Gazeta Nacional Albania

Sami Mulaj, SHBA: NIS, ALFABETI IM, POEZI

E DREJTA E MUNGUAR

( Mohimi i të drejtës, mohimi i pluralizmit është krim. Një reflektim në vargje )

Profesori i drejtesise
mbaroj leksionin
në auditor u ndie nje ze,
nje vajze e imte me doren lart,
kam nje pyetje profesor,
te lutem ma shpjego,
dhe nise pyetjen me Pse?

Pa mbaruar pyetjen
profesori me nerva e ndal studenten,
kurr nuk te lejoj t’me besh pyetje
dhe largohu nga salla menjehere

Iken studentja, salla ra ne heshtje
profesori vazhdon
vete me pyetje e pergjigje
e studentet degjojne,
vetem degjojne e doren per pyetje
asnje nuk e ngre

Ju jeni studente te drejtesise
pyet profesori
po,
pergjgjen studentet

ju do te vendosni drejtesi
se dyti i pyet,
po,
prape kthejne pergjigje studentet

E ngre zerin profesori
me gjithe force e fuqi…
ju kurr nuk beni drejtesi,
sepse heshtni në padrejtesi,
ju kurr nuk vendosni drejtesi
sepse nuk e luftoni padrejtesine

Ju nuk e mbrojtjet studenten
qe une e largova
pa asnje te drejte
ju heshtet kur une nuk e lejova
te bej pyetjen e saj te shkrete…

Nje here te heshtesh
ne pa drejtesi
mjafton te quhesh i pa drejte,

Nje here
te mos mbrosh drejtesi
je shkeles i drejtesise,
njelloj si krimineli perhere

A do te kete ne vendin tim drejtesi ?!

Me drejtesi te shkelur,
vendi im do mbetet i gjunjezuar

E drejta e munguar
vendin tim do ta mbaje te mjere

GURI I MADH NE LEGJENDE

erdhi ketu,
askush nuk e di,
nuk ka shpate qe te jete rreknise
e në mes rudinave ereshumelule
pa ane,
si nje piramide
u ngul.

ngjite ka dy gurra
gurrat e zeza thirren,
askush nuk e di se pse,
legjenda nuk e tha kurr

ne gure shoh
varur gunat e cobaneve,
mbeshtet fyellli e lahuta,
ne nje raft mbi to
nje radhe te mbushura me huta

te paret pijne uje ne gurra
kuajt e shales me frere lire
pas tyre cobaneshat
lidhezat, merhamat e kopsat e gjinjeve
clirojne,
e lagin me uje bore te gurrave
mollezat e faqeve kuq all,
e qerpiket e syve

rreth e rreth gurit
dy nga dy cobanet ne gare,
me pellembet e medha te duarve lidhe,
matin fuqine e kraheve
e cikat në varg kcejne
e kendojne si zana
per Mujo e Halil

Mbi gure me i riiu
e kundron bjeshken,
me gishtat në buze
gati per te fishkelluar
në rast ardhje te ndonje
te paftuari, armik a mik me hile

Guri i madh midis bjeshke
me dy gurrat e zeza,
qe gurgullojne pa pushim
si nje ore me dy akrepa
bjeshkes roje i rri.

Sa here në maje kullash,
kudo në qytetet e botes,
shoh ore te medha,
guri i madh dhe gurrat e zeza te bjeshkes dritehije ne sy me vijne

USHTARI I MALLIT

Eshte thirre ne detyre
nuk mban kepuce ushtari,
ushtar eshte
nuk mban kapele ushtari,
ushtar eshte
as rryp kapote ushtari,
nuk ka
ushtar eshte

shkruan letra malli cdo dite
me lot i lag,
kepucet shkyer mbi kalldreme ka,
ngjitet në maja,
gulshon,
me canten e rende plot kujtime
në varreza aty edhe naten ben roje,
ne keshtjella me kapedane
mengjeseve gdhihet,
leshon kuajt e vrapimit
e nuk ndalet prej harrimit,
ne gurrat e shterrura,
lan syte me zanat,
dehur prej vallezimit

Vrapon, vrapon poeti…
ushtari i perjetshem i mallit,

PISHA

Drunori me fisnik
pemet e pishave nuk ndryshojne

Pishtaret moren emrin,
me drurin e saj
bene drite

Me pishen
koridoret nuk mbeten errte
flake e pishtarit
mendim te kthjellte mbiu

SOKOLI I BJESHKES….

Kershi i Vujkit
liqeni i Dashit,
Guri i madh,
shpella e zogjeve,
roga e kingjave,
gurrat e zeza,
te qete gure e dhe,
jane si pika
në harten topografike te bjeshkes,
qe bjeshktaret e hershem e te rinj,
i kane ne shpirt,
e vizatuar në sy,
gjithe jeten u rrine.

Tani,
rruga e Sokolit,
nje emer i ri

Bjeshkes ju shtue ne gji,
bjeshketareve ngjite zemre
ju rri

NË KEMBET E DASHURISE

Vaporet, tragetet gjigande
në dete e oqeane
mbeshteten në uje…

Trenat, traktoret, makinat, njerezit
e cdo gje e gjalle mbeshtetet në toke.

Anijet kozmike, zogjte e shpendet e qiellit,
Vete toka, gjithe yjete e krejt planetet e krejt gjithesia e hapesires
mbeshtillen e mbeshteten në ajerin e pa mate

Dhe ajri i pamate
mbeshtetet diku…
A mos eshte si jeta,
ne kembet e Dashurise ?!

KU PESHON BJESHKA ?

gjithe ato ortiqe,
gjithe ate bresher kokerr madh,
gjithe ato rrebeshe,
me vetetime e bubullime,
gjithe ato rreknime,
gjithe ate diell pervelues,
bjeshka e mban mbi supe,
e kthen ne lulezim,
në vrella e gurra,
ne shpate me kapronj loztar,
në liqene sykalter
e lumenj drite
e në bukuri pa ane….
peshuar në lisa.

JAM MINATOR

Isha minator,
si emigrant
në dheun tim
nje jete

Jam emigrant,
si minator,
në dheun e huaj
pa diell
pa dere

AH, KLLOCKA IME

Sa ngrohte ishte
në barkun e saj,
edhe me krejt pak pupla,
zogjte e vegjel
qafen e lmonin
nen flatrat e tua
prush

bashkuan sqepat e bute
e ndane therrime
nje ashkel rreze

e u rriten shpejt,
pa zhurme e pa buje

filluan te hapojne,
kercyen popthi
por te fluturojne
nuk munden
gardhi prej gati 100 vjetesh
flatrat ua rrahi,
jua beri me gunge

Kllocka me zockat e vogla,
fajesojne njera tjetren,
gungen se hoqen ne flatra,
vajtojne qe nuk u bene shqipe,
qiellin nuk e bene udhe.

ALFABETI IM NIS ME GJYSHAT

Alfabeti im,
nis
me germen e pare
te emrit te gjyshit

germe te dyte,
ka
germen e pare
te babes se gjyshit

Edhe kulla e mocme
thirret me emrin e tij

Në lisin e madh shekullor,
në rrugen e bjeshkes,
aty në shtrenjte,
sa le aren e Oses,
si dy sy cele
qe zmadhohen gjithmje
rrine ,
dy germat e para te gjysherve te mi

Mbi gurin e madh,
prane gurrave te zeza,
ne logun e kuvendeve,
gdhende dy germat e gjyshave
ndrijne

Ato dy germa
jane yje
ne orbiten e tyre
do te sillem gjithnje