Gazeta Nacional Albania

Sheqere Sina Ozuni: MËSIM I HERSHËM PËR SORRËN, FABULA

UJQËRIT NË DASMË
(Fabul).

Ujqërit në dasmë shkuan,
vajtën, pasi mjekrën rruan.
Lëkurës i hoqën ngyrën,
pasi të gjithë i këqyrën.

Dhe thërritën qenë e ç’qenë:
-Hajdeni, s’jemi legenë,
çfarë ka ndodhur, eh, atëherë,
kanë qenë ujqër të tjerë!

Tej, në degë, një trumcak,
tha:dasmorë, qëndroni pak!
Pa shikoni, kanë ca dhëmbë,
që gjithë fisin iu kanë ngrënë!

Mik, ti mendjen të ma kesh!
Hanë me dhëmbë e jo me lesh!

NDËSHKIMI
(Fabul)
Pa, hyri në një stan nepërkëza me pika,
zvarrisur, krejt e fshehur, pa bërë asnjë zë.
Burimin që rrjedh, ujë- gëzimin që sjell dita,
e mbushi plot me helm , u hap helmin në të.

Dhe pinë ujë delet, e piu dashi përçor,
u shtrinë përdhe të gjithë nga uji i helmuar.
Bariu vinte rrotull, me fyell, inatçor,
s’kish ndodhur asnjëherë, kaq egër i sulmuar.

Pa mori qumësht-mjaltë, i dha secilit pak,
dhe ndenji gjithë natën, gjer ylli iku tej.
U ngrit kope e gjithë, u ndez burimi flakë,
u ndezën lart mbi kokë dhe yje edhe qiej.

Shpëtoi kopeja paq, qeshte dhe vetë stani.
Ç’ish nisur për t’u bërë rinisi dhe njëherë.
I ngriti lart dy duart, edhe u lut çobani:
Që kush ia kish me hile, t’i bëhej Zoti ferrë!

Dhe lart nga qiell i ndritur, rrufeja zbriti poshtë,
e dogji shkrumb nepërkën, e flaku tej mbi gurë.
Sikur të thosh, nëse, ti bën një gjë të poshtër,
mirësinë dhe dinjitetin nuk mund ta mposhtësh kurrë!

PA NËNË S’DO KISHTE BOTË-

E duronte nëna ime dhembjen e duronte,
te përtypte përvëluar ëndrrat-buzë.
Një ankim të hershëm, që pluskonte,
s’di, kish dashuri, apo thjesht muzë!

E duronte nëna dhembjen, nuk e shfaqte,
rrinte si ikonë e shenjtë, buzë oxhakut,
Vatra, tutje hidhte ëndrrat, digjte… flakte…
dhe ia mbinte thinjë në kokë të plakut.

QIELLI IM
E dua të pastër, të fluturoj,
këtë qiell timin, e dashuroj,
Unë qiellin s’e dua pa yje, pa hënë,
Më duket jetim, jetim që s’ka nënë.

E dua unë hënën që kotet në mjegull,
I dua unë yjetqë ndizen dhe shuhen.
Nën qiellin e kaltër nis qesh si një pjergull,
Vreshtarët të vijnë, vreshtarët më duhen.

SHKENCË-JETËN MOS E SHFAROS!
-Shkenca sot po e provon
Ujë-qiell-tokë i rrafshon.
Tokë e shenjtë si po jeton?!
Unë e di që dashuria,
Mban në gji njerinë e mirë,
Ujëtokqiell-janë të miat!
Herë të zjarrta, herë… ngrirë…!

MENDJA E MUND ZEMRËN.
(Mençuri e lashtë).

Miqësia nuk kthehet në dashuri.
Mendo hapat që hedh ti njeri!
Atje ku të është shtruar buka,
asnjëherë s’mund të përmbyset kupa.

Zoti mendjen të ka dhuruar,
të jesh fisnik, e i bekuar.
Familja kurrë s’ tradhtohet,
me shumë mund ajo ndërtohet,
me tradhti ajo shkatërrohet.

