Gazeta Nacional Albania

Shkrimtari amerikan John Steinbeck,  Çmimi Nobel për letërsi (1962)

 

 

John Steinbeck (27 shkurt 1902- 20 dhjetor 1968), është një ndër shkrimtarët më të njohur amerikanë. Ai përveç çmimit Nobel për letërsi në vitin 1962, ka fituar dhe çmimin Pulizer me romanin “Tërbimi”. Ai në karrierën e tij letrare ka shkruar 27 libra, ku mund të veçojmë 16 romane, 6 novela dhe 5 koleksione me tregime të shkurtra.

 

Jeta:

 

John Ernst Steinbeck lindi më 27 shkurt të vitit 1902, në Salinas të Kalifornisë. Steinbeck, ishte me origjinë gjysëm gjermane dhe gjysëm irlandeze. Gjyshi i tij nga babai, Johann Adolf Grossteinbeck, e shkurtoi mbiemrin e tij në Steinbeck kur emigruan në Amerikë. Edhe sot e kësaj dite, ferma e tyre në Gjermani, quhet akoma Grossteinbeck.

Babai i tij, John Steinbeck Sr, punonte pranë qendrës së thesarit, pranë kontesë së Monterey, ndërsa nëna e tij punonte si mësuese filloreje, ajo e mbështeti shumë të birin duke e ndihmuar shumë atë në pasionin e tij për letërsinë. Shtëpia e tij ishte pranë një qyteti të vogël rural, në kufi me një zonë shumë pjellore. Gjatë pushimeve verore, Steinbeck punonte punë të ndryshme për fermat përreth, përkrah emigrantëve të tjerë. Ai ishte shumë i ndjeshëm përsa i përket natyrës së vrazhdë të emigrantëve, të cilën Steinbeck e shfaqi edhe tek romani i tij “Burra dhe minj”. Steinbeck, pas dipllomimit në shkollën e mesme të Salinasit, në vitin 1919, fitoi të drejtën të studionte në universitetin e Stanfordit, ku ai qëndroi deri në vitin 1925, por Steinbeck nuk u dipllomua në këtë universitet. Ai më vonë do të udhëtonte drejt qytetit të Nju Jorkut, duke punuar disa punë të ndryshme për të bërë disa para që më vonë ti përdorte për të plotësuar dëshirën e tij të madhe për tu bërë shkrimtar. Por kur dështoi në ëndrrën e tij për të publikuar librin e tij, ai u rikthye në Kaliforni në vitin 1928 dhe u punësua si udhërrëfyes në një shoqëri autobuzësh, si dhe si kujdestar për rezervatet e peshkut, në qytetin Tahoe. Aty ai do të takonte Carol Henning, me të cilën do të martohej në janar të vitit 1930. Gjatë depresionit të madh ekonomik, Steinbeck me të shoqen shkuan të jetonin në një shtëpizë të vogël jashtë qytetit, e cila ishte dy blloqe pranë qytetit të Monterey, të cilën i ati e kishte trashëguar më parë nga gjyshi i Johnit. Në vitin 1935, Steinbeck publikoi romanin e tij të parë të titulluar “Apartamenti i Tortillas”, fitimet e së cilës ai i shpenzoi për blerjen e një ferme të madhe në Los Gatos. Në vitin 1940, Steinbeck bashkë më mikun e tij të ngushtë, Ed Ricketts ndërmorrën një udhëtim me anije përgjatë gjirit të Kalifornisë, për të studiuar natyrën biologjike të kafshëve.  Në vitin 1943, Steinbeck divorcohet me Carol dhe martohet me Guindolin Konxher, me të cilën pati dy fëmijë Thomas Myles Steinbeck (1944) dhe John Steinbeck IV (1946-1991). Me gruan e dytë, Steinbeck u divorcua në vitin 1948. Në shtator të vitit 1950, Steinbeck martohet me menazheren Elaine Scott. Martesën e tyre ata e bënë publike kur Elaine u nda përfundimisht nga burri i saj aktori Zachary Scott. Elaine i qëndroi pranë deri në ditën e fundit, të jetës. Në vitin 1948, Steinbeck bashkë me fotografin Robert Capa, fluturoi drejt lindjes, ku vizitoi disa qytete si: Tbilisi, Moska, Kievi, Batumi dhe Stalingradi. Fotografitë e Capas Steinbeck i përdori në librin e tij të mëvonshëm. Më vonë po në këtë vit, Steinbeck u zgjodh si pjesëtar i akademisë së arteve dhe letërsisë. Steinbeck vdiq më 20 dhjetor të vitit 1968, në Nju Jork nga sëmundja e zemrës. Ai ishte 66 vjeç. Steinbeck deri në fund të jetës nuk e la duhanin dhe më pas kur i bënë autopsinë doli se arteriet e zemrës ishin bllokuar. Më pas trupi i tij u dogj dhe hiri i tij u fut në një urne, ku më pas do të varrosej në varrezat e Salinasit, në vendlindjen e tij.

