Gazeta Nacional Albania

SALI BERISHA: SOT NUK KEMI AS BIBLIOTEKË KOMBËTARE, AS TEATËR KOMBËTAR

Miqtë e mi, mos harroni se Edi Rama, Erion Veliaj, nuk kanë lënë kryeqytetin vetëm pa teatër.
Jo, jo. Sot nuk kemi bibliotekë kombëtare. Shkoni pak në bibliotekë.
Aty nuk shërbehet më, ajo eshte kthyer ne nje magazine pasi nuk ka ma mjedise ku te sistemohen librat.
Librat mbahen ne arka babanesh, duke zene edhe sallen e leximit.Kjo pas shume ngjarjesh qe i ndodhen kesaj biblioteke.
Aty dikush, një dorë e zezë, i futi zjarrin bibliotekës. Donte të digjte bibliotekën e kombit.
Dhe sot e kësaj dite nuk ka një inventar se sa mijëra vëllime, dokumente jetike kombëtare u dogjën nën flakët e zjarrvënësit barbar.
Por nuk mjaftoi zjarri kundër saj.
U mbyt biblioteka, që nuk kishte ndodhur kurrë në histori.
E mbyti korrupsioni i Erion Veliajt.
Biblioteka ka punonjës të mrekullueshëm, ju them unë ju.
Kam kaluar shumë vite të jetës sime në atë bibliotekë pasditeve duke studiuar.
Ka njerëz të përkushtuar, të apasionuar, shërbëtorë të vërtetë të librit dhe lexuesit.
Ajo nuk funksionon më dhe askush nuk flet. I vetmi moment ishte dyllosja, politizimi i saj.
Edhe ajo nga qendër e fuqishme e librit dhe kulturës, është shndërruar në një shtëpi harresë, që nuk flitet më për të.
Që nuk shërbehet më.
Nga qendër e fuqishme e zhvillimit intelektual, ajo sot numëron rrënimet, pasojat e tmerrshme të zjarrit, të përmbytjes.
Për muaj e muaj me radhë, me tharëse flokësh, thanin faqet e librave që i përmbysi Erion Veliaj.
Askush nuk flet!

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Berisha: Teatri ka përsëri një grup qëndrestarësh të pamposhtur, të cilët po i kushtojnë jetën mbrojtjes së kauzës së tij

Beteja për teatrin është betejë mes mosqenies dhe qenies shqiptare.
Betejë që zhvillohet në mes të Tiranës, në zemër të saj.
Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, çfarë na rikujton sot kjo betejë?
Personalisht më rikujton 2 korrikun e vitit 1990 kur të rinjtë shqiptarë, dhe në tërësi qenë punëtorë miqtë e mi, të themi të vërtetën, qenë njerëz që merrnin 3-4 mijë lekë rrogë, nuk blinin dot një këmishë, iu përveshën si luanë Perdes së Hekurt dhe e përmbysën.
Kurse qyteti, kryeqyteti qëndroi i mpirë.
Të mos harrojmë se beteja për teatrin është betejë për dinjitet kombëtar.
Është betejë për identitet kombëtar.
Është betejë kundër të ligës së qenies sonë, armiqësisë së qenies sonë.
Miq, teatri ka përsëri një grup qëndrestarësh të pamposhtur, heronj të vërtetë, të cilët po i kushtojnë jetën mbrojtjes së kauzës së tij.
Por ajo nuk është vetëm kauzë e tyre, ajo është kauzë e çdo shqiptari.
Ajo është kauzë e Shqipërisë.
Ajo është kauzë e trashëgimisë sonë.
Është kauzë e të ardhmes sonë.