999): Ëhat is a Ëoman? And Other Essays, Oxford: Oxford University Press.
  14. Rosenau, Pauline. (1992): Post -Modernism and the Social Sciences. Priston University Press.
  15. Selimi, Sherif. (2020): Studime letrare,
  16. Smith, Peter K. (2005). Grandparents & Grandchildren, The Psychologist, Vol.18, No.11. Goldsmiths University of London. https://thepsychologist.bps.org.uk/volume-18/edition- 11/grandparents-and-grandchildren.
  17. Ëellek & Ëaren: (2007): Teoria e letërsisë, përkth: Abdurrahman Myftiu, “Onufri”, Tiranë

 

Qershor, 2025.

Exit mobile version