As sytë
as hunda
as goja
as veshët e bukur
Nuk do t’i fshehja në pallatin e kripës
për t’i puthur e vetme.
Dëgjoj pëshpëritjet e burimit në pyll
madje as flokët e saj kaçurrelë
të hapëruar në fytyrë
me përkëdhelje të buta
as ndër trup të shdërvjellët
me supet e largëta
duar po aq të bardha sa fluturat
të mbështetura e
tek thithen nga gishtat e diellit
të më ngrohin ndopak
të rilindë më shumë
dhe të dashurohem me ty:
Për të të dashuruar
Më dhuro malin
për të mbuluar agimin
tek përkundet i ashpër
dhe bie në zbrazëti
pa prekur kurrë tokën
tani po kundroj pemën tek e di,
që i dha lirin Evës
pa qenë Zoti
por vetëm brinja e egos së tij
Unë nuk do të merrja vetëm mollën
Por, do ta shkërmoqja të tërën pemën
dhe do ta gëlltisja
kurnacërinë për rrënjët e Adamit
Edhe fajin e frymëmarjes time.
TRUPI IM ËSHTË BURIM ULLIRI
Dielli, qielli, era dhe shija e detit
toka që dridhet në kalimin e trenit të ëndrrave
e mbushur me pështiellime të lodhura, me këngë ulisësh
teksa kërkojnë mbrojtje nga të afërmit dhe një supë dafine
Oh, sa e mërshishme është era tani?
E pacipë tërhiq zvarrë gjethet
degët, skenën e lindjes së Krishtit
nëpër kodrat melodioze
kështjella ngrihet dhe e tërbuar zotëron:
është një mrekulli tejhanë
një rrjellë shegesh.
Po kthehem në shtëpi
E sfilitur për të kërkuar më tej:
Toka ime është pemë ulliri
trupi im burim i pashtërshëm .
GRUAJA
Ditën që linda
rrënjët e mia ishin më të gjata se flokët
sytë ngjyrë mjalti, mëkatare
rrëmbeva kosheren nga duart e Zotit dhe e thitha.
Bletët më puthën të mallëngjyera
vallëzova vallen e dashurisë.
Ditën e dytë u bëra vashëz
E lashë naivitetin në shtratë atë mëngjes
dielli zbuloi gjoksin tim
gjunjët e shkathët paraprinë hapat
deri në buzëmbrëmje.
Dhe pyjet këndonin të vetmuar me algat dhe kërpullat
Ndërsa hyja në kopshtin e trazirave
Dhe ,ulesha pranë djepi të lisit të moçëm.
Ditën e tretë u bëra vajzë
me flokë të gjata hedhur mbi supe
ndër to, puthjet e djemve të pashëm
ndërsa më dridheshin qerpikët të zhytyr
në të yndyrshëm ujë të shenjtë,
e të larë me vaj ulliri.
Në ditën e katërt isha bërë grua
jo zanë, manushaqe erëkëndshme
mbretëreshë me kurorë në mbretërinë e miellit
dhe pirun komandus,
Zonjë në shtëpinë e huajë.
Në ditën e pestë u kam pas urryer nga të gjithë
në kështjellën ASA kisha frikë nga brishtësia e C
por unë isha nënë
dhe Vesuvio do të qante
sepse do t’ia jepja shtëpinë time dikujt tjetër.
Në ditën e gjashtë, trëndafilat jepnin gji maceve,
ndërkaq vështrimi i gjyshes me dhimbsuri
u mbërthye midis gishtërinjëve
duke spërkatur tokën me petale dhe
unë shijoja lulet në lëndinë time.
THËRMOHEN NË NËNË
Ti je dashuria ime e pafundme
syth mishi
që frymon mëngjeseve në shtratë
syth petalesh
që ende mbyllen mes errësirës
buzët me mjaltë
ndërsa bletët zhurmojnë
ajo gojë e vockël
që tek belbëzon shumë fjalë sot
që përpiqet të lexojë botën
më shenjtëron mbretëreshën e bukës
dhe unë thërmohem në nënë
bëhem njësh me tokën dhe ujin
kundroj veten tek rritem
mes dockave të vogla që kërkojnë puthje
ndër ato sy që çelen të mahnitur
burim jete për mua.
PENELOPE
Do të të rrëmbeja në shportën plotë me trëndafila
ndërsa largohesh lakuriq
nga shtrati për t’u veshur me ditën.
Pantallonat nuk janë të nevojshme
për të mbuluar mollaqet
si hutues njeri që je!
ndërsa ke sytë plot ligësi
dhe mbi supe erërat e ciklopëve të perëndive.
Vishu dhe largohu me ditën
sepse je vetëm një hije dhe unë të ëndërroj në marrëzi
dhe mbrapshtë mos u kthe, sepse nuk të dua më,
sepse do të doja të isha grua, jo Penelope
dhe tani ndihem e lodhur nga këmbimi i çarçafëve.
Biografia Serena Maffia
Serena Maffia është autore e disa librave me poezi,romane dhe teatër. Ndër botimet e librave me poezi përmendim “Një këmbë më lart” (Novara 2019, çmimi “ Spoleto”) “Roma më ngjason” (Firence 2017, çmimi Italiamia), “Blu” (Milano 2016, – cmimi-” Rrotat e kuqe “),” Fletët fluturojnë “(Firence 2011, -çmimi- Mons Aureus),” Do t’a shkërmoqja tërë pemën “(Romë 2006, – e vlerësuar me çmimin e “Kulturës së Grave – cmimi i të drejtave të autorit Approdi – çmimi “ Giuseppe Sunseri” – nga i cili është krijuar një film i shkurtër me të njëjtin emër të regjisorit Fabrizio Portalupin dhe interpretusen Elisabetta Coraini), “Djali qelq” (Lucca 2005). Përkthyer në disa gjuhë të huaja, veprat e saja janë botuar në antologji të letërsisë dhe poezisë bashkëkohore.
Shqipwroi Anila Dahriu