Gazeta Nacional Albania

Shkodra Elektronike fiton me këngën “Zjerm” edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës në RTSH Nga

Nga edlira.ruzi

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Festivalit i 63-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar përfundoi mbrëmë me një natë tejet emocionuese.
Shkodra Elektronike ishte fituesja e këtij edicioni me këngën “Zjerm”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025. Ky grup mori 143 pikë, duke siguruar vendin e parë dhe mbështetje të madhe nga publiku dhe juria. Elvana Gjata u rendit e dyta me këngën “Karnaval” dhe 135 pikë, ndërsa Alis mori çmimin e tretë me këngën “Mjegull”, duke marrë 59 pikë.
Në Festivalin e Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar të 63-të janë ndarë dy çmime të rëndësishme nga juria, ai i Kritikës dhe ai i Tekstit më të Mirë.
Çmimi i Kritikës e fiton “Shkodra Elektronike”, të cilët janë edhe autorë të muzikës, tekstit dhe orkestrimit të këngës “Zjerm”. Çmimi i Kritikës është një shpërblim për artistët që janë vlerësuar nga paneli i kritikëve të muzikës për cilësinë e interpretimit, kompozicionit, dhe performancës së tyre. Ky çmim vlerëson artistin për kontributin e tij në art dhe muzikë, duke e nxjerrë përpara për aftësitë e tij profesionale dhe përkushtimin në muzikë.
Festivali i 63-të solli performanca të shkëlqyera dhe një konkurrencë të fortë mes artistëve të cilët prezantuan ritme të paharrueshme, duke dëshmuar pasionin e madh për muzikën dhe talentin e jashtëzakonshëm të artistëve shqiptarë.
Shkodra Elektronike tashmë do të përgatitet për sfidën e madhe në Eurovision 2025, duke sjellë me vete krenarinë dhe entuziazmin e shqiptarëve për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare.
/r.e/