Shkatërron veten, vëllezër e motra,
i mjeron fëmijët e të ndahet votra.
Familja si vatër ka ndershmërinë,
ka baba e nënë që mbushin shtëpinë.

Ruan nderin e motrave e vëllazërisë,
ushqen, edukon ndjenjën e fisnikërisë.
Një femër e mirë kurrë s’mund të shkasë,
të shkelë pa mend, të kalburën dërrasë.

Në ecje kudo, ka shpirt maturinë.
Të jetë diell i bukur, të rritë fëmijë.
Ndonjëherë, kur zemra padashur gabon,
-shmangia dhe largimi-ilaç që shëron!

Je fisnike ta shuash dashurinë e gabuar,
të ruash vlerat që me mund ke ndërtuar.
Të jesh femër e fortë në ndershmëri.
Të rritësh një vatër me mëmësi.

Të jesh një me burrin, njësh me fëmijnë,
të jesh si shqiponjë, pa rënë në greminë!
Ta ruash vetveten si një mbretëreshë,
zili të të kenë, që grua të jesh !

POETI S’E DURON PADREJTËSINË.

Dhimbja në shpirt zbut planetin.
Dhimbja bën dritë errësirën.
Dashuria e bën qiell poetin.
Zemrën shtrëngon e plagën mjekon,

largon etjen, flak trishtimin.
Kërkon paqen për njerëzimin.
Si mulliri që s’pushon, poeti flet,
poeti rron, me shoqërinë bisedon, paqe zemra i kërkon.

Dielli zbret i mjekon plagët,
dhe shëron shpirtin që qan.
Është poeti hy i largët,
që askush dot rob s’e mban.

Shpirtin fal edhe jep shpresë.
Ëndërrat, yjet e ndihmojnë.
Padrejtësia le të vdesë,
shpirt i bukur të jetojë.
Shpirti i bukur s’ gjen qetësi,
zhytet detit, në thellësi
rri shqiponjë mbi çdo shkëmb,
dashuron çdo shpirt që dhëmb.

Ndaj ai i lutet diellit,
Të zbresë engjëjt prej qiellit.
Tufë pëllumbash nis lëshon,
në çdo shpirt kur kuvendon.
Zëri i tij i tij ngrihet ne qiell,
dhe mbi tokë lind vetem diell.
05.08..2023

PA NËNË S’DO KISHTE BOTË

– E duronte nëna ime dhembjen e duronte,
te përtypte përvëluar ëndrrat-buzë.
Një ankim të hershëm, që pluskonte,
s’di, kish dashuri, apo thjesht muzë!

E duronte nëna dhembjen, nuk e shfaqte,
rrinte si ikonë e shenjtë,buzë oxhakut,
Vatra, tutje hidhte ëndrrat, digjte…flakte…
dhe ia mbinte thinjë në kokë të plakut.

SHKENCË-JETËN MOS E SHFAROS!
-Shkenca sot po e provon
Ujë-qiell-tokë i rrafshon.
Tokë e shenjtë si po jeton?!
Unë e di që dashuria,
Mban në gji njerinë e mirë,
Ujëtokqiell-janë të miat!
Herë të zjarrta, herë… ngrirë…!
08. 08. 2023

NDËSHKIMI
(Fabul)

Pa, hyri në një stan nepërkëza me pika,
zvarrisur, krejt e fshehur, pa bërë asnjë zë.
Burimin që rrjedh, ujë- gëzimin që sjell dita,
e mbushi plot me helm , u hap helmin në të.

Dhe pinë ujë delet, e piu dashi përçor,
u shtrinë përdhe të gjithë nga uji i helmuar.
Bariu vinte rrotull, me fyell, inatçor,
s’kish ndodhur asnjëherë, kaq egër i sulmuar.

Pa mori qumësht-mjaltë, i dha secilit pak,
dhe ndenji gjithë natën, gjer ylli iku tej.
U ngrit kope e gjithë, u ndez burimi flakë,
u ndezën lart mbi kokë dhe yje edhe qiej.