 

Karriera letrare:

 

Romani i tij i parë “Kupa e artë”, i cili u publikua në vitin 1929, flet për jetën dhe vdekjen e piratit Henry Morgan. Në qendër janë plaçkitjet e tij në qytetin e Panamasë. Pas “Kupës së artë”, në vitet 1931-1933, Steinbeck publikoi tre tregime të shkurtra. Në vitin 1932, Steinbeck publikoi edhe një tjetër libër të titulluar “Kullotat e qiellit”, më pas në vitin 1933, ai publikoi “Poni i kuq”, ku Steinbeck përshkoi mjaft mirë fëmijërinë e tij. Steinbeck suksesin e tij të madh e pati me: “Apartamenti i Tortillas”, të cilin e publikoi në vitin 1935. Me këtë libër, ai fitoi medaljen e artë në klubin e Komunuellthit në Kaliforni. Ky libër bënë fjalë për aventuret e një grupi të rinjsh që ishin të pa strehë pas luftës së parë botërore. Karakteret e tyre janë portretizuar në mënyrë mjaft ironike duke i përshkruar si kalorës të dikurshëm që refuzonin standartet e shoqërisë amerikane, duke u mbështetur në gotën e verës dhe vjedhje të vogla. Ky libër në vitin 1942, do të shëndërrohej në film, ku aktorët kryesorë ishin: Spencer Tracy, Hedy Lamarr dhe John Garfield, që ishte edhe miku më i mirë i Steinbeck.  Ndërsa novella e tij “Burra dhe minj”, në vitin 1939 do të bëhej film nga Hollivudi, në këtë film do të merrnin pjesë aktorët si: Lon Chaney Jr dhe Burgess Meredith. Steinbeck do të kishte një sukses akoma më të madh me “Tërbimi” (1939), Steinbeck për këtë u bazua në artikujt e gazetave, të cilat ai i kishte lexuar në San Francisko. Kjo novelë konsiderohet edhe sot si një ndër punimet e tij më të mira. Me këtë libër, Steinbeck fitoi çmimin Pulizer në vitin 1940. Pak kohë më vonë po ky libër do të kthehej në skenar filmi, ku për regjizor do të ishte John Ford dhe aktori kryesor do të ishte i mirënjohuri Henry Fonda, i cili u nominua nga akademia për të marrë çmimin Oskar, si aktori më i mirë. Por në anën tjetër pati edhe shumë kritikë, të cilët shihnin librin “Tërbimi” si ofendues për retorikën negative e tij karshi kapitalizmit.

