Site icon Gazeta Nacional Albania

Rubjana Nika : Ndjekur prore nga kujtimet, poezi

Rubjana Nika

Mbijetuar

Hije je ti a njeri,
çapitur rrugës,
hapheshtuar,
shkopi si gjymtyrë e tretë,
shkuar për shtat
trupit të lodhur,
trupit të rrënuar.
Hije s’je,veç mbinjeri,
jetës,kohës mbijetuar,
me çapitje prej fëmije,
botës,njerëzish krejt harruar.

Rrudhat ,brazdat,
dyfishojnë moshën,
trefishojnë vitet
supeshngarkuar,
hapi, lodhur ecjesh pafund,
si i përgjumur,
si i përhumbur,
ritëmçrregulluar.

Për tek ti…

Për te ti vargun përndoqa,
e qëmtova fije-fije,
e gatova me aromën tënde,
e me grimca dashurie.

Te ti vargu mori jetë,
bashkë me të dhe dashuria,
njëri-tjetrin ëmbëlsuan,
e ç’kërkon më shumë magjia?!

Për te ti vendlindja ime,
ndjekur prore nga kujtimet,
thura vargun,enda strofën,
poezisë i dhash bekime

Exit mobile version