Shpëtoi kopeja paq, qeshte dhe vetë stani.
Ç’ish nisur për t’u bërë rinisi dhe njëherë.
I ngriti lart dy duart, edhe u lut çobani:
Që kush ia kish me hile, t’i bëhej Zoti ferrë!

Dhe lart nga qiell i ndritur, rrufeja zbriti poshtë,
e dogji shkrumb nepërkën, e flaku tej mbi gurë.
Sikur të thosh, nëse, ti bën një gjë të poshtër,
mirësinë dhe dinjitetin nuk mund ta mposhtësh kurrë!
13.08.2023

MËSIM I HERSHËM PËR SORRËN
Fabul
Mjegulla e bardhë sapo ra në tokë.
Një sorre të zezë ç’i shkrepi në kokë
te vështroi pëllumbat, të bardhë sa më s’ka.
-Ah, sikur të isha dhe unë si ata!

Pëllumbat të qetë mbi çati këndonin
Ç’po thoshin bardhoshët, që paqe dhuronin?
Sorrës ziliqare një mendja i ndrin.
Futet në mullirin, buzë lumit Shkumbin.

Hap thesin e miellit brenda prapuliset,
si pëllumb i bardhë, duket se stoliset…
Mbi çati te tufa u ul butë-butë.
Nisi të krrokasë, gjoja zë pëllumbtë.

Dale-tha shqiponja, që lart rrinte rojë,
-Ç’ke bërë moj e zezë, që u shplafsh me bojë!
Edhe hapi krahët, bëri një furtunë,
erë u bë mjelli, shkoi u mbyt në lumë.

-Ç’bëre moj e zezë, s’të zbardh lumë e përrua!
Është e vjetër thënia për pendët e tua!
S’bëhet dot pëllumb, sorra asnjëherë .
Dardha nënë dardhë, vetëm mund të bjerë!
03. 09 .2023

LULES QË MBIN PËRMBI GURË ZHARDHOKU NUK I VDES KURRË.

Lulja kur rritet mbi gurë,
S’ vdes nga dimri, s’thahet kurrë.
S’zhduket rrënja asnjëherë,
lind e çel në çdo pranverë.

Xixëllon nëpër lëndina,
mbretëreshë që e lind stina.
Ka zhardhokun, poshtë në tokë,
bashkë me shkëmbin janë shokë.

Lulen që mbin përmbi gurë.
nuk ka erë që ta thajë kurrë.
Në u dashtë, dhe në dhjetor,
fryn një erë që sjell shpresë…

Çelet lulja mbushet plot:
Jeta-thotë- nuk mund të vdesë!
08. O9. 2023

KTHIMI I BURRIT EMIGRANT

Ti mos shiko ashtu me bisht të syrit,
te, fëmijët përkëdhel e llaston.
Pak më tej, lis i plakur, hija e burrit,
që me kokën mes duarsh mendon.

Ti s’mund të jesh kurrë një grua e bukur!
S’je asnjëherë as nënë e mirë!
Tek e le burrin, ashtu, të përhumbur,
dhe ia përze nga vetvetja çdo fëmijë.

Ai sa ka ardhur, i lodhur nga kurbeti.
(Fëmijët e tu e quajnë emigrim).
Ngjyra e flokëve, rinia, larg i mbeti,
dhe iu dogj shpirti për pak prindërim.

Ti s’mund të jesh kurrë grua e bukur,
edhe pse në jetë s’të mungoi asgjë.
i miri i dikurshëm, tani hesht i strukur,
si kandil i vjetër, që dritë nuk bën më.

Edhe nënë e mirë, s’mund të quhesh kurrë,
se kurrë fëmijëve, s’iu dhe mall nga yt shoq.
Ai vetveten në kurbet e la si një burrë,
dhe për fëmijët, si zjarr i madh u dogj.

Nëpër vite pak dashuri t’u kishe mëkuar,
për atë që i strukur në shtëpinë e vet po rri…
Nuk ankohet as në heshtje, asnjëherë s’është ankuar,
Vetëm pret t’i pikojë në shpirt pak dashuri.

18 .09. 2023