 

 

Lufta e II botërore:

 

Në vitin 1943, Steinbeck gjatë luftës së IIbotërore shërbeu si korrespondent i gazetës më të madhe të Nju Jorkut si: Nju Jork Herold Tribune dhe gjithashtu po në të njëjtën kohë, ai punonte edhe për Zyrën e shërbimeve stradegjike, e cila ishte pararendësja e CIA-s. Këtu, Steinbeck u njoh me Uill Lang Jr.(gazetar i Life Magazine), me të cilin ai u bë shumë shokë. Po në të njëjtën kohë sikurse u tha më lart, Steinbeck ndihmonte forcat speciale komando në operacionet e tyre kundra nazistëve gjermanë  përgjatë bregut të Mesdheut. Shumë nga shkrimet e tij në këtë kohë janë përfshirë në dokumentarin e titulluar “Njëherë na ishte lufta” e vitit 1958. Pasi mbaroi lufta, Steinbeck u rikthye nga lufta shumë i traumatizuar. Por megjithatë ilaçi më i mirë për të ishte përsëri letërsia, e cila ia shëroi pak nga pak plagën psikologjike të marrë gjatë luftës. Steinbeck në këtë kohë shkroi skenarin e filmit “Lifeboat”, të Alfred Hichcock (1944) dhe filmin “Një medalje për Benin” (1945) dhe me skenar të Jack Vagner. Përsa i përket filmit “Lifeboat”, Steinbeck dëshiroi që të mos vihej emri i tij me titra sepse finalja e filmit për të kishte shenja racizmi nën të.  Në vitin 1944, Steinbeck shkroi një tjetër libër, që bënte fjalë për mallin për atdheun, me të cilin u bë akoma më i famshëm. Pas luftës, në vitin 1947, Steinbeck shkroi “Perla”, e cila mund të bëhet film. Në fillim historia e këtij libri u shfaq në dhjetor të vitit 1945 në një revistë feministe nën titullin “Perla e botës”, e cila ishte e ilustruar nga John Alan Maxuell. Ky libër flet për një histori që Steinbeck e kishte dëgjuar në La Paz në vitin 1940. Steinbeck udhëtoi dreit Meksikës, për ta bërë këtë një film, ai u ndihmua nga Vagner për sa i përket skenarit, gjatë këtij udhëtimi ai u inspirua nga historia e Emiliano Zapatës dhe më vonë do të shkruante skenarin e filmit “Rroftë Zapata”, me regjizor Elia Kazan dhe me aktorët kryesorë Marlon Brando dhe Anthony Quinn.

 

 

Çmimi Nobel për letërsi:

 

Në tetor të vitit 1962, Steinbeck u nderua nga akademia suedeze me çmimin Nobel për letërsi, me motivacionin: Imagjinatë realiste e të shkruarit, duke kombinuar humorin simpatik me vrazhdësinë sociale të shoqërisë. Në  një takim me median menjëherë pas marrjes së çmimit, ai u pyet nga ta se kush ishin shkrimtarët më i mirë për të, ai u përgjegj se pa dyshim për të ishte Ernest Heminguej dhe Faulkner. Në shtator të vitit 1964,  Steinbeck u nderua memedaljen e lirisë, nga presidenti i atëhershëm, Lyndon B. Johnson. Në vitin 1967, Steinbeck shkoi në Vietnam si reporter i gazetës Njuzdej, për të raportuar gjëndjen në frontin e luftës. Ai për këtë, nga shumë veta u kosiderua si një hero, duke i vënë nofkën skifteri. Të dy djemtë e tij shkuan ushtarë në luftë. Ai vizitoi njërin prej tyre kur ai ishte reporter në betejë. Libri bazuar në legjendën e mbretit Artur dhe kalorësve të tij nuk u mbaroi dot sepse vdiq, por që më vonë në vitin 1976 do të publikohej për publikun e gjerë. Më 27 shkurt të vitit 1977, në ditën kur ai do të mbushte 77 vjeç, për nder të tij posta amerikane nxorri fytyrën e tij në pullat e postës.

 

 

Përktheu nga anglishtja:

Endrit Shtylla                                                29.04.2010